• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Ha një mollë para se të flesh! Ja përfitimet

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои


Një ndër këshillat parësore për një gjumë të mirë është të mos konsumoni ushqim para se të shtriheni. Por kjo nuk funksionon për një frut ‘magjik’. Nëse konsumoni një kokër mollë para se të shtriheni të flini do të merrni shumë përfitime.

Vitaminat dhe mineralet

Mollët janë të pasura me vitaminën C, B6 dhe kalium, të cilat mund të paralajmërojnë gjendjen e gjumit. Vitamina C, gjithashtu ndihmon në uljen e presionit të gjakut, përmirësimin e frymëmarrjes dhe uljen e nivelit të sheqerit në gjak, duke ndihmuar gjendjen e relaksit. Kaliumi shërben si një elektrolit që i dërgon sinjale trurit për të mbajtur një ritëm të rregullt të rrahjeve të zemrës. Vitamina B6 mund të zvogëlojë stresin dhe të ndihmojë nxitjen e serotoninës, neuroni që lajmëron gjendjen e gjumit. Po kështu, B6 ndihmon edhe në djegien e yndyrave gjatë natës.

Polifenolet

Polifenolet janë antioksidantë që gjenden kryesisht në lëkurën e mollëve. Kështu, lëngu i mollës ose molla pa lëkurën nuk mund të ketë të njëjtën përmbajtje polifenoli si molla me gjithë lëkurë.

Fibrat dhe uji

Përafërsisht 86 për qind e pjesës së ngrënshme të një molle mesatare prej 182 g është ujë. Një mollë e mesme përmban rreth 15 për qind të fibrave, të cilat të mbajnë në gjendje të ngopur derisa fle. Por fibrat gjithashtu ndihmojnë edhe në kontrollin e ujit në zorrë duke parandaluar tualetin gjatë natës dhe duke ndihmuar tretjen.

Kalori, karbohidrate dhe yndyra

Mollët nuk përmbajnë pothuajse fare yndyrë dhe kanë shumë pak kalori. Një mollë e mesme shton vetëm 95 kalori. Mollët përmbajnë pothuajse 10 për qind të karbohidrateve që merr çdo ditë dhe kjo përmbajtje vjen kryesisht nga sheqernat e thjeshta dhe fibrat.

//mesazhi
 
Top