• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hapet pas 5 shekujsh varri i Jezu Krishtit

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Hapet pas 5 shekujsh varri i Jezu Krishtit



Shkencëtarët u lejuan që të hapin për herë të parë që prej vitit 1555 vendin ku besohet se është varrosur Jezu Krisht pas kryqëzimit të tij.

Në brendësi, grupi i historianëve dhe arkeologëve kanë gjetur pllakën e gurtë ku mendohet se është vendosur trupi i pajetë i tij e që besimtarët e krishterë besojnë se u ringjall.

Varri ndodhet në pjesën e vjetër të Jeruzalemit në atë që njihet si “Kisha e Varrit të Shenjtë”. Shkencëtarëve iu dha 60 orë kohë që të hulumtonin në brendësi të varrit dhe kishës dhe në fund ata thonë se kanë mundur të provojnë se është pikërisht ky vendi ku u varros Jezu Krishti pas kryqëzimit.

Nëse zbulimi do të konfirmohet plotësisht, atëherë ai do t’i japë fund debatit në lidhje me varrin e profetit.

Varri u mbyll sërish pas 60 orëve dhe për t’u rihapur sërish ndoshta pas qindra viteve. Në këtë studim, Vatikani, Kisha Ortodokse Greke dhe ajo Armene grumbulluan 3.2 milionë euro për financimin e tij.

/ Top Channel







 

Lauri

Anunnak
Titulli: Hapet pas 5 shekujsh varri i Jezu Krishtit

Nëse zbulimi do të konfirmohet plotësisht, atëherë ai do t’i japë fund debatit në lidhje me varrin e profetit.
...varri i kujt, i Profetit??
 
Top