• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fragmente te perzgjedhura

lovely

Anëtar i ri
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

per ne cast e humba edhe mahnine per te rendur pas simfonise se notave muzikale...ujrat derdhen ne pafundesine e nates sikur dita te ishte ne majen e thuas.
perteritjen e vakteve kalendarike e ndjekin edhe mendimet per nje strehe me romantike si casti kur lodhesh nga kamoflimet e dites por buzeqesh nga magjia e dickaje te pandare me kohen dhe gjithckane qe te rrethon.

endur ne floket e reve te zbritura nen magjine e yjeve spirituale ngrihet pluhuri i shtateve te tretur ,te fjetur e te rietur,,,

KA JETE...KA ENDE MENGJEZE ,ZGJIME ,LAZDRIME,,,
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Kur njeriu vdes, atëherë i japin shumë rëndësi.
Por kur është gjallë, askush nuk e çan kokën për të.
"Harku i Triumfit" E. M. Remarque
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

“I love the night passionately. I love it as I love my country, or my mistress, with an instinctive, deep, and unshakeable love. I love it with all my senses: I love to see it, I love to breathe it in, I love to open my ears to its silence, I love my whole body to be caressed by its blackness. Skylarks sing in the sunshine, the blue sky, the warm air, in the fresh morning light. The owl flies by night, a dark shadow passing through the darkness; he hoots his sinister, quivering hoot, as though he delights in the intoxicating black immensity of space. ” - Guy de Maupassant
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Si një mace dinake, përvidhesh: më pëshpërit se jam më i miri dhe më deh me kokteje adrenaline.
Të rrahurat e zemrës sime bëjnë garë me dihatjet e tua, ndërsa shpirti më trembet në mos këto fjalë ia thua të gjithëve.
Dua të besoj.
Dua që përgjithmonë të ndihem kështu:
i pamposhtur,
kampion i shtratit tënd.
Nuk dua të dorëzohem edhe atëherë kur klithjet tona mposhtin zërin e gramafonit dhe komshinjtë fillojnë t’i bien derës.
Në djall le të shkojnë!
Nëse nuk ju pëlqen, le t’i mbyllin veshtë.
Dua të të ndjek deri në Elisium, aty ku kampionët e vërtetë nuk kanë nevojë të dëshmohen. Mbase atje do të më pranosh si princin e vetëm të zemrës tënde.

(Albatros Rexhaj)
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

... "Ajo thirrje e shpirtit tim qe te harrohesha ne lumturi ishte me siguri (tani e kuptoja ) rrezatimi i diellit te brendshem, dhe, gezimi qe jep kjo, e hap, e tendos, e rrit njeriun, dhe gryka qe i mbetet e shqyer, nuk mbyllet më me aq lehtesi, dhe plaga e hapur prej shpates se dashurise, s'ka ne kete bote gje tjeter qe te jete me e ëmbël dhe më e tmerrshme. Por e tille eshte e drejta e diellit, ai i shigjeton te plagosurit me rrezet e veta dhe plaget zgjerohen, njeriu hapet e shqyhet, i çahen madje edhe damaret, forcat e tij s'jane me ne gjendje te zbatojne urdhrat qe marrin, por vihen ne levizje vetem prej deshires, shpirti digjet i zhytur ne humneren e asaj qe takon ne ate cast, duke pare se realiteti qe ka jetuar e qe jeton e ka kapercyer deshiren e tij e te verteten e tij. Dhe i habitur merr pjese ne kenaqesine e vet.
Qeshën zhytur ne keto ndijime ngazellimi te brendshem te parrefyer kur me zuri gjumi. "

"Emri i trandafilit " Umberto Eko
 

PiNkY

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

“Më falni, por unë nuk dua të jem perandor. Nuk është puna për mua. Unë nuk dua të udhëheq as të pushtoj askë. Unë dua t’i ndihmoj të gjithë, nëse është e mundur. اifut – jo-çifut, të zi – të bardhë. Ne të gjithë duam të ndihmojmë njëri-tjetrin. Qeniet njerëzore janë ashtu. Ne duam të jetojmë nga lumturia e njëri-tjetrit — jo nga mjerimi i njëri tjetrit. Ne nuk duam të urrejmë apo të përçmojmë njëri tjetrin. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Dhe Toka e mirë është e pasur dhe ofron për të gjithë. Jeta mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën.

