• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
اfarë i shkruante në vitin 1935, psikanalisti më i famshëm i shekullit, një zonje angleze, nënës së një djaloshi gej, e cila i ishte lutur atij t’i jepte një zgjidhje për problemin, siç e cilësonte ajo, të djalit të saj. Letra e tij e shkruar nga Vjena në një anglishte pa shumë pretendime, sot gjendet e ekspozuar në ambientet e një instituti që merret me kërkimet mbi seksin dhe shëndetin riprodhues



Martesat brenda së njëjtës gjini apo dhe vetë të qenët gej ose lesbike, prej kohësh tashmë janë bërë temë debati edhe në Shqipëri. Në ditët e sotme bëhen akoma përpjekje, sidomos të motivuara nga aspekti religjioz, për të “shëruar” homoseksualët.
Shkencëtarët, megjithatë, po bien gjithnjë e më shumë dakord se kjo përpjekje jo vetëm që është e kotë, por edhe e rrezikshme ndonjëherë. Pasi t’i trajtosh në atë mënyrë vuajtjet e një homoseksuali, çon shpesh në probleme masive, deri te tentativat për vetëvrasje.

Edhe për psikanalistin më të shquar të shekullit, Siegmund Freud (Frojd), që lindi më 1856-n e vdiq më 1939-n, kjo pikëpamje dukej se nuk ishte fare normale.

Një debat i përmasave më të vogla, por sidoqoftë më të mëdha se në çdo kohë e epokë tjetër më parë, ndodhte në vitet ‘30 të shekullit të shkuar edhe në Europë.

Kështu, në vitin 1935, psikanalisti i famshëm i shkroi një letër një gruaje, një zonje angleze (emri i saj është fshirë), nëna e një djaloshi gej, e cila i ishte lutur atij më parë t’i kthente një përgjigje për problemin, siç e cilësonte ajo, të djalit të saj.


Por duket se Freud, jo vetëm se i ktheu përgjigje, por një të tillë që zonja nga Anglia ndoshta nuk e kishte pritur fare, duke mos marrë asnjë ilaç apo rekomandim mjekësor konkret prej tij: ai i shkruan asaj në thelb se “nuk ka asgjë prej së cilës ajo duhet të kishte turp”, dhe i flet edhe për atë që mund të të ofronte psikanaliza, e cila për kohën dhe, edhe aktualisht, shihet shpesh me dyshim si alternativë efikase për shërimin e sëmundjeve psikike e jo vetëm.

Letra në fjalë tashmë është pronë e Institutit për Kërkime mbi Seksin, Gjininë dhe Riprodhimin, i cili kohët e fundit ka çelur në Londër një ekspozitë nën titullin “Instituti i Seksologjisë” (The Institute of Sexology).

Më poshtë, teksti i plotë i letrës, që në origjinal u shkrua nga Siegmund Freud në një anglishte, nivelin e së cilës në fund të letrës ai gjen edhe vend ta kritikojë.

////////////////////////////////////////////////////////////////////

E dashur zonjë,

Unë po kuptoj nga letra juaj se djali juaj është homoseksual. Më duket shumë domethënëse që Ju nuk e përmendni këtë fjalë në përshkrimin që i bëni djalit tuaj. A mund të pyes se përse ju e shmangni atë? Homoseksualiteti sigurisht se nuk është ndonjë përparësi, por nuk është gjithashtu asgjë për të cilën duhet të ndieni turp, ngarkesë apo të fshiheni.

Nuk është gjithashtu as një sëmundje. Ne e trajtojmë këtë si një variant të funksionit seksual, i përftuar nëpërmjet një bllokade të zhvillimit seksual. Shumë persona tepër të respektuar dje dhe sot ishin homoseksualë, e ndër ta edhe disa prej njerëzve më të mëdhenj (si Platoni, Mikelanxhelo, Leonardo da Vinçi etj.).

ثshtë një padrejtësi e madhe ta përndjekësh homoseksualitetin si një krim dhe një tmerr gjithashtu. Nëse nuk më besoni, atëherë lexoni pak librat e Havelock Ellis.

Në lidhje me atë që Ju pyesni, nëse mund t’Ju ndihmoja, mos ndoshta mendoni se unë mund të shmangia homoseksualitetin e ta zëvendësoja atë me heteroseksualitetin normal.

Përgjigjja është se këtë nuk mund t’ua premtojë dot njeri. Në disa raste, ne i kemi zhvilluar sërish qasjet rudimentare të tendencave heteroseksuale, të cilat gjenden në çdo homoseksual, por në shumicën e rasteve, kjo pra, nuk është më e mundur.

ثshtë një çështje e aftësive e veçorive të moshës së secilit njeri. Rezultati i një trajtimi nuk mund të parathuhet.

Ajo çfarë mund të bëjë psikanaliza për djalin tuaj, është diçka tjetër. Nëse ai nuk është i lumtur, neurotik, i paqëndrueshëm, i paralizuar në jetën sociale, analiza mund t’i ngjallë sërish harmoninë, paqen shpirtërore, eficiensën, por jo nëse ai mbetet apo jo, pra homoseksual.

Nëse ju mendoni se ai duhej t’i nënshtrohej një vizite tek unë – mendoj se ju duhet të vendosni vetë pastaj – atëherë ai duhet të vijë në Vjenë. Unë nuk kam ndërmend të largohem prej këtu. Mos hezitoni të më ktheni një përgjigje.

