• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hena (Mikesha e Tokes)

Hard Styler

ђєค๔ђยภtєг
Në fillimet e hershme të krijimit të Sistemit Tonë Diellor Toka e atëhershme pa praninë e Hënës rrotullohej shumë vrullshëm. Ditënata zgjaste vetëm 4 orë.

Sipërfaqja e Tokës ishte e mbuluar nga oqeanë të pafundë me valë gjigande të krijuara si pasojë e këmbimit të menjëhershëm midis natës dhe ditës.
Toka nuk kishte një bosht të qëndrueshëm çfarë shkaktonte një kaos të vërtetë ku brenda një kohe të shkurtër ngricat u linin vend të nxehtit të madh dhe e anasjellta.
sistemi diellor

Po të vazhdonte të ishte në këtë gjendje në Tokë nuk do të ishte zhvilluar ndonjë jetë e pasur. Ajo do të zhvillohej më së shumti në det dhe ne njerëzit nuk do të ishim. Ndoshta ndonjë lloj likurishtësh inteligjentë do të ishte rraca mbizotëruese në Tokë.

Kjo Tokë e atëhershme gjendej në mes të një vendi me trazira, me shumë trupa qiellorë që shumë shpejt po bëheshin gjithnjë e më të mëdhenj dhe ndesheshin me njëri-tjetrin për të fituar hapësirë.
Kështu sipas teorisë më të re me të cilën ka ardhur William Hartmann dikur para katër miljard vjetësh Toka është ndeshur me një trup qiellor me madhësi sa ajo e Marsit. Toka në një farë mënyre i mbijetoi kësaj përplasjeje.
hëna në fillimet e saja
Hëna në fillimet e saja

Copat e shkëputura si pasojë e përplasjes u bashkuan duke formuar Hënën.
Në bazë të llogaritjeve të bëra duke përdorur kompjuterat më të fuqishëm që zotëron ushtria amerikane Jay Melosh ka arritur në përfundimin se kjo teori qëndron.
Ajo qëndron edhe nëse shohim disa fakte të tjera si provat që kanë sjellur misionet hënore ku duket qartë që Hëna është e përbërë nga shkëmbinj të njëjtë me ato të Tokës.
Fakti tjetër është ai që Hëna dikur ka qenë në gjendje të vlueshme dhe kjo shpjegohet me të nxehtin e madh që lind si pasojë e përplasjes së trupave.

Me krijimin e Hënës ndryshoi gjithçka në Tokë.
Hëna me forcën e saj tërheqëse e bëri të qëndrueshëm boshtin e Tokës tek rreth 23 gradët. Kjo solli një qëndrueshmëri edhe në klimë.

Hëna i largohet Tokës përvit me 3,2 cm. Misionet hënore kanë treguar se atje mund të ketë hidrogjen çfarë do të thonte se mund të ketë edhe ujë në gjendje të ngrirë. Nëse kjo do të ishte e vërtetë atëherë ajo do të bëhej edhe e banueshme.
 
Private conversations
Help Users
    Top