• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Hadithe....

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Hadithe....

Xherir Ibn Abdullahu r.a. tregon se Pejgamberi Alejhi Selam ka thënë: " Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet."

Buhariu
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Nga Ebu Musa Abdull-llah ibn Kajs el-Esh’arij r.a. përcillet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtet All-llahu i Madhërishëm gjatë natës e mban të shtrirë Dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës; dhe e shtrin Dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarëve të natës, derisa të lindë Dielli nga perëndimi.”
(Transmeton Muslimi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Transmetohet nga Ebu Hurejra, r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Besimtari me iman të plotë është ai që është më i sjellshëm, kurse më i miri prej jush është ai që është më i mirë për gratë e veta.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadithi hasen sahih
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Ebu Ejjubi radijallahu anhu, tregon se një njeri i ka thënë Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem,:
“Më trego për një vepër e cila më çon në Xhennet?”
Atëherë Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem, tha:
“Ta adhurosh All-llahun (T’i bësh ibadet), dhe të mos i bësh shok, të falësh namazin, të japësh zekatin dhe ta ndihmosh farefisin”.
(Hadith)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “All-llahu i madhëruar thotë: “Unë jam në mendi*met e robit Tim për Mua, Unë jam me të kur më përmend Mua, në*se ai më përmend në veten e tij, Unë e kujtoj atë në veten Time, e nëse ai më përmend Mua në bashkësi, edhe Unë atë e kujtoj në bash*kësi më të mirë se të atij.” (Muttefekun alejhi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Transmetohet nga Abdull-llah ibn Umeri r.a. se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Shokë më të mirë tek All-llahu i Madhëruar janë ata që janë më të mirë për shokun e vet dhe fqinjë më të mirë tek All-llahu janë ata që janë më të mirë për fqinjin e vet.”
(Transmeton Tirmidhiu dhe thotë hadith hasen)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Nga Ebu Dherri r.a. po ashtu transmetohet se i Dërguari i All-llahut s.a.v.s ka thënë: “اdo mëngjes për çdo nyje (të trupit) tuaj ka sadaka. اdo tesbih - lavdërim (të shprehurit subhanall-llah) është sadaka; çdo tahmid - falënderim (të shprehurit elhamdu li-l-lah) është sadaka; çdo tekbir - madhërim (të shprehurit All-llahu ekber) është sadaka; urdhëresa për të mirë është sadaka, ndalesa kundër së keqes është sadaka. Krejt këtë e zëvendësojnë dy rekate namaz nafile (vullnetare) të paraditës (duhâ).”
(Transmeton Muslimi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Transmetohet nga Aishja r.a., e cila thotë se ka thënë i Dërguari i All-llahut s.a.v.s.: “Kush shpik në fenë tonë atë që nuk është nga ajo, ajo gjë është e refuzuar.”
(Muttefekun alejhi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Profeti Muhamed saws ka thene : Do te vije nje kohe ku te ruash imanin do te jete si te shtrengosh nje thengji me duart e tua!(trasmeton Tirmidhiu)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

“Kur lutet njeriu mysliman për vëllanë e tij mysliman dhe ai nuk është prezent, mbi kokën e tij qëndron një melaqe e cila dëgjon lutjen e tij për mirë thotë: "Amin , edhe për ty qofshin këto lutje". (Muslimi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Nuk është pasuria në shumë mall, por pasuri e mirëfilltë është pasuria e shpirtit.”
(Muttefekun alejhi)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Nga Ebu Hurejra r.a. transmetohet se ka thënë: “I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Kush mëson diturinë me të cilën kërkohet kënaqësia e All-llahut të Madhëruar, por e mëson vetëm për shkak të synimeve të kësaj bote, ai nuk do të ndiejë aromë Xheneti Ditën e Gjykimit.”
(Ebu Davudi, me sened sahih)
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Uthman ibnu Affani r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Më i miri prej jush është ai i cili mëson Kur’an dhe ia mëson atë dikujt.”
(Transmeton Buhariu)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Hadithe....

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se Muhamedi a.s. ka thënë:

“Mos u hidhëro, Mos u hidhëro, këtë e ka përsëritur disa herë”.

BUHARIU
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Hadithe....


Kanë rënë te ju sëmundjet e popujve para jush zilia dhe urrejtja. Keto sëmundje janë qethëse: nuk po them se do t`ua qethin kokën, por do t`ua qethin fenë.

Muhammedi alejhi selam
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Ebu Ejjubi r.a. thotë se i Dërguari i All-llahut ka thënë: “Kush e agjëron Ramazanin, e pastaj e përcjell edhe me gjashtë ditë të muajit Shevval, do të jetë sikur të kishte agjëruar tërë jetën.”
(Transmeton Muslimi)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Hadithe....

1310 - Na transmetoi Muhammed Ibën Se'iid el-Asbahanij, i cili tha: na ka transmetuar Sherijku, nga Rukejni, nga Nu'ajm Ibën Handhaleh, nga 'Ammar Ibën Jasir, i cili ka thënë: E dëgjova Pejgamberin – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem – të thotë:



"Ai që ka patur dy fytyra në dynja, do të ketë dy gjuhë prej zjarri Ditën e Kijametit."

Kaloi aty pranë një burrë trupmadh dhe ai (Pejgamberi – sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem -) tha:

"Ky është prej tyre." [Hadith Hasen]
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Hadithe....


I Derguari i All-llahut salaAll-llahu alejhi we selem ka thën:

Mirësia smund të zhduket, as mëkati smund të harrohet. Ai që sjell aktgjykimin, do të thotë All-llahu ështe i gjallë përjetësisht. O njeri bën çka të duash: çka do që të mbjellësh, atë do të korrish.


Transmeton Bejhakiu
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Hadithe....


Muhammedi alejhi selam ka thënë:

“Njerëzit që sprovohen më shumë janë profetët e Zotit, e pas tyre sprovohen njerëzit sipas besimit që kanë.

Ai që ka besimin e fortë, e ka sprovën e fortë, ai që ka besimin e dobët e ka sprovën e dobët. Zoti ia fal gjynahet besimtarit edhe kur gjembi i hyn në këmbë, derisa të ecë mbi shpinën e kësaj toke pa gjynahe”.



 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Hadithe....

Pejgamberi salAllahu alejhi we selem ka thënë:

''Ruajuni nga duaja (lutja) e atij që i keni bërë padrejtësi, sepse ndërmjet saj dhe Allahut nuk ka perde!''

((Transmeton Buhariu))
 
Top