• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Francë 2016

Ylli-1

Etnoshqiptar
Publikuar: 0:04 / 18.11.2015



Pas kompletimit të listës së kombëtareve të kualifikuara për Euro 2016, janë mësuar edhe kundërshtarët potencialë të Shqipërisë në Kampionatin Evropian.

Në Euro 2016 do të jenë gjashtë grupe me nga katër skuadra.

UEFA ka ndarë katër vazo me nga gjashtë kombëtare dhe Shqipëria, që merr pjesë për herë të parë në një Kampionat Evropian, është pjesë e vazos së katërt.

Vazot prej 1 deri në 4 janë të ndara përmes koeficienteve të kombëtareve në UEFA, që varen nga numri i pjesëmarrjeve në Evropian, Kampionate Botërore dhe suksesi në kualifikime.

Në Grupe vendoset nga një kombëtare prej secilës vazo. Kështu Shqipëria do të takohet me tri skuadra nga vazot 1, 2 ,3.

Vazoja 1: Franca, Spanja, Gjermania, Anglia, Portugalia, Belgjika
Vazoja 2: Italia, Rusia, Zvicra, Austria, Kroacia, Ukraina
Vazoja 3: اekia, Suedia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Hungaria
Vazoja 4: Turqia, Irlanda, Islanda, Uellsi, Shqipëria, Irlanda Veriore.



Koment:
Franca do te jete e para ne grupin A...prandaj nuk qendron listimi i saj ne Vazon 1, sic e jep telegrafi.

Paksa e quditeshme qe ne baze te ecurise se kualifikimeve Ukraina te jete ne vazon 2 dhe Suedia e Hungaria ne vazon 3.
Sipas llogjikes se ecurise se kualifikimeve do te duhej qe ne vazon 4 te jene ekipet qe u kualifikuan me barazh.
 

Tomka

Anëtar i ri
Titulli: Kundërshtarët e mundshëm të Shqipërisë në Francë

Une dua ne grup..

Angli
Zvicer
Hungari
Shqiperi
 

Aver

VIP
Titulli: Francë 2016

Ylli e ndryshova titullin e temes ne menyre qe ta bejme kryeteme per France 2016, dhe te gjitha lajmet, diskutimet etj qe kane te bejne me kete kompeticion tani e tutje ti postojme ketu.
 

Aver

VIP
Titulli: Francë 2016

Fillum me fluturu. E kemi te dores.

Shqipëria mund të shkojë deri në çerekfinale të Euro 2016




Naser Aliji është shumë optimist se Kombëtarja shqiptare do të ketë sukses edhe në Euro 2016.
Futbollistët e Kombëtares shqiptare po synojnë që të lënë gjurmë edhe në Euro 2016. Naser Aliji është shumë optimist se ekipi kuqezi do të arrijë deri në çerekfinale të Kampionatit evropian, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Francë.

“Futbollit nuk i dihet dhe kush e ka menduar se ne do të kualifikohemi për në evropian. Shpresoj se do të kualifikohemi në çerekfinale”, ka deklaruar Aliji për Alsat-M.

Mbrojtësi i Baselit shpreson që ekipi i Gianni de Biassit në grup ta ketë Zvicrën, pjesë e së cilës janë shtatë lojtarë shqiptarë.

“Gjithnjë e kam thënë dhe shpresoj që Zvicra të jetë në grup me ne. Njoh shumë futbollist dhe një pjesë i kam miq.”, përfundoi mbrojtësi i kombëtares.

Shqipëria më 12 dhjetor në Paris do të mësojë emrat e kundërshtarëve për ndeshjet e “EURO 2016”
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Francë 2016

Te kalojm grupin do ishte fitore e madhe per ne ;)
 

legjenda

Tetova
Formacionet si do luajnë ekipet në “Euro 2016”

Ueb faqja e mirënjohur, “Goal.com”, në versionin e vet të gjuhës italiane, ka botuar sot top-formacionet, me të cilat mund të luajnë 24 skuadrat finaliste në “Euro 2016”.
Natyrisht, krahas emrave, është skicuar edhe moduli i lojës për çdo kombëtare, e cila ka fituar të drejtën të jetë në Francë, verën e vitit të ardhshëm. Mes tyre figuron edhe Shqipëria, e cila, sipas “Goal.com”, do të luajë me skemën 4-5-1.

Me mbarimin e ndeshjeve të “play-off”-it, tabloja e 24 skuadrave finaliste të “Euro 2016” është e plotë. Të gjitha vazot përkatëse janë të kompletuara dhe tashmë presin shortin e 12 dhjetorit në Paris, për të mësuar kundërshtarët në “Francë 2016”.



