• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gjeniu i FV..

Pe: Gjeniu i FV..

* Si të veprojmë kur ju pickojnë mushkonjat apo ndonjë insekt tjetër?

1- Vini sipër vendit të pickuar pastë dhëmbësh,që të kalojë kruaja.
2- Ose ngjyeni një kruajtëse veshi në lëng limoni e lyeni vendin e pickuar.
3- E spërkasni vendin me pak llak.
4- Vini sipër pickimit sapun jeshil ose sapun Marseje(Masalia), apo çdo lloj tjetër sapuni ,por me këtë të fundit rezultati s'është shumë i mirë
5- Mos e kruani vendin e pickuar, por vini sipër kompresa me ujë shumë të ftohtë ose 1 letër me çaj (që zhytet) të lagur.
6- Nëse bebet i pickon mushkonja, vini mbi shenjën e kuqe të pickimit një letër çaji që e zhysni në ujë te nxehtë . KUJDES mos digjni lëkurën e fëmijës
7- Mund te vini edhe majdanoz të freskët te pickimi ,duke e fërkuar,e lini vendin të zbuluar 45'

1- Nëse ju ka pickuar bleta, fërkojeni vendin e pickuar me 1/2 qepë për 10'-15'.
2- Nëse ju ka pickuar bleta ose grerëza ,merrni 1 aspirine , e shkrini në pak ujë e këtë masë vëreni te pickimi

Nëse ju rrethojnë grerëzat aty ku banoni,i largoni ne mënyre ekologjike. Shtypni në gudhi ose me çekan karafila(që hedhim në ëmbëlsira)dhe i vini në një tas. Ato s'e durojnë dot këtë aromë e largohen


* Si te heqin eren e keqe nga atletet

Atletet janë një veshje sportive tepër e rehatshme, mirëpo kanë një problem të vogël: lëshojnë erë, pasi i mbajmë veshur përgjatë një dite të tërë. Ja sesi mund ta eliminosh këtë problem:

1.Nëse ke në dispozicion një nga ato sprait që janë enkas për t’i dhënë aromë atleteve, do të ishte shumë mirë. Por nëse s'ke një të tillë, atëherë mund të ndjekësh disa rrugë, duke pasur parasysh se gjithçka duhet bërë në mbrëmje, përpara se të biesh të flesh, në mënyrë që të merren që të kryeje efekt brenda 12 orësh

2. Kështu, pasi të heqësh këpucët, fut brenda tyre një sasi të konsiderueshme sode dhe shpërndarje mirë në brendësi. Pozicionoji në një vend të ajrosur dhe lëri aty përgjatë të gjithë natës.

3.Por metoda më efikase është një tjetër. Merr një got ujë dhe hidh brenda 5 lugë sode. Më pas merr dy çorape dhe futi në gotë, duke i zhytur mirë. Më pas vendos dy çorapet e lagura në brendësi të çdo atleteje dhe mbylli në mënyrë hermetike brenda një kutie, qoftë edhe ajo me të cilën i ke blerë. Kështu do të ndihmosh veprimin e sodës, që në një ambient acidik si ai i këpucëve mund të nxjerrë një sasi më të madhe të anidridës karbonike, që do të ulë oksigjenin dhe do të vrasë bakteret e pranishme në atlete, që shkaktojnë erën e keqe. Mëngjesin pasardhës nxirr atletet nga kutia dhe vendosi në një kënd të dhomës, ose më mirë në diell, për t’u tharë sa më mirë nëse është e nevojshme.
Burimi: ikub.al
 
Titulli: Gjeniu i FV..

* Axhenda jote e bukurisë në një vit

Shëno këto pika strategjike takimi me të ndjerit mirë. Dhe do kalosh një vit në formë të shkëlqyer

Do regjistrohesh në palestër dhe do e frekuentosh rregullisht. Nuk do takohesh me atë shtrigën që të bën të ndihesh keq sa herë e sheh. Do vendosësh më shumë autoritet në zyrë. Sa vendime ke vendosur për këtë vit në axhendë? Me siguri shumë. Por ka një më të rëndësishëm nga të gjitha: të kujdesesh për veten. Ja kalendari i ndarë sipas atyre që duhet të bësh në çdo sezon të vitit. Bukuria, shëndeti, forma e mirë duken si një punë me kohë të plotë, por kjo është puna më e rëndësishme.

Nga janari deri në mars

Merr shumë Omega 3. Këto acide yndyrore thelbësore ushqejnë lëkurën dhe bëjnë që ajo mos ta humbë nga të ftohtët elasticitetin dhe hidratimin. Ha më shumë ushqime që janë të pasura me to (salmon, sardele dhe fruta të thata) ose merri si plotësues ushqimor.

Kërkoji estetistes një trajtim ushqyes për fytyrën që përfshin edhe një masazh për të riaktivizuar qarkullimin: shërben për t’i dhënë kompaktësi dhe lëmueshmëri lëkurës së acaruar, me shenjat e shprehive të theksuara nga të ftohtët.

Hiq njollat, nishanet, kapilarët dhe qimet me lazer. ثshtë momenti i duhur për trajtimet që eleminojnë papërsosmëritë që shkakton përqendrimi i melaninës: ato bëhen në lëkurë jo të nxirë dhe është e ndaluar të marrësh diell në 6 javët pasuese. Për sa i takon kapilarëve sipërfaqësor (të shkaktuara për shembull nga pilulat e kontraceptivëve), stina e çorapeve të pambukta është ideale për t’i fshirë me lazer. Ok dhe për depilimin përfundimtar: ia vlen nëse ke lëkurë të bardhë dhe qime të errëta. Lazeri lëshon një dritë që shkatërron rrënjën e qimes brenda 6-8 seancash për 4-6 javë.

