• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fragmente te perzgjedhura

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Gëte : E dashura shkruan serish

Pse kthehem përsëri te këto fletë?
I dashur, mos më pyesje më mirë,
S’kam ç’them, me të vërtetë, po kam dëshirë
Ta mbash në dorë letrën time, vetë.
Meqë s’vij dot, kjo Ietër le të jetë
Prej zemrës sime ç’është më e dlirë,
Gëzim, rënkim e shpresë e dëshirë;
Gjithçka që s’pat fillim e fund s’do ketë.
Sot dëshiroja fort mos të ta thoja
Se në dëshira, ëndrra dhe mendime
Besnikja zemër kthen e vjen te ti.
Kështu dikur qëndroja e të shikoja
Dhe s’flisja dot. Ç’të thoshte goja ime?
E gjitha isha si në mrekulli.
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Kam shikimin tand në shpirt
dhe melodinë e pavdekshme
të gjakut në pasion.
Freskia mëngjesore
dhe bari i lagun fryjnë
zemrën time të zgjueme
nga prania jote në të.

Kam shikimin tand në shpirt.

Filli i zanit tand
depërton gjymtyrët e mija
dhe trajtat tua rrijnë
të pashlyeme
në bebzat e syve të mij,
që lahen për të parën herë
në jetë
në këtë mëngjes me diell.
Kam shikimin tand në shpirt

Martin Camaj
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Xhulit - Teodor Keko

Nga dashuria që kam për ty,
Mund të të shquaj edhe në mjegull,
Nga dashuria unë ktheva sytë,
Xhind, bohem, djalosh i rregullt.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në diell unë fjeta gjatë,
Dhe s’u pendova qe aq të desha,
Ndërmend e kam të të dua prapë.

Nga dashuria ditët e gjata
Në bukë i ktheva dhe gurë tespije,
Me to të gjallë e mbajta shpresën,
Me to sfidova ankthin në pritje.

Nga dashuria në qiell u shtriva,
Me kokë në qiell unë fjeta gjatë,
Dhe s’u pendova që aq të desha
Ndermend e kam të të dua prapë.

 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Letrat e mia duhet të kenë treguar se sa i dashuruar jam. Nuk drekoj, takoj pak njerëz dhe për shëtitje dal vetëm dhe çdo vend i bukur që shoh ma shton dëshirën që ti të ishe aty. Nuk mund të mos të të dashuroj më shumë se sa duhet. Do të ndjej gjithë lumturinë kur të të shoh sërish. Jam gjithmonë i ndërgjegjshëm për afërsinë ndaj teje, prezenca jote nuk largohet asnjëherë. Në ty, unë kam masën e çdo gruaje, për çdo njeri. Në dashurinë tënde, kam masën e gjithçkaje. Jo në kuptimin që pjesa tjetër e botës është një libër i madh e i mugët, përkundrazi, dashuria jote ma qartëson. Kuptoj qartë se si janë burrat dhe çfarë planifikojnë, dëshirojnë, bëjnë dhe çfarë i kënaq ata. S’i kam zili për çfarë kanë dhe duke i krahasuar me veten, është një gëzim i fshehtë për mua që kam një thesar aq të madh. Ti, në shtëpinë tënde, duhet të ndjehesh ashtu siç ndihem unë në punët e mia. Ne shpesh nuk i vëmë re disa sende, sepse nuk zgjedhim t’i shikojmë ato. Por gjërat marrin kuptim, sa më shpejt të kuptojmë qartë mënyrën se si janë të lidhura me njëra-tjetrën. Ne na pëlqen gjithmonë t’i bashkohemi një grupi, dhe një burrë i mirë ka kënaqësi kur rregullon, përshtat të drejtën dhe drejtimin e tij të paqtë. Mirupafshim, ty të cilën të dashuroj.