Lakmia i ka helmuar shpirtrat e njerëzve, e ka barrikaduar botën me urrejtje, na ka marshuar në mjerim dhe gjakderdhje. Ne kemi zhvilluar shpejtësi, por e kemi lënë vetveten të mbyllur. Makineritë e begatshme na kanë lënë në hall. Dituria na ka bërë cinikë. Shkathtësia, të ashpër e të këqinj. Mendojmë shumë e ndjejmë shumë pak. Më shumë se makineri na duhet njerëzi. Më shumë se shkathtësi na duhet mirësi dhe butësi. Pa këto kualitete, jeta do të jetë e dhunshme dhe gjithçka do të humbet.

Aeroplani dhe radio na kanë sjellur më afër njëri-tjetrit. Vetë natyra e këtyre shpikjeve thërret për mirësi mes njerëzve, thërret për vëllazëri universale, për bashkimin e të gjithë neve. Edhe tash, zëri im po arrin miliona njerëz anembanë botës – miliona burra, gra e fëmijë të dëshpëruar – viktima të një systemi që i bën njerëzit të torturojnë dhe të burgosin të pafajshëm.

Atyre që mund të më dëgjojnë, i them: mos u dëshpëroni. Mjerimi që tash është mbi ne nuk është asgjë tjetër veçse kalimi i lakmisë – hidhërimit të njerëzve që i frikësohen progresit njerëzor. Urrejtja e njerëzve do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin, dhe fuqia që ata morrën nga populli do t’i kthehet popullit. Dhe për derisa njerëzit vdesin, liria kurrë nuk do të shuhet.

Ushtarë! Mos e jepni vetveten te këto egërsira, njerëz që ju përçmojnë, ju skllavërojnë, që ju kontrollojnë jetët tuaja, ju tregojnë çfarë të bëni, çfarë të mendoni e çfarë të ndjeni! Që ju stërvisin, ju shtyjnë në dietë, ju trajtojnë si bagëti, ju përdorin si mish për top. Mos e jepni vetveten te këta njerëz jonatyrorë, njerëz makina me mendje makine e zemra makine! Ju nuk jeni makina! Ju nuk jeni bagëti! Ju jeni njerëz! Ju keni dashurinë e njerëzimit në zemrat tuaja! Ju nuk urreni! Vetëm të padashurit urrejnë, të padashurit dhe jonatyrorët! Ushtarë! Mos luftoni për skllavëri! Luftoni për liri!

Në kapitullin e shtatëmbëdhjetë të Shën Lukës shkruan: “Mbretëria e Zotit është brenda njeriut.” – jo një njeriu apo një grupi njerëzish, por në të gjithë njerëzit! Në ju! Ju, populli e keni fuqinë – fuqinë të krijoni makina. Fuqinë të krijoni lumturi! Ju, populli, e keni fuqinë ta bëni këtë jetë të lirë dhe të bukur, ta bëni këtë jetë një aventurë të mrekullueshme.

Prandaj, në emër të demokracisë, le t’a përdorim këtë fuqi, le të bashkohemi të gjithë! Le të luftojmë për një botë të re, një botë të mirë që do t’i jepë njerëzve mundësinë të punojnë, që do t’i jepë rinisë një të ardhme dhe të moshuarve siguri. Duke premtuar këto gjëra, bishat janë ngritur në pushtet. Por ata gënjejnë! Ata nuk i përmbushin këto premtime. Kurrë nuk do t’i përmbushin!

Diktatorët lirojnë vetveten e tyre, por skllavërojnë popullin! Tani le të luftojmë ta përmbushim atë premtim! Le të luftojmë që ta lirojmë botën, t’i largojmë barrierat kombëtare, të largojmë lakminë, urrejtjen e intolerancën. Le të luftojmë për një botë të arsyes, një botë ku shkenca dhe progresi do të na shpiejnë te lumturia e të gjithë njerëzve. Ushtarë! Në emër të demokracisë, le të bashkohemi të gjithë!”