Bëj banjo turke dhe sauna. Ndihmojnë për të nxjerrë jashtë papëstërtitë dhe për të forcuar sistemin imunitar. Në dimër është më mirë e para sepse avulli i bën mirë mukozave të rrugëve të frymëmarrjes, ndërkohë që ajri i thatë i saunës mund t’i acarojë.

Ajros shtëpinë. Dhoma e gjumit duhet të jetë e freskët për mos të ç’ekuilibruar orën tënde biologjike, sepse temperatura e trupit bie kur je duke fjetur.

Bëji vetes një dhuratë në llixha ose banja të ngrohta. Lëkura vuan sepse era, i ftohti dhe mjediset e brendshme të ngrohura shumë e dehidratojnë. Llojet më të rekomanduara të ujërave janë: me squfur nëse e ke lëkurën të yndyrshme, me arsenik dhe hekur nëse është delikate dhe solfat-bikarbonat nëse është e acaruar.

Bëje efikase dietën qw je duke ndjekur me këtë lloj çaji: ziej për 3 minuta në 1 litër ujë dyzet gram fikus, njëzet gram frashër, 25 gram bar blete, 15 gram rrënjë jamballi. Pije veçmas vakteve.

Periudha prill qershor

1. Jepi me vitaminën C! Për një muaj, përveç kremit të zakonshëm, apliko në fytyrë një serum të përqendruar me vitaminë C, apo lëngun vajor që ndodhet brenda kapsulave të vitaminave C: energji e pastër për qelizat.

2. Aktivizo ngjyrën. Në vend që të rrezatohesh me llamba, për një ngjyrë të shëndetshme, kërkoji estetistes një peeling eksfoliant, një masazh për qarkullimin e gjakut dhe një trajtim me substanca nxitëse.

3. Fillo të sulmosh celulitin. Shko tek dermatologu për të zbuluar problemin tënd. ثshtë çasti i duhur për të përdorur në mënyrë konstante produkte me bazë substancash farmaceutike (si levotiroksina e shoqëruar me eskinën, e cila ka aftësinë të veprojë në thellësi, të reduktojë grumbullimin e ujit dhe yndyranve dhe lëshimin e lëkurës). Trajtimet bëhen në cikle: 4 javë kurë, 4 pauzë, pastaj përsëri 4 të tjera trajtim e me radhë.

4. Gjej plotësuesin tënd ushqimor. Që të kesh rezultate në qershor, duhet ta nisësh në prill. Zgjidh atë që është më i përshtatshëm për ty: drenazhues (ekstrakt farash rrushi, çaj jeshil, boronica); kundër fryrjes (ananas) ose kundër yndyrnave (kafeinë, fikus). Por mos i përziej kurrë integratorët: mund të reduktojnë efikasitetin e tjetrit. Këshillohu me mjekun për të shmangur kokteje të panevojshëm ose të rrezikshëm.

5. Kontrollo nishanet Pranvera është periudha kur duhet t’i kushtohemi parandalimit onkologjik, edhe të lëkurës. Lër një vizitë te dermatologu për të bërë një hartë të nishaneve dhe për të vlerësuar nëse ndonjë paraqet rrezik.

6. Shko në një spa. Lëkura, që nuk është më e sulmuar nga i ftohti dhe as nuk është ekspozuar ende në diellin e fortë, është gati për të përfituar në maksimum nga skrabi, masazhet dhe kurat hidratuese.

7. Programo 2 javë detox (në faqet e revistës ke një program të plotë detoksikimi)

Jo ushqime të skuqura, të paketuara, djathëra të stazhionuar, pjata të përpunuara, të ëmbla me krem, pana dhe çokollatë. Kujdes me kripën, e cila favorizon grumbullimin e ujërave. Kufizo çajin, kafen dhe pijet alkoolike. Zgjidh brumëra dhe oriz integral dhe fruta e perime për t’i pastruar me themel zorrët. Po gatimeve të lehta: pjekies për mishin dhe avullit për perime.

Kontrollo kondicionerin. Para majit thirr teknikun: në filtra grumbullohen pluhur dhe papastërti që mund të favorizojnë alergjitë dhe astmën.

Kujtesë për disa veprime shumë të rëndësishme

اdo ditë


Rituali i zgjimit. Kalo mbi fytyrë një tampon pambuku me ujë të aromatizuar me veti qetësuese. Pastaj përhap një krem hidratues dhe antioksidues.

Bëj një shëtitje. Forma më e lehtë për të pasur kofshë dhe vithe të tonifikuara? Ec me hap të shpejtë për nja gjysmë ore. Ose një çerek ore në mëngjes dhe një orë pasdite.

Jeto eko-fit. Ngjitu dhe zbrit një stacion më parë, mos merr ashensorin dhe mos e përdor makinën përveçse në raste të domosdoshme.

Rituali i natës së mirë. Apliko në fytyrë qumështin pastrues, masazhoje me mollëzat e gishtave dhe shpëlaje me ujë; apliko tonikun, tamponoje dhe përfundoje me kremin kundër rrudhë.

Nxirre stresin para se të flesh. Për të lënë pas shpatullave tensionet e ditës, bëj këtë ushtrim joge: ulu me këmbët e kryqëzuara, duke e mbajtur shpinën drejt, mbylle vrimën e djathtë të hundës me gishtin e madh të dorës së djathtë dhe merr frymë me vrimën e majtë të hundës , pastaj mbyll vrimën e majtë të hundës me gishtin e madh të dorës së majtë dhe merr frymë me vrimën e djathtë të hundës. Vazhdo kështu për 5 minuta.

