• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gossip - Sportiv

cent

Banned
Prapaskenat rreth sporteve, lojtareve dhe thashethemeve
================================================
Golat e Kavanit “çmendin” bukuroshen Maria



Golat që ka shënuar Edinson Kavani me fanellën e Napolit kanë mahnitur edhe Maria Macan (që në të shkuarën ka qenë edhe e fejuara e sulmuesit të Romës, Françesko Toti), e cila në twitter ka postuar një fotografi ku shkruan një gjoksin e saj parashikimin për një ndeshje të napolitanëve, duke e cilësuar #Momtenti Kavani./Tch
 
Last edited:

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

AJO I THOTث “JO” FUTBOLLIT MODERN

Helika

Nostalgjikë apo provincialë, si ata që vazhdojnë t’i kujtojnë akoma golat e Protit (ish-Bari) pa pushim, shkojnë në stadium edhe kur është ftohtë e ngricë, madje edhe kur kanë mundësi ta shohin ndeshjen të televizor: ndoshta e keni gjetur “perëndeshën” tuaj të bukurisë. Jo, jo për të pasmet në stilin krem me qershi, të bëshme, por jo të tepruara, që të vetme do t’ia vlenin një lutje me një palë tanga që do t’i kishte zili çdo mashkull.

Por sepse Helika Rios, është femra-imazh e klubit brazilian të futbollit Gioas, një fanse e çmendur që i shikon ndeshjet mes tifozëve dhe puth stemën e klubit para çdo takimi të skuadrës së zemrës për skepticizëm. Ajo studion për drejtësi dhe nëse e pyet se cili është i parapëlqyeri i saj, nuk thotë Nejmar ose ndonjë futbollist të ngjashëm me të për nga talenti, por Harlei, 40 vjeç, portieri historik i klubit. ثshtë sikur të pyesësh një modele nga Avelino se për cilin lojtar bën tifo dhe ajo përgjigjet: Di Soma./panorama
 
Last edited:

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

GAZETARJA اEاU, Mث MIRث SE SARA KARBONERO!

Sesilia

A ju kujtohet puthja e Kasiljait drejt Sara Karboneros në Botërorin Afrikë e Jugut 2010, e cila dukej më shumë në siklet në krahasim me një femër të zhveshur përballë mbretit? Një vit më pas e njëjta skenë në Argjentinë:

Boka kampione, Cvitaniç, pas një interviste, lëshohet në një puthje me gjuhë përballë Sesilia Bonelit, e dërguara e “Fox Sport” dhe e fejuara e tij njëkohësisht. اeçu (nofka e saj) nuk është vetëm gazetare ama, por edhe modele e aktore dhe është e famshme për fotot e saj me tanga në revista të ndryshme të modës.

Shpeshherë, zërat e kronikave rozë zbulojnë jashtë historinë e Cvitaniçit, i cili nuk ishte dakord me ardhjen e Xhakob te Boka Xhuniors, sepse pëshpëritej se ajo ishte e çmendur pas tij (“Mos e kap me mua, është ajo që më dërgon dhe më mbush me mesazhe”), – ka bërë të ditur tjetri, por duket se gjërat janë qetësuar. Tani jetojnë në Nisë. Ai shënon gola, ajo bën shërbime për “Fox”-in./Tch
.
 
Last edited:

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Kejsi Stoner, shtëpi ëndrrash në Australi

Dy herë kampioni i MotoGP-së, Kejsi Stoner, ka marrë një shtëpi të re në Australi. Rezidenca ndodhet në zonën ku piloti ka kaluar fëmijërinë dhe do të kushtojë 4,25 milionë dollarë. Banesa e Stoner është një ndërtesë dykatëshe me 5 dhoma gjumi, 3 salla të mëdha, një dhomë e pajisur me palestër dhe që funksionon edhe si teatër, me një garazh që mund të mbajë deri në 10 makina./BeratiLive
 
Last edited:

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Rrobaqepësi shqiptar që veshi Lionel Mesin


Lojtari më i mirë në botë tre herë rresht vitet e fundit, Lionel Messi, është veshur nga një shqiptar i Kosovës. Muhamet Hasani, ose Muki, siç njihet ndryshe, është rrobaqepës dhe punon në firmën italiane “Ermenegild Zehna”.