Pjesë nga filmi “Diktatori i Madh” nga اarli اaplin
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

“That was a memorable day to me, for it made great changes in me. But it is the same with any life. Imagine one selected day struck out of it, and think how different its course would have been. Pause you who read this, and think for a moment of the long chain of iron or gold, of thorns or flowers, that would never have bound you, but for the formation of the first link on one memorable day.”
Charles Darwin- Great Expectations
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Absolutisht, gjëja më e mrekullueshme, më shumë se perëndimet, më shumë së fluturimi i një zogu, është një femër në rilindje. Kur ringrihet në këmbë pas katastrofës, pas rënies. Kur dikush mund të thotë: mbaroi. Jo nuk ka mbaruar kurrë për një femër. Një femër ringrihet gjithmonë, edhe kur nuk e beson, edhe kur nuk e dëshiron. Nuk flas vetëm për dhimbjet e pafund, për ato plagë të shkaktuara si nga mina anti njeri që të shkakton vdekja apo sëmundja. Flas për ty që kjo periudhë nuk mbaron kurrë, që po luan me ekzistencën në një punë të vështirë, që çdo mëngjes është një provim më keq se në shkollë. Ti gjykatëse e papërkulshme e vetvetes, që nga mënyra sesi shefi do të të vështrojë do të vendosësh nëse je në lartësinë e duhur apo se duhet të dënohesh. Dhe kështu ky provim nuk mbaron kurrë. Dhe je ti që e bën të zgjasë. Ose flas për ty, që ke frikë të flesh me një mashkull, që je e terrorrizuar se një histori të merr ajrin, që nuk flirton me askënd sepse ke tmerrin se dikush futet në jetën tënde. Më keq: se ke frikë mos ngec ti e pastaj vuan si qen. Je e lodhur: është gjithmonë dikush me të cilin duhet të justifikohesh, që do të të ndryshojë ose që duhet të ndryshosh ti për ta mbajtur pas vetes, kështu po rrit vetminë brenda në shtëpi. Madje e rrëfen, e thua edhe kur flet me të tjerat: ”Unë jam mirë kështu. Jam mirë kështu. Jam mirë e më më mirë kështu.” Dhe qielli ulet një pëllëmbë më shumë. Ose me atë djalë ke bashkëjetuar, ke jetuar Krishlindje e Pashkë. Ka kaluar shumë kohë, dhe në atë mashkull ke derdhur shpirtin, ke hedhur aq shumë shpirtin sa një ditë fillon të kërkosh pas pasqyrës sepse nuk di më në cilën je shndërruar. Sido që të ketë shkuar, tani je këtu dhe e di që ka qenë një moment në të cilin ke parë postë dhe i kishe këmbët të lidhura. Kudo që të kesh qenë ke qenë ngushtë: në lidhjen tënde, në punën tënde, në vetminë tënde. Dhe ishte krizë dhe ke qarë. Zot sa qani! Në stomak keni një burim uji. Ke qarë ndërsa ecje në një rrugë të populluar, në stacionin e metrosë, në motor. Aq papritur. Nuk mund ta mbaje. Dhe atë natë që more makinën dhe i dhe për orë të tëra, me qëllim që ajri i errësirës të të thante faqet? Dhe pastaj ke gërmuar e ke folur, sa flisni vajza! Jeni fjalë e lot. Për të kuptuar, për të nxjerrë jashtë një rrënjë 6 metra të gjatë që t’i japë një kuptim dhimbjes tuaj. ”Përse veproj kështu? Pse përsëris të njëjtën skemë? Mos ndoshta jam e çmendur?” I kanë bërë të gjitha këto pyetje. Atëherë i futesh me themel historisë tënde, me dy, a katër duar dhe dalin në dritë mijra copa. Një mister i ndërlikuar. Ja këtu fillon gjithçka. Nuk e dije? Nga ajo kurajo e madhe që duhet për të parë veten kështu, të përbërë nga mijra pjesë, që do të rifillosh. Sepse një femër rifillon gjithësesi, ka brenda një instinkt që e tërheq përpara. Do të të duhet një strategji, duhet të shpikësh një mënyrë për një ti të re. Sepse të ka qëlluar të rinjihesh përsëri, për t’iu prezantuar vetvetes. Nuk mund të jesh ajo e mëparshmja. Përpara gërmimit. Nuk të entuziasmon? Do të të tërheqë dalëngadalë. Të dashurohesh përsëri me vetveten, ose për herë të parë është si një karburant. Niset ngadalë duhet të këmbëngulësh. Por kur ndizet ikën me revan. Të rindërtosh vetveten është një aventurë. Më e madhja. Nuk ka rëndësi nëse e nis nga shtëpia, nga ngjyra e perdeve apo nga prerja e flokëve. Ju kam adhuruar gjithmonë, femra në rilindje, për atë mënyrën e mrekullueshme me të cilën i ulërisni botës ”jam e re “ me një fund me lule apo me një kaçurrel të freskët bjond. Sepse të gjithë duhet të shohin e të kuptojnë: ”Kujdes kantieri është i hapur, po punojmë edhe për ju. Por mbi të gjitha për vetveten tonë”. Më shumë se mëngjeset, më shumë se dielli, një grua në rilindje është mrekullia më e madhe. Për atë që etakon dhe për vetveten. ثshtë pranvera në nëntor,atëhere kur nuk e pret.
Fabio Volo- Femra ne Rilindje
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Nuk e di saktësisht çfarë shtyn dy persona që të lidhen?!
Mbase akordimi, mbase të qeshurat ,mbase fjalët. Ndoshta fillimi që të ndash diçka më shumë me të, të flasësh më shumë në lidhje me veten, të zbulosh ngadalë atë që zemra fsheh. Të mësosh të duheni. Ose mbase ndodh sepse duhet të ndodhte. Sepse shpirtrat janë destinuar të gjejnë njëri -tjetrin shpejt ose vonë.