Rregulli i pesës. Po të hash 3 racione perimesh dhe 2 frutash në ditë do e kesh më të lehtë seç e mendon: fillo në mëngjes me një frut të stinës, ha një vakt të ndërmjetëm me perime të gjalla (karota, selino, rrepa), në drekë ha perime të gatuara (spinaq, lakra, kunguj) ose një sallatë, si snack një gotë me perime të centrifuguara ose një frut dhe në darkë supë.

Nga korriku në shtator

1.Ndal peeling-ut shumë eksfoliues: e bën më të hollë epidermën që në diell rrezikon të digjet ose të mbushet me njolla. Forcoje me gommage të lehta që eleminojnë qelizat e vdekura, papastërtitë dhe yndyrën e sipërme. Ok maskave me bazë acidesh frutash dhe kremrave antioksidantë me vitaminë A dhe C, ginkgo biloba dhe ginseng: mposhtin radikalet e lira që rriten me ekspozimin në diell. اdo mbrëmje masazho bërrylat dhe gjunjtë me lëng limoni.

2. Abronxohu së brendshmi. Ndihmohu nga një integrator specifik: substancat e duhura janë betakaroteni, likopeni, luteina dhe seleni. Fillo në prill me një kapsul në ditë dhe dyfishoje dozën 15 ditë para se të ekspozohesh në diell. Vazhdoje gjatë pushimeve dhe 7 ditë pas kthimit. Nuk të pëlqejnë integratorët? Mbrohu duke ngrënë kos probiotik, që forcon mbrojtjen natyrale të lëkurës. Shto në menu karota, speca, domate, pjepër, kivi, mango: të gjitha kapin rrezet e diellit.

3. Shpalli luftë fryrjes. Apliko në vithe, kofshë dhe bark një përzierje balte termale dhe rrotullo rreth vetes një cipë transparente për 15 minuta. Pastaj bëj një banjë në vaskë ku ke hedhur gjysmë kile kripë të ashpër për drenazhim.

4. Bëj ca seanca solari. Për të shmangur sikletin e lëkurës qumështore dhe për të tharë puçrrat e fytyrës, shpinës dhe dekoltesë. Por ki parasysh se abronxatura artificiale nuk e riparon nxirjen pjesë-pjesë.

5. Ngrije tensionin Nëse ngritjet e para të temperaturës të vënë poshtë, pije këtë çaj dy herë në ditë: ziej për tre minuta 5 gram jamball, ginseng, 15 g tërshërë dhe murriz, 20 g bar mjekësor. Mbaje kanën në frigorifer.

6. Prenoto një seancë pedikyri me veti kuruese dhe estetike, duke qenë se sandalet do jenë elementi kyç i look-ut tënd. Kujdesi për këmbët do të ndihmojë edhe për të parandaluar infeksionet dhe dëmtimet e thonjve kur të veshësh përsëri këpucët.

Nga tetori në dhjetor

1. Bëj pastrime me themel. Kërko në qendrën estetike një pastrim të thellë fytyre me gommage, për të eleminuar pikat e zeza të nxitura nga dielli. ثshtë çast i përkryer për një kujdes rigjenerues me bazë acidi salicilik ose retinoli, që ta përdorësh si krem dite ose serum në mbrëmje.

Ndalo rënien e flokëve, që intensifikohet në këtë sezon. Stimulo rrënjën e flokëve, për tre muaj, duke marrë nga goja kapsula vitamine B5, B6 dhe B8, zink dhe cisteinë.
Ruaj shkëlqimin. Mund të nisësh në çdo moshë të përdorësh përbërësit aktivë që mbrojnë lëkurën nga plakja. Antioksidantët me efikas janë: vitamina A, E, C, seleni, koenzima Q10, polifenolet dhe likopeni. Dhe pi një litër ujë në ditë: kur fillon të ftohtët, nuk të vete mendja për të pirë ujë dhe rrezikon të dehidratohesh.
Fuqizo mbrojtjen. Furnizohu me ushqime të pasura me zink: peshk (zëvendëso mishin në drekë dhe darkë), drithëra (në mëngjes, por edhe makarona dhe oriz të kombinuara me perime bishtajore ose të shtuara në supa), fruta të thata. اdo 10 ditë ha një biftek mëlçie: i përmban të gjitha vitaminat e grupi B që stimulojnë formimin e antitrupave. ثmbëlsoje çajin, kafen dhe qumështin me mjaltë, është një antibakterial natyral. Ashtu si dhe hudhra që mund t’ua shtosh gatimeve (në darkë J)
Parandalo rrufën. Vaksina zvogëlon mundësinë për t’u sëmurur ose, nëse ndodh, pakëson simptomat. Për mbulim maksimal, duhet bërë brenda nëntorit.
Check-up please. Analizat dhe kontrollet për gjendjen e përgjithshme mund t’i bësh gjatë gjithë vitit, por çasti më i mirë është kur kthehesh nga pushimet, kur je në kulm të formës.
Mendo për pushime. Vërtet, në këtë periudhë sapo je kthyer, por të pushosh vetëm një herë në vit, nuk është dhe aq e shëndetshme për zemrën dhe arteriet. Prandaj, axhendën në dorë dhe shëno gjithë mundësitë (pushime zyrtare dhe fundjava të gjata) që të presin.


Dy herë në javë

Shko në palestër. Kombino aktivitetet për forcimin e muskujve që të tonifikohesh me ato kardio që të dobësohesh ose të qëndrosh e dobët. Shembull: vegla dhe vrap, joga dhe ushtrime toke.