Ai jeton në Barcelonë prej vitit 2000, kurse gjysma e jetës i ka shkuar në emigrim. Kosovën e ka lënë në vitin 1989. “Në këtë firmë punoj nga viti 1995. Shtatë vjet kam punuar në Angli, kurse nga viti 2000 në Barcelonë. Rrobaqepës kam punuar edhe në Prishtinë”, tha Hasani për gazetën Sport.

Ky 45-vjeçar gjatë punës së tij ka pasur shumë klientë, por klienti më i veçantë ka qenë argjentinasi, të cilin e udhëzoi se si të vishet për ceremoninë e marrjes së çmimit “Topi i Artë 2010”.

“Para se të shkonte në Zurich për të marrë “Topin e Artë” 2010, ai ishte në firmën tonë, së bashku me babanë, vëllezërit dhe shoqërues të tjerë. Erdhi për të zgjedhur rrobat që do të vishte në ceremoni. Fillimisht më kërkoi që t’i bëja një propozim. I thashë të veshte këmishën e bardhë, katin e zi, kurse kravatën e kaltër, pasi kjo e fundit do t’i shkonte me ngjyrat e shtetit të tij, Argjentinës. Ai pranoi me kënaqësi. Ato rroba ia dërguam në Zvicër dhe më pas i veshi në ceremoni”, tregon Muki për “Koha Ditore”. Perveç Mesit edhe te tjere futbolliste te Barcelones jane kliente te rrobaqepsit kosovar./BeratiLive
 
Last edited:

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

25-vjeçari tërhiqet nga futbolli: Jam gay!

Futbollisti i kombëtares amerikane, Robbie Rogers, deklaroi tërheqjen e tij nga futbolli në moshën 25-vjeçare, në një deklaratë gjatë të cilës shpalli edhe homo****ualitetin e tij.

Futbollsiti i Leeds në Championshipin britanik, lojtari që grumbulloi 18 paraqitje me fanelën e SHBA-së, pranoi se në 25 vjet, “sporti ka qenë një mburojë për atë që isha dhe kisha frikë ta pranoja. Tani nuk kam më nevojë për të”.

”Për 25 vjet me radhë kam pasur frikë, frikë të tregoja se kush isha me të vërtetë, frikë nga gjykimet e njerëzve dhe kjo situatë më bërë që të humbja edhe njeriun e zemrës sime”, rrëfeu Rogers në një fjalim të ndjerë.

”Futbolli ishte arratia ime, objektivi im, identiteti që nuk kisha dhe më ka dhënë më tepër gëzime nga sa prisja të më jepte. Megjithatë, është koha për të thënë mjaft dhe për të rizbuluar veten ashtu siç jam, larg kësaj bote të futbollit”.

Deklarata e Rogers u mbështet nga Federata Amerikane e Futbollit dhe disa shokë të kombëtares, të cilët vlerësuan kurajon e tij dhe shprehën keqardhje për vendimin e braktisjes së futbollit./Tch
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Zbulohen sekretet e Cristiano Ronaldos



