• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Haradinaj: Të interesuar për marrëveshje finale me Serbinë por

Hera

Βιβλίο φάγος
[h=1]Haradinaj: Të interesuar për marrëveshje finale me Serbinë por…[/h]

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në një takim sot, Drejtorin e Përgjithshëm për اështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore.

Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Haradinaj shprehet se ka biseduar në këtë takim për zhvillimet politike në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor.
[IMG2=JSON]{"alt":"Kliko per me shume info","data-align":"none","data-size":"full","src":"https:\/\/lajmifundit.al\/wp-content\/uploads\/2019\/02\/690x90-3.gif"}[/IMG2]
“Me Drejtorin e Përgjithshëm për اështje Politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, bashkëbiseduam për zhvillimet politike në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor.

E vendosur për stabilitet dhe paqe të qëndrueshme në rajon, Kosova është thellësisht e interesuar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë, në thelb të së cilës qëndron njohja reciproke në kufijtë ekzistues, përfshirë kapitullin e tregtisë së lirë.

Kosova ka folur me një zë dhe për këtë ka votuar në Kuvend Ligjin dhe Platformën për Dialog, që përfaqëson unitetin e institucioneve tona. Mirënjohës për përkrahjen e vazhdueshme të Britanisë së Madhe për Kosovën dhe qëndrimin e palëkundur në ruajtjen dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj.”-shkruan Haradinaj.
 
Top