Një herë në javë

Bëj maskë. Vendos në flokë një maskë ushqyese dhe lëre të veprojë për një çerek ore. Përfito për të bërë një peeling të lehtë në fytyrë pasuar nga një maskë pastruese nëse e ke lëkurën e yndyrshme, hidratuese nëse e ke të thatë dhe kundër rrudhave nëse të janë shfaqur ca vija. Madame Mapo iu ka furnizuar në numrat e mëparshëm me maska të shumëllojta dhe specifike e do e bëjë këtë gjë vazhdimisht. Mbaje 5-10 minuta, shpëlaje dhe përhap kremin mbi fytyrë. Nëse i ke flokët e thatë, para se të shkosh për të fjetur, vër një vaj trajtues specifik dhe mbaje gjithë natën.

Një herë në muaj

Mos harro dyllin. Vetëm në tregohesh e rregullt, qimet do rriten më ngadalë dhe më të rralla. Depilohu kur afron hëna e plotë: qimet rriten më ngadalë në fazën e ngrënies.

Dezintoksikohu Fundjavën e parë të muajit për shembull, hiq dorë nga karbohidratet (bukë, makarona, pica), ëmblsirat dhe yndyrnat shtazore dhe ushqehu me perime dhe fruta, një racion mish të bardhë ose peshk pa yndyrë me pak oriz integral në drekë dhe darkë.

Një masazh. Nuk është luks: kërkimet shkencore thonë se masazhet ulin nivelin e kortizolit, hormon i stresit dhe ulin rrezikun e sëmundjeve.


اdo tre muaj

Në palestër, ndrysho rutinë

Jo thjesht që mos të mërzitesh, por edhe sepse trupi yt mësohet me ushtrimet që nuk kanë më dhe aq efekt pastaj: regjistrohu në palestra që kanë programe të reja, ose ndrysho programin me instruktorin e palestrës tënde.

Hidh furçën e dhëmbëve

Fibrat konsumohen, përveç se mbushen me baktere, nuk pastrojnë mirë. Shënoji te bishti me një penel datën e skadencës.


Një herë në vit

Lërë orar te dentisti. Pastron gurëzat e njeh situatën.
Burimi: mapo
 
Titulli: Gjeniu i FV..

Ja si të vendosni sa më mirë produktet në frigorifer!

Sot për të mbushur frigoriferin është një privilegj. Pra, për tju ndihmuar për të mbajtur sa më mirë produktet tuaja ja disa këshilla për të vendosur produktet në frigorifer sa më mirë:

- Vezët duhet të vendoset atje ku temperatura është më e vazhdueshme, që do të thotë, në pjesën e mesme të frigoriferit. Për më tepër, edhe në qoftë se frigoriferët janë të përbërë shpesh nga një sirtar për vezë, është më mirë për ti lënë ato në paketimin e tyre origjinal, në vend që ti transferoni në sirtarin që ndodhet ne frigorifer zakonisht në derën e frigoriferit.

- Qumështi është vendosur në përgjithësi sipër mbi të gjitha kur ajo duhet vetëm të vendoset sa më të ulët të jetë e mundur, pasi poshtë është pjesa më e ftohtë e frigoriferit.

- Kremi bardhë, kosi, kosi frutave, djathi etj produkte bulmetore, duhet të vendosen gjithashtu nga fundi frigoriferit ashtu si qumështi, për të patur një temperaturë sa më të freskët dmth më konservatore.

- Vendoseni mishin e paketuar në vendin më të ftohtë të frigoriferit, në pjesën e akullt të frigoriferit pasi është një nga produktet që duhet të vendoset në një ftohtësi sa më të madhe nën 0 gradë.

- Perimet
rezistojnë më gjatë atje ku ka lagështi. Nëse frigoriferi juaj përmban rafte atëherë i vendosni në to, mqs lagështia në këto kuti rafti është më e rëndësishme. Perimet i lini mundësisht në paketimet e tyre origjinale .

- Frutat vendosen në një qeskë të mbyllur pak vetëm limonat jo nuk kanë nevojë ti vendosni në një qeskë të mbyllur.

Këshillë: mos i lani frutat dhe perimet, i lani ato vetëm kur ju do i përdorni. Uji i lejon bakteret të rritet shpejt, dhe fruta dhe perime për këtë arsye kalbet shpejt.
Përgatiti: Love
 
Titulli: Gjeniu i FV..

Si të lidhni një kravatë..




Si të hiqni njollat nga mobiljet?

Druri duhet të mbrohet në kontakt me disa produkte, që mund ta prishin atë, për këtë arsye nuk duhet të mbështesni asnjëherë sipër mobiljeve shishe alkooli, detergjent amoniaku ose parfum.



Por nëse është vonë dhe njolla ka marrë formën e saj, provoni ta hiqni me një perzierje alkooli dhe vaj.

Një mënyrë tjetër më e komplikuar, është ajo e përdorimit të alkoolit metilik, vendoseni pjesën që duhet të trajtoni në mënyrë vertikale dhe vërini zjarr, alkooli: duke e djegur atë nga poshtë lart. Në këtë mënyrë do të keni një trasparencë të siperfaqes, për ta mbuluar këtë vendosni llak përkatësisht për drurin.
Per te eliminuar njollat e vajit, fshijeni me një copë te njomur me trielinë .


Si të shkruajmë një ftesë dasme..

Duhet të jemi sa më origjinalë dhe sa më të thjeshtë. Ftesa e dasmës është një detaj tepër domethënës, që paraprin një nga eventet më të rëndësishme të jetës suaj.
Në ftesën që ju do të dërgoni tek të gjithë të afërmit dhe miqtë tuaj duhet të duket se sa i rëndësishëm është për ju ky event.
Ftesa duhet dërguar të paktën gjashtë javë përpara eventit te madh, në mënyrë që të ftuarit të jenë në gjendje të planifikojnë angazhimet e tyre.