Libri ‘Cristiano Ronaldo, nje yll i lindur’, hedh drite mbi karrieren e tij
Cristiano Ronaldo eshte ylli i shtate titujve ‘Al poste Editorial’ (koleksion sportive). Libri eshte shkruar nga bashkepunetori i faqes sportive ‘Marca’, Santiago Siguero dhe hedh drite mbi karrieren dhe jeten personale te yllit te Real Madrid, duke filluar nga lojrat e tij te para per skuadren Madeira, e deri tek rekordet mbreslenese me Real Madrid.
Libri gjithashtu i rikthehet karrieres se portugezit ne lojen e futbollit. Eshte libri i pare qe permban ne detaje tre sezone e gjysme qe Cristiano Ronaldo ka lajtur me Realin, qe kur nenshkroi kontraten me kete klub ne vitin 2009.
Numri 7 i fanelles eshte edhe numri i parapelqyer per CR7-en. Ky eshte numri qe Ferguson i percaktoi atij ne vitin 2003 pasi David Bckham u transferua te Real Madrid.
Babai i tij nderroi jete ne vitin 2005 nga nje semundje melcie, vetem 24 ore perpara debutimit te C. Ronaldos ne ndeshjen kunder Rusise ne kualifikimet e Kupes se Botes.
Libri gjithashtu flet per femijerine dhe djalerine e tij, gjatekohes qe ai ishte ende ne Portugali. Fakti qe ishte nje djalosh i dobet, ia veshtiresonte shume konkurrencen dhe ndeshjet me djemte e tjere, keshtuqe ai vendosi te futej me palester per te fituar fuqi dhe shpejtesi.
Njesoj si perkarrieren profesionale, libri pershkruan dhe aspekte te tjera personale te jetes si tij, si per shembull vlera tij si futbollist dhe prezenca e tij ne listen e ‘Celebrities’ (njerezve te famshem, V.I.P), ku ai vleresohet si sportisti me i famshem ne kete planet./Time.al
 
Last edited:

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Nëse Dorina shpallet “Mis Zvicra 2013″, Xhaka i ofron propozim për martesë


Konkursi i bukurisë “Miss Zvicra” flet shqip. Tri nga 18 kandidatet e këtij evenimenti janë shqiptare nga Kosova: Dorina Podrimja, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku. Dy vajzat e para janë lindur e rritur në Zvicër pas emigrimit të familjeve të tyre, ndërsa bukuroshja Lushtaku së bashku me familjen emigroi kur ishte 6 vjeçe. Më 28 prill do të ketë një fazë seleksionimi, ku 6 nga vajzat do të eliminohen. Kuriozitet mbetet fakti që 21-vjeçaria Dorina Podrimja prej 11 vitesh është marrë me volejboll dhe prej dy vitesh është e dashuruar me futbollistin kosovar, vëllain e madh të Granit Xhakës, Taulant Xhaka. Mbrojtësi i Grasshopersave i ka premtuar modeles së tij se nëse shpallet “Mis Zvicra 2013″ do t’i propozojë për martesë. “Ndihem i lumtur dhe krenar që kam përkrah një femër si Dorina. ثshtë sportiste, e zgjuar dhe ka të gjitha shanset për të realizuar ëndrrat e saj. ثshtë një vajzë që e adhuroj dhe nëse do e fitojë këtë konkurs bukurie, atëherë do t’i paraqes propozimin për martesë”, – deklaroi futbollisti me origjinë kosovare, Taulant Xhaka./BeratiLive
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

“Me Eshli Kol bëj dashuri në çdo cep të shtëpisë”

Quhet Melisa Hau dhe është lepurushka e re e revistës erotike “Playboy”. Por Melisa Hau tani është e dashura e re e mbrojtësit të اelsit, Eshli Kol, i cili në vitin 2010 është divorcuar nga bashkëshortja Sheril. E pikërisht shtëpia ku jetonte Kol me të shoqen ka qenë çerdhja e takimeve të nxehta ndërmjet modeles së re dhe mbrojtësit anglez. “Eshli është një makinë ****i, – ka thënë modelja Melisa gjatë një interviste për ‘The Sun’. – Me të kam bërë **** në çdo cep të shtëpisë së tij. Kurrë më parë nuk kam pasur një të dashur kaq shumë pasionant sa Eshli”, – ka thënë ajo.
/p.sport
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Aguero, pas divorcit me vajzën e Maradonës, gjen një dashuri tjetër