Paulo Coelho
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Nuk e di saktësisht çfarë shtyn dy persona që të lidhen?!
Mbase akordimi, mbase të qeshurat ,mbase fjalët. Ndoshta fillimi që të ndash diçka më shumë me të, të flasësh më shumë në lidhje me veten, të zbulosh ngadalë atë që zemra fsheh. Të mësosh të duheni. Ose mbase ndodh sepse duhet të ndodhte. Sepse shpirtrat janë destinuar të gjejnë njëri -tjetrin shpejt ose vonë.

Paulo Coelho
sa ordiner eshte ky Coelho, te hap barkun, lere qe i pelqen aq shume vetja :lool:

ja nje fragment i zgjedhur nga Jean Genet - Dialogue between the Sun and Moon :

To the vertical ease of cypresses, I propose the confusion of lianas. We flow, we crawl. Minutes and hours overlap. Time is elastic. It stretches, it lengthens, it shrinks. It's a mish-mash. We smoke. We get hard. We drowse. Electric currents circulate in the filaments enclosing the walls. Rocky has just shat. He squats in his corner. He removes his hand from his covers... he extends his arm... he touches the wall... he caresses the typical portrait of the killer:

average forehead
average nose
average mouth

A mass of shadows has just added itself to the total mass of nights. This passing night is, at the same time, all the darkness of the times...
 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

ja nje fragment i zgjedhur nga Jean Genet - Dialogue between the Sun and Moon :

To the vertical ease of cypresses, I propose the confusion of lianas. We flow, we crawl. Minutes and hours overlap. Time is elastic. It stretches, it lengthens, it shrinks. It's a mish-mash. We smoke. We get hard. We drowse. Electric currents circulate in the filaments enclosing the walls. Rocky has just shat. He squats in his corner. He removes his hand from his covers... he extends his arm... he touches the wall... he caresses the typical portrait of the killer:

average forehead
average nose
average mouth

A mass of shadows has just added itself to the total mass of nights. This passing night is, at the same time, all the darkness of the times...
This makes no sense.
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

“And all my days are trances,
And all my nightly dreams
Are where thy grey eye glances,
And where thy footstep gleams—
In what ethereal dances,
By what eternal streams.”
Poe.
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Miku im, nje si ajo meriton dashuri, nuk mund ta imponosh te mos flasi me asnje te mos qeshi, nuk mund ta mbyllesh ne boten tende xheloz. Ajo ka nevoje per ledhatime, ka nevoje per buzeqeshje ka nevoje per perqafime per puthje ka nevoje te buzeqeshi, ajo ka nevoje per shume dashuri.
Dashuroje, bej qe dahuria jote ta dehi ate per ty, ajo nuk ka nevoje qe ti ti vesh kufij, ajo ka nevoje per pak me teper dashuri.
Bukowski
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Me ty te jem
Mund te qendroj ter naten zgjuar, thjesht per te degjuar cdo frymemarje tenden.
Te veshtroj duke buzeqeshur teksa fle, teksa enderron.
Mund ta shpenzoj ter jeten time ne kete dorezim te embel
e te qendroj i humbur ne keto momente pergjithmone
sepse cdo moment qe kaloj me ty esht nje thesar.
Nuk dua ti mbyll syt e mi e te bie ne gjume, sepse nuk dua te humbas asnje sekond,
nuk dua te humbas asgje sepse ti je endrra ime.
Enderrim me te bukur kurr me nuk mund te kem
prandaj nuk dua te humbas as nje sekond, asnje moment, asgje...
Dua gjithmone me ty te jem.



