• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gezuar pashket 2016!

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Ne pritje te ringjalljes se krishtit ju uroj gezuar pashket te gjithe besimtareve te krishtere!
 

Aver

VIP
Titulli: Gezuar pashket 2016!

Gezuar pashket te gjithe shqiptareve te krishtere.

Fat dhe lumturi ne familjet Tuaja! : )
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Gezuar pashket 2016!

Une kam ngjyrosur 80 veze... thoni qe jam kampione :))) .... ne it (te pakten ne zonen ku jetoj une nuk eshte me ky zakon ndaj ca per koleget.. ca per ne komunitet..miqve ..komshive... e dini qe nuk me mjaftuan ?!! :/ ...
 

jana80

Super Moderator
Staf në FV.AL
Titulli: Gezuar pashket 2016!

20160327_170312.jpg
Sivjet deshiroja te ishin si ngjyrat e pranveres por skan dal aq te bukura gjithesesi urdheroni jan per ju!
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Gezuar pashket 2016!

Une kam ngjyrosur 80 veze... thoni qe jam kampione :))) .... ne it (te pakten ne zonen ku jetoj une nuk eshte me ky zakon ndaj ca per koleget.. ca per ne komunitet..miqve ..komshive... e dini qe nuk me mjaftuan ?!! :/ ...

Sa paske ngjyrosur, ne cfare zone ndodhesh ti qe i pelqekan vezet e kuqe, se ketej nga une spara i pelqejn. :)


Ti gezoni Pashket. :)
 

Vvetoni

Larguar
Titulli: Gezuar pashket 2016!

Shumë të dashur vëllezër e motra, bashkombas shqiptar. Urime e gëzuar pashkët.
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Gezuar pashket 2016!

Pikesepari gezuar Pashket

Po..ا’është Festa e Pashkëve?

Kur flasim për Festën e Pashkëve si zakonisht tani jemi mësuar të mendojmë si një ndër festat më të rëndësishme të fesë së krishterë (katolike, ortodokse, protestante, etj.). Por kjo festë e ka origjinën edhe më të lashtë, pra, para se të ekzistonte besimi i krishterë, Pashkët ishin festë e popullit të zgjedhur, popullit të Izraelit.

Historia e kësaj feste është shumë e gjatë dhe e ndërlikuar sepse ka të bëjë me tërë Historinë e Shëlbimit që Hyji e kishte realizuar nëpër shekuj me popullin e Izraelit, më vonë edhe më mbarë njerëzimin. Fjala apo termi Pashkë rrjedh prej fjalës latine Pascha, apo prej hebraishtes Pesah, që do të thotë pikërisht “kalim”. Pashka është Kalimi i Hyjit që kapërceu shtëpitë e izraeliteve, ndërsa godiste dhe ndëshkonte ato të egjiptianëve (Dal 12, 13.23.27; krh. Is 31, 5).

Pashka izraelite

Fillimisht Pashka ishte një festë familjare. Kremtohej natën, në dritën e hënës se plotë të ekuinoksit pranveror, më 14 të muajit abib, ose të kallinjve (të ashtuquajtur nisan – mbas mërgimit). I dhurohej Hyjit një kafshë e re e lindur gjatë vitit, për të tërhequr bekimet hyjnore mbi kopenë. Viktima duhet të ishte një qengj apo kec mashkull, pa të meta (Dal 12, 3-6), nuk i duhej thyer asnjë kockë (12, 46; Nr 9, 12). Gjaku i saj ruhej si shenjë duke e lyer hyrjen e çdo banese (Dal 12, 7. 22). Të gjitha këto tipare na bëjnë të mendojmë se Pashka ka një prejardhje shumë të lashtë: ajo mund të jetë edhe flija që judenjtë i kërkojnë Faraonit për të shkuar në shkretëtirë. Prandaj, Pashka mund të jetë edhe më e hershme sesa Mojsiu dhe Dalja e Egjiptit.

Por ajo që e bëri këtë festë të madhe dhe vendimtare ishte pa dyshim dalja e popullit të Izraelit nga robëria egjiptiane. Pra, Pranvera më e madhe është ajo kur Hyji e liron nga zgjedha egjiptiane e robërisë nëpërmjet një varg ndërhyrjesh providenciale, ndër të cilat më e shkëlqyeshmja shfaqet me anë të shfarosjes së të paralindurve egjiptian (Dal 11, 5).

Ajo që vlen të theksohet pra është se Pashka përkon më lirimin e Izraeliteve: ajo bëhet përkujtimorja e Daljes, ngjarja kryesore e historisë se tyre; kujton se Hyji e ka goditur Egjiptin dhe ka kursyer besimtarët e vet. Ky do të jetë këtej e tutje kuptimi i Pashkës dhe i emrit të ri të saj. Prandaj, për hebrenjtë të kremtosh Pashkët (si në kohën e Jezu Krishtit, si në bashkëkohësi) do të thotë pikërisht përkujtimi i asaj ngjarje historike ku Hyji e liroi popullin e Izraelit prej robërisë shekullore të Faraonit. Kështu që Festa e Pashkëve të hebrenjve ishte pothuajse një sintezë e tërë historisë se popullit të zgjedhur të Hyjit.

