• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Henrik Bariç, ballkanologu kroat që hodhi dritë mbi gjuhën shqipe dhe zanafillën Ilir

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Henrik Bariç, ballkanologu kroat që hodhi dritë mbi gjuhën shqipe dhe zanafillën Ilire

kopertina.jpg


H.Baric_-concentrate.jpg

Henrik Bariç (1888-1957), ishte gjuhëtar kroat, ballkanolog e albanolog. Pranon se: “Ilirët e trakët kanë ardhur nga veriu i Europës. Për prejardhjen e gjuhës shqipe ai përkrah tezën trake dhe vë në dukje përkime të shqipes me rumanishten”.

“Zbritja e indoevropianëve prej Veriut të Europës në Gadishullin Ballkanik ka ndodhur në periudhën e hershme parahistorike”.

“Në periudhën kur indoevropianët janë ngulur këtu, Gadishulli Ballkanik ka qënë i banuar prej një populsie të vjetër”.

Henrik Bariç ka bërë studime për historinë e gjuhës shqipe. Botoi disa vjet (1923-1926) revistën albanologjike “Arhiv za arbanasku starinu, jezik i etnologiju” (Arkivi lashtësisë i gjuhës dhe i etimotologjisë shqiptare”).

Ka shkruar dhe vepra të tjera si: “studime rumune-shqiptare”, 1919; “Në gjurmët e Ilirishtes” (1921), “Studime gjuhësore ilire” (1948), “Prejardhja e Shqiptarëve në dritën e gjuhës” (1954) etj.


Faksimilime të librit të H. Bariçit.
Gjithashtu ai nuk e ndan gjuhën maqedonase nga ajo ilire… Ilirishtja është fisi më i afërt i maqedonishtes. Duke iu referuar shumë linguistëve dhe historianëve ai panon se ilirët dhe trakët kanë ardhur nga Veriu i Evropës.

Pjesë nga libri i Barçit

Zbritja e indoevropianëve prej veriut të Europës në Gadishullin Ballkanin ka ndodhur në periudhën e hershme parahistorike. Arkeologët janë të mendimit se grekët janë ngulur nga mijëvjeçari i II-të p.e.r., kurse pas tyre ilirët dhe trakasit, prej të cilëve të parët kanë zënë perëndimin dhe të dytët lindjen e pjesën veriore të Gadishullit Ballkanik.

Ne periudhën kur indoevropianët janë ngulur këtu, Gadishulli Ballkanik ka qënë i banuar prej një popullsie të vjetër, gjuha e të cilëve ka ushtruar një ndikim mjaft të ndjeshëm në gjuhët e popujve të ardhur, e cila shihet në një varg shfaqjesh fonetike dhe morfologjike, të cilat dallohen prej tipit gjuhësor indoevropian, sidomos në fjalor.

Një burim i rëndësishëm për përcaktimin e lidhjeve të të afrimitetit të popullsisë indoevropiane në Gadishullin Ballkanik është toponomistika: emrat e lumejve, liqeneve, maleve, viseve dhe vendbanimeve, që ruhen edhe pas asimilimit të popullsisë së hershme.

konica.al
 

ricky_ch

******
Dhe ku është bazuar? Askund.
Argumente të të shterura. Fiks pa asnje argument.
Së paku kur flitet për këso kohëra të lashta, nuk duhet harruar
sidomos kushtet e jetësës, mënyrën etje etj, e jo hajde si lopa baglën.
Une jam shkencetar, dhe kam të drejtë!


Logjikisht, jeta ka fillaur në vende të ngrohta, dhe është shpërndarë në travat e ftohta,
kuptohet nëse mendojmë se jeta dhe njerëzimi kanë pasur një fillim.

Nuk duhet harruar poashtu se akulli ka filluar të shkrihet prej ekuatorit duke shkuar kah polet,
e jo anasjlelltas.

Mendoj se gjuhetarët e teprojnë nganjëherë: ëdhtë vështirë të percaktosh në bazë të gjuhes
se kush nga ka ardhë apo shkuarë.
Të i hysh thellë pse quhemi edhe "indo-", dreqi e din ku dalim....
 
Top