Ukraina, Irlanda, Suedia dhe Hungaria janë katër skuadrat që hyjnë nga “dritarja”, nëse mund të shprehemi kështu, në finalet e këtij kompeticioni. Më 12 dhjetor, në orën 18:00, në Paris, do të organizohet ceremonia e hedhjes se shortit, për ndarjen e 24 skuadrave finaliste në 8 grupe.

Franca, si vend organizator, automatikisht renditet si e para në Grupin A. Shqipëria është e parafundit, në grupin 4, duke pasur pas vetes vetëm Irlandën e Veriut.

Shorti i fazës finale (grupet)

Të shtunën, më 12 dhjetor, në Paris, Francë. Do të jenë katër vazo me nga gjashtë ekipe secila. Në vazon e parë, bashkë me Spanjën, kampione e Europës në fuqi, do të jenë pesë ekipe të tjera, që quhen koka grupi.

Në total, 24 ekipet do të ndahen në gjashtë grupe me nga katër ekipe. Kualifikohen për në 1/8-t e finaleve dy skuadrat e para dhe katër vendet e treta më të mira.

Faza me grupe do të luhet më 10-22 qershor, 1/8-t e finaleve më 25-27 qershor, çerekfinalet më 30 qershor-3 korrik, gjysmëfinalet më 6-7 korrik dhe finalja më 10 korrik.
 

Aver

VIP
Titulli: Francë 2016

Koment:
Franca do te jete e para ne grupin A...prandaj nuk qendron listimi i saj ne Vazon 1, sic e jep telegrafi.

Frances aty ja kane lene vendin, duket se eshte nje me pak, dhe mendoj se nuk ka rendesi nese eshte e para apo e fundit ne grup pasi qe do te dalin ne short.

Paksa e quditeshme qe ne baze te ecurise se kualifikimeve Ukraina te jete ne vazon 2 dhe Suedia e Hungaria ne vazon 3.
Sipas llogjikes se ecurise se kualifikimeve do te duhej qe ne vazon 4 te jene ekipet qe u kualifikuan me barazh.

Ka njefar logjike kjo qe thua por renditjet perfundimtare bazohen ne numrin e pikeve ne grup me sa e di une. Nuk i japin rendesi nese ka qene ne balotazh apo jo.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Francë 2016

Frances aty ja kane lene vendin, duket se eshte nje me pak, dhe mendoj se nuk ka rendesi nese eshte e para apo e fundit ne grup pasi qe do te dalin ne short.



Ka njefar logjike kjo qe thua por renditjet perfundimtare bazohen ne numrin e pikeve ne grup me sa e di une. Nuk i japin rendesi nese ka qene ne balotazh apo jo.

Aver,

Franca do te jete ne grupin A, prandaj as qe ka me u terhjek me short, prandaj s'ka logjike te jete fare ne vazo.
Piket ne grup...mendoj se nuk qendron....
 

Aver

VIP
Titulli: Francë 2016

Aver,

Franca do te jete ne grupin A, prandaj as qe ka me u terhjek me short, prandaj s'ka logjike te jete fare ne vazo.
Piket ne grup...mendoj se nuk qendron....

Cila mendon se eshte formula, nese jo piket ne grup?
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Francë 2016

Cila mendon se eshte formula, nese jo piket ne grup?

Mund te jete vetem rangimi i pergjithshem ne listen e UEFA ose FIFA.
 

Aver

VIP
Titulli: Francë 2016

Mund te jete vetem rangimi i pergjithshem ne listen e UEFA ose FIFA.

Nuk eshte as kjo. Shqiperia eshte e ranguar me mire se Suedia dhe Polonia dhe ato gjenden ne vazon 3 ndersa Shqiperia ne vazon 4.
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Francë 2016

Nuk eshte as kjo. Shqiperia eshte e ranguar me mire se Suedia dhe Polonia dhe ato gjenden ne vazon 3 ndersa Shqiperia ne vazon 4.

Epo atehere nuk di se si eshte caktuar ky grupim neper vazo?
 

Hartini

Antarë i Respektuar
Titulli: Francë 2016

Edhe pak ore na ndajne nga momenti kritik i hedhjes se shortit !
Uroj te na favorizoj shorti dhe te arrijm te dalim nga grupi .
Duhet pasur parasysh se vetem tete skuadra eleminohen ne fazen e grupeve ,
pasi kater me te fortat qe do perfundojn ne vend te trete ne grup kualifikohen gjithashtu .
Pra shanset per kualifikim jan te medha .

Per te percaktuar kater kombtaret me te mira qe do rendinen te tretat ne grup
uefa ka vendosur te perdore keto ktitere te renditura si me posht .

