• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gjarpëri me helmin më të tmerrshëm në botë

Guest20

Larguar✌👋
Screenshot_2016-11-01-10-24-25-1.jpg


Gjarpëri blu korale gjuan krijesa të tjera që lëvizin shpejt, gjarpërinjtë helmues. Për të ndalur prenë e tij, ky zvarranik përdor një helm që ia bën viktimës së tij momentet e fundit të jetës një tmerr të vërtetë.

Gjarpëri blu korale (Calliophis bivirgatus) gjendet në Azinë jugore, ai ka kokë dhe bisht ngjyrë të kuqe dhe në trup viza blu të ndezur.

Në një atikull të botuar në revistën shkencore “Toxins”, shkencëtarët nga Universiteti i Queensland dhe disa institucione të tjera e përshkruajnë këtë krijesë unike dhe me helm vdekjeprurës, një helm që shkakton një shok masiv tek sistemin psikologjik i presë së tij.

Thuajse menjëherë pasi e ka pickuar, viktima futet në një gjendje agonie katatonike, me muskujt që paralizohen menjëherë. Helmi bën që nervat në të gjithë trupin të aktivizohen në mënyrë simultane, duke shkaktuar spamza në të gjithë trupin.

I paralizuar dhe pa shpresë, kafsha sigurisht vdes nga ky gjarpër që i jep goditjen e fundit.

Por ka një arsye përse evolucioni e ka pajisuar gjarpërin blu korale me këtë helm kaq të fuqishëm. Ai gjuan për gjarpërinjë të tjerë helmues, që zakonisht janë shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm.

Nga ana tjetër, shkencëtarët po shpresojnë që helmi i tij, i quajtur Calliotoxin, mund të përdoret për të zhvilluar ilaçe të reja. Ekspertët po studiojnë mundësinë për të krijuar qetësues për njerëzit. /tvklan.al
 

Aver

VIP
Titulli: Gjarpëri me helmin më të tmerrshëm në botë

E kemi gjarprin autokton ne, me emrin shkencor Hashimius Dreniciorum.

Nuk ka sirum qe i ben qare.
 
Top