Pashka e Jezusit ( apo ajo e krishterë)

Gjykimi, dënimi, mundimi dhe vdekja e pafajshme e Jezu Krishtit ishte një përputhje më festat e Pashkëve të hebrenjve. Dhe sipas të gjitha gjasave vdekja e Jezu Krishtit përputhet me vigjiljen e Pashkëve të vitit 30, ditë në të cilën flijoheshin viktimat e Pashkëve në Tempull (Gjn 18, 28). Ishte, pra, ditë e premte, pasi që në atë vit Pashka binte në ditën e shtunë. Kur kaloi e shtuna, pra një ditë pas, gratë të cilat e kishin përcjellë Jezusin nga Galilea shkuan te varri për ta përuruar Trupin e Jezusit.

Duke shkuar te varri gjetën varrin e zbrazur dhe i dëgjuan këto fjalë: “Ai u ngjallë nuk është këtu” (Mk 16, 6). Pra, Pashka e krishterë është vazhdimësi e Pashkëve hebraike, është përsosmëria e tyre. Për Pashkët hebraike përkujtohej kalimi apo lirimi i një populli nga robëria egjiptiane; ndërsa me Pashkët e krishtera përkujtohet dhe kremtohet mundimi, vdekja dhe ngjallja e Jezu Krishtit, si kalim prej robërisë se mëkatit, në lirinë e bijve të Hyjit. Darka e Mbrame është lajmi profetik i këtij misteri. Vdekja dhe Ngjallja ishin konfirmim i tij, ndërsa Eukaristia është përkujtim i mundimeve, vdekjes dhe i ngjalljes së Jezu Krishtit.

Pashka e Jezu Krishtit është po i njëjti kalim, apo gjaku i tij është shpëtim për njerëzimin që Hyji të kapërcejë dhe të mos dënojë, por të falë popullin e tij për meritat e Jezu Krishtit. Jezu Krishti është Qengji Shpëtimtar. Këtë e shpreh shumë mirë edhe Shën Pali në letrën e parë drejtuar Korintianëve:“Pastrohuni prej tharmit të vjetër, që të bëheni brumë i ri, sikurse jeni edhe të pabrumë, sepse Krishti – Qengji ynë i Pashkëve, tanimë është flijuar” (1 Kor 5, 7). Ungjijtë kalimin prej Pashkës se vjetër në Pashkën e krishterë e nënvizojnë pikërisht prej Darkës se Fundit. Për hebrenjtë ishte darka e Pashkëve, ndërsa për të Krishterët u bë Eukaristia.

Në përfundim patjetër duhet shtuar kjo pyetje: Pse të krishterët e kanë quajtur veprën shpërblimtare të Jezu Krishtit më të njëjtën emër të Pashkëve të hebrenjve? Sepse pikërisht me këtë vepër është treguar mëshira e pakufi e Hyjit nëpërmjet Jezu Krishtit, në dobi të mbarë njerëzimit.

Në këtë ngjarje Hyji është treguar si Atë, sikur thotë edhe vetë Shën Gjoni: “Vërtet Hyji aq fortë e deshi botën, saqë e dha një të vetmin Birin e vet kështu që, secili që beson në të, të mos birret, por të ketë jetën e pasosur” (Gjn 3, 16). Nëpërmjet ngjalljes se Jezu Krishtit mbi secilin njeri zbriti edhe dhurata e Shpirtit Shenjt, si zbatimi i misterit të veprës së shëlbimit apo shpëtimit - Mister i Pashkëve tona.

Të krishterët, për çdo të diele (që 2000 vjet) e përkujtojnë këtë Mister të Pashkëve, pra Misterin e Shpëtimit të tyre. E në veçanti, në mënyrë kremtore e përkujtojnë me Festën e Pashkëve, të cilës i paraprin një periudhë përgatitore prej dyzet ditëve që fillon më të Mërkurën e përhime dhe quhet koha e Kreshmëve. Festës se Pashkëve i paraprin Java e madhe, e cila fillon më të Dielën e Larit dhe përfundon më treditëshin e Pashkëve.

Dhe krejt në fund duhet theksuar që Festa e Pashkëve, e sidomos liturgjia e saj, është shumë e begatshme me shenja dhe simbole siç janë: bekimi i ujit, bekimi i zjarrit, bekimi i bukëve të pabrume, ngjyrosja e vezëve e shumë pjesë të traditës kishtare sidomos në vigjiljen apo natën e Pashkëve, pas bekimit të ujit, po me atë ujë pagëzoheshin anëtarët e rinj që e përqafonin fenë e Krishterë.
/Zeri
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Gezuar pashket 2016!

Uroj gezuar Pashket te gjithe katolikeve te fv
dhe ne vecanti Laurit , Sensuu dhe Janes !
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Gezuar pashket 2016!


Kam nje pyetje: pse duhet ti ngjyrosni vezët? Cka ju duhen vezët, dhe cka kane lidhje ato me festen?


Cka bëhet nëse vezët nuk ngjyrosen fare, a ju sherbejn ato?

ose... Pasi i ngjyrosni, ato vezët i beni të shenjta (sipas juve). Atehere pse hahen?


Nëse mundet dikush te me shpjegoj....
 
Top