• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Haruki Murakami: Besoj te një botë më e mirë, duhet rishikuar historia

Hera

Βιβλίο φάγος
[h=1]Haruki Murakami: Besoj te një botë më e mirë, duhet rishikuar historia[/h]
Haruki Murakami
Haruki Murakami, autori i njohur i romaneve “Pylli norvegjez” apo “Kronika e zogut kurdisës”, ka qenë i ftuar në Paris në një bashkëbisedim me studentë, ku ka folur për politikë dhe letërsi, shkruan Opinion.al.

70 vjeçari, përpara 650 personave në vigjilje të dhënies se shfaqjes “Kafka në breg”, bazuar në librin e tij, u shpreh për disa nga temat që lidhin shkrimtarin me politikën. “Populizmi i është kundërvënë globalizmit, ndërsa po shtohen forcat e ekstremit të djathtë. Edhe Japonia po përballet me problemin e fuqisë nukleare. Unë kam mendimet e mia lidhur me këto çështje, por nuk di se si t’i shpreh në romanet që shkruaj. Kjo më është kthyer në një sfidë të vërtetë”, ka thënë Murakami.

Duke iu referuar Luftës së Dytë Botërore, shkrimtari japonez ka thënë: “Përpiqem të shkruaj për luftën sa më shumë që të mundem. Edhe Japonia ka pasur një problem me revizionizmin historik. Përpjekja për të mësuar vetëm “historinë e përshtatshme” është një problem në shumë vende, por ne duhet ta luftojmë.”

Nuk ka mundur t’i shpëtojë as pyetjeve për internetin dhe rrjetet sociale. “Në kohën time, jemi përpjekur të tregonim vetëm histori të vërteta. Por liberalizimi i lajmeve dhe historive të rreme u shtua për shkak të internetit. Kjo është shumë, shumë e rrezikshme”, ka thënë Murakami. “Kur je i ri, priresh të mendosh se bota do të bëhet më e mirë. Por sot ne po jetojmë pa këtë ideal. Ditët e sotme, të rinjtë mendojnë se bota do të jetë një vend më i keq në të ardhmen. Prandaj, në një farë forme, detyrohem të kaloj tek idealizmi im, të cilin e kam të rrënjosur në mendje që kur isha dhjetë vjeç.”

Duke folur edhe për forcën e romaneve të tij, Murakami tha: “Ne nuk e dimë se çfarë do t’i ndodhë botës në të ardhmen. Por unë besoj në ato kohë, dhjetëra mijëra vjet më parë, kur njerëzit jetonin në shpella dhe natën tregonin histori për të luftuar ankthin dhe frikën. Origjina jonë do të mbetet e njëjta, edhe pse bota ecën përpara. Prandaj besoj se forca e rrëfimit”.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Citim-1
“Populizmi i është kundërvënë globalizmit, ndërsa po shtohen forcat e ekstremit të djathtë.

Fatekqesisht nje e vertet qe po lulezon dhe ne Evrope.

citim-2;

Nuk ka mundur t’i shpëtojë as pyetjeve për internetin dhe rrjetet sociale. “Në kohën time, jemi përpjekur të tregonim vetëm histori të vërteta. Por liberalizimi i lajmeve dhe historive të rreme u shtua për shkak të internetit.


Se mos vetem lajmet e rrema,shume gjera serviren si flluska sapuni ne jeten"online".
 
Top