Gjeneza e Sirenave

Ad Adi

Antarë i Respektuar
Gjithmone kam dashur te dij si u krijuan Sirenat. Ne fund,nisa te imagjinoj dhe te shkruaj kete perralle:

GJENEZA E SIRENAVE

Një herë e një kohë, në ishullin e Maltës, jetonte një djalë i vogël me gjyshen e tij. Ata ishin të varfër dhe të uritur dhe çdo natë gjyshja do t’i tregonte djalit
historinë e peshkut të artë të thellësive, për ta vënë në gjumë. Një ditë gjyshja i tha djalit se do të udhëtonte në një tokë të largët ,dhe, për shkak se ishte shumë e moshuar, ndofta nuk do të kishte kohë të mjaftueshme për t’u kthyer. Para se të largohej, ajo e paralajmëroi djalin të mos bëhej peshkatar dhe të mos shkonte pas peshkut të artë. Pastaj ajo u largua dhe nuk u kthye më.

Kur djali u rrit,ai bleu një rrjetë, një varkë, dhe shkoi të gjuante peshkun e artë. Ditën e parë ai kapi shumë peshq, por asnjë prej tyre nuk ishte i artë, dhe ai ja
dhuroi të gjithë peshqit e tij të varfërve. Peshkatarët e tjerë e tallën për atë që bëri. Por të nesërmen njerëzit e pasur u mblodhën rreth barkës, i shtynë mënjanë të varfërit dhe i morën për vete peshqit e djalit. Kur peshkatarët e tjerë e panë cfarë ndodhi, ata u zemëruan dhe e ndaluan djalin të peshkonte përsëri. Ata e nxorrën varkën e tij në breg dhe djali u kthye në kasollen e tij. Në mbrëmje vonë, ndërsa po gatuante peshkun e fundit të mbetur, djali dëgjoi një trokitje në derë. Ai e hapi dhe pa një grua të vjetër para tij. Gruaja i ngjante shumë gjyshes së tij të humbur, por djali prej kohësh e kishte harruar gjyshen e tij.

“Kush jeni ju?”, tha djali.

“Unë jam një grua e pastrehë, më lini të hyj brenda”, tha gruaja e vjetër.

Djali e lejoi . Kasollja vinte një erë të mirë peshku të skuqur.

“Unë jam një grua e uritur, më jepni dicka për të ngrënë”, tha gruaja e vjetër.

Djali mori të gjithë peshkun e skuqur, dhe ia dha gruas,dhe me të vërtetë ajo ishte shumë e uritur,sepse pas pak e gllabëroi të gjithë peshkun.

“Ju jeni një djalë zemërmirë”, tha gruaja “, kërkoni gjithçka që dëshironi dhe unë do t’ju a jap”.

“Unë dua të kap peshkun e artë”, tha djali, pa u menduar dy herë.

Gruaja buzëqeshi.

‘’ Nëse unë vdes sonte, nëse ju e hidhni trupin tim në ujë, nëse i hidhni rrjetat në të njëjtin vend, dhe nëse prisni deri në mëngjes ,atëherë me siguri që do ta kapni peshkun tuaj,o djalë zemërmirë “, tha gruaja e vjetër.” “Por mos i prekni luspat e peshkut, mos u dashuroni me peshkun dhe mos e ndiqni pas atë ”.
Pasi tha këto fjalë të fundit, gruaja e moshuar ra të flinte. Djali rrëmbeu një thikë, e therri gruan, dhe pastaj mori barkën e tij dhe lundroi shumë larg. Kur u bind se peshkatarët e tjerë nuk po e ndiqnin,ndaloi dhe e hodhi trupin dhe rrjetat në të njëjtin vend, ashtu si i kishte thënë plaka. Priti deri në mëngjes, pastaj i nxori rrjetat dhe pa një peshk të madh me luspa të arta.

“Ju lutem, më lini të shkoj”, tha peshku.

“‘Nëse ju le të shkoni,cfarë do të më jepni në këmbim”? tha djali.

“Do tju jap një prej luspave të mia të arta’’,tha peshku..

Djalit ju kujtua që gruaja e vjetër e kishte paralajmëruar të mos i prekte luspat e peshkut, por ato ishin prej ari, dhe ai ishte i varfër. Kështu ai i preku luspat, dhe befas lakmia e pushtoi, dhe mori thikën edhe i hoqi te gjitha luspat një e nga një. Kur mbaroi,e përplasi peshkun në barkë,dhe i mblodhi luspat e arta në një thes. Tani ishte i pasur. Kur e mori uria, u kthye të hante peshkun,dhe pa që peshku ishte transformuar në një grua lakuriqe,dhe shumë të bukur. Djali mori rrjetën dhe e mbuloi gruan.

“Kush jeni ju”, tha djali?

