• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Greqi, dhunohet me grushte avokatja pro-emigrantëve

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Vendndodhja
Pertej Horizontit
Greqi, dhunohet me grushte avokatja pro-emigrantëve



Fytyra e mbuluar me gjak dhe syzet të thyera. Kështu shfaqet në foton e postuar në rrjetet sociale Evgenia Kouniaki, avokate greke që në të kaluarën ka mbrojtur vazhdimisht emigrantët.

Kouniaki është dhunuar nga një grup ekstremistësh të Agimit të Artë në Athinë.
Sipas së përditshmes “Ekathimerini”, gruaja është sulmuar pasi kishte zbritur nga autobusi dhe po shkonte në selinë e policisë së Athinës, për të asistuar një peshkatar egjiptian, i cili është një dëshmitar kyç në një proces kundër ekstremistëve, që akuzohen për dhunë ndaj aktivistëve të majtë dhe emigrantëve.
Kouniaki dhe një grua tjetër që ishte bashkë me të u detyruan të hipnin sërish në autobus dhe i kërkuan drejtuesit që të mbyllte menjëherë dyert. Por një nga ekstremistët arriti ta godiste avokaten me një grusht në fytyrë, duke e lënduar tek hunda.
“Ishin 10 apo 15 vetë. Kërkuam ndihmë, aty pranë ishin disa agjentë, por nuk ndërhynë. Pastaj më thanë të qetësohesha dhe të pastroja fytyrën”, ka treguar avokatja.
Zonja Kounaki ka qenë avokate në një proces të mëparshëm penal ndaj liderit të Agimit të Artë, Nikolaos Michaloliakos, i procesuar për vrasje, por i lënë i lirë për skadim afatesh.
Agimi i Artë, parti e ekstremit të djathtë, ka 16 deputetë në Parlamentin grek.

Top Channel
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
e lexoa kete lajmin edhe ne gazetat it .
vertet per te ardhur keq per ato njerez aq te vegjel ku edhe syte ju jan mbyllur nga ret e errta te dhunes e extremizmit...
si cdo gje asgje extreme nuk ben vepra te medha si nuk na mesoj historia gjanem..mjafton te dine pak mbi hitlerin e fundin e tije...
 
Top