Hapi I
Vendosni se kush do të japë lajmin e madh të martesës, prindërit e ciftit apo vetë burri dhe gruaja.

Hapi II
Vendosni nëse ftesa juaj do të jetë formale apo joformale. Mund të përdorni një mënyrë formale të të shkruajturit si psh: ‘Z. dhe Znj. …’ apo thjesht një mënyrë të shprehuri si psh: ‘Jeni të mirëpritur’.

Hapi III
Përdorni shprehje të tipit: ‘do të na nderonte prezenca juaj’ ose shprehje më pak formale si ‘do të na pëlqente pjesëmarrja juaj’.

Hapi IV
Shkruani me rradhë emrat e gruas dhe të burrit të bashkangjitur.

Hapi V
Shkruani datën, psh: ‘E premte, 9 Gusht, 2001’

Hapi VI
Përmendni orën e ceremonisë, psh: ‘në orën 10’

Hapi VII
Përmendi saktë dhe qartë vendin duke u ndihmuar nga adresa e plotë dhe e kuptueshme..

اfare ju duhet:
Stirolaps
Letër shkrimi e thjeshtë ose e porositur
Pulla poste
Ftesë dasmash të gatëshme
 
Last edited by a moderator:
Titulli: Gjeniu i FV..

Ja si të zhdukni erën e keqe të këmbëve!

  • Erë e keqe këmbësh?! Përdorimi i disa metodave natyrale bën që ju t’i shpëtoni këmbët tuaja përgjithmonë nga ky shqetësim mjaft i bezdisshëm. Këto mënyra janë efikase dhe aspak të kushtueshme…


Teknikat

Për çfarë janë të dobishme mënyrat shëruese natyrale? Për faktin se kanë qenë rezistuese gjatë gjithë kohërave. Në këtë rast ato do t’ju ndihmojë të hiqni erën e keqe të këmbëve. Padyshim që farmacitë ofrojnë shumë produkte, kremra, deodorant etj. Por shumë persona kërkojnë të përdorin të njëjtat produkte që përdornin dikur gjyshet e tyre, të cilat ishin mjaft efikase dhe të lira.

Shkaqet e erës së keqe të këmbëve


Para së gjithash është e rëndësishme të kuptoni se çfarë duhet të luftoni. Shkaqet e erës së keqe të këmbëve janë të ndryshme: mosbalancimi hormonal, këpucë të përzgjedhura në mënyrë të gabuar, si dhe aktivitet fizik intensiv. Por në 9 nga 10 raste faji është i infeksioneve fungale (të kërpudhave) që godasin këmbët. Lëkura e këmbëve shpesh ka plasaritje dhe çarje dhe këto janë shumë të dashura për bakteret e ndryshme dhe kërpudhat patogjene. Gjithashtu, te këpucët verore krijohet një “efekt serrë”, duke krijuar në këtë mënyrë një mikroklimë të ngrohtë dhe të lagësht të favorshme për rritjen e kërpudhave dhe për pasojë një erë mjaft të keqe të këmbëve.

Si të eliminoni erën e keqe të këmbëve me përbërës natyral?

Për të luftuar këtë shqetësim të bezdisshëm ekzistojnë shumë mënyra të ndryshme. Të shohim ato më efikaset.

Gjëja më kryesore është të zgjidhni këpucët e duhura për këmbët. Absolutisht ju duhet t’i ndërroni çdo ditë çorapet tuaja, edhe pse nuk mund të mbajnë një erë të keqe. Më mirë të blini çorape pambuku sesa sintetike. Ndërsa këpucët t’i blini me vrima, apo të pëlhurta, duke u dhënë mundësi këmbëve të ajrosen. Dezinfektojini këpucët për të shkatërruar bakteret e pranishme. Mos harroni higjienën personale, lajini këmbët të paktën një herë në mëngjes dhe një herë në darkë.

Recetat e gjyshes

Një nga mjetet më efektive për të luftuar erën e keqe të këmbëve është lëvorja e lisit. Me ardhjen e verës, kur problemi është edhe më i madh, këshillohet që të paktën tri herë në javë të bëni banjë të këmbëve me lëngun e zier të lëvores së lisit. Në periudhat e tjera të vitit banjat e tilla janë të dobishme për parandalimin e djersitjes së këmbëve dhe ato duhet të bëhen të paktën një herë në javë. Për ta bërë këtë, merrni 5 lugë lëkurë lisi të copëtuar dhe hidhini në një enë me 1 litër ujë dhe lërini të ziejnë për 5-8 minuta dhe më pas prisni të thahen. Hiqini veç copat e lëkurës së lisit dhe ujit që ato zien shtojini 1 tjetër litër ujë të ftohtë dhe mbajini në të këmbët për 20 minuta. Bëni kujdes se mos digjeni! Nëse nuk ju pëlqen mënyra e sipërpërmendur për t’i bërë ballë erës së keqe të këmbëve, për këtë do t’ju ndihmojë një pluhur i veçantë. Merrni disa copëza të thata të lëkurës së lisit dhe bluajini ato derisa t’i ktheni në pluhur. Përpara se të shkoni në shtrat përhapeni këtë pluhur te këmbët tuaja dhe vishni çorape. Në mëngjes hiqini çorapet dhe lajini këmbët me ujë të ftohtë pa sapun. Gjithashtu, për të larguar erën e keqe të këmbëve dhe për të kontribuar në përmirësimin e qarkullimit të gjakut ndihmon edhe pajisja që është për banjën e këmbëve apo e quajtur ndërkombëtarisht footbaths. Më mirë këtë veprim bëjeni në mëngjes. Përgatitni dy prej këtyre enëve, një të mbushur me ujë të ftohtë dhe një me ujë të nxehtë dhe hidhini atyre kripë deti (rreth 50g në 4 litra ujë). Futini fillimisht këmbët për 2 minuta tek ena me ujë të ngrohtë dhe shumë shpejt kalojini ato tek ena tjetër me ujë të ftohtë për 10 sekonda. Përsëriteni këtë proces 4-5 herë. Nëse infeksioni i kërpudhave në këmbët tuaja manifestohet me mjaft forcë dhe ju vuani nga një erë super e keqe, për të trajtuar lëkurën e këmbëve tuaja ju mund të bëni banjë këmbësh me acid acetik. Për ta bërë këtë, në një tas me 3 litra ujë të ngrohtë hidhni 5 lugë uthull që përdorni në kuzhinë. Mbajini këmbët aty për 5-6 minuta dhe më pas shpëlajini po me ujë të ngrohtë. Larja me këtë mënyrë e këmbëve në mëngjes dhe në mbrëmje do të ndihmojë për të reduktuar ndjeshëm erën e këmbëve dhe manifestimin e kërpudhave brenda 3 ditëve. Por kujdes! Disa njerëzve u mbajnë erë këmbët si uthull, ndaj për ta kjo recetë nuk është e këshillueshme, sepse do ta përkeqësonte gjendjen.
G.Shqip
 