Wolfgang von Goethe drejtuar Charlotte von Steinin,
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
@Monique nuk e di a te kujtohet kjo :)

Sonte e dua një shok afër vetes.
Një shok të vërtetë.
Një që nuk të gjykon.
Një që nuk të bombardon me një milion pyetje.
Një që, për hatrin tim, do të dehej vetëm me aromën e mërzis sime.
A thua, a ka më shokë të tillë, sepse e dua vetëm një.
Një, që pa frikë t'ia hap zemrën.
T'ia tregoj të gjitha...
Nuk dua ta fsheh më dhimbjen, sepse, sa më shumë që ta fshehësh, ajo gjithnjë shkon e bëhet më e madhe.
A thua, a ka më shokë të tillë?
Tregomëni!
Më duhet vetëm një.
(A.R)
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Je gati të më duash edhe njëherë?

Nuk më ka dhembur asnjëherë e djeshmja. Por jam lutur përherë mbi të njëjtën gjë, uroj që për aq fort sa jam lënduar, të gëzohem, për aq herë sa jam trishtuar të lumturohem, për aq herë sa të kam dashur, të më duan edhe mua njëherë.
Në një pasdite e gjeta veten të humbur, e di kur ndodhesh thjesht ndërmjet disa ndërtesave dhe heziton për të marrë një rrugë të caktuar sepse nuk di se ku do dalësh? Por gjithsesi rrezikon. Ky çast më krisi dhe njëherë shpirtin, më ngjau njëjtë si historia jonë, humbje midis shumë ndërtesave, pa një shenje, pa një dritë!
Nuk besoj se ka ditë më të trishtë sesa ajo në të cilën të thyhet zemra. Asnjë ditë nuk i përngjan asaj, asnjë ndjesi, ai çast është tmerrësisht unik. Ke një hidhësi në stomak, ose një boshllëk ose një dicka pa emër, por ti thjesht e di që të dhemb shumë.
Thuhet se rrëzimi më i fortë ka ngritjen më të lartë por në fakt në atë cast vetëm ngritje nuk të del përballë. E ke vënë re sa të shëmtuar bëhen edhe njerëzit përreth, se si i zihet fryma cdo molekule të ëmbël të ajrit?
Nuk besoj se ka dilemë më të pabesë që të bën jeta në raste të caktuara, por besoj fort se universi me kast na vendos në situata të tilla. Mua smë ka mbajtur asnjëherë me hatër! Prita që ta bënte vetëm njëherë, vetëm këtë herë, sepse universi e di fort mirë se sa fort doja të isha e përkëdhelura e fatit!
Do të të ndjekë në çdo muzikë kujtimi im e për cdo cep rruge që është gjurmëzuar në fotot e tua, do të dhembë mungesa ime. Unë do të të ndjek padashje në cdo natë kur njëri tjetrit i jemi premtuar të duhemi, do të trishtohesh atëherë kur zemra të të shtrëngojë për fytyrën time.
Unë do të jem me ty, edhe në ditët e tua më të lumtura, jam gdhendur në mëndjen tënde si ndjesia më e bukur e jetës, unë do të të pres në ëndërr, aty takohen shpirtrat e lënë peng.
Sa herë me mëndje je dorëzuar? Sa herë të është rraskapitur ndjesia deri në atë ajër që edhe frymën të ka ngushtuar? Thuamë, sa herë të është thyer zemra?
… je gati të më duash edhe njëherë?! Të duhemi prap të lumtur si dje, të gëzohemi për sa herë jemi trishtuar, të duhemi për aq kohë sa të rifillojmë edhe njëherë. Je gati?

Anonim
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Jo te gjitha dhimbjet sherohen!

Jo të gjitha dhimbjet shërohen, disa na hyjnë
Thellë e më thellë në zemër, dikur,
Dhe ditët e vitet që shkojnë i ndryjnë
I bëjnë gur.
Ti flet e qesh sikur gjë mos kish ngjarë,
Kujton se si shkumë u shuan ato.
Por prapëseprapë ndien peshën e parë
Në ëndërr e kudo.
Pranvera vjen sërish me ngrohtësi e kaltërsi,
Ngjan bota si det luleplot,
Por në zemrën time ka një vend që tani
Më s’lulëzon dot.

Rikarda Huh
 

Baboon

83%
Mjerimet me tallin, Me thirrin mjerim.
Trishtimet me kallin, Me japin trishrim.
Nje here orrovatem, Dy herre rropatem.
Nata ndjek diten, Dita prap naten.

