• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gjermanët dalin në rrugë: “Boll më” çfarë koronavirusi

legjenda

Tetova
Rezistencë” – me parulla të tilla e të tjera, mijëra demonstrues në Gjermani kanë protestuar kundër rregullave e kufizimeve të Coronës, megjithëse lehtësimet e para kanë filluar.



Në Gjermani protestuan të shtunën në disa qytete të mëdha mijëra vetë kundër masave të rrepta, sipas tyre, për mbrojtjennnga Corona. Në sheshin Marienplatz në Mynih u mblodhën rreth 3000 vetë, pjesërisht duke injoruar rregullat e ruajtjes së distancës. Demonstrata ishte regjistruar për 80 vetë, njoftoi zëdhënësi i presidiumit të policisë së Mynihut.


Nuk respektohej distanca




Një nga epiqendrat e demonstratave ishte Shtutgarit. Aty u grumbulluan disa mijëra vetë për të protestuar. Po e njëjta pamje u pa edhe në Frankfurt, ky afër 500 vetë demonstruan kundër kufizimeve. Ata kaluan nëpër qytet duke mbajtur parulla „Hiqeni turizën”, „Bashkohuni” dhe „Rezistencë”. Edhe në Frankfurt nuk u respektua distanca 1,5 metra, sipas policisë. Ndërsa në Berlin, para Bundestagut, për shkak të mosrespektimit të rregullave të Coronës, policia ndali afër 30 veta, ku u verifikuan kryesisht dokumentet.


Në mesin e turmës ishin futur edhe përkrahës të teorive konspirative dhe kundërshtarë të vaksinës. Sipas raportimeve të dëshmitarëve, demonstruesit akuzuan politikën dhe mjekësinë për nxitjen e panikut dhe kufizimin e të drejtave themelore të qytetarëve./DW/














Share this:
 

legjenda

Tetova
By
S F
-
May 10, 2020
2



Advertisment
Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Evropian janë të mbyllura në shkallë të gjerë – për shkak të krizës së Coronës vetëm pak njerëzve u lejohet të qarkullojnë nga një vend në tjetrin. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është “e paqëndrueshme”.

Për shkak të pandemisë së Coronës Komisioni i BE-së ka rekomanduar që ndalimi i qarkullimit të lirë të zgjatet edhe një herë. Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t’i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit. Deri tani ai është zgjatur një herë – deri në mes të muajit maj.
Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare. Të përjashtuar janë gjithashtu personeli mjekësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.
Hapje në dy faza
Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Evropë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaroi Komisioni. “Prandaj masat në kufijtë e jashtëm duhet të vazhdojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes më tej të sëmundjes përmes udhëtimeve në BE”.


Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore, tha Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson. Ajo premtoi një hapje dyfazore: së pari, do të hiqen gradualisht kontrollet në kufijtë e brendshëm dhe pas kësaj mund të hiqem kufizimet në kufijtë e jashtëm.
14 ditë karantinë
Kufizimin e lirisë së qarkullimit e kanë vendosur të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Irlandës, si dhe vendet e asociuara me Shengenin: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
Komisioni i BE-së vetëm mund të rekomandojë zgjatjen e kësaj mase. Zbatimi është në kompetencën e qeverive të shteteve anëtare. Shumë anëtarë të BE-së – përfshirë Gjermaninë – kanë vendosur gjithashtu mbylljen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera të BE. Kjo do të thotë që kush nuk është gjerman ose nuk ka leje të përhershme qëndimi në Gjermani mund të hyjë në vend vetëm për arsye “madhore “. Dhe kushdo që hyn në Gjermani duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë./Deutsche Welle
 

legjenda

Tetova


Advertisment
Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte ka dhënë një lajm shumë të mirë për qytetarët e vendit të tij, të cilët prej pothuajse 3 muajsh qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre për shkak të pandemisë së koronavirusit.



E ndërsa temperaturat rriten dhe njerëzit po mendojnë përditë e më shumë për plazhin, kreu i qeverisë italiane dha një përgjigje të shumëpritur për të gjithë.


“Këtë verë nuk do të qëndrojmë nëpër ballkone dhe bukuria e Italisë nuk do të mbesë në karantinë. Mund të shkojmë në det, në male, të shijojmë qytetet tona, por edhe nëse do ta bëjmë këtë gjë do të duhen rregulla dhe kujdes”, u shpreh Conte duke shtuar se muajt e ardhshëm do të jenë shumë të vështirë.




