• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gjërat të cilat një femër kurrë nuk duhet t’i bëjë për një mashkull

Femrat natyrisht që janë persona me të qetë në krahasim me meshkujt, ndërsa në të shumtën e rasteve ato iu nënshtrohen në tërësi të dashurve të tyre.
Ekzistojnë disa gjëra të cilat një femër kurrë nuk duhet t'i ndalojë për shkak të një mashkulli, pavarësisht sa shumë është e dashuruar te ai.

Të dorëzohet nga ëndërrat e saj
Nëse keni dëshiruar çdo herë që të bëheni mësuese atëherë vazhdojeni ëndërrën tuaj. Mos lejoni që ai të ndikojë në të ardhmen tuaj, për të cilën ju keni jetuar çdo herë.

Të e ndryshojë karakterin
Secili prej nesh ka karaktere të ndryshme dhe është e paarsyeshme që atë ta ndërrojmë për një mashkull. Ai duhet të mundohet të respektojë karakterin tënd e jo ta ndryshojë atë. Ai duhet të të dojë për atë çfarë je e jo për atë çfarë ai dëshiron që ti të bëhesh.

Të sakrifikojë kohën me shoqet
اdokush nga ne mendon se 24 orë nuk na mjaftojnë për një ditë. Kohën e lirë ju zakonisht e kaloni me të dashurin, mirëpo kjo nuk do të thotë se ju duhet të neglizhoni shoqet apo shokët. Ju duhet ta ndani kohën e lirë të cilën duhet ta kaloni me familjen, të afërmit, shokët e shoqet dhe me të dashurin.

Të lejojë ta kontrollojë
Ju jeni shumë e dashuruar te ai, mirëpo kjo nuk do të thotë se ai duhet të ketë kontroll të plotë te ti. Në një marrëdhënie, më e rëndësishmja është që vendimet të mirren në bashkësi. Ai nuk ka të drejtë që të merr një vendim final mbi jetën tuaj.

Të ketë fëmijë pa dëshirë
Nëse ti dhe i dashuri juaj dëshironi të keni fëmijë atëherë kjo është një ide fantastike. Sidoqoftë, nëse i dashuri juaj dëshiron që të keni fëmijë teksa ju nuk dëshironi një gjë të tillë, atëherë ju nuk duhet të jeni shtatëzënë vetëm sa për ta kënaqur atë. Të kesh fëmijë është një vendim i madh i cili kërkon të mirret me seriozitet të lartë.
gazeta bota sot
 
Top