Ku shkoj jo s'vete, As nje grimce jete.
Shpresa e vrare varrosur ne vete...
C'eshte jeta pa jete, C'eshte jeta pa jete?
C'eshte Fati, Pa fat?

E Para shkruar me lot, Tjetra me gjak.


Jam gur, Jam shkemb, Jam njeriu I kohes!
Jam askushi... Jam hije e tokes!

(c) Gj Nikolla (remix :p babbon)
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
James Joyce drejtuar Nora Barnacle


E dashura ime Nora. Thjesht, më ka goditur. Erdha në 11 e gjysmë. Që atëherë jam i ulur në një karrige të thjeshtë si i budallepsur. S’mund të bëj asgjë. Nuk dëgjoj asgjë tjetër, përveç zërit tënd. Jam si një budalla duke të dëgjuar ty që më thua “i dashur”. Ofendova dy burra sot, duke i lënë në të ftohtë. Doja të dëgjoja zërin tënd, jo të tyrin. Kur jam me ty e lë mënjanë natyrën time përçmuese dhe dyshuese. Do të doja të ndjeja kokën tënde në shpatullat e mia. Besoj tani do shkoj në krevat. Kam gjysmë ore duke shkruar këtë letër. Do të më shkruash diçka? Shpresoj që po. Si do ta nënshkruaj emrin tim? Nuk do ta nënshkruaj fare, sepse nuk di çfarë të nënshkruaj.
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Gëte - Lamtumire


Lermja syrit lamtumirën,
që me gojë s’e them dot!
Lamtumira nuk durohet
dhe një burrë unë jam sot.

Në këtë orë të trishtuar
dashuria s’ëmbëlson;
është e ftohtë puthja jote,
dora jote s’më shtrengon.

Oh,dikur një puthje e fshehtë
ç’më dëfrente vetvetiu!
Ç’na gëzonin manushaqet
që në mars i mbledh njeriu!

Sot për ty s’po bëj kurorë,
s’këput trendafil të ri.
Pranvere është, Franciskë,
por për mua vjeshtë e shi.

(Përkthimi nga Fan S. Noli)
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Te lutem mos me harro ! - Maria Sudibyo

Lamtumirë!
Ti nuk do të më pranosh më,
por të lutem mos më harro.
Më ruaj në kujtimet e tua,
në nënvetëdije,
ose në ankthet e tua.
Ti je fytyra që njoh,
por udha jonë nuk është më e përbashkët.
Thuaj, pra, lamtumirë
dhe unë nuk do të të harroj kurrë.
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
BASHKËFAJTORI

Më kryqëzojnë dhe unë duhet të jem kryqi dhe gozhdët.
Më zgjasin gotën dhe unë duhet të jem helmi.
Më mashtrojnë dhe unë duhet të jem gënjeshtra.
Më vënë zjarrin dhe unë duhet të jem ferri.
Duhet të lëvdoj dhe të falënderoj çdo çast të kohës. Ushqimi im është çdo gjë.
Pesha e saktë e universit, poshtërimi, ngazëllimi. Duhet të përligj atë që më plagos.
S’ka rëndësi lumturia apo fatkeqësia ime.
Unë jam poeti.

JORGE LOUIS BORGES
 
Last edited:

Vie

Anavie
NJESH I NDARE ME DYSH

cfilitëse skalitja e mermerit të tjetrit
e dhimbshme gdhendja e gurit
kur me veten brenda tij jeton
por ngjitja e bukës së thyer
art jetik i së pamundurës
kur ke uri të të hanë thërmuar
adhuruesit e dehur të hënës
që padashje gdhin e plotë…

në jetët e shkërmoqura ti mban mend
veç si të kanë bërë të ndjehesh
për mirë a për keq
pak rëndësi
qiejve ku të ngjitën
baltës ku të shkelën
dhe jo si i ke bërë të ndjehen ti
për mirë a për keq
ata që ikën
ata që u nisën
dhe ata që nuk mbërritën dot
ata që s’duhej
ata që s’mundnin
fajtorë pa faj
si hëna të paplotë…

