• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Futbollisti i Gjilanit: I shpëtova vdekjes në Drenas

legjenda

Tetova
Betim Haxhimusa është sulmuar fizikisht nga disa persona që pretendon që janë të klubit të Feronikelit, ndërsa nga dhuna e ushtruar atij i është thyer dora, por ka lëndime edhe në këmbë dhe të gjithë trupin.
Haxhimusa ishte ndëshkuar me kartonë të kuq disa minuta pa përfunduar ndeshja, ndërsa me të mbërritur në zhveshtore ai është sulmuar.

“Ishin disa persona, që të gjithë me bexha të klubit të Feronikelit. Ata më sulmuan me grushte dhe çdo gjë tjetër. Ekonomi (mirëmbajtësi i fushës) më ka qëlluar disa herë më lopatë”.

“Duke tentuar ta ruaj kokën me duar, ai më ka thyer dorë. E kam shumë keq dorë dhe do të futem tani në operim. Aty unë i shpëtova vdekjes pasi po të më qëllonte në kokë atëherë jeta ime do të rrezikohej”, ka thënë Haxhimusa për Telegrafin.

“Kam lëndime në të gjithë trupin. Do t’i padis në gjykatë për këtë sulm. Lojtarët duhet të ruhen e jo të sulmohen në këtë mënyrë”, deklaroi Haxhimusa.

Ai ka shtuar se nuk e di pse është ndëshkuar me kartonë të kuq nga gjyqtari Besfort Kosumi dhe këtë gjë do të dëshironte ta dinte.

Edhe gjatë rrugës për në zhveshtore Haxhimusa është gjuajtur me mjete të forta.

Ndeshja ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit ka përfunduar 1-1. / Telegrafi/



 

Aver

VIP
Titulli: Futbollisti i Gjilanit: I shpëtova vdekjes në Drenas

Vet i ka fajet. Ku ka pa ky me shku me lujt futboll pa e marr armen me veti.
 

Tema te Ngjashme

Top