• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fshatrat më të bukur në botë

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Flitet shumë për qytetet më të bukura të botës, por një revistë britanike solli edhe listën e dhjetë fshatrave më piktoresk të planetit.

Nga brigjet e Afrikës në thellësinë e stepave ruse, këto janë dhjetë vende pothuajse të panjohura, që janë të bekuara me një bukuri të jashtëzakonshme.

10. St. George, Bermuda
Vendi i parë i kolonizuar nga britanikët në kontinentin Amerikan, në vitin 1612, fshati i vogël i St.George krenohet në ditët e sotme me një kishë me vlera të rralla historike, me punishtet shekullore të duhanit e parfumeve dhe me një vijë bregdetare spektakolare.


9. Goreme, Turqi
I ngritur mbi një formacion shkëmbinjsh në një vargmal në Anadollin Qëndor, lokaliteti i Goremes është sot një park kombëtar dhe një tërheqje e rrallë turistike. Në të ndodhen disa prej kishave dhe manastireve më të mirëruajtura që nga shekujt e parë pas Krishtit.


8. Pariangan, Indonezi

Fshatit i qëndron mbi kokë si një kërcënim shekullore vullkani i Malit Merapi, falë të cilit, zona ka fituar një larmi dhe veçanti të tillë natyrore, që e ka shndërruar në një tërheqje të rrallë turistike. Shtëpitë 300-vjeçare janë të ndërtuara shumica me një dru të rrallë, ndërsa pranë fshatit ndodhen banjo termale me veti të shkëlqyera kuruese.



7. Cesky Krumlov, اeki
Një prej vendbanimeve të para të banuara në اeki, Cesky Krumlov ka një stil të rrallë gotik, kështjellën e shekullit të XIII që qëndron në mes të fshatit, e rrethuar nga 40 shtëpi dhe pallate me një arkitekturë të rrallë.

6. Eze, Francë
Një Monako e dytë, vetëm se në miniaturë, Eze është një prej perlave të panjohura të Rivierës Franceze. Falë pozicionit të favorshëm gjeografik mbi Nisë, fshati është pushtuar vazhdimisht, duke patur sot gjurmë të rralla historike që nga koha e fenikasve e egjiptianëve përpara lindjes së Krishtit, deri tek kisha baroke dhe kapela e Kryqit të Shenjtë, e shekullit XIV.

5. Wengen, Zvicër
Një perlë alpine, që të bën të kujtosh menjëherë filmat vizatimorë të Hajdit, Wengen është në thelb portretizimi më i mirë i asaj që të vjen ndër mend fillimisht kur mendon Zvicrën. Një qendër turistike që prej vitit 1 800, Wengen tërheq çdo vit me mijëra skiatorë, por është një vend i mrekullueshëm për t’u vizituar edhe në verë.

4. Shirakauago, Japoni
Një pasuri e mbrojtur nga UNESCO që prej vitit 1995, Shirakaugo njihet për banesat e tij trekëndore. Në qendër të fshatit, spikat kështjella e Ogimaçit, një prej ndërtimeve të para historike në Japoninë mesjetare.

3. Sidi Bou Said, Tunizi
Një fshat ku spikasin vetëm dy ngjyra, e bardha dhe bluja, Sidi Said ndodhet në bregdet dhe ka fituar emrin e Montmartrit tunizian, lidhur me ngjashëmrinë që ka me lagjen e famshme pariziene. Pamja magjepëse e Sidi Bou Said e bënë atë frymëzim të punëve të piktorit zviceran, Paul Klee dhe shkrimtarëve Colette e Somone de Beauvoir.


2. Savoka, Itali

Një fshat historik siçilian, Savoka ndodhet në majën e një kodre midis Mesinës dhe Taorminës. i vjetër 1-mijëvjeçar, fshati krenohet me kishën e rrallë të shën Luçisë, ku Don Korleone i vërtetë lidhi kurorë, sheshin Fosia dhe rrugët karaktestike me kalldrëm.