©artangjyzelhasani
 

Ketrush

Anëtar i ri
"Fuqia e besimit"
Mos mendo që je i humbur,
dhe kur fati bëhet dreq,
se asgjë s’është e pamundur,
dhe në çastin më të keq!
Fatit kurrë nuk i dihet,
vetëm Zotin mbaj në mënd,
se patjetër diku fshihet,
yll’ i artë i fatit tënd!
Mendimet që kob afrojnë,
krejt nga mëndja t’i largosh,
se ato të errësojnë,
dhe asgjë s’mund të shikosh!
Se t’u mbyll ty sot një derë,
mos vër kujën-o njeri,
se një tjetër më me vlerë,
do të hapet përsëri!
Kot mos mërmërit në dhëmbë,
s’ka formula magjiplote,
si një lis të madh në këmbë,
do të ngrejë veç forca jote!
Veç besim jepi mendimit,
dhe do ndizesh porsi zjarri,
se fuqia e besimit,
ngre të vdekurin nga varri!
Mos shih ëndrra kot së koti,
me thesare krejt të ndritshme,
mjafton të të fali Zoti,
vetëm Bukën e Përditshme!
Largo mendimet e frikshme,
ndize shpresën fort në sy,
është Buka e Përditshme,
më e madhja siguri!
Kjo formulë që kur u tha,
lartësoi një të vërtetë,
të përditshmen kush e ka,
është nga mbretërit më i qetë!
Ndaj e mbajti njerëzia,
gjallë shpresën dhe besimin,
në të kundërt babëzia,
jetës krejt ja prish kuptimin!
As prej varrit-as prej Ferrit,
s’mund të shohë njeriu dritë,
dhe në qofsh në fill të perit,
mos u dorëzo asnjë ditë!
Me mjegull mos e vish synë,
mendo djepin ku je tundur,
sa ke shpirt e sa ke frymë,
asnjë gjë s’është e pamundur!
Gjirokastër, 08.06.2013

ARBEN DUKA
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
Ernest Hemingway:
“Shumica e njerëzve s’dinë ç’është dashuria, se s’kanë fatin ta provojnë. As ti s’e kishe provuar më parë, tashti e ke. Kjo që ke tashti me Marien, pavarësisht se sa zgjat, në do të zgjatë vetëm sot dhe një pjesë të ditës së nesërme ose në do të zgjatë sa të jeshë gjallë, është gjëja më e rëndësishme që mund t’i ndodhë njeriut. Gjithmonë do të ketë njerëz që thonë se ajo nuk ekziston, sepse nuk e kanë provuar kurrë dhe s’mund ta provojnë…” .
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Copëza nga "Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh - (Leo Buscaglia)
Po qeshët, ka rrezik t’ju marrin për budallenj”. E pastaj? Ku ka më të gëzuar e më të kënaqur se budallenjtë?
Po qatë, ka rrezik t’ju marrin për sentimentalë”. Natyrisht që unë jam sentimental. Më pëlqen! Lotët mund të jenë të dobishëm.
Po vendose kontakt me një tjetër, ka rrezik të hysh në marrëdhënie të vërtetë”. Cili është ai që rrezikon kaq? Unë, unë dëshiroj të rrezikoj!
Po i shfaqe ndjenjat e tua, ka rrezik të tregosh 'unin' e vërtetë”. E pse jo, çfarë kam tjetër për të treguar?
Po shfaqët idetë dhe ëndrrat tuaja përpara turmës, ka rrezik që t’ju quajnë naiv”. Oh, më kanë thirrur me epitete mjaft më të këqija.
Po dashurove, ka rrezik të mos ta kthejnë me të njëjtën monedhë”. Po unë nuk dashuroj që të ma kthejnë dashurinë.
“Po shpresove, ka rrezik të dëshpërohesh; po tentove, ka rrezik të dështosh”. Por është e nevojshme të kalosh rreziqe, sepse rreziku më i madh në jetë është të mos rrezikosh asgjë. Njeriu që nuk rrezikon asgjë, nuk bën asgjë, nuk ka asgjë, nuk është asgjë dhe nuk bëhet asgjë. Mund të shmangësh vuajtjen dhe ankthin, por nuk mund të mësosh, të ndjesh, të ndryshosh, të përparosh, të dashurosh dhe as të jetosh. I lidhur me zinxhir nga siguritë e tua bëhesh skllav. Ke hequr dorë nga Liria. Vetëm njeriu që rrezikon është me të vërtetë i lirë.
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
E dashur!

