• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Meshkujt nuk janë aspak më të mirë – ata në gardarobë kanë së paku 19 rroba që nuk iveshin kurrë dhe të cilat i kanë blerë me shoping të paarsyeshëm gjatë zbritjeve.

Fakti që femrat vazhdimisht grumbullojnë rroba dhe shtesa të modës vetëm i shkon për shtat pohimit që në dollapin e gati çdo pjesëtare të gjinisë së bukur ekzistojnë të paktën 22rroba të padobishme që nuk iveshin kurrë.

Mirë, ndoshta kjo edhe nuk është aq e tmerrshme – femrat nëpër gjithë botën edhe nuk arrijnë të veshin çdo gjë që kanë, por problemi është që me këmbëngulje refuzojnë të gjuajnë gjërat që nuk i veshin, shkruan Daily Mail.

Për shembull, vetëm në Britani të Madhe femrat shpenzojnë më shumë se 1,6 miliardë funte në më shumë se 500 milionë rroba që nuk do t’i veshinasnjëherë. Sikur të gjithë këto rroba do t’i kishim vëmë nën varëse rrobash dhe rreshtuar njëra pas tjetrës, të gjitha do të ishin shtrirë në 25.000 kilometra çka është rreth 4,5 herë më shumë se distanca në mes Londrës dhe New Yorkut.

ثshtë e trishtueshme e vërteta që miliona rroba të cilat në qendra tregtare janë dukur aq të parezistueshme – pavarësisht a bëhet fjalë për zbritje, seri të kufizuar ose rroba dizajnerësh – tani duken si para krejtësisht të gjuajtura.

Sipas rezultateve të anketës që e ka kryer kanali televiziv QVC, rreth 45 për qind të femrave të testuara për rrobat e grumbulluara që nuk i veshin kurrë fajësojnë blerjen e pamenduar dhe impulsive. Vetëm një nga shtatë femra rregullisht redukton gardërobën derisa një në pesëdhjetë pranon të ketë shmangur deri në dhjetë vjet ditën për gjuajtjen e rrobave të vjetra dhe të papërdorura.



Në mes rrobave që janë veshur më së paku ose nuk janë veshur aspak janë pantallonat – rreth 88 për qind e femrave pohojnë që kanë të paktën një palë në të cilat nuk do t’i shohë askush.

Një nga pesë femra ka grumbulluar edhe deri në gjashtë palë këpucë, të cilat nuk do t’i veshë gati kurrë. Gati çdo femër ka të paktën një bluzë në të cilën “nuk do ta shihni as të vdekur” dhe ende refuzon ta largojë nga dollapi. Por për këtë ekziston arsyeja e qartë – ndërgjegjja për shkak të parave të shpenzuara. Rreth 17 për qind të femrave kanë grumbulluar veshje të stilit identik me shpresë që një ditë do të vjen deri te ringjallja e modës.

As meshkujt nuk janë më të mirë. Ata kanë përafërsisht rreth 19 për rroba të cilat nuk i veshin kurrë. Një e treta e meshkujve pranon që shumicën errobave të papërdorura i kanë blerë në zbritje. Sipas fjalëve të Sue Leeson, zëdhënëse e QVC-së, grumbullimi i rrobave është formë e sjelljes nostalgjike, por është shumë jopraktike sepse të gjithë duhet të analizojmë gardërobën tonë, të shohim se çka duhet dhe çka jo dhe pastaj sipas kësaj të blejmë dhe të sinkronizojmë rrobat tona. Atë çka nuk e vishni dhe nuk do ta vishni kurrë, jepeni si dhuratë ose gjuajeni. /koha
 

Endrra

VIP
Staf në FV.AL
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

ndjehem me faj ...e pranoj.

Po se ku e gjej gjithmone justifikimin per rroba te reja :sdi:
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

ndjehem me faj ...e pranoj.

