• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Gjendet i vdekur i riu në Korçë, ishte përdorues droge

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Gjendet i vdekur i riu në Korçë, ishte përdorues droge



Një 30-vjeçar është gjetur i vdekur ditën e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se i riu u gjet në një godinë të braktisur, ndërsa dyshimet e para janë se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Nga verifikimet paraprake në trupin e tij janë gjetur shiringa, gjë që dëshmon se vdekja e tij mund të ketë ardhur pikërisht nga përdorimi i drogës.

Në lidhje me ngjarjen është caktuar një grup hetimor i cili do të bëj zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekje së 30-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.09.2018, jemi njoftuar se në lagjen nr 7 në Korçë, rruga “Ligor Rëmbeci”, pranë disa ndërtesave të pabanueshme, është gjetur i pajetë, pa shenja dhune në trup, një shtetas rreth 30 vjeç.

Nga të dhënat e para, dyshohet se viktima mund të ketë qenë përdorues i lëndëve narkotike, pasi në afërsi të trupit të tij janë gjetur shiringa.

U ngrit grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe kryer identifikimin e kufomës.
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
ne trupin e tije jan gjetur shiringa?? keshtu ne leximin e pare i bie sikur e bente me bresheri...
pastaj kupton, mendon qe diku ne xhep kishte shiringa qe mund te ken cdo lloj motivi te mundshem...
pastaj policia ben deklarimin se shiringat ishin afer trupit...
e qe supozohet ngaqe....
me vjen keq per rinine shqiptare qe ju ofrohet ai ves kundrejt nje cmimi absurd dhe njekohesisht asnje lloj sigurie per te nesermen e tyre lavorative..
ngushellime familjes e besoj qe nese ai djale aq i ri ishte me te vertet skllav i atij vesi e duke marre parasysh punen sociale qe sbehet ne alb me keqatdhje e them qe tani eshte me mire se tek ajo shtepi e braktisur mes shiringash ne trup apo afer!!
 
Top