@Fb
 

dangerous

Anëtar
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ne fund të fundit ,sikur të mos ishin kujtimet, nuk do të
kishim çfarë të tregonim.
Sikur të mos ishte e shkuara , nuk do të dija se çfarë të ardhmeje të deshiroja .
Sikur mos ta kisha provuar egërsinë e botes ,nuk do të
kerkoja një botë më të mirë , një botë ndryshe ,
një botë pa dhimbje .

A. REXHAJ
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

If people bring so much courage to this world the world has to kill them to break them, so of course it kills them.
The world breaks every one and afterward many are strong at the broken places.
But those that will not break it kills.
It kills the very good and the very gentle and the very brave impartially.
If you are none of these you can be sure it will kill you too but there will be no special hurry.

Ernest Hemingway
 

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Dashuria parandalon plakjen, vdekjen.
Dashuria është jeta.
اdo gjë, gjithçka që kuptoj, e kuptoj vetëm për shkak se dashuroj.
Ajo dhe vetëm ajo i mban të lidhura të gjitha së bashku.
Ajo dhe vetëm ajo është lufta dhe paqja.

_Lufta dhe paqja_ Tolstoji
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Njerezit fillojne te te bejne ndere kur shohin se ti qendron pak me lart se ta.

Kuptova me dhimbje qe me theri ne zemer se cdo te thote te lakmosh ate qe nuk e arrin dot.

C'brenge te ngjall ne shpirt kur sheh se te gjithe flasin e qeshin, ndersa ti rron fill i vetem.

Kjo histori e jona qe nje vegim i mrekullueshem qe doli befas nga hici, nje pjelle e fantazise se ndezur qe ka marre trajten e nje te vertete te gjalle.

Ata i ndante nje mur i pakapercyeshem, qe ai e kish ngritur me duart e veta...

Ishte e para here ne jete qe realiteti i ashper e i pameshirshem po i jepte endrrave te asaj nje grusht kaq te eger.

Qofshi i kulluar si engjell apo i zi si djalli vete, gjeja me e keqe qe mund te besh eshte te qash ne sy te ndokujt.

Mos gjykoni qe te mos ju gjykojne dhe me masen qe te matni me ate do t'ju matin.


Nje Tragjedi Amerikane
Teodor Draizer
 

Yellow Redhead

angels walk among us
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"The world is blue at its edges and in its depths. This blue is the light that got lost. Light at the blue end of the spectrum does not travel the whole distance from the sun to us. It disperses among the molecules of the air, it scatters in water. Water is colorless, shallow water appears to be the color of whatever lies underneath it, but deep water is full of this scattered light, the purer the water the deeper the blue. The sky is blue for the same reason, but the blue at the horizon, the blue of land that seems to be dissolving into the sky, is a deeper, dreamier, melancholy blue, the blue at the farthest reaches of the places where you see for miles, the blue of distance. This light that does not touch us, does not travel the whole distance, the light that gets lost, gives us the beauty of the world, so much of which is in the color blue."
Rebecca Solnit, from “The Blue of Distance,” A Field Guide to Getting Lost
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

“All men have stars, but they are not the same things for different people. For some, who are travelers, the stars are guides. For others, they are no more than little lights in the sky. For others, who are scholars, they are problems...But all these stars are silent. You, you alone will have stars as no one else has them... In one of the stars I shall be living. In one of them I shall be laughing. And so it will be as if all the stars will be laughing when you look at the sky at night..You, only you, will have stars that can laugh! And when your sorrow is comforted (time soothes all sorrows) you will be content that you have known me... You will always be my friend. You will want to laugh with me. And you will sometimes open your window, so, for that pleasure... It will be as if, in place of the stars, I had given you a great number of little bells that knew how to laugh.”
― The Little Prince, Antoine de Saint-Exupéry
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"Kur dashuronte Suani".....Marcel Proust

