• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hajde ja fusim nje te kenduar labe!

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Te nderuar anetare nga jugu dhe nga ata qe dine te kendojne kenge jugu, ketu mund te shprehni gjithe talentin tuaj persa i perket kengeve labe!

Po filloj une e para si zonje shtepie:D

LLAJ LLAJ COBANI

Ku jane nisur e vene (2x)
Llaj llaj llaj cobani

Ne stan te cobanit vene (2x)
Llaj llaj llaj cobani

Dhe cobani mire i priti (2x)
llaj llaj llaj cobani

Therri qengj dhe i gostiti (2x)
llaj llaj llaj cobani

Qengj te mire e qengj te pire (2x)
Llaj llaj llaj cobani

Qengjin e bejkes kerthinje (2x)
Llaj llaj llaj cobani
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Arome portokalli

Nen nje portokalle moj (2 X)
te ndala une ty,
lulet e limonit moj
te binin ne sy

Ngrije koken larte moj (2 X)
se me morri malli
binte gusha jote moj
arome portokalli

Rrinim ne te dy o moj (2 X)
nen nje portokalle
permbi kokat tona moj
zogjte hidhnin valle

Ngrije koken larte moj (2 X)
se me dogji malli
vinte gusha moj
arome portokalli
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Malli nenes

Nena more nena
me halle te renda
mezi e shkon diten
nata i ngjall friken

Djali more djali
i ka fikur malli
ka vite larguar
ne kurbet ka shkuar

Hajde djale i dashur
shpirti me ka plasur
kur do vish o djale
te me gjesh te gjalle

Nuk vij do moj nene
rruget na jane zene
na denoi jeta
s'kemi dokumenta

Evropa jallane
eshte nje bote e madhe
Kjo dhe s'ka me tjeter
shprese edhe genjeshter
 
Last edited by a moderator:

fcbesia

Anëtar i Respektuar
E une po e postoj nje video te incizuar nga uen me 17 shkurt 2008

 
Last edited by a moderator:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
1) Keshilltaret e hekalit trima sot po lart tek mali ( 2x )

kembe e duar me zinxhire ku i coni mor qafire


2) UJe kerkuat uje s'u dhane tu tha buza more djale ( 2x )

mbahuni trima partizane se luftoni per vatane


3) Xha Qerimi tha nje fjale : " qelloni more fratare" ( 2x )

Nezir Pashkua tjeter djale por ata ikin nuk e qane


4) Jemi trima shqipetare plumbin e presim ne balle ( 3x)

o trima flini te qete se hakun e marrin vete


 
Last edited by a moderator:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Nene moj do marre nje udhe moj nena ime ( 2x )
epo do kaloj malet me gure moj nena ime

Nuse pse kaq large me shpute moj nena ime ( 2x )
epo do me marre malli shume moj nena ime

nene moj qe me dhe gjine moj nena ime ( 2x )
epo valle a do ma shohesh syne moj nena ime

Pike e lotit kur te bjere moj nena ime ( 2x )
epo haber nga une do te sjell moj nena ime
 
Nene moj do marre nje udhe moj nena ime ( 2x )
epo do kaloj malet me gure moj nena ime

Nuse pse kaq large me shpute moj nena ime ( 2x )
epo do me marre malli shume moj nena ime

nene moj qe me dhe gjine moj nena ime ( 2x )
epo valle a do ma shohesh syne moj nena ime

Pike e lotit kur te bjere moj nena ime ( 2x )
epo haber nga une do te sjell moj nena ime

sa bukur qe kendon moj labe!!!!
sa te pastroj pak zerin dhe do mbaj iso me ty!
 
Last edited by a moderator:

Loyalty

Anëtar i Nderuar
VJERRA - Bera moj dasem dhe tunda fshane dhe lumja une c'nuse kam marre
kurr me sheh i therrin syte, e urte gati sa s'me mbyte (2x)

S'me ka genjyer syri fare, nusja yne sa e mire
tamam porsi dhi xanxare fillon sherri qe pa gdhire

NUSJA - Nuk priti te dilte java me flet vjerra maja maja
s'me la te shtohet sevdaja po filloi nga shamataja

Thashe kur te vete nuse do gjeje nje vjerre pa huqe
me mire pa burre fare se sa me ty telendare

VJERRI - Nem nje uje moj nuse

NUSJA - Merre vete prapa e ke
Nuk kam kohe te jap dhe uje
se e kam shtepine rremuje

NUSJA - ububu se u cemenda

VJERRI - cke moj nuse cfare te bera?