Po se ku e gjej gjithmone justifikimin per rroba te reja :sdi:
E pra ket problem e kam dhe un!
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Llogariten dhe te mbrenshmet lol??
Ska ndonje gje per tu habitur,mjafton nje pike vere ne pantallona e nuk vishen me,mjafton te humbasesh 3 kile e nuk vesh me asgje,mjafton te ndryshosh gradacionin e lavatrices e prishet rroba nuk vishet me,pastaj dhe shume incidente te tjera,jo po sme shkon me ngjyra,jo po ma kane pare shoqet iher kete gje lol...

Tani keta arsye nga pak filloj i besoj dhe une lol
 

Sky

Gємiйi Cойsтєllaтiой
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Ndryshojne kohet, ndryshojne dhe gustot....22 jan shume pak :p
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Jam shume dakord me Gloom. Me kalimin e kohen trupi ndryshon
se mosha iken srri ne vend, lol. Plus njehere ne kaq kohe duhet
pazari(shopping) te ben mire per gjendjen shpirterore! :D
 

orkidea

θαλασσα
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Ehhh e vertete mese e vertete..Por sjane 22 jo jane me shume:p
Mua personalisht me ndodh shpesh, qe ne dollap te rrobave shof ndonje bluze edhe them Uaaa po kjo ku ishte nga doli si nuk e kisha pare une..:p
Me e keqja se ekemi plot dollapin edhe kur vjen puna prape themi Skame cfare te vesh
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Nuk jam tip qe bej shume pazar, perkundrazi per fat te mire me mbaroj ajo faze, tash blej kur kam nevoj per dicka, dhe nese ndonje tesh nuk e vesh nje vjet, vjetin tjeter perfundon diku tjeter por jo te une... tash kam pas nevoj me bo nji pazar te mire, se me nevojiten rroba plot....java qe vjen eshte java e shopingut....
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Meq jemi ke rrobat e teperta qe graria nuk di sekurre jane mjafte, saq as burrat nuk e dine se sa tesha ka graria e tyre, njebarcolete per to.

Pas nje ore qe kish dal burri nga shtepia trokiti dera eshtepise.

Gruaja shikoi nga dritarja dhe bertiti:Uaaaaaaaaaaaaaa qyqa une, burri! Ishte ma dashnorin ne shtrat. E futi dashnorinte ormani i garderobes dhe vrap te dera, lakuriq dhe e lemeritur. Hapi deren.

Kam harruar canten - tha burri. Poti moj kshu pse lakuriq???? - pyeti burri

Gruaja u habit nje cast dhe po ziente njegenjeshter ne koke. Filloi te qaj e te uluras. Si ke fytyr te me pyesesh?? Nukkam as cfare te evsh e ti edhe me pyet? Shoqet nderrohen cdo dite e une skamcfare ve ne trup???? - uluriste.

Po si ske moj e uruar, si nuk ke, por ke zakon veq ankesat - tha burri dheshkoi drejt ormanit te garderobes. Hapi deren dhe filloi te numeronte:


- ja fustani i kuq,
- ja fustani i kalter,
- ja fustani roz,
- ja fustani i verdhe,
- ja fustani portokall,
- ja fystani gri,
- ja fustani i zi
- ju ngjat jeta kojshi,

mbylli deren me rrapllime. Puc, puc - ja berigruas, ja mbylli syrin duke i thene: Vishu, vishu grua e mos mu anko me. Ika seu vonova - tha duke dale jashte shtepise.

Puc, puc - murmuriti gruaja e shtangur dukembyllur deren e shtepise
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Nuk jam shume fan e blerjes se rrobave ne mase dhe cfare afishojn vitrinat vrapp ta kemmmm,,;p,,ne fakt preferoj pak e sakt,,:),,pergjethsisht kur marr dicka ,,mundohem ta gjej, te me pershtatet mua,,te jete rezistente ndaj viruseve sezionale,,c'ka do te thote te mundem ta vesh te pakten dy sezione,,pa ndonje problem,,megjithese moda per mua eshte ajo c'far mua me duket qe me pershtatet,keshtu qe nuk varem shume nga ajo cfare eshte trandy apo ne mon neper sezione.
nuk kam asnje rrob ne dollapin tim qe se kam veshuar,,asnjehere,..
 
