• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gjashtë libra që Ismail Kadare rekomandon t’i lexoni

Në vitin 2014, The Week publikoi listën e gjashtë librave që Kadare propozon për lexuesit e tij, libra të autorëve tjerë të cilët duket se shkrimtarit shqiptar i kanë lënë mbresë gjatë leximit.


Ferri” – Dante Aligieri

Ky është libri i parë i Aligierit në kuadër të Komedisë Hyjnore, pasuar nga Purgatori dhe Parajsa. “Ferri” merret me njohjen dhe refuzimin e mëkatit, në rrugën drejt Zotit.



“Don Kishoti” – Miguel de Cervantes Saavedra

Ky libër flet për aventurat e Don Kishotit. Historitë mbi kalorësit legjendarë vazhdonin të ishin ende shumë të lexuar në periudhën kur Servantesi shkroi Don Kishotin. Këto lloj historish e idealizonin kalorësin i cili vriste dragonj, monstra dhe ushtri të pafundme armiqsh.

“Makbethi” – Shekspiri

Kadare është ngazëllyer nga Shekspiri dhe sidomos nga tragjedia e Makbethit. Makbethi eshtë njëra ndër tragjeditë e Shekspirit ku paraqitet lufta e përgjakshme për pushtet ne Skoci gjatë shekullit XI. Makbethi është një gjeneral në ushtrinë e mbretit dhe një ditë krejt papritur ai ndeshet me një magjistare. Magjistarja parashikon fatin e tij dhe i tregon se një ditë ai do të bëhej mbret, por se nuk e dinte se ku.

“Frymë të vdekura” – Nikolai Gogoli

Libri është shkruar në vitin 1842, ndërsa nisi me një letër që Pushkini i dërgoi Gogolit ku i tha se duhej të shkruante një roman mbi Don Kishotin në stilin rus. Mentaliteti, fajet, shfajësimet, morali rus është kryesori në këtë vepër.

“Nderi i humbur i Katerina Blum” – Heinrich Boll

Përralla e vitit 1974 mbi një vajzë të re dhe një gazetar që ia shkatërron jetën, është historia e fundit në këtë listë. Janë gjithsej dy filma të realizuar ndër vite mbi historinë e këtij tabloidi lajmesh dhe Katharinas.

“Procesi” – Franz Kafka

Kafka sjell te lexuesi një njeri që burgoset e persekutohet, por nuk dihet krimi i bërë nga ai. Vepra është shkruar midis 1914 e 1916. Libri është radhitur në dhjetë librat më të mirë gjermanë të botuar në shekullin 20-të.

/Americaneye/
 
Hmmmmmm.....kjo Katerina me paska shpetuar.
Cudi, habi sepse une jam shume , po shume i lidhur me emrin Katerina ose me versionet e saj 😁
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
4&5 akoma.
 
Top