Kur dy shpirtra të cilët kanë kërkuar njëri-tjetrin për aq kohë për t’u rigjetur në më fund…, një bashkim i furishëm dhe i pastër si vetë ato… fillon në tokë dhe vazhdon përjetë në parajsë. Ky bashkim është dashuri, dashuri e vërtetë…, një besim i cili hyjnizon të dashuruarin, një bashkim jeta e të cilit rrjedh nga përkushtimi dhe pasioni dhe për të cilin edhe sakrificat më të mëdha janë kënaqësi të ëmbla. Kjo është dashuria që ti më bën të ndiej… Shpirti yt është krijuar për të dashuruar me pastërtinë dhe pasionin e engjëjve.
I yti përgjithmonë


Viktor Hygo - Adele Foucher
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Në çdo vend
Ndërmjet jetës dhe vdekjes
Në të gjitha vendet
Ndodh që një vajzë
të zhvishet për t’u parë
e kur del nga dhoma
bukuria e saj
ia lë vendin qetësisë
nganjëherë në të njëjtën kohë
duart e atij që ka frikë për fundin e vet
kërcasin në terrin e heshtjes
për të mbajtur shpresën gjallë.

J. Follain.
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
"Ju më shkruanit se do të përhapni shpifjet më të qelbura mbi personin tim (bëjeni). Se do t’i zhvlerësoni fare veprat e mia të plota (ashtu qoftë). Se do të m’i përdhunoni fqinjet (jepini, as që i njoh). Se do të kryeni akte sodomike mbi pastruesen time dhe akte lezbike mbi kuzhinieren (po bëjeni pra, s’di asgjë për prirjet e tyre seksuale). Dhe se do ta ktheni përmbys kështjellën e stërgjyshërve të mi ku banoj gjysh pas gjyshi në brigjet e Senës (aq më bën). Por bën vaki dhe më prekni ndonjë prej librave të mi, […] dhe atëherë mbështjella juaj epidermike s’do të vlejë asnjë grosh."

"Miku juaj,
Jules Verne"

Letër e Pierre Louÿs, drejtuar kritikut gastronomik Curnonsky
 

Ketrush

Anëtar i ri
Noja keq na talli…

Me Barkën Biblike,
Noja keq na talli,
se nga ajo Barkë,
shpëtoi edhe Djalli.

Që ditën që Noja,
Barkën plot e mbushi,
rrinë pranë e pranë,
baruti dhe prushi.

Botës së paanë,
nuk ju gjet melhemi,
rrinë pranë e pranë,
mjalti edhe helmi.

Noja asnjë gjë,
s’lidhi me zinxhira,
ndaj shpëtoi e keqja,
njëlloj si e mira.

Që nga ajo kohë,
i njëjtë është halli,
se Noja-pa dashur,
me Barkën na talli!
Korrik 1998-Maj 2020

Dëshpërim…

O jetë e trishtuar,
si muzikë funebër,
ngado që hedh sytë,
shoh njerëz të egër…
1998

Ka pesë shekuj..

Ka pesë shekuj Shqipëria,
që lëngon në fund të gropës,
ne të gjithë e mbajmë veten,
më të mënçurit e botës.

Për gjithë brezat papushuar,
si për bijtë dhe për etërit,
çorba më e preferuar,
veç kokat e njeri-tjetrit.
1988

Gjarpëri…

Që prej mijëra vjetësh,
o njerëz të varfër,
te kolltuku i lartë,
frymë merr një gjarpër…
1998

Fluturimi…

Fluturon shqiponja,
gjer tek ylli i artë,
dhe e ngre folenë,
në majën e malit,
fluturon mushkonja,
në llum e në baltë,
dhe e ngrë folenë,
nën bishtin e kalit.

