Fruti që do të shpëtojë botën nga uria

Capture-46.jpg
Azi- Ekspertët e fushës kanë analizuar një frut ekzotik për të cilin thonë se ka vlerat e mishit, prandaj edhe mund të jetë zgjidhja për të luftuar urinë, problemin më të madh të vendeve të varfëra.

Quhet jackfruit dhe ka vlera të mrekullueshme ushqyse. Rritet në Azi dhe peshon nga 5-45 kg, më i madhi i njohur deri sot. Është i pasur me proteina, kalcium dhe hekur.

Prandaj edhe konsiderohet i përshtatshëm për një vakt të mjaftueshëm.

Studiuesit thonë se përdorimi i këtij fruti mund të zëvendësojë shumë mirë mishin, grurin dhe misrin, produktet bazë të një diete ushqimore. Nëse të gjitha këto janë të vërteta, atëherë ky frut do të shpëtonte qindra fëmijë nga uria.

noa.al
 
I never ate this fruit!
Quhet Durian ne malajzisht dhe te tmerron aroma qe ka!
Nje kuriozitet: nuk te lejojnet t'a marresh me vete ne avion.
 
I never ate this fruit!
Quhet Durian ne malajzisht dhe te tmerron aroma qe ka!
Nje kuriozitet: nuk te lejojnet t'a marresh me vete ne avion.
Nuk eshte Durian kjo. Jackfruit eshte.

Ke te drejte duket si Duriani por Durani eshte pak me ndryshe, nga jashte eshte me thumba dhe brenda copat i ka me te medhaja. Besoj qe jam i vetmi ne kete forum qe ka henger Durian, po mbase dhe me gjere ne trevat shqiptare e jo vetem ne kete forum.

Edhe dicka, e fsheha ne valixhe dhe e solla me avion ketej.
 
dhe une kam ngrene durian por sme pelqeu dhe nuk hengra me.
 
Nuk mund te them qe me pelqeu edhe mua, por nga inati e hengra me qe me thane qe askujt qe vjen nga Evropa nuk i pelqen.
Nga cili shtet e ke sjelle ti durian vertet? 🤣
Une nga Azia kam sjell njehere rambutan dhe mata kuçing. 🤣
Tere qef se po u conim shpise frut te ri. Kur ata e provuan e ja bene: gjynah qenket lodh me keto pa shije. 🤣🤣
 
nga singapori. duriani ishte bere lemsh gjate udhetimit. kur e hapa ne shtepi kutine ku e kisha futur durianin, menduan se eshte dicka e prishur. 1 ore hapur dritaret i mbajti nana.
 
Top