“Unë jam mbretëresha e thellësive”, tha gruaja,” Mbretëria ime ndodhet dhjetë mijë metra nën sipërfaqen e detit. Unë jetoj atje me popullin tim, dhe ne hamë trupat e njerëzve të mbytur. Këtë natë më ra erë mish njeriu dhe u ngrita nga thellësitë. ”

“A do të më hani edhe mua?”, tha djali.

” Jo ”, tha mbretëresha, ” sepse tani që kam humbur luspat e mia të arta, jam bërë njeri dhe nuk mund të ha mish njeriu, dhe nuk mund të kthehem në mbretërinë time, sepse peshqit e tjerë do të më hanin. Por, në tre ditë, luspat e mia të arta do të shfaqen përsëri dhe unë do të kthehem në mbretërinë time. Deri atëherë, rri me mua or djalë “, dhe iu afrua djalit, vuri krahët rreth qafës së tij,dhe e puthi.

Kështu ai qëndroi me të dhe ajo ishte e bukur, dhe ai u dashurua me të, megjithëse gruaja e vjetër e kishte këshilluar të mos e bënte. Ata jetuan së bashku në barkë për tre ditë, dhe mbretëresha e thellësive lindi dy binjakë. Binjakët dukeshin si njerëz, por kishin bishta peshku.

“Këta janë fëmijët e mij.Do t’i quaj Sirena”, tha mbretëresha dhe i hodhi të porsalindurit e saj në ujë.

Ditën e katërt, lëkura e mbretëreshës u mbulua nga luspa të arta.

“Unë duhet të kthehem në mbretërinë time tani”, tha mbretëresha,”Mirupafshim i dashuri im, dhe të lutem mos më ndiq “, dhe u hodh në det dhe u shndërrua
përsëri në një peshk.

Djali,marrëzisht i dashuruar me mbretëreshën, u hodh pas saj, por mbretëresha e kafshoi dhe i preu këmbët. Tani djali nuk mund ta ndiqte më.Ai u kthye në
barkë, ndërsa mbretëresha u zhduk në thellësi. Ata nuk e panë më kurrë njëri tjetrin.

Kohë më vonë, fjalët për shfaqjen e disa krijesave të çuditshme, gjysmë-njeri dhe gjysmë – peshk, filluan të qarkullojnë në të gjithë ishullin.

“Unë i pashë zotëri”, tha një shërbëtor,teksa i shërbente çaj të zotit të tij të pasur, ” ata po notonin afër meje. Kishin bishta peshku, më buzëqeshën dhe pastaj u zhdukën. Betohem se ato ekzistojnë. ‘

“E di që ekzistojnë”, tha zotëria i pasur,” sepse unë jam babai i tyre “, dhe ai e piu shpejt çajin, dhe e urdhëroi shërbëtorin ti sillte këmbët e tij të drunjta.

‘’Nuk më keni treguar asnjëherë se si i kini humbur këmbët zotëri’’,tha shërbëtori.

‘’Uluni pranë meje,dhe unë do tju rrëfej’’,tha zotëria i pasur.

Dhe shërbëtori u ul pranë tij,dhe zotëria i tregoi historinë që sapo lexuat.
 
Komplimente.
Nje trajtim pak i ashper i legjendes se sirenave por mjaft origjinal.
 

Baboon

Relax
Ha ha ha....Kjo me pelqeu,ndofta shkruaj dicka rreth saj.
Lol mos u kurse me të qeshme as me të shkrujtme 🤣
Unë vdes për prralla 👍
Edhe mos u ndje i paragjykuar unë akoma jom në klasën e parë ktu 😞
S'më jep zysha dëftesën gjallë thotë je katunar mos pi cigare në orë të mësimit 😞
Durohet 60 minuta leksion për pirdhologji pa i cigare m'qafsh😜
 

Ad Adi

Antarë i Respektuar
Komplimente.
Nje trajtim pak i ashper i legjendes se sirenave por mjaft origjinal.
Ca te thote vllai jot,keshtu e ka ky lloj arti. Po nuk fute pak drame brenda,nuk shijon. Do i cik spec djeges. Disa i krahasojne perrallat e mija me perrallat e vellezerve Grim. Me te vertete ,une kam qene i fiksuar pas perrallave te tyre. Kur isha 7-8 vjec,mora ne biblioteke librin e tyre,dhe nuk doja kurresesi ta ktheja. Vija verdalle para portes se bibliotekes dhe thoja me vete "nuk e kthej,nuk e kthej". Nje numer njerezish te huaj kane dashur ti publikojne perrallat ne adresat e tyre,dhe une ja u kam dhene. Ca te tjere donin novelen,ca per te bere nje serial,ca te tjere per ta botuar ne emrin e tyre. Une ja u dhashe. Ndonje dite do ta shoh librin te publikuar ne ndonje emer tjeter,por ne djall te veje. Une tani nuk shkruaj me,ndaj nuk e caj shume koken.
 
Top