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

personalisht hyj tek ai grup qe i seleksionoj rrobat e mia, ato qe s'me pelqejne, sme pershtaten, apo s'i ndjej komode, i dhuroj ose i hedh.
skam pse rendoj raftin e rrobave kot, e as te ngarkoj syrin e mendjen, ke te zgjedh per te veshur.
jo per gje, po njoh goca qe kan nje dynja me rroba (qe me te shumtat jane totalisht te papershtatshme) dhe i mbajne kot...
jepja atij/asaj qe ka hall, se te pakten i ploteson nje mungese
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Oj gra i tromakset burrat tani :p

Shihni qe tiu them une me fjale me te buta se sa te Gloomit :p
Kur blejme dicka shkojme gjithmone drejt ofertave edhe kjo eshte nje + per ne
Pastaj kur te ecni e keni femra qe nje dite ka dic nje dite dic tj, edhe ju do jeni krenar qe te gjithe ju shohin me lakmi
Tjeter + per ne ky
Nese blen nje fustan se vesh cdo dite..ia iku nje rrobe
Nese blen nje 3 pale xhinse si vesh dot edhe ne vere...ia iken 4 rroba ne raft
Por edhe nese blen gjera te lehta si vesh dot ne dimer.. ia edhe 10 te tjera te raftit
+ ndonje xhup i lehte ndonje kemishe qe me sh raste pune e ikem diku diku 20

Pra faji eshte i stineve qe te jemi dakort :)
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Me sa shof corapet, recipetat e kepucet si keni fute fare ketu ::cool::

Mos me thuani se si mbani ;)
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Pe: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Une kam shume rroba qe jane akoma me etiketa lool.
Po marrim si shembull fustanet- kam 150 cope (i kam numeru kur kam rregullu dollapin nga kurioziteti lool), prej ktyre 150, nja 15 jane akoma me etiketa....kurse te tjeret maximumi vetem nga 1 here jane vesh. Pse jane akoma me etiketa? Sepse te terheq nje fustan nga fundi i paleve, rrezohet i gjith dollapi kshu qe skam nerva te rri ti nxjerr nga jan fut haha
 

Endrra

VIP
Staf në FV.AL
Titulli: Pe: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Une kam shume rroba qe jane akoma me etiketa lool.
Po marrim si shembull fustanet- kam 150 cope (i kam numeru kur kam rregullu dollapin nga kurioziteti lool), prej ktyre 150, nja 15 jane akoma me etiketa....kurse te tjeret maximumi vetem nga 1 here jane vesh. Pse jane akoma me etiketa? Sepse te terheq nje fustan nga fundi i paleve, rrezohet i gjith dollapi kshu qe skam nerva te rri ti nxjerr nga jan fut haha

ahahahahhah Ma paske kalu edhe mua LS... Sot kam heq gjith ato rroba nga Rafti. Thashe ti bej nje freskim stylit tim me kete rast . Apo skane ul neper dyqane :D hihiihhi
 

chika

Anëtar i Respektuar
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Me duket se nga kjo "semundje" un sdo sherohem asnjeher gjithmon ai dollapi im rri plot
dhe un qe "s'kam" ca te vesh as rroga spo me del me tani :p
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Vallai une 8 fustane,,kam..dhe nga ato,,6 i kam te perditshem..dy klasik per mbremje,,keta te fundit do i bej dhoro ,,sepse sme pelqejn ti vesh me..sa ta shof te arsyshme te dikush qe vertet i ka novoj..per ndonje rast..:)
e keshtu do ngelem pa asnje mbremje..por kur te me duhet per noj rast do blej..ndonje..:))..;p
pergjethsisht kur blej nje gje te re,,gjithmon fal dicka nga dollapi,,sepse tmerri im te me mbushen dollapet me rroba,,stiv....i fal ato qe si vesh shpesh,,e keshtu gjenden pak rroba gjithmon ne dollapin tim..:)
 