Me respekt të thellë e përshëndetje miqësore,

P.S.: Nuk m’u duk e vështirë ta lexoja shkrimin tuaj të dorës. Shpresoj që edhe shkrimi dhe anglishtja ime, të mos jenë problem për Ju.

g.shqip
 

Ultraviolet

I have a happy personality with a heavy soul
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

Shum mir ju ka pergjigj
 

sensuu

sweet
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

shyqyr e zgjidhem edhe kete teme...se e po e pati thene frojdi eshte e vertete :D
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

Dhe cfare ka thene frojdi, patjeter qe duhet t'miret e vertet pfff. ! E kam thene e them dhe do ta them, homot dhe lesbot jane te semure, poashtu edhe ata qe i perkrahin dhe u japin te drejta.:foot
 

ricky_ch

******
Pe: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

Unë e dij ilaçin, po kam frikë se më akuzojnë pastaj...,
por gjithsesi po mundohem të respektoj të drejtat njerëzore!
 

Marla

VIP
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

Mire e tha Frojdi por kujt ja tha thuaj.
 

Nicktjeter

Anëtar i Nderuar
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

Dhe cfare ka thene frojdi, patjeter qe duhet t'miret e vertet pfff. ! E kam thene e them dhe do ta them, homot dhe lesbot jane te semure, poashtu edhe ata qe i perkrahin dhe u japin te drejta.:foot
Ti je shume lunatik sje mire fare.
Po ti ishe ai qe thoje njerez jane edhe ata...madje duke cit. ty nje mik i imi ka qene gay
dhe pastaj ktheu "shijet" dhe ish hetero.
Po si qenkan te semure dhe ata qe e perkrahin? Je ne vete ketu?

Ketu flitet te respektohet jeta liria veprimi e mendimi i tj
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

Ti je shume lunatik sje mire fare.
Po ti ishe ai qe thoje njerez jane edhe ata...madje duke cit. ty nje mik i imi ka qene gay
dhe pastaj ktheu "shijet" dhe ish hetero.
Po si qenkan te semure dhe ata qe e perkrahin? Je ne vete ketu?

Ketu flitet te respektohet jeta liria veprimi e mendimi i tj
respektoje lirin e shprehjes tlutem, jemi ne demokraci :vrap:
 

Ultraviolet

I have a happy personality with a heavy soul
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

Shyqyr qe ju kemi ju te ndritur lol lol lol
Ju mo po na iluminoni perdit
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

e ka thene frojdi dhe cfare?
Ne e dime cfare eshte ky lloj handikapi por personalisht do ishte mallkim i madh te kisha ne familja nje natyre te tille. Nuk jam aq mendjehapur sa mos perfill kete fakt.
Frojdi e tha per ata qe volitet te jete kshu!
 

Ultraviolet

I have a happy personality with a heavy soul
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

e ka thene frojdi dhe cfare?
Ne e dime cfare eshte ky lloj handikapi por personalisht do ishte mallkim i madh te kisha ne familja nje natyre te tille. Nuk jam aq mendjehapur sa mos perfill kete fakt.
Frojdi e tha per ata qe volitet te jete kshu!
Mallkim eshte per ata qe jan gay dhe kan prane njerez qe e mendoj kshu.
 

Moonlight

Shine like a Moon!
Staf në FV.AL
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

Une mendoj kshu pra...
Ti ke nai problem a si? Ne je apo ke nai gay ne familje mbeshtete...une se bej dot.
E shkrujta sjam mendjehapur deri ne ate pike. Ti meqe i mbeshtet ...mendoje pak vllain tend apo djalin tend ne kete lloj kategorie.
Goca me bo snobin dime me e bo te gjithe...por ka i kufi cdo gje. Dhe mendimin tim kujdes kur e trajton qarte!
ky eshte diversiteti i mendimit ,larmishmeria e botes.
Une si paragjykoj .....por ne familjen time nuk do ia uroja vetes kurre!
Kshu
 

Ultraviolet

I have a happy personality with a heavy soul
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

E kam than gjithmon qe edhe nese motra tme thot qe pelqen femrat do kishte plotesisht mbeshtetjen time...
dhe nese nje dit do me thot femija qe eshte gay sdo ta denoja kurre per ket gje! Perkundrrazi.
Kam shoqe lezbike dhe shok gay me te cilet edhe kam jetuar ne te njejtin cati dhe me te cilet frekuentohem akoma sot sepse jan flori nga zemra...
natyrisht qe cdo kush eshte i lir ta mendoj si te doj.. po rne momentin qe gjykon, mos pretendo qe mos te hash edhe ti
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

Fatekeqsit e njerzimit jane se: Quhen te moralshme te gjitha ato qe bashkesit "delet te bardha" vendosin si te tilla.
Pyetja ne tersin e shume labirinthave social qendron ketu: Perse u dashka me u marre si i/e drejte e duhura dhe moralshmja dicka,vetem se shumica "qorre" vendosi ashtu.
Dersa njerzimi te pranoje shijet e ndryshueshmeris dhe mos te cenoj tjetrin ne ato,do kete probleme ne avancimin e tij ne paqe.
Keshtu kjo e fundit do jete nje simbol parajse per ne te tokes,duke bere dhe njehere fen te besueshme akoma me shume per vajtuesit e tokes.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

Cdo gje qe bie ndesh me natyrshmerine e njeriut =budallallek dhe semundje
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Frojdi më 1935: Ja ç’mendoj për homoseksualitetin

LaVoyager, ca mendimi ke ti per ket temen?
 
Help Users
Staff Only

You haven't joined any rooms.

    You haven't joined any rooms.
    Top