Po çudi e madhe,
në Shqipërinë time,
këto-që të dyja,
quhen fluturime.
1998

M’i ndiz ëndrrat…

Ma ndiz ëndrrën,
të shpresoj për jetën,
dhe pastaj nga ëndrra,
prapë zgjomë.

Miku im,
po më vrave shpresën,
më ke lënë kufomë.
1998
A.DUKA
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
S’jam asgjë
Gjithmonë do të jem asgjë.
S’mund të dua të jem asgjë.
Sidoqoftë, mbart mbi vete të gjitha ëndrrat e botës.

Dritare të dhomës sime,
të dhomës sime në mizërinë njerëzore njësi e panjohur
(edhe po ta dinim ç’është, e ç’do të dinim më tepër ?),
ju jeni me fytyrë nga misteri i një rruge në ecejaken e vazhdueshme,
nga një rrugë e pakapshme nga të gjitha mendimet,
reale, pamundësisht reale, e saktë, panjohshmërisht e saktë,
me misterin e gjërave të rrasur nën gurë dhe nën qeniet,
me vdekjen që mbjell muret me lëmyshk dhe me flokë të bardhë njerëzit,
me fatin që udhëheq pipëzën e gjithçkaje në rrugën e asgjëje.

Sot jam i thyer, njëlloj si ta njihja të vërtetën ;
i kthjelltë sot, si të isha në çastin e vdekjes,
duke mos pasur më asnjë vëllazëri tjetër me gjëratveç atë të një lamtumire,
ngaqë kjo shtëpi dhe ky krah i rrugës
kthehen në një rresht vagonësh që nisen me vërshëllimën e ardhur nga
thellë në kokën time,
një shkundje nervash dhe një kërcëllimë kockash që shkulen nga vendi.

sot jam në mëdyshje, si dikush që ka reflektuar, gjetur, pastaj harruar.
jam në mëdyshje mes besnikërisë që i detyrohem
Dyqanit të Duhanit përballë, si një gjë jashtësisht reale
dhe ndjesisë që gjithçka është ëndërr, si një gjë reale e parë nga brenda.

Kam dështuar në gjithçka.
Meqë isha pa ambicje, mbase kjo gjithçka s’ishte asgjë.
Parimeve të mia që m’i kanë ngulitur,
iu kam ikur nga dritarja e kurtit.
Kam shkuar fushave me qëllime të mëdha,
por s’kam gjetur veç bar dhe drurë,
dhe njerëzit, po të kishte, ishin njëlloj me të gjithë.
E braktis dritaren, ulem në një karrike. E për çfarë të mendoj ?

E nga ta di unë ç’do të jem, kur s’e di kush jam ?
Të jem ai që mendoj ? Por unë besoj se jam aq shumë !
Dhe ka aq shumë që e besojnë veten të njëjtën gjë, sa s’bëhet më !
Një gjeni ? Në këtë çast
njëqindmijë trure e shohin veten si gjeni në ëndërr, si vetë unë
e historia s’do të mbajë nga këta, kushedi ? mbase asnjë ;
bajga, ja ç’do të mbetet nga aq pushtime të ardhshme.
Jo, nuk besoj tek unë.
Në të gjitha azilet ka aq të çmendur të ngulitur në aq siguri !
E unë, që s’kam asnjë siguri, a mos jam më tepër i sigurtë, më pak ?
Jo, as për veten time…[...]