Titulli: Gjeniu i FV..

Një lugë sheqer kundër lemzës



SHBA - Në vitin 1971, mjeku Edgar Engelman kreu një studim për të gjetur nëse një lugë e vogël sheqeri ishte me të vërtetë një kurë efektive kundër lemzës. Ai mblodhi 20 pacientë te të cilët lemza zgjaste më shumë se 6 orë dhe në tetë prej tyre, u zgjaste edhe 24 orë.

Secilit prej pacientëve iu dha një lugë sheqer të bardhë (pa ujë) dhe 19 prej tyre patën përmirësim të menjëhershëm.

Andre Dubois, gastrolog nga Maryland, SHBA shkruante në “Libri i mjekut për ilaçet shtëpiake” se sheqeri përmirëson impulse nervore, të cilat më parë bënin që muskujt e diafragmës të tkurreshin vazhdimisht (duke shkaktuar lemzën).
shqiptarja.com
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Gjeniu i FV..

Si mund ta forcojmë sistemin imunitar
Ju ka ndodhur ndonjëherë të dëgjoni t’ju thonë se sistemi juaj imunitar i trupit ka rënë? اfarë nënkuptojmë me këtë shprehje? Ekspertët kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar.

Në organizmin tonë sistemi imunitar vepron vazhdimisht duke pakësuar çdo lloj sulmi të jashtëm ose të brendshëm. Për ta ndihmuar në punën e tij mbrojtëse, ai duhet forcuar, duke pasur një edukatë të mirë të ushqyerjes dhe duke përdorur substanca që e ndihmojnë atë. Ekspertët kanë dhënë disa mënyra se si mund ta forcojmë sistemin imunitar:
- Sistemi imunitar forcohet, nëse lejon organizmin të pushojë sa duhet, forcohet nëse nuk pi ose ul ndjeshëm pirjen e duhanit dhe alkoolit.
- Veprimtaria fizike ndikon në forcimin e tij, por më mirë nëse nuk është një veprimtari fizike e ngjeshur.
- Mënyra e duhur e të ngrënit. Të bësh një jetë të rregullt duke krijuar një rutinë në veprimtaritë që kryen, ndihmon uljen e stresit që është një prej shkaqeve kryesore jopatologjike, të funksionimit të keq të sistemit imunitar.
- Shumë mendojnë që sistemi imunitar ndikon vetëm në nivel fizik, por nuk është kështu, duke qenë se trupi ynë është vetëm një prej tri elementeve të një sistemi mjaft kompleks, ku përfshihet edhe mendja, edhe emocionet. Prandaj shmangni emocionet negative: ankth, stres, frikë, kështu do ta ndihmosh të forcohet.
- Disa substanca të caktuara na ndihmojnë të forcojmë sistemin tonë imunitar. E tillë është vitamina C, e cila duhet të jetë e përditshme në organizëm. Betakaroteni që gjendet në frutat me ngjyrë të kuqe ose portokalli, kontribuon rritjen e qelizave që janë në gjendje të reagojnë ndaj infeksioneve dhe t’i luftojnë ato.
Këto që përmendëm më lart janë disa nga këshillat që kanë përcjellë ekspertët, që ne të ndihemi më mirë dhe sistemi imunitar i trupit tonë të jetë më i fortë.
 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Gjeniu i FV..

Trajtim efektiv kundër njollave kafe (qukat) në fytyrë dhe trup



Njollat kafe të lëkurës ose qukat ne gjuhën popullore, janë një problem për shumë femra. Ato shkaktohen nga 2 faktorë:
1. Ekspozimi ne diell
2. Hormone femërore, estrogjeni i cili nxit prodhimin e melaninës nga melanocitet dhe çon në një hiperpigmentim të lëkurës, kryesisht sipër buzëve dhe poshtë pjesës së syve.

Kremrat me efekt zbardhues japin rezultat vetëm kur problemi është në hapat e parë dhe trajtimi është sipërfaqësor.

