• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Harta e krimit në Shqipëri

Harta e krimit në Shqipëri, ja qyteti që qëndron në krye me shifra alarmante!

Harta e kriminalitetit në Shqipëri për vitin 2016 saktëson se qarku i Vlorës ka koeficientin më të lartë të kriminalitetit të popullsisë, ndërsa në vend të dytë qëndron Gjirokastra. Raporti vjetor për 2016-*ën hartuar nga Prokurori i Përgjithshëm dhe dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë që “Shqiparja.com” disponon, thotë se qarku me kriminalitetin më të ulët është ai i Dibrës. Në nivel kombëtar Koeficienti i kriminalitetit për procedimet penale të regjistruara, për 100.000 banorë në vitin 2016 (bazuar në sistemin statistikor të Prokurorisë) është 1088, ndërsa në vitin 2015 ka qenë 1122, duke pësuar kështu një ulje të lehtë.

Në qarkun Dibër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Dibër dhe Mat, koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2016 është 542.

Në qarkun Berat që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Berat koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 724.

Në qarkun Durrës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Durrës dhe Krujë, koeficienti i kriminalitetit është 1036.

Në qarkun Elbasan që përfshin prokurorinë e shkallës së parë Elbasan koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 797, ndërsa në qarkun Fier që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Fier dhe Lushnje koeficienti i kriminalitetit është 867.

Në qarkun Korçë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Korçë dhe Pogradec koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 878.;

Ndërsa në qarkun Kukës që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Kukës dhe Tropojë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1009.

Në qarkun Lezhë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Lezhë dhe Kurbin koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1154.

Në qarkun Shkodër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Shkodër dhe Pukë koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 1154.

Qarqet më të nxehta janë Tirana, Gjirokastra dhe Vlora.

Në qarkun Tiranë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Tiranë dhe Kavajë koeficienti i kriminalitetit në vitin 2016 është 1251, ndërsa në qarkun Gjirokastër që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Gjirokastër dhe Përmet koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë është 1507.

Në qarkun Vlorë që përfshin prokuroritë e shkallës së parë Vlorë dhe Sarandë koeficienti i kriminalitetit për 100.000 banorë në vitin 2016 është 1711, që përbën nivelin më të lartë të kriminalizimit të popullsisë.

“Të dhënat socio*demografike të të pandehurve për këtë grup veprash penale, si gjinia, mosha, arsimi, gjendja shoqërore, vendbanimi e gjendja gjyqësore, paraqiten në mënyrë të detajuar në vijim:

Në lidhje me gjininë e të pandehurve vihet re se 98,4 % e tyre janë meshkuj (nga të cilët 1,5 % janë të mitur) dhe vetëm 1,6 % janë femra (ndër të cilat nuk rezultojnë të mitura).

Në lidhje me arsimimin e të pandehurve, rezulton se për këto grup veprash penale 3,2 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të lartë, 43,6 % e të pandehurve të regjistruar janë me arsim të mesëm dhe pjesa tjetër e të pandehurve rezultojnë me arsim deri 9*vjeçar.

Përsa i përket gjendjes shoqërore, nga të dhënat statistikore rezulton se rreth 63,5 % e të pandehurve janë të papunë, rreth 34,8 % e të pandehurve janë të punësuar në sektorin privat dhe vetëm 1,7 % e tyre janë nëpunës shtetërorë”,*thuhet në raportin e prokurorisë. Rezulton se, ka një numër pothuajse të njëjtë të të pandehurve për këtë grup veprash si në qytet dhe në fshat.

Në lidhje me gjendjen gjyqësore të të pandehurve, theksojmë se 0,4 % e tyre janë përsëritës për të njëjtën vepër penale, 5,6 % përsëritës për vepra të tjera dhe 94 % janë të padënuar më parë. Bazuar në sa më sipër, faktorët kriminogjenë që ndikojnë në ecurinë e këtyre veprave penale kanë të bëjnë me arsimimin e personave të marrë si të pandehur si dhe me nivelin e papunësisë.


dritare.net
 
Top