• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Fragmente te perzgjedhura

Gerti2

Donatorë
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

ja nje fragment i zgjedhur nga Jean Genet - Dialogue between the Sun and Moon :

To the vertical ease of cypresses, I propose the confusion of lianas. We flow, we crawl. Minutes and hours overlap. Time is elastic. It stretches, it lengthens, it shrinks. It's a mish-mash. We smoke. We get hard. We drowse. Electric currents circulate in the filaments enclosing the walls. Rocky has just shat. He squats in his corner. He removes his hand from his covers... he extends his arm... he touches the wall... he caresses the typical portrait of the killer:

average forehead
average nose
average mouth

A mass of shadows has just added itself to the total mass of nights. This passing night is, at the same time, all the darkness of the times...
This makes no sense.
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

“And all my days are trances,
And all my nightly dreams
Are where thy grey eye glances,
And where thy footstep gleams—
In what ethereal dances,
By what eternal streams.”
Poe.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Miku im, nje si ajo meriton dashuri, nuk mund ta imponosh te mos flasi me asnje te mos qeshi, nuk mund ta mbyllesh ne boten tende xheloz. Ajo ka nevoje per ledhatime, ka nevoje per buzeqeshje ka nevoje per perqafime per puthje ka nevoje te buzeqeshi, ajo ka nevoje per shume dashuri.
Dashuroje, bej qe dahuria jote ta dehi ate per ty, ajo nuk ka nevoje qe ti ti vesh kufij, ajo ka nevoje per pak me teper dashuri.
Bukowski
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Me ty te jem
Mund te qendroj ter naten zgjuar, thjesht per te degjuar cdo frymemarje tenden.
Te veshtroj duke buzeqeshur teksa fle, teksa enderron.
Mund ta shpenzoj ter jeten time ne kete dorezim te embel
e te qendroj i humbur ne keto momente pergjithmone
sepse cdo moment qe kaloj me ty esht nje thesar.
Nuk dua ti mbyll syt e mi e te bie ne gjume, sepse nuk dua te humbas asnje sekond,
nuk dua te humbas asgje sepse ti je endrra ime.
Enderrim me te bukur kurr me nuk mund te kem
prandaj nuk dua te humbas as nje sekond, asnje moment, asgje...
Dua gjithmone me ty te jem.



@Fb
 

dangerous

Anëtar
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ne fund të fundit ,sikur të mos ishin kujtimet, nuk do të
kishim çfarë të tregonim.
Sikur të mos ishte e shkuara , nuk do të dija se çfarë të ardhmeje të deshiroja .
Sikur mos ta kisha provuar egërsinë e botes ,nuk do të
kerkoja një botë më të mirë , një botë ndryshe ,
një botë pa dhimbje .

A. REXHAJ
 

Marla

....
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

If people bring so much courage to this world the world has to kill them to break them, so of course it kills them.
The world breaks every one and afterward many are strong at the broken places.
But those that will not break it kills.
It kills the very good and the very gentle and the very brave impartially.
If you are none of these you can be sure it will kill you too but there will be no special hurry.

Ernest Hemingway
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Dashuria parandalon plakjen, vdekjen.
Dashuria është jeta.
اdo gjë, gjithçka që kuptoj, e kuptoj vetëm për shkak se dashuroj.
Ajo dhe vetëm ajo i mban të lidhura të gjitha së bashku.
Ajo dhe vetëm ajo është lufta dhe paqja.

_Lufta dhe paqja_ Tolstoji
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Njerezit fillojne te te bejne ndere kur shohin se ti qendron pak me lart se ta.

Kuptova me dhimbje qe me theri ne zemer se cdo te thote te lakmosh ate qe nuk e arrin dot.

C'brenge te ngjall ne shpirt kur sheh se te gjithe flasin e qeshin, ndersa ti rron fill i vetem.

Kjo histori e jona qe nje vegim i mrekullueshem qe doli befas nga hici, nje pjelle e fantazise se ndezur qe ka marre trajten e nje te vertete te gjalle.

Ata i ndante nje mur i pakapercyeshem, qe ai e kish ngritur me duart e veta...

Ishte e para here ne jete qe realiteti i ashper e i pameshirshem po i jepte endrrave te asaj nje grusht kaq te eger.

Qofshi i kulluar si engjell apo i zi si djalli vete, gjeja me e keqe qe mund te besh eshte te qash ne sy te ndokujt.

Mos gjykoni qe te mos ju gjykojne dhe me masen qe te matni me ate do t'ju matin.


