• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Genghis Khani ka 160 milionë pasardhës

Marla

Rootless Tree!


Pretendimi i të qënit pasardhës (shpesh gabimisht) të njerëzve të famshëm ose të pushtetshëm, ka qenë një ushtrim popullor përgjatë historisë. Por zhvillimet moderne në testimin e ADN-së kanë zbuluar një numër të madh njerëzish, që në fakt mund të jenë të lidhur direkt me mbretin luftëtar mongol Genghis Khan. Një studim i vitit 2003 zbuloi se afro tetë përqind e burrave që jetonin në ish Perandorinë Mongole, mbajnë kromozome Y identike.

Ai tetë përqind është 0.5 përqind e popullsisë mashkullore në mbarë botën, që përkthehet në plot 16 milion pasardhës të gjallë sot. Kjo prejardhje është gjurmuar në rreth 1.000 vjet më parë, dhe rrethanat shumë të veçanta që kërkohen për një përhapje kaq të gjerë të ADN-së, të shpien te një njeri – Genghis Khan.

Perandoria e tij shtrihej nga Azia në Detin Kaspik dhe karakterizohej nga brutaliteti dhe përhapja e përdhunimeve. Numri i pasardhësve që mburreshin djemtë e tij ishte mbresëlënës, ndërsa vetë ai kishte kishte vetëm 40 djem dhe vajza. Edhe pse kjo teori është e pamundur të konstatohet pa një mostër të ADN-së së Khan, duket se ka gjasa që këto kromozome identike të jenë të lidhura në një farë mënyre me Genghis Khanin. / bota.al
 
E vertete eshte qe shume popuj te azise se vogel sidomos krenohen me faktin qe jane pasardhes te tij.
Mjafton te themi qe emri Xhengiz eshte nga me te perhapurit e te perdorurit ne Turqi.
Njejte vlen edhe per Kurdistanin, Irakun, Azerbajxhanin, Dagestanin, Kirgizistanin, Cecenine, Mongoline,Taxhikistanin etj.
Nuk eshte habi qe te jene vertete pasardhes te tij 160 milione njerez.
 
Top