orkidea

θαλασσα
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Eh cna vut ne siklet ja do i heq, do i rregulloj, disa do ti fal... po po u mbush dollapi prape un skame faje...:p
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Me cpo lexoje ketej

shyqyr qe sme keni rene hise :jo::jo:
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Vertet kam shum qef te bej shoping edhe pse eshte e lodhshem puufffff por jam tip qe e du look-un shum dhe e vlersoj.Ajo se eshte me kryesorja nuk e rendoj oramanin aspak, sa te blej nje pal xhinse ose ni bluz kam mendjen po ate se kam ne shpi kujt ti dhuroj ? pra sa blej shum aqe e dhe jap .... jo vete rrobat e miat po kur te hy mir ne ormane se shikoj e kujt eshte po i shperndaj dhe nuk pys a do i veshe me apo jo tjet e motra nusja te vllait apo mami.Kalon koh e gjat nuk i vesh askush e kur ti dhuroj a thon< e mir ishte e kishim vesh ket vere ! ahooo iku ajo tani :jo: nuk kam qef te rrin ashtu kot disi me vjen keq se e di se jan shpenzim te gjitha pse te rrin kot kur dikush nuk ka mbase ti ndrroj cdo her

E mami cdo her me thot ti je si Tereza:D
 

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Pse duhet ta egzagjeroni?
Lum kto Cavallat,Armanat,Gabanat... paskan qen vertet te zgjuar kto njerez,ja paskan ditur dobsin femres.
 
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Njeriu duhet te zgjedhe te jete mesatar per cdo veprim qe e ben . Numrat e tille ekstrem te veshjeve nga vajzat eshte e tepert per mendimin tim . Keshtu nje keshille kisha per vajzat , ju mjaftojn nje numer i veshjeve qe ploteson nevojat e juaja si femer , ndersa numri i tepert eshte jo ne te miren e juaj keni parasysh kete !
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Duhet me hap nje dyqan forumor ktu, te shesim gjerat qe s'na duhen, se rrin zen vend ne dollap kot lol
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Duhet me hap nje dyqan forumor ktu, te shesim gjerat qe s'na duhen, se rrin zen vend ne dollap kot lol

Naah Leg, do ishe e gatshme te hidhje apo te shisje nje rrobe moj?! Une, jo. lol

Sa gjera jane aty qe rrin, them, ska ardhur skoma rasti. Do i vesh. lol
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Naah Leg, do ishe e gatshme te hidhje apo te shisje nje rrobe moj?! Une, jo. lol

Sa gjera jane aty qe rrin, them, ska ardhur skoma rasti. Do i vesh. lol

Haha po mua me ndodh edhe qe s'me pelqejne me. Kur i shof ca fustane them me vete: اa dreq shijesh paskam pas kur i kam ble kto. lol
 
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Vetem 22 me nr e?

Une gati i kam harruar se sa jane e kur i gjej mbas vitesh cuditem...edhe pse shpesh i mbledh jane cjane dhe i jap ne familje te ndryshme qe kane nevoje..!

E cuditshmja eshte se edhe pse i jap ato me shume shtohen lol e tani po te germoj dicka do e gjej prap :p
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Hajdeeeni gra, se u hap dëngu! Bluza, pantallona me 500 lekë kemi këtu!! lol lol

 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Gati çdo femër ka 22 rroba që nuk i vesh kurrë

Ste vjen zor? Materialiste ngele.
Ne vend tia dergosh femijeve ne Afrike...
Apo prit atje eshte sh vape skan e nevoje per rroba ?
 
Top