"Ju s'do të jeni kurrë si të tjerët"; vështronte kokën e tij të gjatë, ku flokët kishin nisur t'i rralloheshin, mendja i shkonte tek ata njerëz që ishin në dijeni të sukseseve të Suanit me femrat e që mendonin:
"Ai s'ka ndonjë bukuri të rregullt hollë-hollë, por është kaq simpatik: c'guxim, c'vështrim, c'buzëqeshje!"
dhe, duke ndier ndier ndoshta më tepër kureshtje se c'ishte ai, sesa dëshirë për të qenë dashnorja e tij, thoshte: "Ah, sikur ta dija se cfarë ka brenda ajo kokë!" Kurse tani, të gjitha fjalëve të Suanit ajo u përgjigjej me një ton herë të acaruar, herë të butë: "Ah, kurrë s'ke për të qenë si gjithë njerëzit!" Ajo e këqyrte atë kokë që ishte plakur paksa nga hallet, por që tani i bënte të gjithë të mendonin, në bazë të të njëjtit refleks që të jep mundësi të zbulosh pikësynimet e një pjese simfonike, së cilës i ke lexuar programin,
dhe të përcaktosh kujt i ngjet një fëmijë, kur ia njeh mirë prindërit: "Ai s'është dhe aq i shëmtuar po ta marrësh hollë-hollë, por është qesharak, c'monokël, c'paturpësi, c'buzëqeshje!', duke përvijuar kështu në përfytyrimin e tyre të sugjestionuar kufirin abstrakt që dallon, pasi kanë kaluar disa muaj, kokën e një të dashuri të zemrës nga koka e një brinjari dhe thoshte: "Ah, sikur të kisha mundësi ta ndryshoja, ta bëja të arsyeshme atë cfarë ka brenda ajo kokë!" Gjithmonë i gatshëm për të besuar cfarë i pëlqente, packa se sjellja e Odetës ndaj tij nuk linte shteg për dyshim, ai hidhej me babëzi mbi këtë fjalë: "Po të duash, mundesh", ia kthente.
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Ajo i buzëqeshi errësirës që la pas imazhi i bukur i tempullit të saj. Dëgjoi gërhimën e lehtë të të shoqit dhe u mundua të shquante tiparet e tij mbi nënkresën e bardhë. Atë natë ishte aty, e ndoshta edhe shumë netë të tjera në vazhdim, derisa instinkti i gjahut pas grave të bukura t'i zgjohej sërish. Dikur kish qenë zot i tempullit të saj, dikur, tani ishte një monument, një përmendore së cilës i falej përpara çdo tradhëtie që i bënte. Tradhëtie? Ajo vuri buzën në gaz tek dritat e një makine të vetmuar në shkretëtirën e errët të rrugës depërtuan në dhomë e ndriçuan një çast fytyrën e tij të qetë e të vetëknaqur. I shkreti ti, mendoi, nuk e ke menduar kurrë se unë jam grua, e kam aq forcë në shpirt sa për tu hakmarrë...jo me burra hoteleve, nuk i shkon natyrës sime. Kam aq forcë e magji në shpirt, sa të tradhëtoj edhe me ajrin që ti thith dhe e nxjerr prej mushkërive...
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

"E di historine e vales dhe shkembit? Eshte nje fabul e vjeter, me e vjeter se ne te dy. Degjoje. Ishte njehere nje vale qe dashuronte nje shkemb kushedi ku ne det. Le te themi ne gjirin e Capri-t. Dhe e rrethonte me shkume dhe kenge, e puthte dite e nate, e shtrengonte ne krahet e saj te bardhe. Dhe psheretinte, qante, i pergjerohej qe te shkonte drejt saj, e donte dhe e godiste duke e konsumuar, derisa nje dite ai u dorezua dhe, i gerryer, i ra ne krahe."
"Dhe atehere?" pyeti Joan.
"Atehere, papritur, nuk ishte me nje shkemb me te cilin mund te luante, te bente dashuri, te qante, por nje pengese guri ne fund te detit, e varrosur. Dhe, duke u ndjere e zhgenjyer dhe e mashtruar, vala kerkoi nje tjeter shkemb."
"Edhe? C'do te thote? Duhet te kishte qendruar shkemb."
"Kete thone perhere valet. Por ajo qe eshte e levizshme eshte me e forte se ajo qe eshte fikse. Uji eshte me i forte se shkembi."