Sulmuesi i Mançester Sitit, Serxho Aguero, pas divorcit me vajzën e Diego Armando Maradonës ka gjetur dashurinë tek këngëtarja nga Argjentina, Karina Tejeda. Sulmuesi është ndarë nga bashkëshortja e tij Xhanina Maradona vetëm para disa muajsh dhe duket se një ndër arsyet ka qenë edhe futja e Tajedës në jetën e Agueros. Ndërkaq, bukuroshja argjentinase i ka bërë vizitë lojtarit në Mançester e shoqëruar nga vajza 5-vjeçare e futbollistit./p.sport
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Leo Mesi bën një tatuazh për djalin


Përveçse është një lojtar i jashtëzakonshëm në fushë, Leo Mesi është gjithashtu edhe një baba shembullor. Sulmuesi argjentinas dëshiron që ta tregojë dashurinë e madhe që ka për të birin, Tiagon, duke bërë tatuazh emrin dhe duart e vogëlushit në pulpa. “Pleshti” gjithmonë ka treguar një afrimitet të madh me familjen. Në vitin 2010 ai bëri tatuazh në shpatull portretin e së ëmës. Ky është tatuazhi i dytë i lojtarit argjentinas. Por duke pasur parasysh afrimitetin e tij me familjen dhe lidhjen më fëmijët, duket se familja dhe tatuazhet do të shtohen në të ardhmen. Ndërkohë Mesi i ka dërguar një mesazh falënderimi lojtarit të Interit, Antonio Kasano, i cili vendosi ta quajë djalin tij të sapolindur Lionel për nder të argjentinasit.
/p.Sport
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Apeli i Rafaelës: Mario, eja tako vajzën!

“Mario është një djalosh i mirë. Jam e bindur që në këtë moment po vuan shumë që nuk po e takon vajzën e tij. Ndoshta po i japin këshilla të gabuara, nuk e di?”. Me këto fjalë Rafaela Fiko, ish-e dashura e sulmuesit të Milanit, Mario Baloteli, është rrëfyer për revistën e përjavshme “Chi”. “Mario është pak i fortë nga çfarë të jep përshtypjen. Nëse do të dëgjojë vetëm zemrën e tij, jam e sigurt që ka dëshirë për ta përqafuar vajzën Pian dhe t’i ndjejë aromën. Besoj se ka dëshirë ta përkëdhelë dhe të flejë me atë duke i dëgjuar rrahjet e zemrës, sepse ky është Mario”, – ka thënë Rafaela për Mario Balotelin.
/p.sport
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Fabregas bëhet baba gjatë ndeshjes me PSG-në



Rreth minutave të fundit të ndeshjes çerekfinale të Champions- it Barcelona-PSG, اesk Fabregas ka marrë vesh lajmin se ka ardhur në jetë vajza e tij Lia. Ndeshja kundër francezëve kishte që në fillim një shije të veçantë për numrin 9 të Barcelonës, pasi gjatë saj ai ka luajtur titullar duke parë mungesën e Mesit dhe, nga ana tjetër, shikonte gjithmonë shokët e skuadrës nëse kishin ndonjë lajm nga bashkëshortja e tij Daniel Seman. Dhe, në minutat e fundit të sfidës, Fabregas ka marrë dy gëzime në një ditë. I pari lindja e Lias dhe i dyti kualifikimi i Barcelonës.
/p.sport
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Pato, 20 mijë euro në muaj ish-bashkëshortes



Ish-futbollisti i Milanit, Alexandre Pato, do të jetë i detyruar që t’i paguajë 20 mijë euro në muaj ish-bashkëshortes së tij, si dëmshpërblim për divorcin e formalizuar mes tyre.

Stephany Brito do të përfitojë një shumë të tillë për 18 muajt e ardhshëm, deri sa totali i dëmshpërblimit të arrijë 360 mijë euro.

Martesa e saj me Paton përfundoi pasi sulmuesi u përfshi në një raport emocional me vajzën e presidentit të Milanit, Silvio Berlusconit, Barbara Berlusconi.