1. Bibëri, Angli
I ndodhur në një zonë kodrinore në Anglinë perëndimore, Bibëri është përshkruar në shekullin XIX nga shkrimtari ثilliam Morris si fshati më i bukur në të gjithë Britaninë. Përzgjedhja numër një e revistës, Bibëri krenohet me shtëpi guri të shekullit të XIV, kishën saksone të Shën Mërisë, një mulli shekullore dhe hojet e bletëve të shekullit XVII. /tch
 

flowmaster

Anëtar i Nderuar
Pe: Fshatrat më të bukur në botë

Fshati im

Maletë me gurë,
fushat me bar shumë,
aratë me grurë,
më tutje një lumë.

Fshati për karshi
me kish' e me varre,
rrotull ca shtëpi
të vogëla fare.

Ujëtë të ftohtë,
era pun' e madhe,
bilbili ia thotë,
gratë si sorrkadhe.

Burrat nën hie,
lozin, kuvendojnë,
pika që s'u bie,
se nga gratë rrojnë!

Gratë venë nd'arë,
dhe në vreshta gratë,
gruaja korr barë,
punon dit' e natë.

Gratë në të shirë,
në të vjela gratë,
ikinë pa gdhirë,
kthenenë me natë.

Gruaja për burrë
digjetë në diell,
punon e s'rri kurrë
as ditën e diel.

0 moj shqipëtarkë,
që vet' e nget qetë,
edhe drek' e darkë
kthehesh e bën vetë;

Moj e mjera grua,
ç'e do burrë zinë
që ftohet në krua
dhe ti mban shtëpinë!.
 

LoSsT

VIP
Pe: Fshatrat më të bukur në botë

Kush do na beje nje shetitje kete... lol
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Fshatrat më të bukur në botë

cfar fshatra keto duken metropol weeeeeeeeeeeeeee
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Pe: Fshatrat më të bukur në botë

weeeee,...e Dashur Sweet,,,ku na i gjete e na i solle ,e na fute ne enderrime udhtimesh neper keto perla toksore,,kaq te bukura,.:)
 

sensuu

sweet
Titulli: Fshatrat më të bukur në botë

uau sa me pelqen te jetoj ne fshat............fshatare mo
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Fshatrat më të bukur në botë

Qenkan mledh gjith katunaret knej ahahahahhaha :p
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Pe: Fshatrat më të bukur në botë

te kto fshatra te gjithe do donin te jetonin, por te fshatrat e Shqiprise se mesme se besoj:p....
 
Titulli: Fshatrat më të bukur në botë

te gjitha ishin shume te bukura, te vecanta, dhe percillnin elemente te vecante, karakteristike te secilit prej shteteve ku ndodhen
por Shirakauago ne Japoni me la nje shije te vecante :)
 
Titulli: Pe: Fshatrat më të bukur në botë

po sjell edhe une ca foto nga fshati im :)
ketu eshte qendra
1.jpg

ketu eshte marre nga autostra
2.jpg

rruga per tek ambulanca
3.jpg

shkolla
4.jpg
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Fshatrat më të bukur në botë

Afrik, Jndonezi dhe Japoni jane fantastik!Keto jane fshatra te perparuara jo te prapambetura si ato nga ne LOL. Po hajt mo..te jet shteti i bukur dhe mos ti kete dhe fshatrat te bukur lol.
 

GLOOM

Catch me if you can...
Pe: Fshatrat më të bukur në botë

Sa te bukura,ste japin peshtypjen e fshatrave...
 