Harku i Triumfit - Erich Maria Remarque
 
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Meqe me siper lexova nje fragment te nje shkrimtari qe e kam shume per zemer po vazhdoj me nje tjeter qe e kam shume per zemer gjithashtu :)

Duhet të jesh i dehur gjithnjë. Kjo është e gjitha; zgjidhje tjetër s'ka. Që të mos ndjesh barrën e tmerrshme të kohës që shpinën ta thyen dhe përtokë të lëshon, duhet te jesh i dehur vazhdimisht.

Me se? Me verë, poezi, a virtyt, a ç'të duash. Vetëm dehu.

Dhe nëse ndonjëherë, në shkallët e pallatit zgjohesh, në barin e gjelbërt, ndanë një pusete, në vetminë pikëlluese të dhomës tënde, pija të ka dalë, e dehja të ka lënë, pyet erën, valën, yllin, zogun, orën, çdo gjë që fluturon, çdo gjë që rënkon, çdo gjë që rrotullohet, çdo gjë që këndon, çdo gjë që flet...

pyet ç'orë është; dhe era, vala, ylli, zogu, ora, do të përgjigjet: është Koha për tu dehur! Mos u bëj skllav martir i Kohës, dehu, dehu papushim! Me verë, poezi, virtyt, a ç'të duash!

Dehuni-Charles Baudelaire
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

ثshtë një planet i trishtë, i populluar nga shumë të rinj që më shpesh përkëdhelin ekranin e një telefoni, sesa fytyra njerëzish!!!

Michelangelo Da Pisa
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Gjithmonë kam qenë e dashuruar
Kam dashur shumë, shumë
Por vetëm tani e kuptoj se ndoshta nuk di të dashuroj.
Dua tepër, dua keq. Në mënyrë absolute.
Por absolutja nuk ekziston në këtë tokë
e dashuria ime nuk ngroh: djeg.
Shpërthen si zjarr dhe pastaj djeg çdo gjë.
Derisa, në mënyrë të pashmangshme, mbetet vetëm hiri.
Fakti është se, unë nuk di të dashuroj pa u djegur,
dhe nuk mund të jetoj pa dashuri.
Atëherë pyes veten: mundet vallë?
Të digjesh, kaq intensivisht, gjithmonë, pa u bërë ndonjëherë hi?

(O. Tossico)
 

