• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Godet me thikë motrën, arrestohet 24 vjeçarja. Në fillim e rrahu, pastaj… Policia jep detajet

Hera

Βιβλίο φάγος
Godet me thikë motrën, arrestohet 24 vjeçarja. Në fillim e rrahu, pastaj… Policia jep detajet

Ngjarje e rende brenda nje familjeje ne Tirane. Nje vajze 24 vjecare ka rrahur motren e me pas e ka goditur me thike.

policia-tirane_1_3_14_03



Policia ben me dije se ka vene ne pranga vajzen me inicialet A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi.

Sherri ka ndodhur ne shtepine e prinderve, pas nje konflikti te castit. Sipas policise, motra me e madhe, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë arrestuar në flagrancë shtetasen A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi.

Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

***

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë kanë parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit P.S., 51 vjeç.

Ky shtetas ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj bashkëshortes së tij dhe mbrëmjen e djeshme e ka kanosur seriozisht për vrasje.

Materialet procedurale në lidhje me dy rastet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhunë në familje”.


Panorama.al
 
Top