Titulli: Fshatrat më të bukur në botë

Nuk duken fare si fshatra , te pakten nga infrastruktura nuk te japin pershtypjen e nje fshati ....ose jemi ne qe kur behet fjale per fshatin na vjen ne mendje '''rruget me gure,balte ,te pashtruara e shtepi te vjetra '' :D
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Fshatrat më të bukur në botë

Hallstatt_in_Winter_Austria.jpg

Une nuk di se kush ka perzgjedhe keto fshatrat por kam lexuar se fshati[FONT=Arial, Helvetica, sans-serif] Hallstatt ne Austri eshte fshati me i bukur ne bote. Keshtu konsiderohet nga UNESCO madje eshte nen mbrojtjen e saj.

Madje kam lexuar se per qudi vitet e kaluar kete fshat e kishin pushtuar kinezet duke e vizituar dhe fotografuar cdo milimeter te ketij fshati. Befasia nuk do perfundonte ketu po te mos ndodhta ajo qe nuk pritej. Nga fotografimet, Kinezet kan filluar te ndertojne te njejtin fshat identik ne Kine, duke perfshi liqenin dhe bjeshket per rreth.
[/FONT]
 
Titulli: Fshatrat më të bukur në botë

Kitrra ky vendi qe thua ti eshte perrallore fare ,parajse .
Ja nje pamje

ne pranver

ne vere

ne vjeshte
 

Tuana

Nada é por acaso!
Fshatrat më piktoreskë në botë

Nga Mali në Afrikë e deri në mijëra metra mbi nivelin e detit, mes Himalajeve. Revista elektronike “Fubiz” rënditi disa prej fshatrave me peisazhet më magjepsëse, pamje që të lënë pa frymë.
/T.ch/


E nisim nga pamja e parë. Nëse mendonit se pamjet nga filmi “Zoti i Unazave” janë një pjellë e fantazisë njerëzore, gaboheni. Fshati Hobit ekziston vërtet. Ai ndodhet në Zelandën e Re dhe është përdorursi shesh-xhirim thuajse në të gjitha seritë e sagës së filmit fantazi.



Pamja e dytë mbërrin nga Malta. Vendi i vogël ishullor i Mesdheut shquhet për bukuritë e tij dhe ndër to është edhe fshati i pagëzuar që prej 1980 si “Fshati Popeye”. Pikërisht këtu u frymëzua “Disney” për realizimin e seteve të serialit vizatimor, aq të dashur të kohës.


Hidhemi në Afrikë. Buzë lumit Niger në Mali ndodhet një fshat i vogël piktoresk i izoluar në shkretëtirë, mbijetesa e të cilit varet vetëm nga peshkimi.



Pamja e radhës mbërin nga ‘toka mbretërore’ në një ditë me mjegull. Imazh i shkëputur nga një fshat në jug-perëndim të Anglisë.





Më poshtë Sar Agh Syed, njëri prej fshatrave më të bukur të Iranit. Një ndërthurje perfekte mes modernizmit oriental dhe kulturës perse. Numëron mbi 2 mijë banorë.

Rikthehemi në Afrikë, këtë herë në në njërin prej bregdeteve të paprekur ende nga zhvillimi, ku është shkrepur edhe fotoja e mëposhtme.



Sërish në Europë. Kontinenti i vjetër është strehë e qindra bukurive natyrore, që kur kombinohen me ndërhyrjet e duhura njerëzore marrin akoma më shumë hijeshi. Ky është rasti i fshatit holandez Bourtange në kufirin me Gjermaninë.


Në Azi. Mes maleve të Himalajave ndodhet kjo perlë tibetiane, mijëra kilometra mbi nivelin e detit.


Ishujt Faroe. Fshati i vogël, strehë e një grushti banorësh quhet Gasadalur.




Disa qindra kilometra larg nesh shtrihet Salzkammergut, fshati austriak magjepsës me rreth 1 mijë banorë, që ja vlen të vizitohet në cdo stinë të vitit.



Sërish në Kinë. Këtë herë më në jug të saj, ku mes parcelave të mbjella me oriz shtrihet ky fshat.

 

MasteR

I'm offline
Titulli: Fshatrat më piktoreskë në botë

Tokat nen shi ne kine shume bukur...
 
Top