Për një trajtim më të thellë duhet të konsideroni një “peeling” apo trajtime me laser. Por siç dihet, parandalimi është gjithmonë më i mirë dhe më i këshillueshëm se kurimi, prandaj evitoni ekspozimin ne diell sa më shumë të jetë e mundur dhe përdorni gjithmonë kremra mbrojtës.

Dihet se ca orare të ditës nuk janë të rrezikshme për lëkurën e fytyrës, si ato në mëngjes herët dhe në muzg, por duke qenë se kur shkojmë në plazh nuk mundemi të përqendrohemi vetëm në këto orare, një kapele, syze dhe qëndrim pa diellin pingul mbi kokë, janë këshilla efektive.

Mjekja dermatologe, Monika Fida nga QSUT, thotë se një nga problemet kryesore te kësaj periudhe verore është shfaqja e njollave kafe të cilat mbeten të pariparueshme për gjithë periudhën e vitit dhe në vazhdim.

Mjekja dermatologe, Monika Fida, pranon se shumica e femrave shqiptare përballen çdo vit me stresin për shkak të njollave që shkaktohen nga rrezet e diellit të nxehtë.

Mjekët specialistë pohojnë se në shfaqjen e njollave kafe mund të ndikojnë edhe:
- fillimi i menopauzës që lidhet me uljen e nivelit të hormoneve femërore
- nëse përdor kontraceptive kundër shtatzënisë
- nëse je shtatzënë
- disa lloje farmaceutikësh
- parfume me alkool apo produktet për mbrojtje nga mushkonjat

Atëherë, si t’i trajtojmë:

Aplikoni lëng limoni çdo darkë para se të flini, duke përshkuar pjesën e lëkurës ku gjenden qukat, apo njollat kafe. Shpëlajeni ditën tjetër në mëngjes.

Si përgatitet kjo maskë me limon

Për të, nevojiten:1 kokërr mollë (tuli i mollës), 1 kokërr limon dhe pak sodë.

Mollën e grijmë bashke me lëngun e limonit e vendosim ne fytyre ku kemi njollat dhe e lëmë për 30 minuta dhe e shpëlajmë me ujë në të cilin do të hedhim sodë buke.

Kjo maskë do të ndihmojë që lëkura juaj të jetë rrezatuese, e pastër dhe zbardhuese. /n.k/noa
 

Tuana

Nada é por acaso!
Titulli: 25 menyra te lidhjes se shallit (VIDEO)

Kur jam ne nxitim per te dale e bej kete stilini '' The Europian Loop'',me plq keto dy stilet Magic trick & the waterfall.. jan shume praktik.:)

Disa menyra tjera te lidhjes se shallit...:)
[video=youtube;Ud6i-JQ5oeI]http://www.youtube.com/watch?v=Ud6i-JQ5oeI[/video]


 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: 25 menyra te lidhjes se shallit (VIDEO)

Si të lidhësh një shall në mënyrë "alla franceze"


Ndiqni instruksionet e kesaj videoje:

 

Sweetie

Anëtar i Respektuar
Titulli: Gjeniu i FV..

Si të mbajmë në rregull bizhuteritë

Shume ide për te sistemuar vathet, varëset, byzylykët etj.

Nëse pasioni juaj jane aksesoret por nuk i gjeni asnjëherë sepse janë shpërndarë ne te gjithë shtëpinë, atehere gjeni idenë qe bën për ju dhe vini ne rregull bizhuteritë!




1- Bizhuteritë ne kosha kashte. Koshat e kashtesh janë te bukur për tu ekspozuar ne tualet dhe ne këtë mënyrë te lejojnë te kesh çdo bizhu para syve.




2- Varësja e vjetër e rrobave. Jepini jete një varëse rrobash te vjetër, përdoreni për te varur varëset tuaja. Do te kesh ne rregull te gjitha varëset qe deri pak kohe as nuk e dinit qe i kishit, këtë mund ta vendosni ne një cep te dhomës tuaj te gjumit ose ne tualet.




3- Tabak mdf. Një ide tjetër e këndshme për te ekspozuar bizhuteritë por edhe aksesoret e tjerë. Gjeni dy tabak mdf ne ngjyre te bardhe, çdo njëra prej tyre me madhësi 100X150 te cilave mund ti shtosh një kornize ne ngjyrat e dhomës tuaj. Aplikoni disa doreza qeramike te ndara ne radhe këto do te shërbejnë për te mbajtur ne rregull bizhuteritë dhe çantat. Ne tabakun tjetër montoni disa panele druri me gjerësi 4-5 cm për këpucët. Ekspozitoret mund ti sistemoni ne toke ose ne dy stola.




4- Varëset ne kornizën e pasqyrës. Nëse ju pëlqejnë pasqyrat me kornize te madhe mund ta përdorni edhe si mbajtëse varësesh. Do tju mjaftoje ti varni ato ne cepat e kornizës se pasqyrës.




5- Korniza e vjetër objekti i duhur. Një ide për te vene ne rregull dhe për ti pasur gjithmonë te ekspozuara vathet, varëset dhe byzylykët, ju mjafton nje kornizë dhe një tel, si behet? Përdorni një kornize te vjetër dhe ne anët e saj vendosni tre ose katër thumba. Me pas kaloni telin nga njëra ane tek tjetra duke i fiksuar tek thumbat, ne këtë mënyrë do te keni një mbajtëse bizhuterish origjinale dhe low cost.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Gjeniu i FV..

Askush nuk e heq dorë nga një femër e tillë: 5 këshilla se si të bëheni gruaja e vetme

Kemi dëgjuar shpesh të thuhet se burrat nuk i lënë gratë e tyre për një tjetër më seksi, i lënë për një grua më interesante. ثshtë e vërtetë që jetojmë në një periudhë ku pjesa më e vështirë është të mbash interesin gjallë në një botë që rrethohemi nga teknologjia dhe shumë gjëra shpërqëndruese.

