• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gjithesia zgjerohet shpejt, ftohet dhe vdes ...

ShkodranNe

Dwell in possibility
Images.jpg

Hapesira kozmike edhe po ftohet me shpejtesi dhe objektet ne te largohen gjithnje e me shume nga njeri-tjetri.

Fituesit e sivjetme te çmimit Nobel per fizike, Saul Perlmutter, Brian P. Schmidt dhe Adam G. Riess ne vitin 1998, ne kauder te dy projekteve konkurruese, kane arritur deri ne zbulimin se gjithesia jo vetem qe po zgjerohet, por edhe se shpejtesia e ketij zgjerimi po rritet gjithnje e me shume. Kjo do te thote s hapesira kozmike edhe po ftohet me shpejtesi dhe objektet ne te largohen gjithnje e me shume nga njeri-tjetri.

Teoria e pranuar gjeresisht eshte se gjithesia eshte krijuar para 14 miliarde vjeteve. Gjate viteve te kaluara fizikanet kane zhvilluar debate te nxehta lihdur me ate se a do te filloje ne nje moment te caktuar mbledhja ne nje pike e gjithesise nen ndikimin e forcave te terheqjes (gravitacionit) derisa nje dite vetvetiu te shkaterrohet. Po te ndodhte kjo, atehere do te ndodhte serish shperthimi i madh si para 14 miliarde vjeteve, dhe pastaj do te fillonte cikli i ri i gjithesise. Kjo teori eshte e njohur si teoria e gjithesise pulsuese.

Alternative do te ishte qe gjithesia gjithnje e me shume po zgjerohet dhe ftohet, gjithnje derisa te nuk e perjeton vdekjen e akullt, me ç’rast do te ishte e logjikshme te pritet qe ky zgjerim i kozmosit te ngadalesohet gradualisht.

Mirepo, nese konfirmohet se fituesit e çmimit Nobel per fizike per vitin 2011 vertete kane te drejt, atehere vdekja e akullt e kozmosit eshte e paevitueshme. Te dhenat matese deri te te cilat kane arritur fizikanet tregojne se kozmosi gjithnje e me shume dhe pergjithmone do te zgjerohet dhe do te zgjerohet edhe me shpejte. Kjo do te thote edhe ftohjen dhe vdekjen e akullt te gjithesise. /Koha.net/
 

scorpione29

Anëtar i Respektuar
Pe: Gjithesia zgjerohet shpejt, ftohet dhe vdes ...

.....Interesante...ne fakte ka shume teori lidhur me fatin e universit....cosmologet kane vene re nje nxitim te shperndarjes se universit, edhe pse ne fakte munde te konsiderohet si nje i tere duke pasur parasysh se forma e universit eshte pothuajse e rrafshet, dhe eshte nje lidhje e forte te fushave gravitacionale....
...njera teori qe quhet Big crunch qe ka prasysh shperndarjen e universit deri ne piken ku densiteti i masess dhe energjise do te bejne te mundur ngadalsimin e shperndarjes dhe si pasoje tkurrjen e universit duke e sjell ate ne origjine
....ndersa tjetra qe quhet Big Freeze ku pretendohet se universi do te shperndahet ne mynyre definitive ku do te ndodhi edhe ftohja e pashmangeshme
...por flitet edhe per teori te tjera si ajo e multiuniversit , ose me sakte krijimi i universeve paralele per pasoje e vrimave te zeza...por keto jane vetem teori ...dhe ne dime shume pak per universin...por le te ngushellohemi me faktin se cfaredo qe te ndodhe, universi eshte shume i ri dhe akoma ne fillimet e tij...dhe eshte nje kohe e pacaktuar per te ndodhur fenomente te tilla...deri atehere njeriu do te kete mundesine te shkoje ne nje univers paralel per te mbijetuar.
 

ricky_ch

******
Pe: Gjithesia zgjerohet shpejt, ftohet dhe vdes ...

Mua po më duket se mendja e njeriut, gjegjësisht imagjinata e tij
është edhe më gjerë se sa vet Universi. Mundet pakufij teori
të pjellë, por sa i përgjigjen asaj që po ndodh rreth nesh nuk është
vështirë të shohë se a është gabim apo e saktë.

Gjithnjë flitet se Gjithësia po zgjerohet!
Po në rregull! Ne vetëm se shohim se trupat largohen,
por jo që edhe hapësira zgjerohet!
Nëse kjo do të ishte fakt, shtrohet pyetja se pse
vie deri te ndeshja e Galaksive?
Duke u bazuar në faktin që shkencëtarët e kanë sjellur
se gjithëçka ka filluar nga një pikë, dhe me shpërthimin
e saj e gjithë materia dhe energjia shpërndahen në të gjitha
anët, është shumë misterioze se si një galaksi vetvetiu
mund ta ndërrojë drejtimin dhe të ndeshet me galaksitë
e tjera.

Një tjetër fakt është se ata bazohen në redshift të galaksive,
mirëpo ajo vie në pah vetëm nëse objekti largohet nga ne,
por jo edhe nëse hapësira në mes neve dhe galaksive rritet.
Në këtë rast do të duhej të kemi vonesë të dritës, sepse
rruga në të cilën ajo duhet të kalojë për të arrijtur deri tek
ne gjithnjë është në rritje.

Këtë më sëmiri mund ta kuptojmë në se paramendojmë
se një automjet duhet të kalojë distancën prej 1000 km
(prej pikës A deri te pika B) me një shpejtësi konstante 100 km/h
për 10 orë. Mirëpo, nëse ne me shpejtësi të njëjtë dmth. sa të
automjetit zgjerojmë hapësiën në mes të pikës A dhe B, atëherë
ku do të ishte automjeti pas 10 orë udhëtimi?

Nëse marrim si të vertetë faktin se Universi është duke u zjgeruar
me shpejtësi të dritës ose bile edhe më e shpjetë, kështu
që një ditë do të duhej galaksitë të mos të shihen më!
 
Redaktimi i fundit:

diku diku

Anëtar i Respektuar
Pe: Gjithesia zgjerohet shpejt, ftohet dhe vdes ...

asnje prove nuk eshte e sakte absolute te pakten ne lidhje me zmadhimin dhe me ftohjen e universit, ndoshta ka filluar tkurrja dhe rrofte relativiteti nje fakt p.sh eshte se pas disa miliona vitesh rruga e qumeshtit do te bashkohet me andromenden ne fakt po te ishte ne ftohje e siper keto dy galaxi ku jemi dhe ne banor e njeres do te largoheshin nga njera tjetra, kozmosi ka shume mistere mendoj kurre te zbulueshme ....
 
Top