Alexandre, aktualisht futbollist i Corinthias, kishte ofruar që të paguante vetëm dy mijë euro në muaj, për bashkëshorten e tij të shtatë muajve, modelen Brito./Tch
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Balotelli-Realit: Fitoni dhe mund të flini me të dashurën time



Mario Balotelli është aq i sigurtë se Reali i Madridit nuk do të shkojë në finalen e Ligës së Kampioneve sa për këtë ka vënë bast nderin e së dashurës së tij, Fanny Neguesha.

Sulmuesi i Milanit “ka motivuar” lojtarët e Realit teksa i pyetur nga mediat spanjolle ka deklaruar se nëse skuadra merengues do të shkojë në finale duke eliminuar Dortmundin, atëherë Cristiano Ronaldo dhe futbollistët e tjerë të Realit mund të flenë me të dashurën e tij.

Arritja e finales për skuadrën e Mourinho-s është një mision i vështirë, por jo i pamundur…sidomos tani që madrilenët kanë një stimul më shumë…të bëjnë Balotellin që të humbë bastin.

Ndeshja e një jave më parë e luajtur në Gjermani përfundoi 4-1 në favor të Dortmundit dhe madrilenëve u duhet një fitore me 3 ose më shumë gola diferencë që të prekin finalen. /S.Sport
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Hollywood përgatit film për Messi-n
10/05/2013

Kompania 'Epic Pictures Group' po përgatit një film mbi jetën e Leo Messi-t, një projekt që mund të jetë gati për t'u shfaqur në kinema kur të fillojë botërori i Brazilit në vitin 2014.

Lajmin e bëri të ditur revista ‘Variety’. Filmi që do të jetë i tipit “Rocky” me Sylvester Stallone, do të bazohet në biografinë “Messi: The Inside Story of the Boy Who Became a Legend”, e shkruar nga Luca Caioli.

Filmi do të financohet dhe prodhohet nga 'Epic Pictures Group'. Drejtorët e kompanisë, Patrick Ewald dhe Shaked Berenson, aktualisht po negociojnë me skenaristë dhe regjisorë të mundshëm.

Producentët duan të përqendrojnë historinë në fëmijërinë e Messi-t dhe kapërcimin e problemit fizik që ka pasur për tu bërë një nga futbollistët më të mirë të historisë./Tch
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Messi akuzohet për mashtrim fiskal
13/06/2013

Futbollisti i 'Topit të Artë', Leonel Messi dhe babai i tij janë akuzuar për mashtrim fiskal me vlerë 4 milionë euro. Autoritet spanjolle të tatimeve akuzojnë Messin për mos pagim taksash gjatë periudhës 2007-2009.

Ankesa e nënshkruar nga një prokurorë është dorëzuar për gjykim në Gjykatën e Gava-s. Messi dhe babai i tij janë dënuar për 3 vepra penale kundër të ardhurave publike.

Futbollisti i Barcelonës është shpallur lojtari më i mirë i vitit.
/Shekulli
 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

LETRA / Cristiano Ronaldo kërkon tërheqjen e akuzave për shqiptarin
27.09.2013
Cristiano Ronaldo i ka shkruar një letër policisë së Maiami-t, duke i kërkuar që të rrëzojë akuzat ndaj tifozit që hyri në fushë dhe përqafoi atë.

Roland Gjoka arriti të hynte në fushën e stadiumit “Sun Life”, kur po zhvillohej ndeshja miqësore Real Madrid – Chelsea më 7 gusht.

Incidenti u kthye në një sensacion në internet, ku shumë komentues dolën në mbrojtje të 20-vjeçarit.

Por studenti u arrestua dhe është akuzuar për hyrje pa leje dhe prishje qetësie, gjë e cila mund të sjellë përjashtimin e tij nga universiteti dhe kthimin në Shqipëri.

Përfaqësuesi i tij ligjor, Richard Hujber thotë se, “nëse akuzat nuk tërhiqen, atij mund t’i dalin probleme me imigrimin dhe kolegjin e tij.”

“Ai është i vetëdijshëm për gabimin dhe rëndësinë e sigurisë. Nuk dua që ai të marrë një dënim si kriminel për këtë gabim”, thotë avokati.