I pyetur nga gazetarët, kryeministri Conte foli dhe për krizën ekonomike që pritet të godasë Italinë dhe jo vetëm.


“Do të kemi një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe pasojat ekonomike do të jenë shumë të dhimbshme”, shtoi ai.
 

legjenda

Tetova


Advertisment
Mbi 50 shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut kanë humbur betejën me virusin ne SHBA.



Ambasadorja jone ne SHBA, Floreta Luli Faber, shkruan sot se dy prej tyre, Agron Vraja (51), anëtari i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe Doktor Raif Krasniqi (77) kanë humbur jetën teksa ishin vizitorë në Nju Jork tek familjarët e tyre.


Sipas saj, bashkë me to, edhe dy qytetarë shqiptaro-amerikanë, Ponari (47) dhe Vuktilaj (53) kishin lënë amanet – trupat e tyre duhet të ktheheshin në Shqipëri.


“Pjesa më e madhe e qytetarëve me origjinë shqiptare që humbën jetën me Covid-19 do të prehen në tokën amerikane, që u bë për ta atdheu i dytë. Ndërsa sot, më 8 maj, trupat e Doktor Raifit, Gjekës, Agronit dhe Hamdiut kanë arritur në vendlindje dhe u varrosën në tokën shqiptare. Amaneti u krye”- shkruan ajo.





Mesazhi i ambasadores sone ne SHBA


Pavarësisht se Covid-19 ka filluar të humbasë fuqinë vepruese për këtë sezon, për disa anëtarë të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët Amerikën e kanë parë gjithmonë si tokën e lirisë dhe të ëndrrave, kujtimet e kësaj periudhe do të jenë të dhimbshme.


Është mbi 50 numri total i bashkëkombasve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi dhe Maqedonia e Veriut që kanë humbur betejën me virusin, duke kaluar edhe numrin total të vdekjeve në Shqipëri. Me këtë rast, i shprehim ngushëllimet e thella dhe të sinqerta të gjithë familjarëve dhe miqve të tyre. Përveç dhimbjes së madhe, në shumë raste ata nuk kanë mundur as t’i thonë lamtumirën e fundit të dashurve të zemrës.


Ndërmjet tyre, Agron Vraja (51), anëtari i Këshillit Bashkiak në Lezhë dhe Doktor Raif Krasniqi (77) kanë humbur jetën teksa ishin vizitorë në Nju Jork tek familjarët e tyre. Përveçse u larguan nga kjo jetë dhe askush nga të afërmit nuk mundi t’i qëndronte afër në momentet e vështira të sëmundjes, për shumë arsye, ata nuk mund të varroseshin në Nju Jork. Bashkë me to, edhe dy qytetarë shqiptaro-amerikanë, Ponari (47) dhe Vuktilaj (53) kishin lënë amanet – trupat e tyre duhet të ktheheshin në Shqipëri.




Disa ditë pas ngjarjes, Ambasada u njoftua se kthimi në Shqipëri i personave që kanë humbur jetën gjatë periudhës së pandemisë nuk po kryhej dot. Deri sa të hapeshin fluturimet normale me Europën kthimet ishin mision i pamundur.


Procedurat e kthimit të shtetasve, normalisht ndiqen nga familjarët, por këto nuk janë kohë të zakonshme. Ambasada Shqiptare në Uashington DC u angazhua menjëherë për të shfrytëzuar çdo hapsirë të mundshme. Ajo kontaktoi me një sërë institucionesh dhe koordinoi njëkohësisht me familjarët, Qeverinë Shqiptare, Ambasadën Italiane në Uashington DC, Konsullatën italiane në Nju Jork, drejtuesit e kompanisë Alitalia në Romë dhe në SHBA, drejtuesit e Air Albania, shtëpitë funerale në SHBA, Itali dhe Shqipëri, dhe me disa institucione të ndërmjetme që përgatisin dokumentacionin dhe lëshojnë lejet respektive me qëllim transferimin e trupave drejt Shqipërisë.


Pjesa më e madhe e qytetarëve me origjinë shqiptare që humbën jetën me Covid-19 do të prehen në tokën amerikane, që u bë për ta atdheu i dytë. Ndërsa sot, më 8 maj, trupat e Doktor Raifit, Gjekës, Agronit dhe Hamdiut kanë arritur në vendlindje dhe u varrosën në tokën shqiptare. Amaneti u krye!