Fernando Pessoa
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Për disa ditë, shpresoj të shërohem prej teje. Duhet mos të të frymoj më, mos të të tymos më, mos të të mendoj më. Është e mundur. Nëse zbatoj rekomandimet e moralit të radhës. Receta është kohë, dorëheqje, vetmi.
Si thua nëse të dua vetëm një javë, jo më shumë? Nuk është as shumë e as pak, është mjaftueshëm. Për një javë mund t’i grumbulloj gjithë fjalët e dashurisë që janë shqiptuar mbi tokë dhe t’u vë zjarrin. Me atë flakadan dashurie të përvëluar, do të të ngroh. Mund të grumbulloj gjithashtu dhe heshtjen. Sepse fjalët më të bukura të dashurisë gjenden mes dy njerëzve që heshtin mes njeri-tjetrit.
Duhet djegur, gjithashtu, edhe ajo gjuha tjetër paralele dhe shastisëse e atij që dashuron.
(Ti e di se të them “të dua”, kur të them: “ç’vapë që bën”, “më jep pak ujë”, “mund të ngasësh?”, “u bë natë”… Mes njerëzve, mënjanë njerëzve të tu dhe të mi, të kam thënë “u bë vonë”, dhe ti e dije se po të thosha “të dua”).
Edhe një javë për ta grumbulluar tërë dashurinë e kohës. Për të ta falur. Që me të, të bësh ç’të duash: ta ruash, ta ledhatosh, ta flakësh në plehra. Është e kotë, vërtet. Dua vetëm një javë që t’i kuptoj gjërat. Pasi e gjithë kjo është njësoj sikur të jesh duke dalë nga një çmendinë për të hyrë në një varrezë.
A. Sabines
 

Ketrush

Anëtar i ri
Baladë

Firmosur nga vetë Sulltani,
në Picar erdhi fermani,
ferman për Çelo Picarin,
flokëbardhin-kordhëtarin

Pyeti Çelua furtunë:
“Ç’kërkon Sulltani nga unë?!”

Të betohesh-kapedan,
dhe ta njohësh për Sulltan,
Të njohësh për vend të ti,
ç’shkel me këmbë e ç’sheh me sy!

Mblodhi plaku në kuvënd,
dymbëdhjetë burra me mënd,
gjithë të sprovuar e trima,
gjithë pallëvetëtima…

M’u te rrapi-te Picari,
foli Çelua i pari:
“Trima-burra istikami,
na dërgon haber Sulltani,
të vemi të bëjmë benë,
se do shesim Mëmëdhenë!
Për këtë-Sulltan mandata,
na jep tituj-na jep grada…
Nisemi-o bijtë e mi,
udhë e gjatë gjer në Turqi!”

Poshtë kur zbritën nëpër brinja,
ngjitej balta në opinga,
baltë e kuqe-baltë vëndi,
në opingë-pluhur argjëndi,
u ndez kënga nëpër muzgje:
“Të keqen-moj baltë e kuqe!”

Nxitonte karvani,
për në dhe të huaj,
trembëdhjetë male,
hipur përmbi kuaj…

Fjalë pas fjale mori dhenë,
se Çelua do bënte benë,
larg tokës e vatanit,
ndënë këmbët e Sulltanit,
Çelo mali-karakoll,
do përgjunjej në Stamboll…

Hëna hidhte dritë të keqe,
flit Sulltani-ngrinte leqe:
“Hajde-Çelo-bëna benë!”,
ngritën supet gjithë ç’qenë,
në mill do ta ndryshkte shpatën,
Ai që u kallte datën…

Pas u kthye e pa shokët,
mbi ballë era ia hidh’ flokët,
ju ngrit floku Kapedanit,
porsi krifa e luanit.

Zbathi opingën i pari,
mbi qilim ra baltë Picari,
foli Çelua me zëplot:
“Për këtë betohem sot!
Nuk di Çelua be të tjera,
s’lufton Çelua me hilera,
për një baltë e për një tokë,
se ç’m’u zbardh e shkreta kokë!”

Dhe pastaj ja mori këngës:
“Të keqen-moj baltë e Mëmës!”

Tiranë 1974, në Shkollën e Mesme të Përgjithshme Ushtarake “Skëndërbej”
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se vuajtjet emocionale dhe dhimbjet janë vetëm një paralajmërim
për të më thënë mua që nuk mund të jetoj kundër së vërtetës sime.
Unë tani e di që ky quhet "ORIGJINALITET".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova se sa e sikleteshme paska qenë të kem dëshiruar ti imponoja dëshirat e mia dikujt tjetër,
duke ditur që kohët nuk ishin të pjekura dhe ai person nuk ndjehej gati,
edhe pse ai person isha UNË.
Unë tani e di që ky quhet "RESPEKT" për veten time.