NUSJA - I fute mustaqet brenda
ska cme duhet me kjo shtemba

VJERRA - Nusja jone c'eshte e verteta
eshte sic e deshem vete

NUSJA - Prinder lashe e prinder gjeta
leme o Zot te rroj perjete.
 

Bianca SK

Anëtar i Nderuar
Zerin bilbil ma ke moj Bri....:D :kiss
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Kam nje kenge per te kenduar ooohoooooo,
kam nje det per te vajtuar ooooo-hoooooo,
nje semundje pa sheruar ooooo-hooooooo,
qysh nga shekujt e kaluar oooooo-ho.

Qaj moj zemer e plagosur,
Vajto ti moj nena plakeee,
Mergimi djemt ti ka sosur,
Ikin e s'te vijne me prape,

Qan nena le ligje ploteeeee,
na ikne djemte neper bote,
c'eshte keshtu o i madhi zote,
vene me kembe e vine pa koke...

Shiko na u hidherua,
per djemte e zeza jane azgane,
sa dhe burri qan mbi grua,
por djemte mos lini papare..
 

*Linda*

Lost out in the desert
Pershendetje per Briciolinen:)

 
Last edited by a moderator:

Love

βeℓℓe â๓e
Kenge labe

"اipini" (emer mali) eshte nje grup i kryesuar nga Tomor Lelo i cili ka mbledhur disa nga emrat me te njohur te kenges labe. Ne kete çeshtje dua te sjell gjithashtu dhe ju kenge labe me tekste.

Ismail Qemali e Isa Boletini - Grupi "اipini"
Kendojne:
Tomor Lelo, Nazif اela

Te dy bashke u nisen
ku merrej vendimi
Ismail Qemali
e Isa Boletini

Se kishte shume halle
Shqiperi e mjera
po duhej rovolet
t'i linin te dera

U futen ne Londer
brenda në pallat'e
trimi luftetar
e plaku dipllomat'e

Dolli Lordi Math'e
me nje gjuhe te zgjidhur
me nje fjale te rende
me humor te shtirur

Ja - tha - shqiptaret
kurre nuk i besoja
qe te çarmatosur
ketu t'i shikoja

Ky ishte momenti
nuk kish' me ç'te pritej
nen'e brez bereta
zu' te hasharitej¹

Faqen kish' per trupi
veshin kish tek gjaku
syri i pagjume
pergjonte nga plaku

Vetetiu sermaja
vetetiu fildishi
ndriten malet tona
sado larg qe ishin

Se nga gryk' e saja
ishin zgjidhur halle
Shqiperi e vogel
ne sofren e madhe
________________________
1. Zuri të hasharitej -> filloi te zemerohej, te egersohej.


 
Redaktimi i fundit:

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Kenge labe

U nisa një natë, tek mikja të shkoja – Grupi i Dukatit (Vlorë)

U nisa një natë
tek mikja të shkoja
gjumi nuk më zinte
më vinte duroja

Dhe dritën e hënës
desha që ta fikja
nata të më fshihte
të shkoja tek mikja

Ashtu e de doja
natën errësirë
rrugën ta kaloja
e mbaja më mirë

Ajo rrinte zgjuar
diçka mërmëriste
hapat kish' përgjuar
mua po më priste

Apo zogu i natës
e kish' lajmëruar
ndaj po priste mikja
ndaj më rrinte zgjuar


 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Kenge labe

Lëvizi lumi nga shtrati - Grupi i Bënçës (Tepelenë)
Kendojne:
Golik Jaupi, Përparime Ziflaj

Vij një ditë nga monopati
takova një vajzë fshati
syri si kapak sahati
Vitua nga Progonati

Dy metra e gjatë nga shtati
faqekuqe nga surrati
syri si kapak sahati
Vitua nga Progonati

Thashë se më hoqi fati
lëvizi lumi nga shtrati
syri si kapak sahati
Vitua nga Progonati

E kishte zënë inati
qe mërzitur nga i ati
syri si kapak sahati
Vitua nga Progonati

Ku po shkon kaq e nxituar
moj gëlqere e pashuar
thuaj, kush të ngacmuar
besa-besë je siguruar

Babai më pat' fejuar
me një burrë potureçpuar¹
sikur ta kesha pranuar
e zeza, ç'do kesha vuar

Hesht, mo' qaj, moj e uruar
shko, merr një djalë të bënçuar²
se janë djema të shquar
të mbajnë si pak ujë në duar
_____________________________
1. Potureçpuar -> ka kuptimin i pazoti, i paaftë, i varfër.
2. Nga Bënça.