Unë munda të dërgoj një kurorë me lule në Lezhë, pranë varrit të Agronit. Do doja që këtë kurorë të mund ta çoja tek secili prej shqiptarëve që e humbën betejën me jetën këtë pranverë.


I përjetshëm kujtimi i tyre!
 

legjenda

Tetova


Advertisment
Kufijtë e Kroacisë prej sot në mëngjes janë hapur, ndërsa sipas këtij vendimi, qytetarëve kroatë iu lejohet që të vijnë dhe të dalin jashtë vendit, duke i respektuar rekomandimet e përgjithshme dhe të veçanta të Institutit kroat të Shëndetit Publik.



Shtabi i Krizës sqaroi se qytetarët e vendeve anëtare të BE-së dhe anëtarët e familjeve të tyre, si dhe qytetar të vendeve të treta me qëndrim afatgjat, kanë të drejtë të hynë në Kroaci për shkaqe afariste dhe interesa ekonomikë, transmeton portali Indeks.


Të drejtë hyrje në Kroaci kanë edhe personat me të drejtë qëndrimi në bazë të direktivave të tjera të BE-së ose të drejtës nacionale. Në mesin e përjashtimeve për hyrje në vend është edhe ai për shkaqe personale urgjente.




Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh tha se për momentin nuk mendon për të vendosur testime në kufijtë
 

legjenda

Tetova






Ndalimi i qarkullimit në Bashkimin Evropian do të zgjatet



Prej gati dy muajsh kufijtë e Bashkimit Evropian janë të mbyllura në shkallë të gjerë - për shkak të krizës së Coronës vetëm pak njerëzve u lejohet të qarkullojnë nga një vend në tjetrin. Brukseli nuk dëshiron të ndryshojë gjë tani për tani, sepse situata është "e paqëndrueshme".
Për shkak të pandemisë së Coronës Komisioni i BE-së ka rekomanduar që ndalimi i qarkullimit të lirë të zgjatet edhe një herë. Autoritetet e Brukselit u kërkuan shteteve anëtare që t'i lënë në fuqi kufizimet deri më 15 qershor. Ndalimi i qarkullimit u vendos për herë të parë në mes të marsit. Deri tani ai është zgjatur një herë - deri në mes të muajit maj.
Të përjashtuar nga ky rregull janë qytetarët e BE dhe të huajt që kanë leje të përhershme qëndrimi në shtetet anëtare. Të përjashtuar janë gjithashtu personeli mjekësor dhe ekspertët e tjerë të nevojshëm për të luftuar pandeminë, të punësuarit në ndërmarrjet e transportit dhe punëtorët sezonalë.
Polen Swiecko Grenze zu Deutschland | Coronavirus | Kontrollen (DW/A. Horbacz)
Kufiri gjermano-polak, Sviecko
Hapje në dy faza
Ndërsa disa shtete anëtare të BE-së i kanë zbutur rregullat e tyre kundër përhapjes së virusit, situata në Evropë dhe në mbarë botën mbetet e paqëndrueshme, deklaroi Komisioni. "Prandaj masat në kufijtë e jashtëm duhet të vazhdojnë për të zvogëluar rrezikun e përhapjes më tej të sëmundjes përmes udhëtimeve në BE".
Qëllimi kryesor mbetet rivendosja e lirisë së plotë të lëvizjes në zonën Shengen, sapo kjo të jetë e mundur nga situata shëndetësore, tha Komisionerja e Brendshme e BE, Ylva Johansson. Ajo premtoi një hapje dyfazore: së pari, do të hiqen gradualisht kontrollet në kufijtë e brendshëm dhe pas kësaj mund të hiqem kufizimet në kufijtë e jashtëm.
14 ditë karantinë
Kufizimin e lirisë së qarkullimit e kanë vendosur të gjitha vendet e BE-së, me përjashtim të Irlandës, si dhe vendet e asociuara me Shengenin: Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra. Komisioni i BE-së vetëm mund të rekomandojë zgjatjen e kësaj mase. Zbatimi është në kompetencën e qeverive të shteteve anëtare. Shumë anëtarë të BE-së - përfshirë Gjermaninë - kanë vendosur gjithashtu mbylljen e kufijve të brendshëm me vendet e tjera të BE. Kjo do të thotë që kush nuk është gjerman ose nuk ka leje të përhershme qëndimi në Gjermani mund të hyjë në vend vetëm për arsye "madhore ". Dhe kushdo që hyn në Gjermani duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë./DW/
pp/ag
 
Top