Frika nga Agimi i Artë...

Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues
Para pak kohësh çështja e një nxënësi shqiptar në Greqi, që do mbante flamurin në paradë pasi ishte më i dalluari i shkollës, nxiti shumë debate.

Por një çështje e tillë është rikthyer në qendër të vëmendjes sërish, pasi një tjetër nxënëse e dalluar shqiptare nuk do e mbajë flamurin grek gjatë paradës. Shkak mesa duket është bërë frika nga Agimi i Artë.

News 24 bën me dije se nxënësja në shkollën e Farsalës është kërcënuar nga shokët e saj se do i thonë Agimit të Artë se ajo është shqiptare dhe mban flamurin grek. Vajza shqiptare, emri i të cilës nuk jepet, ia ka dhënë flamurin një shoqes së saj, që ta mbajë ajo në paradë. Megjithatë vajza shqiptare thotë se ajo nuk ka frikë. Ajo tha se e respekton shkollën dhe drejtuesit e saj.B.t
 

con_uk

Anëtar i Nderuar
Titulli: Frika nga Agimi i Artë...

Sa popull i pa cipe aman duhet qe asnje te shkoje per pushime tek ata ...........por eshte faji i qeversi tone qe nuk kundershton edhe pse ja ulin flamurin me koke poshte kur ben viziten me homologun e tij ministri jashtem!!!
 
Top