 

Love

βeℓℓe â๓e
Pe: Kenge labe

Doli bejka nga katundi - Grupi i Vranishtit (Vlorë)
Kendon:
Arap اeloleskaj

Doli bejka¹ nga katundi
tre sahat vallen ç'e tundi
tunde moj të marrtë lumi
se shoqet i zuri gjumi
gushëbardha si pëllumbi
___________________________
1. Bejkë i thonë deles së bardhë, po përdoret dhe si epitet për femrat dhe ka kuptim të mirë. Epitetet që
u vihen zakonisht atyre në këngët labe janë: bejkë, thëllëzë, sorkadhe, kunadhe, nepërkë, etj.


[video=youtube;8EW8a-NEUe8]http://www.youtube.com/watch?v=8EW8a-NEUe8&feature=player_embedded[/video]
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Hajde ja fusim nje te kenduar labe!

Uee ta dija :D

Mua me pelqen ajo me balluket.
Aq shume sa madje e kam dhe ne cel playlist :D
 

Loyalty

Anëtar i Nderuar
Titulli: Hajde ja fusim nje te kenduar labe!

 

Artin

Anëtar i Respektuar
N’ato male, n’ato gryka

N’ato male, n’ato gryka
Nexhipo

Refreni:
O Nexhip zëmër me çika

Kur të rrethosën komita
S’u trëmbe, po të erdh’ dita
Zile, këmborë, muzika
Desht’ e cjeptë me këmborë
Vijnë rreth përmbi të zotnë
Ia prishën gjakun në gojë

 
Redaktimi i fundit:

Artin

Anëtar i Respektuar
O Rremo, hajduto - Dukat, Vlorë

Tre dit' jenar më të ryrë
O Rremo, hajduto (refreni)
Trimat e Dukatit lidhë
Mbrapa shegëvetë ç'i ngjitnë
Të tre bashk' me Hajredinë
Mullata u kishte thirrë
Që t'u flas' italikinë
Pse nuk more vesh ç'të thanë
Pilon e Qerim Bozhanë
Ti mos e cëno italianë
Do të gënjejnë me fjalë
E do të vrasën, o djalë

 

Artin

Anëtar i Respektuar
Aman pse s'më flet me gojë - Brataj, Vlorë

Shtëpia për nënë krua
Aman un', derman un'
Ka në der' një limonua
Aman un', derman un'
Plaç moj që s'më flet me gojë

U poq e u verdh si ftua
Aman un', derman un'
Përmbi baluket e tua
Aman un', derman un'
Plaç moj që s'më flet me gojë

Këput një moj, hëngësh mua
Aman un', derman un'
Fute në dertet e tua
Aman un', derman un'
Qyqe që s'më flet me gojë

Të shartohet sheg' e ftua
Aman un', derman un'
Të besosh sa shum' të dua
Aman un', derman un'
Plaç moj që s'më flet me gojë

 
Redaktimi i fundit:

Artin

Anëtar i Respektuar
Dal e hap portën e madhe

-Dal e hap portën e madhe
ku më fshihesh moj kunadhe
-S'më zë gjumi, rri qëndis
një djalë gjumin ma prish

-Ditën gjethe, natën ftua
sa bukur që loz me mua
-Tek qerpiku majëgjilpërë
vështir' gjumi të më zërë

-Kërkoj gjith' natën me yje
kalova male dhe pyje
-Ku s'kërkove dhe s'më gjen
s'e di ku e kam folen'

-Të kërkova der' më derë
ku më fshihesh moj e mjerë
-Bredh livadhe më livadhe
kot s'ma thon' emrin kunadhe

-Ku s'të kërkova kur flije
flije nën një deg' lajthije
-Ku s'kërkove dhe s'u gjënde
un' flija në zëmrën tënde

 

Artin

Anëtar i Respektuar
Moj vajza vetullshigjetë

Moj vajza vetullshigjetë
A s'ma jep atë të shkretë
T'ia bëj xhamadanit grepë

(refreni)
Cullufezeza katran
Eja dhe më bën derman

Sylarme moj faqekuqe
A s'mi jep ato cullufe
T'i mbash ca hedhur për gushe

Shtatëhedhura selvi
A s'mi jep ata dy sy
T'i ndez llampa në shtëpi

Shamiverdha trëndelinë
M'i jep buzët xhevahirë
T'i pi si qengji kërthinjë

 
Redaktimi i fundit:

Bambi

|Lorelai |🌞 Ashtu Keshtu
Staf në FV.AL
Me që e gjeta dhe këtë 😂,te përshëndes @Didi 😍😍❤ Labe dhe ti me sa kam lexuar keto postimet🙃
 
Redaktimi i fundit:
Private conversations
Help Users
    Top