Gjëzëtari: Gjëza logjike

Desa

Felix - Culpa
Nese ky vit kthehet 180 grade dhe qendron ne veten e vet,pse jo cdo vit te ngelet ne nr e vet?

Pra të marim shembull vitin 2019. Nëse e rrotullon 180 gradë do duket kështu...Udklip 2.png

Cili vit që kur të bëjë rrotullimin 180 të mbetet i njëjti si ka qenë? Si viti 1961...
 

Ivy

Fakte ska,veç interpretime.
Pra të marim shembull vitin 2019. Nëse e rrotullon 180 gradë do duket kështu...Shiko fotografinë 1701717

Cili vit që kur të bëjë rrotullimin 180 të mbetet i njëjti si ka qenë? Si viti 1961...
Ah se kuptova qe levizim numrat e ketij viti.
ja te mendohem tani?,besoj se dhe viti 1691 i njejte ngelet
 

Desa

Felix - Culpa
Ah se kuptova qe levizim numrat e ketij viti.
ja te mendohem tani?,besoj se dhe viti 1691 i njejte ngelet

Tani pyetja është cili vit tjetër, përvec 1691? ;)
 

titan

Requiem for a dream
Pyetje llogjike:
Si ti bejme derman @Vajza qe ka harbuar fare???
 
  • Haha
Reactions: Ivy

Poshnjari

Antar Aktiv
Një tjetër nga unë...
1961 është një vit i veçantë sepse viti mund të kthehet rreth 180 gradë dhe do të qëndrojë akoma në vitin 1961. Kur do të vijë një vit tjetër me këtë karakteristikë?
Por jane shumë. 8008, 8888, 8698, 6699, 6969 etj.
Madje këto që referova une funksionojne edhe nga telefoni.
 

Desa

Felix - Culpa
Viti i rradhës. Kërkoj ndjesë që nuk e bëra më specifike pyetjen ?
 

Desa

Felix - Culpa
Po e sjell edhe një jo aq të vështirë:

Një autobus përmban 30 pasagjerë. 19 prej pasagjerëve zbresin në ndalesën e parë, 6 zbresin në ndalesën tjetër, dhe 2 të tjerë zbresin në ndalesën e tretë. Sa njerëz kanë mbetur në autobus? :)

@Aver nëse e ke përgjigjen mos e the menjëherë ;)
 

Desa

Felix - Culpa
Edhe një tjetër:
Gjykata ka dënuar me vdekje një vrasës. Vrasësi tani ka tre zgjedhje. Opsioni i parë është një dhomë me varëse ku ai do të varet. Në dhomën e dytë, një ekzekutues është gati për ti prerë kokën. Dhoma e tretë është e mbushur me luanë të egërsuar që nuk kanë ngrënë për tre vjet. Në cilën dhomë ka më shumë gjasë të mbijetojë?

Mjaft për sot :)
 

Desa

Felix - Culpa
Ne ate te fundit po dorezohem :p

Flm qe i solle : )
E po nuk është e drejtë ti qëllosh të gjitha njëra pas tjetrës.
Falemnderës ty. ;)
 
Ne qoftese shohim nje kalores qe ka hypur mbi kale, dhe nje tjeter hypur mbi gomar
ku i fundit si quhet?
 
Top