Nje Tragjedi Amerikane
Teodor Draizer
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"The world is blue at its edges and in its depths. This blue is the light that got lost. Light at the blue end of the spectrum does not travel the whole distance from the sun to us. It disperses among the molecules of the air, it scatters in water. Water is colorless, shallow water appears to be the color of whatever lies underneath it, but deep water is full of this scattered light, the purer the water the deeper the blue. The sky is blue for the same reason, but the blue at the horizon, the blue of land that seems to be dissolving into the sky, is a deeper, dreamier, melancholy blue, the blue at the farthest reaches of the places where you see for miles, the blue of distance. This light that does not touch us, does not travel the whole distance, the light that gets lost, gives us the beauty of the world, so much of which is in the color blue."
Rebecca Solnit, from “The Blue of Distance,” A Field Guide to Getting Lost
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

“All men have stars, but they are not the same things for different people. For some, who are travelers, the stars are guides. For others, they are no more than little lights in the sky. For others, who are scholars, they are problems...But all these stars are silent. You, you alone will have stars as no one else has them... In one of the stars I shall be living. In one of them I shall be laughing. And so it will be as if all the stars will be laughing when you look at the sky at night..You, only you, will have stars that can laugh! And when your sorrow is comforted (time soothes all sorrows) you will be content that you have known me... You will always be my friend. You will want to laugh with me. And you will sometimes open your window, so, for that pleasure... It will be as if, in place of the stars, I had given you a great number of little bells that knew how to laugh.”
― The Little Prince, Antoine de Saint-Exupéry
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"Kur dashuronte Suani".....Marcel Proust

"Ju s'do të jeni kurrë si të tjerët"; vështronte kokën e tij të gjatë, ku flokët kishin nisur t'i rralloheshin, mendja i shkonte tek ata njerëz që ishin në dijeni të sukseseve të Suanit me femrat e që mendonin:
"Ai s'ka ndonjë bukuri të rregullt hollë-hollë, por është kaq simpatik: c'guxim, c'vështrim, c'buzëqeshje!"
dhe, duke ndier ndier ndoshta më tepër kureshtje se c'ishte ai, sesa dëshirë për të qenë dashnorja e tij, thoshte: "Ah, sikur ta dija se cfarë ka brenda ajo kokë!" Kurse tani, të gjitha fjalëve të Suanit ajo u përgjigjej me një ton herë të acaruar, herë të butë: "Ah, kurrë s'ke për të qenë si gjithë njerëzit!" Ajo e këqyrte atë kokë që ishte plakur paksa nga hallet, por që tani i bënte të gjithë të mendonin, në bazë të të njëjtit refleks që të jep mundësi të zbulosh pikësynimet e një pjese simfonike, së cilës i ke lexuar programin,
dhe të përcaktosh kujt i ngjet një fëmijë, kur ia njeh mirë prindërit: "Ai s'është dhe aq i shëmtuar po ta marrësh hollë-hollë, por është qesharak, c'monokël, c'paturpësi, c'buzëqeshje!', duke përvijuar kështu në përfytyrimin e tyre të sugjestionuar kufirin abstrakt që dallon, pasi kanë kaluar disa muaj, kokën e një të dashuri të zemrës nga koka e një brinjari dhe thoshte: "Ah, sikur të kisha mundësi ta ndryshoja, ta bëja të arsyeshme atë cfarë ka brenda ajo kokë!" Gjithmonë i gatshëm për të besuar cfarë i pëlqente, packa se sjellja e Odetës ndaj tij nuk linte shteg për dyshim, ai hidhej me babëzi mbi këtë fjalë: "Po të duash, mundesh", ia kthente.
 

Moonlight

Gone Girl!
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ajo i buzëqeshi errësirës që la pas imazhi i bukur i tempullit të saj. Dëgjoi gërhimën e lehtë të të shoqit dhe u mundua të shquante tiparet e tij mbi nënkresën e bardhë. Atë natë ishte aty, e ndoshta edhe shumë netë të tjera në vazhdim, derisa instinkti i gjahut pas grave të bukura t'i zgjohej sërish. Dikur kish qenë zot i tempullit të saj, dikur, tani ishte një monument, një përmendore së cilës i falej përpara çdo tradhëtie që i bënte. Tradhëtie? Ajo vuri buzën në gaz tek dritat e një makine të vetmuar në shkretëtirën e errët të rrugës depërtuan në dhomë e ndriçuan një çast fytyrën e tij të qetë e të vetëknaqur. I shkreti ti, mendoi, nuk e ke menduar kurrë se unë jam grua, e kam aq forcë në shpirt sa për tu hakmarrë...jo me burra hoteleve, nuk i shkon natyrës sime. Kam aq forcë e magji në shpirt, sa të tradhëtoj edhe me ajrin që ti thith dhe e nxjerr prej mushkërive...
 