Pentacle

Anëtar i ri
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

....Nje bubullime shurdhuese u rrokullis befas permbi qyetet. Pika shiu filluan te perplasin pas gjetheve te luleve. Vuri re , se si rruga zuri te pikelohej ne argjend te zi. Shiu erdhi duke u shtuar. Pikat e renda e goditen te fytyre. Dhe pernjeheresh ai s'po merrte vesh ne ishte qesharak apo i mjere, ne vuante apo nuk vuante-dinte vetem qe po jetonte.Po jetonte! Ai ekzistonte e jeta e kishte pushtuar serish, po e shkundte e, ai nuk ishte me spektator, nuk qendronte me jashte saj; shkelqimi i forte i ndjenjes se pakontrollueshme vershonte perseri neper damaret e tij, si zjarri neper oxhake furnaltash; dhe, nuk kishte pothuaj pike rendesie ne ishte i lumtur apo fatkeq; ai jetonte dhe e ndjente fort qe po jetonte-dhe kjo ishte mjaft.!
Vazhdonte te rrinte nen shiun qe vershonte mbi te porsi nje bresheri qiellore mitralozesh. Rrinte atje , e ishte shi e shterngate e uje, e toke njeheresh; rrufete e horizonteve kryqezoheshin brenda tij; ai ishte edhe krijese edhe element i natyres; asgje s'kishte me emer dhe keshtu te gjitha dukesg\hin si te vetmuara e si te braktisura, te gjitha ishin njelloj- edhe dashuria , edhe uji qe derdhej tatepjete, edhe ato ndricimet e zbehta mbi catite, edhe toka qe dukej sikur po gufohej; s'ekzistonin me kufij dhe ai vete ishte pjese e te gjitha ketyre. Lumturia dhe fatkeqesia mbeteshin gezhoja boshe te flakura tutje nga ndjenja e gjithepushtetshme se po jetonte dhe se po e ndjente se po jetonte.
....."o ti atje lart!" foli ai duke iu drejtuar dritares se ndricuar, dhe qeshi, dhe nuk e kuptoj qe po qeshte.
"ti dritez e vogel, ti vegim i nje zane, ti fytyre qe ushtron nje pushtet te cuditshem mbi mua, ketu mbi kete planet, ku ka me qindra e mijera fytyra te tjera, me te mira, me te bukura, me te mencura , me te ciltra, me besnike e me te afrueshme- o ti rastesi qe mu ngaterrove nje nate neper kembe atje ne ruge e qe hyre ne jeten time, ti ndjenje e perplasur brigjeve, pa mendim, por roberuese dhe qe rreshqite nen lekuren time ne nate gjumi, ti, qe s'di per mua pothuajse asgje tjeter pervec asaj qe te rezistova, dhe qe prandaj mu hodhe nder krahe , deri sa nuk te rezitova me, ti, qe deshe te vazhdoje pastaj rrugen tendee te mergoheshe prej meje-te pershendes, te pershendes! Ja tek po qendroj ketu dhe s'ma merr mendja se do te qendroj edhe nje here tjeter keshtu. Shiu me deperton nen kemishe dhe eshte me i ngrohte e me i ftohte e me i bute se duart e tua dhe lekura jote. Po qendroj ketu i mjere dhe me kthetrat e xhelozise ne bark, duke te te kerkuar, duke te te perbuzur, admiruar e adhuruar,sepse ke hedhur rrufene qe ndezi, rrufene qe dremit ne cdo gji, shkendijen e jetes, zjarrin e zi.
Po qendroj ketu, jo me si nje i vdekur me leje, me pak cinizem, sarkazem e me nje cikez guxim, jo me i ftohte; jam perseri i gjalle, qofte edhe duke vuajtur, por serish i prekshem nga stuhite e jetes, i rilindur e i rikthyer ne pushtetin e saj te thjeshte! Qofsh bekuar ti Mado, me ate zemren tende shtegtare, ti Nike me ate aksentin tend latin! Enderr dhe mashtrim, pasqyre e thyer e nje perendie te ngrysur, o ti qe s'di asgje- te falenderoj! Kurre s'kam per te ta thene, se ti do te nxirje perfitimet e tua nga kjo-por ti ma ke rikthyer ate qe s'do te ma jepte as Platoni, as krizantemat, as e gjithe poezia dhe as e gjithe meshira, as deshperimi dhe as me e forta dhe, as me e durueshmia shprese: Jeten e thjeshte , te fuqishme, te mirfillte, qe me dukej si nje krim ne keto kohra midis njeres katastrofe dhe tjetres! Te falenderoj! Duhej te te humbisja qe ta merrja vesh kete! Mbetsh me shendet!

shkeputur nga "Harku i triumfit"....

Erih Maria REMARK.
 

Pentacle

Anëtar i ri
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

publikuar kohe me pare nga nje mikesha ime shume e dashur
 
Last edited:

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

Edhe sonte,
vetëm ti je kënga e pasionit për të cilën ka etje shpirti im,
poezia më e bukur e dashurisë që unë mund ta shkruaj,
frymëmarrja që dua ta ndiej afër meje në shtratin tim,
e vetmja që ka vend në ëndrrat e mia.
Dhe edhe sonte e di se kështu do të jetë edhe për shumë net të tjera, prandaj ndonjëherë dua që edhe ti të ndihesh po kaq e trishtuar, siç ndihem edhe unë.
Nuk dua të besoj se edhe sonte, vetëm unë po e ndiej mungesën e dashurisë tonë.
(Albatros Rexhaj)
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Titulli: Fragmente te perzgjedhura

E dëgjova se çfarë the, por duhet ta dish se nuk jam nga ato 'budallaqet romantike' që ti mendon. Unë nuk kërkoj parajsën apo yjet që bien. Nuk kërkoj flori apo gjëra të tjera të çmuara. Pothuajse i kam këto gjëra. Unë dua... një dorë 'të qëndrueshme'. Një shpirt të pastër. Dua që para se të bie për të fjetur ose kur të zgjohem, të di që zemra ime është e sigurtë. Unë dua që të dua dhe të më duan.

Shana Abe
 
Top