• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gezuar diten e pavaresise Kosove!

Kosova feston sot 12-vjetorin e Pavarësisë, njihuni me 11 fakte të 17 shkurtit të 2008-ës
pavaresia-e-kosoves.jpg


17 janari është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi përkon me datën kur Kosova u shpall e pavarur. Në kuadër të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizohen një sërë aktivitetesh nga institucionet qendrore dhe lokale kosovare.

Nën organizimin e Qeverisë, në orën 8:00 do të bëhet ngritja e flamurit në oborrin e Qeverisë, ku të pranishëm do të jenë dy udhëheqësit shtetërorë dhe komandanti i FSK-së, ku do të intonohet himni.
Pas kësaj në ora 09:10, dy udhëheqësit shtetërorë do të bëhet vendosje kurorash te kompleksi memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, si dhe do të vendosen kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi, te varrezat në Velani.

Në ora 11:00 mbahet seanca solemne në Kuvendin e Kosovës, nën kujdesin e Vjosa Osmanit, kryetare e Kuvendit të Kosovës. Të pranishëm janë dy udhëheqësit shtetërorë, përfaqësues të familjeve Jashari e Rugova, deputetë dhe të ftuar ndërkombëtarë e vendorë.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës, duke filluar nga ora 12:00, ku do t’iu drejtohen me një fjalë rasti trupave të FSK-së.

E gjatë ditës, konkretisht në orën 13:00, është paraparë të bëhet prezantimi i Obeliskut NEWBORN me pamje të re, ku do të paraqesë simbolin e përkrahjes dhe fuqizimit të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, e ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.
Në mbrëmje duke filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, do të organizohet pritja shtetërore me rastin e 12-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë se Kosovës nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi, ku të pranishëm pritet të jenë udhëheqë s të lartë shtetërorë, të ftuar vendorë dhe ndërkombëtarë.

Edhe Ministria e Kulturës ka paraparë një varg aktivitetesh për shënimin e 12-vjetorit të pavarësisë. Në ora 11:00, në lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës do të hapet ekspozita “Kosova në arkivin e shtetit shqiptar”, ndërsa po në Muzeun e Kosovës, nga ora 12:00, hapet ekspozita arkeologjike “Kosova dhe Adriatiku”.

Në ora 13:00 në MKRS bëhet ndarja e çmimeve të letërsisë për 2019. Në ora 17:00 në Teatrin Kombëtar, Baleti Kombëtar i Kosovës jep shfaqjen “Ngjyrat e Vallëzimit”. Po në teatër, nga ora 20:00, nis koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”. Në Kinemanë ABC, nga ora 19:00 nis java e filmit shqiptar.
Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet. Ndërkohë ne po iu sjellim disa nga to. I vetmi aktivitet i komunës së Prishtinës, është koncerti Prishtina Big Band, i cili nis në orën 20.00 deri në orën 21:30.

Fakte mbi 17 shkurtin:
-Me rastin e 11-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 11 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.
-Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.
-Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.
-Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës ishin: presidenti i asaj kohe Fatmir Sejdiu, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
-Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.
-Pergamena e vjetër 200-vjeçare, në të cilën është nënshkruar Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
-Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin u vunë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës në seancë, si dhe flamuri i vendosur në Seancën e Shpalljes së Pavarësisë.
-Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë.
-Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi
-Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiçi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
-Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyra e kaltër simbolizon Evropën.
-Prezente gjatë seancës së shpalljes së pavarësisë të Kosovës, me transmetime direkte edhe mediat më të njohura botërore si: CNN, BBC etj.

Balkanweb.com
 
Kosove, ma gezovsh datelindjen atdheu jem i dashtun. Çdo here tkam uru, me u ba Shqipni, amo kete here nuk po mundem, jo per shkak te Shqipnise, po per shkak tnjerzve qe jon tu e udheheq ato.
Kosove, u rritsh e u bofsh e madhe, ma e e bukura lule, me e mira arome.
Tdu sot e 100 vjet ❤
 
Gezuar Pavaresin Kosove.
Ju e meritoni kte Liri pasi me plot gojen jeni me Shqiptare se ne te Shqiperise!

P.s Nuk près replika dhe kundershtime ( nese do kete) pasi ky Eshte opinioni im jo i juaji. Flm paraprakisht.
 
Gezuar Pavaresin Kosove.
Ju e meritoni kte Liri pasi me plot gojen jeni me Shqiptare se ne te Shqiperise!

P.s Nuk près replika dhe kundershtime ( nese do kete) pasi ky Eshte opinioni im jo i juaji. Flm paraprakisht.

Cjane kto budalliqe ne nje teme pavarsie.
Mjaftonte nje Gezuar dhe ske pse krijon ndasi kot pa lidhje.

Hap nje teme tjeter se kush jane me Shqiptar, nuk besoj eshte vendi dhe tema per tilla komente.
 
Cjane kto budalliqe ne nje teme pavarsie.
Mjaftonte nje Gezuar dhe ske pse krijon ndasi kot pa lidhje.

Hap nje teme tjeter se kush jane me Shqiptar, nuk besoj eshte vendi dhe tema per tilla komente.
Mire e ka mer, kjo me shume shkruan Frengjisht se Shqip.
Mendimi saj referuar vetes. lol
 
Kosove, ma gezovsh datelindjen atdheu jem i dashtun. Çdo here tkam uru, me u ba Shqipni, amo kete here nuk po mundem, jo per shkak te Shqipnise, po per shkak tnjerzve qe jon tu e udheheq ato.
Kosove, u rritsh e u bofsh e madhe, ma e e bukura lule, me e mira arome.
Tdu sot e 100 vjet ❤

Po he se nuk jeni me mire as andej!


“Te gjithe dhane dicka Por dikush I dha te gjitha”
Tani kane ngele keta patriotat me lap top :p

Gezuar Kosove
 
Nuk jemi mire kendej, por nuk duam te jemi si andej.

Ska rendesi nuk je i pari qe e thua kete
Keni frike nga vetja!
Ndryshimi nis tek njerezit jo tek politika!
Politika eshte Rrugaçe dhe si e tille do bej kurvellik.
 
Private conversations
Help Users
    Top