• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Fundi i një Urdhri.

Fundi i një Urdhri të Shenjtë që nisi me zjarrin që dogji në turrën e druve Mjeshtrin e Madh të Kalorësve Templar

IMG_20200318_152907.jpg


Më 18 mars të vitit 1314 – Jaku i Molesë (Jacques de Molay), Mjeshtër i Madh i Kalorësve Templarë, digjet në turrën e druve nga mbreti Filip IV i Francës. Fundi i papritur i Urdhërit Templar ose Templarëve (urdhër ushtarak krishterësh perëndimorë), dhe ekzekutimi dramatik i udhëheqësit të tyre, e ktheu De Molayn në figurë legjendare. Kalorësit me uniformë të bardhë e me kryq në gjoks u futën thellë në fantazitë e ëndrrat e evropianëve falë historisë së tyre heroike e enigmatike, por mbi të gjitha falë misterit që vishte shkatërrimin e menjëhershëm të Urdhrit të tyre.



Urdhri i Templarëve u lindi me të kaluar të vitit 1120, një vit pas pushtimit të Jerusalemit nga të krishterët. Ai erdhi me detyrën e shenjtë të luftonin myslimanët e të mbronin pelegrinët. Patën fillesa mjaft të vështira, por brenda shumë pak kohësh u bënë një fuqi e madhe ekonomike e ushtarake, që pranonte të merrte urdhra vetëm nga Papa. Në të vërtetë qenë një shtet pa territor në zotërim, i cili e kishte kryeqytetin në Paris, në “Kullën e Tempullit” (tani e shkatërruar), ku (për kënaqësinë e të gjithë të pasionuarve pas ezoterizmit) u mbajt i burgosur Luigji XVI përpara se t’ia priste kokën tehu i mprehtë i gijotinës.

Urdhri i Templarëve shquhej veç të tjerash, edhe për pasurinë e tij; kjo pasuri mbahej e fshehur, diku nën dhe (shpella a tunele të fshehta); madje kërkimet për gjetjen e pasurisë së kalorësve templarëve ende vazhdojnë nga gjuajtësit e thesarëve.

Urdhëri Templar ishte gjithashtu mjaft i fuqishëm e popullor. Për të mënjanuar një rivalitet të mundshëm, Filip IV i Francës, i cili kishte marrë hua të mëdha prej Urdhërit të Tempullit, u detyrua ta shpërndante atë dhe të vriste de Molayn, duke shmangur kështu edhe kthimin e borxhit. . Për herë të parë pas 700 vjetësh do të publikohen procesverbalet e gjyqit që shpërbëhu Urdhrin e Kalorësve të Tempullit. Processus contra Templarios në thelb bazohet te Dokumenti i Kinonit, pergamena e zbuluar në vitin 2001 nga një studiuese në raftet e pafundme të arkivit sekret të Vatikanit. Dhe është pikërisht ky arkiv që tashmë ka vendosur të publikojë atë dokumentacion, që konsiderohet me rëndësi “monumentale”, i cili është përfshirë në projektin “Exemplaria Praetiosa”, ose më saktë publikimi më i kujdesshëm dhe më gjithëpërfshirës që ka realizuar ndonjëherë ky institucion. Në të përmblidhen dokumentet e fundit të shkruara mbi këtë çështje. Pergamena u shkrua në vitin 1312, vitin kur Papa i asokohe vendosi shpërbërjen e Urdhrit, që sipas studiuesve në të vërtetë nuk ishte dënim.

Urdhri thjesht nuk duhej të ekzistonte më. Për rrjedhën e ngjarjeve që shpunë në shkatërrimin e Urdhrit janë bërë gjithfarë hamendësimesh, mes të cilave dominon ai sipas të cilit Urdhri kishte dalë jashtë kontrollit të kishës, e cila e shihte gjithnjë e më shumë si rival, se sa si mekanizëm në shërbim të sajin. Skenari tjetër ka të bëjë me pasuritë përrallore që tempullarët kishin arritur të vinin mënjanë, të cilat ndezën lakminë e Mbretit Frank Filipi i Bukur.

Për pjesën më të madhe të studiuesve gjasat janë për një kombinim të të dy skenarëve. Sipas një prej teorive më të guximshme, templarët u strehuan në malet e Zvicrës për t’iu shpëtuar persekutimeve të kishës dhe të Filipit të Bukur, duke e instaluar aty sistemin e tyre bankar. Disa studiues nuk shohin ndonjë mundësi tjetër për të cilën fshatarët zviceranë arritën të krijonin aq shpejt atë sistem të mrekullueshëm, funksional e mbi të gjitha aq sekret bankar, që dominon gjithë botën financiare edhe në ditët tona.
A.vataj
 

Comments

Top