Për këtë gjë është dakord edhe portugezi që ka nënshkruar një kontratë dhe që e bën atë lojtarin më të paguar në botë.

“E kuptoj pozicionin tuaj dhe rëndësinë e zbatimit të rregullave dhe ligjit”, shkruan Ronaldo.

“Por me respekt ju kërkoj juve dhe zyrës suaj që të merrni në konsideratë këtë kërkesë dhe të tërhiqini dy akuzat për të riun”, vazhdon letra e portugezit.

Një veprim i tillë i Ronaldos tregon edhe një herë se pavarësisht se kundërshtarët e tij në fushë nuk kanë shumë respekt për të dhe pavarësisht se ai është një playboy nga jashtë, sërish mbetet një njeri me zemër të madhe.

Siç edhe mund të shihet në video, studenti shqiptar bisedoi gjatë me Ronaldon. 20-vjeçari i ka folur portugezit se së shpejti do të bëhet baba dhe se emrin do t’ia vendosë Kristiano. Ronaldo nga ana e tij i ka premtuar se do ta takojë djalin e shqiptarit. /Shekulli

 

cent

Banned
Titulli: Gossip - Sportiv

Ja letra origjinale që Ronaldo shkroi për shqiptarin
05.10.2013
Cristiano Ronaldo shkroi një letër policisë së Maiami-t, duke i kërkuar që të rrëzojë akuzat ndaj tifozit që hyri në fushë dhe përqafoi atë.

Roland Gjoka arriti të hynte në fushën e stadiumit “Sun Life”, kur po zhvillohej ndeshja miqësore Real Madrid – Chelsea më 7 gusht. Incidenti u kthye në një sensacion në internet, ku shumë komentues dolën në mbrojtje të 20-vjeçarit.

Ja letra e plotë:

Për z. Mitchell (12 shtator 2013)

Emri im është Cristiano Ronaldo dhe unë luaj futboll për Real Madridin. Luaja në stadiumin Sun Life muajin e kaluar kur një tifoz hyri në fushë. Emri i tij është Roland Gjoka, një student i ri kolegji. Ne u përqafuam dhe folëm për disa çaste, derisa sigurimi arriti për ta larguar atë larg fushës. Ai në asnjë mënyrë nuk ishte agresiv ose i dhunshëm. Veç kësaj, ai në asnjë mënyrë nuk i rezistoi sigurimit ose policisë.

Siç e kam kuptuar, ai tani e din për gabimin e tij dhe rëndësinë e sigurimit. Ai gjithashtu është një djalosh i ri, gati 20 vjeçar, pa baba dhe që u rrit nga nëna e tij. Ai vijon mësimet në kolegjin e Palm Beach County në Floridë dhe është student me vizë si student ndërkombëtar.

Jam i brengosur sepse e kuptoj se ai mund të përballet me problemet e mundshme të imigrimit dhe të kolegjit nëse këto akuza kriminale kundër tij nuk largohen. Ai iu dorëzua sigurimit dhe policisë së stadiumit dhe qëndroi një ditë e gjysmë në burg.

Me sa duket të hënën është bërë një deklaratë në gjyq dhe edhe pse ai u paraqit me avokatin e tij dhe kërkoi që të largoheshin akuzat, ju nuk e lejuat këtë.

E kuptoj pozitën tuaj dhe rëndësinë për të zbatuar rregullat dhe ligjet. Sidoqoftë, e respektoj kërkesën që ju dhe zyra juaj ta rishikoni vendimin dhe të largoni dy akuzat kriminale që përballet djaloshi i ri.

Nuk dua që ai të përballet me dënimet kriminale për këtë gabim. Shihet se ai ka një të ardhme të ndritur dhe nuk dua që ajo e ardhme të ndikohet nga gabimi në gjykim.

Ju falënderoj. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos hezitoni që të më thërrisni drejtpërdrejt mua në çdo kohë. /Shekulli

Sinqerisht, Cristiano Ronaldo.

 
Top