• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Futet në ujërat e liqenit, vdes shqiptari në Itali (Emri)

Frank

1+1=3
vdf_recupero_due_a_images_sampledata_2019_aprile_thumb_medium650_0.jpg



ITALI
Një shqiptar 38-vjeç, cili jetonte në Arona të Italisë ka humbur jetën në ujërat e Liqenit të Maggiore. Mediat fqinje shkruajnë se viktima, Festim Brankollari u nxor nga ujërat e liqenit disa orë pas kërkimeve nga zhytësit e Brigadës së Zjarrit.
Trupi i pajetë i 38-vjeçarit u gjet në njëzet metra thellësi dhe njëqind metra larg bregut të liqenit, konkretisht larg skelës ku ankoroheshin anijet.

Zhytësit që nxorën trupin e pajetë erdhën nga Milano, ndonëse autoritetet e Aronës kishin shkuar aty menjëherë sapo u njoftuan për ngjarjen. Alarmi fillimisht u dha në orën 06:00 të mëngjesit të djeshëm kur një grup turistësh panë nga dritarja përpjekjet dëshpëruese të shqiptarit në ujërat e liqenit.
Shqiptari ishte futur në ujërat e liqenit për të nxjerrë një varkë me pedale, e cila ishte tërhequr nga uji për shkak të erës, por kjo përpjekje rezultoi fatale për 38-vjeçarin

Balkanweb.com
 
Top