• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fullani: Borxhi publik do të rritet

cent

Banned
Rritja e ekonomisë do të jetë në nivele të ulëta dhe do të ketë rritje të borxhit publik në fund të 6-mujorit të dytë të vitit. Ky është përfundimi i Bankës së Shqipërisë në lidhje me pritshmërinë për zhvillimet ekonomike në pjesën e mbetur të vitit. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fuallni theksoi se gjatë muajit gusht ka pasur një rënie të shpejtë të inflacionit vjetor në nivel 1.2 % ndërsa ecuria e çmimeve të konsumit reflekton kërkesën e ulët në ekonomi dhe hendekun negativ të prodhimit. Ecuria e treguesve buxhetorë ka reflektuar politikën fiskale ekspansioniste të ndjekur gjatë gjashtëmujorit të parë. Deri në muajin gusht, shpenzimet buxhetore kanë rezultuar 9.2% më të larta se një vit më parë, të nxitura në një masë të konsiderueshme nga rritja e shpenzimeve kapitale.

Nga ana tjetër, të ardhurat kanë regjistruar performancë të dobët, duke shënuar rënie vjetore prej 3.8%. Kjo ecuri është materializuar në një deficit buxhetor rreth 1.3 herë më të lartë se viti i mëparshëm. Rritja e deficitit është reflektuar në rritjen e mëtejshme të raportit të borxhit publik ndaj PBB-së; në fund të tremujorit të dytë ky raport vlerësohet të ketë arritur në nivelin 63.5%. Në përfundim të diskutimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë, në nivelin 3.5%.

Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se kushtet aktuale monetare sigurojnë përmbushjen e objektivit tonë të inflacionit në periudhën afatmesme, duke ofruar njëkohësisht edhe stimulin e nevojshëm monetar për riaktivizimin e kërkesës private në vend. Në veçanti, rënia e shpejtë e yield-eve gjatë muajit të fundit reflekton nivelin e ulët të normës bazë të interesit, pritjet për inflacion të ulët në të ardhmen, si dhe huamarrjen më të ulët të qeverisë në tregjet e brendshme. Kjo rënie krijon hapësira për reduktimin e normës së interesit të kredisë për sektorin privat. Projektimi i këtij ambienti edhe në të ardhmen do të mundësonte një transmetim më të mirë të politikës monetare në ekonomi.
/Shekulli
 
Top