Gestapo e mafia e Rilindjes goditën rëndë procesin, strategji terrori e para të pista

AnGeLiC

VIP
V.I.P
Flet Petrit Vasili: “Gestapo e mafia e Rilindjes goditën rëndë procesin, strategji terrori e para të pista për votat e marra”
Petrit-Vasili.jpg
Kur procesi i votimeve po shkon drejt fundit, ka folur për herë të parë kreu i LSI-së Petrit Vasili, që ka lëshuar akuza të forta në drejtim të Rilindjes dhe procesit zgjedhor që, sipas tij, u ndikua nga bandat e Rilindjes dhe paratë e pista të drogës.

“Jam këtu në përfundim të zgjedhjeve të 25 qershorit të falënderoj pafundësisht mbi 230 mijë votues shqiptarë. Mijëra të rinj anembanë vendit që ishin lajtmotivi ynë në këtë fushatë të vështirë në gjithë Shqipërinë. Të gjithë votuan për të na dhënë një mision historik për të krijuar në Shqipëri një opozitë të vërtetë. Për shkak të strategjisë së terrorit, të parave të pista dhe bërjes njësh të policisë së shtetit bashkëvepruese në këtë strategji dhe krijimit të një klime të tillë, 230 mijë votat tona ishin goditja më e rëndë ndaj kësaj strategjie. Tashmë pas 4 vitesh mijëra shqiptarë do të kenë zërin e tyre në Parlamentin e Shqipërisë”,- ka thënë Vasili.

Më tej ai shtoi se fitorja e Rilindjes erdhi nga paratë e pista:

“Zëri i kësaj opozite të re do të zhbëjë moralisht dhe zhveshë totalisht strategjinë e drogës dhe parave të fëlliqura që rrjedhin prej saj, nga përpjekja për ta kthyer vendin në një gropë plehrash. Nga misioni për ta shpëtuar vendin nga dhuna e taksidarëve. Kjo do të jetë opozita e vërtetë, jo e blerë dhe jo e kapur që ka vetëm një mision që është zëri i qytetarëve. Duhet të shpëtohemi njëherë e mirë nga pushteti i bandave të Rilindjes.

Për ne kryesore është që shqiptarët të dinë çfarë ka ndodhur, për ata që e prodhuan terrorin drejtpërdrejt. Gestapo e mafia e Rilindjes goditën rëndë procesin, por zëri i qytetarëve sërish mbizotëroi”,- tha ndër të tjera Vasili. /Blitz.al/
 

Attachments

  • Petrit-Vasili.jpg
    Petrit-Vasili.jpg
    1.1 MB · Shikime: 0

Monique

With or Without u
Keto fjale i pres ti thote Basha apo komponente nga e djathta , por thene nga LSI , me vjen per te vjelle...dhe sdua fare te merrem me akuza te ndersjellta sepse ska qorr ne Shqiperi qe nuk e njeh kete kaste politike.
Por te thena nga ata qe ishin ne drejtim te vendit bashke me PS , dhe nuk denoncuan atehere kur duhej....ky eshte turp qe vetem nje parti si LSI mund ta bej :)
 
Top