1 . Numri i pikeve te grumbulluara .

2 . Nqs kemi te bejme me sukadra me pike te barabarta , do shikohet diferenca e golovrazhit .

3 . Nqs dhe piket dhe diferenca e golave jane te barabarta , shikohet numri i golave te shenuar dhe
ekipi qe ka shenuar me shume eshte i favorizuar .

4 . Nqs tre te sipermet jane njesoj , atehere shikohet kofiçenti i "fire playt ".

5 . Dhe nqs perseri kemi ballotazh , atehere renditja e fundit e shpallur nga uefa do percaktoje te kualifikuarit .
 

dassa

Anëtar i ri
Titulli: Francë 2016

Grupi nuk eshte i veshtir shpresojm qe dote kalojm ket grup:pesh:
 

Quku

Marakli Krapit
Titulli: Francë 2016

Ma mire qe asht grup i fort te pakten tanet munden me justifiku humbjen ;)
 

Tomka

Anëtar i ri
Titulli: Francë 2016

Per mu eshte short sh i favorshem per kombetaren tone. Pervec Frances ekipet e tjera jane mese te kalueshme. Mos me thoni qe Zvicra eshte me e forte se Danimarka ,Serbia apo Portugalia. Ndersa Rumania eshte ne nivelin e Hungarise ku ne dy perballjet e tyre ne grupe per kualifikimet e evropianit perfunduan ne barazim. Jam shume i sigurte qe ndeshjen e pare me Zvicren nuk e humbasim. Me francen PO ka shume mundesi qe te rrifemi ,ndersa me Rumanine gjithcka do jete e hapur dhe nuk do surprizohesha fare nese do i rrifnim.
 

DarkLord

Silence is Golden!
Titulli: Francë 2016

...me pak fat grupi nuk eshte edhe i pakalueshem...shpresojme!

hajduti
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Francë 2016

Per mu eshte short sh i favorshem per kombetaren tone. Pervec Frances ekipet e tjera jane mese te kalueshme. Mos me thoni qe Zvicra eshte me e forte se Danimarka ,Serbia apo Portugalia. Ndersa Rumania eshte ne nivelin e Hungarise ku ne dy perballjet e tyre ne grupe per kualifikimet e evropianit perfunduan ne barazim. Jam shume i sigurte qe ndeshjen e pare me Zvicren nuk e humbasim. Me francen PO ka shume mundesi qe te rrifemi ,ndersa me Rumanine gjithcka do jete e hapur dhe nuk do surprizohesha fare nese do i rrifnim.

me francen patem nje ndeshje edhe pse miqesore ,goxha me standart.
se di por pavaresisht parashikimeve , mbetet te shpresojme per aq kohe sa topi eshte i rrumbullaket.
me pak fat cdo gje mund te superohet...te pakten faza e grupeve
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Francë 2016

Te kalojm grupin do ishte fitore e madhe per ne ;)

Nga cdo grup vetem nje ekip (ai i fundit ne renditje) e perfundon garen ne Euro 2016...dhe sinqerisht ne grupin tone shpresoj te jemi me lart se Rumania apo Zvicra
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Francë 2016

Skuadra te lehta ne Euro2016 nuk ka asnje . Grupi jone eshte grup shum i veshtire per neve ,shpresoj qe ashtu sic suprizuam ne grupin ku ishim per eliminatore ashtu edhe te suprizojme ne qershor :D Une e kam bere parashikimin tim . Shqiperi-Zvicer 0-0 ; France-Shqiperi 0-0 ; Rumani- Shqiperi 1-1. Kalojme si nje nder 4 ekipet "ekipi i trete me i mire" ;)
 

Tomka

Anëtar i ri
Titulli: Francë 2016

Parashikimi im eshte: Shqiperi 1-0 Zvicer ,France 2-1 Shqiperi ,Shqiperi 1-1 Rumani ;).
Vendosi kshu sic i kam vene une dhe me mjafton vetem nje faleminderit kur te fitoni skedinen lol :p
 

London

carpe diem
Titulli: Francë 2016

Sot mora 3bileta me Francen .nigjova do shok do kena 25.000 mije shqiptar
 

Monique

Staf në FV.AL
Titulli: Francë 2016

Parashikimi im eshte: Shqiperi 1-0 Zvicer ,France 2-1 Shqiperi ,Shqiperi 1-1 Rumani ;).
Vendosi kshu sic i kam vene une dhe me mjafton vetem nje faleminderit kur te fitoni skedinen lol :p

ok skedinen e sigurum, po nai gjo tjeter ca sigurojme :p
 
Top