• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hashim Thaçi turpëron Vuçiqin në OKB: Botërisht dihet se kush është viktima dhe agres

dangerous

Moderatorë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB, ka kujtuar të gjitha krimet që ka bërë Serbia në Kosovë, kjo pasi që presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë që serbët nuk kanë bërë asnjë spastrim etnik në Kosovë, raporton Gazeta Blic.
Ai ka folur me shifra rreth personave që janë vra*ë në periudhën e luftës.“Nuk dua të mohojmë të kaluarat,* botërisht dihet viktima, dihet agresori. Nuk ka dhe nuk do të ndodhë rishkrimi i historisë, lufta ka ndodhur në shekullin XX, andaj nuk duam të bëjmë drama e spektakle por të pranojmë realitetin.
Detyrohem të numëroje disa fakte para jush, i pëlqen dikujt apo jo, shteti i Serbisë në konfliktin e Kosovës ka v*arë 13.500 civile shqiptare, Formacionet e tyre ushtarake kanë dhunuar rreth 20 mijë femra shqiptare, për 13,500 civile asnjë i akuzuar, e lëre më i dënuar, për 20 mijë femra asnjë i akuzuar, e lëre me i dënuar. 40% e infrastrukturës* e rrënuar, i akuzuar Milloshevic, por i padënuar. 400 masakra, por asnjë i dënuar.
Në Krushë 250 civile te vra*e, gra, pleq fëmije, 64 te pagjetur. Ndërsa ata që thirrën shumë në drejtësi, theksoj se luftëtarët e Kosovës kane kaluar disa prej tyre ne procedura te drejtësisë të OKB dhe UNMIK Paralelisht ne tribunalin e Hagës, EULEX-it tash e 20 vite. Kosova duke dashur të tregoje përgjegjësinë shtetërore, duke besuar në të vërtetën dhe drejtësi dhe partneritet me bashkësinë ndërkombëtare dhe BE, e ka themeluar vetë dhomat e specializuara dhe t’i përgjigjet autoritetet e tyre në një proces të përgjegjshme e kredibil.
Pavarësisht se jemi viktima, sot në Kosovë me tepër ka të dënuar shqiptar për krime në Serbi, ndërsa në Serbi nuk është dënuar asnjë serb për spastrimin etnik për masakrat e tyre. Atje nuk funksionon fare zyra për krime të luftës. Unë besoj në luftën e drejtë që kemi zhvilluaar, por nuk e konsistoi se ndonjë luftëtar ka devijuar nga fisnikëria”, ka përfunduar Thaçi.

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë është thirrur nga Serbia dhe Rusia, pas formimit të Ushtrisë së Kosovës./Gazeta Blic.
 
Top