Marla

....
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"E di historine e vales dhe shkembit? Eshte nje fabul e vjeter, me e vjeter se unë dhe ti. Degjoje. Ishte njehere nje vale qe dashuronte nje shkemb kushedi ku ne det. Le te themi ne gjirin e Capri-t. Dhe e rrethonte me shkume dhe kenge, e puthte dite e nate, e shtrengonte ne krahet e saj te bardhe. Dhe psheretinte, qante, i pergjerohej qe te shkonte drejt saj, e donte dhe e godiste duke e konsumuar, derisa nje dite ai u dorezua dhe, i gerryer, i ra ne krahe."
"Dhe atehere?" pyeti Joan.
"Atehere, papritur, nuk ishte me nje shkemb me te cilin mund te luante, te bente dashuri, te qante, por nje pengese guri ne fund te detit, e varrosur. Dhe, duke u ndjere e zhgenjyer dhe e mashtruar, vala kerkoi nje tjeter shkemb."
"Edhe? C'do te thote? Duhet te kishte qendruar shkemb."
"Kete thone perhere valet. Por ajo qe eshte e levizshme eshte me e forte se ajo qe eshte fikse. Uji eshte me i forte se shkembi."


Harku i Triumfit - Erich Maria Remarque
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Meqe me siper lexova nje fragment te nje shkrimtari qe e kam shume per zemer po vazhdoj me nje tjeter qe e kam shume per zemer gjithashtu :)

Duhet të jesh i dehur gjithnjë. Kjo është e gjitha; zgjidhje tjetër s'ka. Që të mos ndjesh barrën e tmerrshme të kohës që shpinën ta thyen dhe përtokë të lëshon, duhet te jesh i dehur vazhdimisht.

Me se? Me verë, poezi, a virtyt, a ç'të duash. Vetëm dehu.

Dhe nëse ndonjëherë, në shkallët e pallatit zgjohesh, në barin e gjelbërt, ndanë një pusete, në vetminë pikëlluese të dhomës tënde, pija të ka dalë, e dehja të ka lënë, pyet erën, valën, yllin, zogun, orën, çdo gjë që fluturon, çdo gjë që rënkon, çdo gjë që rrotullohet, çdo gjë që këndon, çdo gjë që flet...

pyet ç'orë është; dhe era, vala, ylli, zogu, ora, do të përgjigjet: është Koha për tu dehur! Mos u bëj skllav martir i Kohës, dehu, dehu papushim! Me verë, poezi, virtyt, a ç'të duash!

Dehuni-Charles Baudelaire
 

Marla

....
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

ثshtë një planet i trishtë, i populluar nga shumë të rinj që më shpesh përkëdhelin ekranin e një telefoni, sesa fytyra njerëzish!!!

Michelangelo Da Pisa
 

Marla

....
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Gjithmonë kam qenë e dashuruar
Kam dashur shumë, shumë
Por vetëm tani e kuptoj se ndoshta nuk di të dashuroj.
Dua tepër, dua keq. Në mënyrë absolute.
Por absolutja nuk ekziston në këtë tokë
e dashuria ime nuk ngroh: djeg.
Shpërthen si zjarr dhe pastaj djeg çdo gjë.
Derisa, në mënyrë të pashmangshme, mbetet vetëm hiri.
Fakti është se, unë nuk di të dashuroj pa u djegur,
dhe nuk mund të jetoj pa dashuri.
Atëherë pyes veten: mundet vallë?
Të digjesh, kaq intensivisht, gjithmonë, pa u bërë ndonjëherë hi?

(O. Tossico)
 