Po atëherë cilën lloj gruaje një mashkull nuk do të linte?

Meshkujt janë kuriozë. I tërheqin aventurat dhe misteri… Ja 5 hapa se si të bëheni AJO gruaja e vetme.

1- Një femër që nuk ka frikë të shprehë mendimin e saj:

Ka kaluar koha kur femrat duhet të ulnin kokën e të mos e shprehnin mendimin e tyre, tani jemi në një epokë ku më e kërkuara është ajo që është një dëgjuese e mirë por edhe nuk ka frikë të shprehë mendimin e saj.

2- Një femër konfidente për trupin e saj:

Të dish çfarë ke dhe ta duash atë. Një femër me vetëbesim është vërtetuar se është e duhura në çdo drejtim. Të gjithë kanë të meta vajza, rëndësi ka të dish t’i pranosh ato me krenari dhe konfidencë.

3- Ruan interesat e saj:

Nëse ai nuk e pëlqen llojin e muzikës që ju dëgjoni apo rrobat që ju vishni, kjo është në rregull. Fatmirësisht nuk jemi krijuar të gjithë për të menduar njësoj dhe është mirë që ju të ruani interes në zgjedhjet tuaja.

4- Një femër që di të pranojë një kompliment dhe di të kthejë mbrapsht një të tillë:

Mos u përpiqni të ktheni pas një kompliment që ju bëhet duke larguar vëmendjen nga vetja. Të marrësh një kompliment nga një mashkull apo femër tjetër herë pas here do t’ju bënte mirë. Mësoni të pranoni këto komplimente dhe të dini si të ktheni një mbrapsht.

5- Ajo kujdeset për veten:

Në çdo aspekt. Përkujdesja që ju bëni për veten do t’ju krijojë lidhje të forta edhe me të tjerët. Ashtu si trajtoni veten ashtu do t’ju trajtojnë edhe të tjerët. Këtu bëhet fjalë për veshjen, tualetin, mendimet e shumë anë të tjera.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Gjeniu i FV..

Meshkuj, doni t’i bini në sy një femre? Ja si të veproni…
Evitoni shqetësimin .Te femrat e bukura duhet të kapësh pas strategjisë sportive. “Silluni sikur të jeni në terrenin tuaj”.

Mënyra më e mirë që të mos refuzoheni nga një femër seksi është që të mos tregosh hapur se ‘vdes’ pas saj. Evito telefonatat e shpeshta dhe dëshirën për ta martuar që në takimin e parë.

Bëje të pasigurt

Gabimi më i madh i të gjithë meshkujve kur bëhet fjalë për ndjenjat është se ato i shprehin shumë qartë. Në këtë rast zhduken befasitë dhe kënaqësia. Mos u bëni gjithmonë meshkuj të dëgjueshëm të cilët në çdo thirrje janë gati, bëjeni të mendojë dhe të pyes se me kë ishit në ato momente. Bëjeni të jetë e pasigurt dhe me të vërtet do të ktheni vëmendjen e saj te ju.

Hidhuni në aksion

Në një rast kur një femër e bukur ka flirtuar gjatë me ju, mos e lejoni të tejzgjatjet ai vështrim. Një bukuroshe do të kthejë kokën në anën tjetër dhe do të kërkonte një mashkull me më shumë guxim dhe sigurisht që të gjithë do të donin të ishin pranë saj. Bëjeni hapin e parë dhe tregohu se je një person me vetëbesim, i dashur dhe ai i duhuri.

Bëje të mundohet

Njerëzit nuk i vlerësojnë gjërat për të cilat nuk mundohen. Në fakt kështu është me vajzat e bukura, të cilat i bëjnë meshkujt t’ju bien në gjunjë. Nëse bëni çdo gjë që ajo kërkon dhe i pëlqen, do ju kushtojë shumë dhe do jeni i pa vlerësuar dhe shumë shpejt edhe do ju japë notën minimale të vlerësimit. Bëjeni që ajo t’ju telefonojë më shumë se ju atë dhe kërkoni ndonjë shërbim të vogël që të mundohet. Sa më shumë që të mundohet, aq më shumë do të ju vlerësojë.

Bëhuni kreativ

Femrat e bukura gjithmonë janë të rrethuara nga meshkujt. Kujdes, nëse takon një femër të tillë bëhu kreativ dhe origjinal. Bëje të qeshë me barsoleta, që nuk i dëgjon prej meshkujve të tjerë. Ftojeni për kafe në një vend ku nuk shkon për ditë. Vetmia krijon intimitet dhe njëkohësisht sukses.

Bëhu mashkulli, që e di çfarë dëshiron

Bukuroshet duan djemtë që dinë çfarë duan dhe kanë plane. Për ketë arsye, kur të vini në një rast të tillë, paraprakisht mendoni çfarë do të thoni dhe çfarë do të vendosni, mos e sillni në pozicion të atillë që ajo të marrë vendime.
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Gjeniu i FV..

Foto/ Për t’u dukur e bukur nuk mjafton vetëm të zhvishesh

Pasioni për modën, artin dhe të bukurën e kanë shndërruar atë në një nga femrat më të bukura të momentit.

Ajo është bukuroshja nga Kuvajti Fatima Almomen e cila po ndërton karrierën e saj si arkitekte.

Por në rrjetet sociale ajo njihet për kombinimet plot shijë dhe elegancë që e bëjnë të duket një zonjë e vërtetë. E pra nuk mjafton vetëm të zhvishesh për t’u dukur sensuale dhe joshëse.







 
Top