• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Georgievski: Ja frika nga shqiptarët në Maqedoni, jo Platforma

legjenda

Anëtar i Nderuar
Lideri i partisë VMRO-Popullore dhe ish-lideri i VMRO-DPMNE, Lubço Georgievski ka një porosi për Nikolla Gruevskin. Ai thotë se i rekomandon atij që të tërhiqet nga posti i kryetarit të VMRO-DPMNE.
“Unë do ti rekomandoja Nikolla Gruevskit që të ndjek shembullin tim. Edhe unë dhash dorëheqje kur isha i humbur. Reformimi i partisë është zgjidhja më e mirë”, ka thënë ish-lideri i VMRO-DPMNE, partia që sot po drejtohet nga Gruevski. Georgievski tha se kishte dhënë dorëheqje në vitin 2002 pas humbjes së zgjedhjeve dhe qëllimi ishte reformimi i partisë për të sfiduar LSDM. Sipas tij, çdokush që nënvlerëson pozicionet e bashkësisë ndërkombëtare do të dal në fund i humbur.
Ai thotë se nuk është kushtetuese nga Platforma e shqiptarëve edhe sikur të kalojë në Kuvend ka Gjykatë Kushtetuese e cila mund ta pengojë atë.
“Gjithçka që është jo kushtetuese mund të ndalohet nga Gjykata Kushtetuese. Këtu ka një pyetje tjetër që shtrohet. Gjithçka është propagandë edhe nga njëra edhe nga pala tjetër. Unë personalisht mendojë se Marrëveshja kornizë e Ohrit është mbyllur, por vetë ndryshimi demografik i Maqedonisë, vet ndryshimi struktural i popullsisë ndoshta hap mundësi të flasim për disa të drejta në disa sfera të caktuara”, thotë Georgievski.
Por, shton se në një situatë si kjo ajo mund të sjellë deri në protestat të reja.
Për qytetarët të cilët protestojën thotë se LSDM-në e ndjejnë si diçka kundër tyre, kurse VMRO-DPMNE mbrojtësit e vet.
http://www.flurudha.com
 
Top