Pentacle

Anëtar i ri
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

....Nje bubullime shurdhuese u rrokullis befas permbi qyetet. Pika shiu filluan te perplasin pas gjetheve te luleve. Vuri re , se si rruga zuri te pikelohej ne argjend te zi. Shiu erdhi duke u shtuar. Pikat e renda e goditen te fytyre. Dhe pernjeheresh ai s'po merrte vesh ne ishte qesharak apo i mjere, ne vuante apo nuk vuante-dinte vetem qe po jetonte.Po jetonte! Ai ekzistonte e jeta e kishte pushtuar serish, po e shkundte e, ai nuk ishte me spektator, nuk qendronte me jashte saj; shkelqimi i forte i ndjenjes se pakontrollueshme vershonte perseri neper damaret e tij, si zjarri neper oxhake furnaltash; dhe, nuk kishte pothuaj pike rendesie ne ishte i lumtur apo fatkeq; ai jetonte dhe e ndjente fort qe po jetonte-dhe kjo ishte mjaft.!
Vazhdonte te rrinte nen shiun qe vershonte mbi te porsi nje bresheri qiellore mitralozesh. Rrinte atje , e ishte shi e shterngate e uje, e toke njeheresh; rrufete e horizonteve kryqezoheshin brenda tij; ai ishte edhe krijese edhe element i natyres; asgje s'kishte me emer dhe keshtu te gjitha dukesg\hin si te vetmuara e si te braktisura, te gjitha ishin njelloj- edhe dashuria , edhe uji qe derdhej tatepjete, edhe ato ndricimet e zbehta mbi catite, edhe toka qe dukej sikur po gufohej; s'ekzistonin me kufij dhe ai vete ishte pjese e te gjitha ketyre. Lumturia dhe fatkeqesia mbeteshin gezhoja boshe te flakura tutje nga ndjenja e gjithepushtetshme se po jetonte dhe se po e ndjente se po jetonte.
....."o ti atje lart!" foli ai duke iu drejtuar dritares se ndricuar, dhe qeshi, dhe nuk e kuptoj qe po qeshte.
"ti dritez e vogel, ti vegim i nje zane, ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua, ketu mbi kete planet, ku ka me qindra e mijera fytyra te tjera, me te mira, me te bukura, me te mencura , me te ciltra, me besnike e me te afrueshme- o ti rastesi qe mu ngaterrove nje nate neper kembe atje ne ruge e qe hyre ne jeten time, ti ndjenje e perplasur brigjeve, pa mendim, por roberuese dhe qe rreshqite nen lekuren time ne nate gjumi, ti, qe s'di per mua pothuajse asgje tjeter pervec asaj qe te rezistova, dhe qe prandaj mu hodhe nder krahe , deri sa nuk te rezitova me, ti, qe deshe te vazhdoje pastaj rrugen tendee te mergoheshe prej meje-te pershendes, te pershendes! Ja tek po qendroj ketu dhe s'ma merr mendja se do te qendroj edhe nje here tjeter keshtu. Shiu me deperton nen kemishe dhe eshte me i ngrohte e me i ftohte e me i bute se duart e tua dhe lekura jote. Po qendroj ketu i mjere dhe me kthetrat e xhelozise ne bark, duke te te kerkuar, duke te te perbuzur, admiruar e adhuruar,sepse ke hedhur rrufene qe ndezi, rrufene qe dremit ne cdo gji, shkendijen e jetes, zjarrin e zi.
Po qendroj ketu, jo me si nje i vdekur me leje, me pak cinizem, sarkazem e me nje cikez guxim, jo me i ftohte; jam perseri i gjalle, qofte edhe duke vuajtur, por serish i prekshem nga stuhite e jetes, i rilindur e i rikthyer ne pushtetin e saj te thjeshte! Qofsh bekuar ti Mado, me ate zemren tende shtegtare, ti Nike me ate aksentin tend latin! Enderr dhe mashtrim, pasqyre e thyer e nje perendie te ngrysur, o ti qe s'di asgje- te falenderoj! Kurre s'kam per te ta thene, se ti do te nxirje perfitimet e tua nga kjo-por ti ma ke rikthyer ate qe s'do te ma jepte as Platoni, as krizantemat, as e gjithe poezia dhe as e gjithe meshira, as deshperimi dhe as me e forta dhe, as me e durueshmia shprese: Jeten e thjeshte , te fuqishme, te mirfillte, qe me dukej si nje krim ne keto kohra midis njeres katastrofe dhe tjetres! Te falenderoj! Duhej te te humbisja qe ta merrja vesh kete! Mbetsh me shendet!

shkeputur nga "Harku i triumfit"....

Erih Maria REMARK.
 

Pentacle

Anëtar i ri
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

publikuar kohe me pare nga nje mikesha ime shume e dashur
 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Edhe sonte,
vetëm ti je kënga e pasionit për të cilën ka etje shpirti im,
poezia më e bukur e dashurisë që unë mund ta shkruaj,
frymëmarrja që dua ta ndiej afër meje në shtratin tim,
e vetmja që ka vend në ëndrrat e mia.
Dhe edhe sonte e di se kështu do të jetë edhe për shumë net të tjera, prandaj ndonjëherë dua që edhe ti të ndihesh po kaq e trishtuar, siç ndihem edhe unë.
Nuk dua të besoj se edhe sonte, vetëm unë po e ndiej mungesën e dashurisë tonë.
(Albatros Rexhaj)
 

Marla

....
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

E dëgjova se çfarë the, por duhet ta dish se nuk jam nga ato 'budallaqet romantike' që ti mendon. Unë nuk kërkoj parajsën apo yjet që bien. Nuk kërkoj flori apo gjëra të tjera të çmuara. Pothuajse i kam këto gjëra. Unë dua... një dorë 'të qëndrueshme'. Një shpirt të pastër. Dua që para se të bie për të fjetur ose kur të zgjohem, të di që zemra ime është e sigurtë. Unë dua që të dua dhe të më duan.

Shana Abe
 
Top