Kur fillova të dua me të vërtet vetveten,
ndalova të dëshiroj një jetë tjetër dhe kuptova që çdo gje rreth meje
është një ftesë për rritjen time.
Tani e di që kjo gjë quhet “ PJEKURI ".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
kuptova që gjendesha gjithmonë dhe në çdo rast
në vendin e duhur, në momentin e duhur
dhe që gjthçka që po ndodhte ishte pozitive.
Që atëherë, unë munda të ndjehem i qetë.
Tani e di se kjo gjë quhet "RESPEKT" kundrejt vetvetes.

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të privoj vetveten nga koha ime e lirë
dhe të krijoj plane madhështore për të ardhmen.
Sot, unë vetëm bëj atë që më jep gëzim dhe kënaqësi,
atë që dua dhe që më bën të buzëqesh me mënyrën time dhe me ritmet e mija.
Tani e di që kjo gjë quhet “SINQERITET ".

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, hoqa qafe çdo gjë qe nuk më kishte bërë mirë: ushqimi, njerëzit, gjërat, situatat dhe çdo gjë që më tërhiqte poshtë duke më larguar nga vetvetja, në fillim e quaja një "egoizëm të shëndetshëm", por tani e di që kjo quhet “DASHURI PËR VETVETEN”

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten,
ndalova të pretendoj që kam gjithmonë të drejtë.
Dhe kështu kam bërë më pak gabime.
Sot kam kuptuar që kjo gjë quhet “THJESHTËSI”

Kur fillova të dua me të vërtetë vetveten, nuk pranova më të jetoj në të kaluarën dhe të shqetësohem për të ardhmen time. Tashmë unë jetoj më shumë në këtë moment të pranishëm, ku GJITHÇKA ka një vend. Kjo është gjendja e jetës sime të përditshme dhe unë e quaj “PËRSOSMERI”.

Kur fillova të dua me të vërtetë veteveten,
kuptova se mendimi im mund të më bënte të mjerueshem dhe të sëmurë.
Por, kur thirra dhe grumbullova energjitë e zemrës sime,
intelekti m’u bë një partner i rëndësishëm.
Sot, këtij bashkimi i jap emrin “DITURIA E ZEMRËS”

Nuk duhet të vazhdojnë të kemi frikë nga kontrastet,
nga konfliktet dhe problemet me vetëveten dhe me të tjerët
Sepse edhe vetë yjet, ndonjëherë ndeshen mes tyre
për t'i dhëne origjinë lindjes së botëve të reja.
Sot unë e di që kjo është JETA !

Charlie Chaplin
 

Ledia

❤ShKoDrAnE.4.eVeR ❤
Charles Bukowski:

Ne, njerëzit jemi qenie t’çuditshme, t’pakuptueshme.
Ndjejmë gjana dhe nuk i themi.
Edhe kur dojmë dike nuk e shprehim.
Lëndojmë, dhe nuk kërkojna falje.
Gabojmë dhe nuk kemi dëshirë të mësojmë.
Veç kur humbim njerëz e kuptojmë që ishte dashtë me i vlerësu ma shumë.
I largojmë ata që na dojnë dhe i shtrijmë dorën atij që na e ka kthy shpinën.
Pendohemi tepër vonë dhe neglizhojmë një ndjenjë.
Nuk dojmë kurrë mjaftueshëm dhe mbytemi nëpër sipërfaqe.
Tërhiqemi nga aty ku nuk kemi qenë dhe mbërrijmë n’vende të shkreta.
Ja pra, kështu jemi ne, jam unë, je ti…/
 

Marla

I never lose. I either win or learn.
Nuk ishim puthur kurre ashtu.
Bota, po shkonte ne drejtimin e duhur.
Jetet tona.
Te gjitha ato qe kishim humbur, gabuar, harruar me ne fund po gjenin nje kuptim.
Me nje puthje te vetme.
Ate puthje.

Claude Izzo
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
“Numërova vitet e mia dhe zbulova që kam më pak kohë për të jetuar tash e mbrapa në krahasim me sa kam jetuar deri më tani.
Ndihem si ai fëmija të cilit i dhurojnë një qeskë me karamele: të parat i ha gjithë ngut e gëzim, por, kur e vë re se i kanë mbetur pak, fillon t’i shijojë ashtu siç duhet.
Nuk kam kohë për mbledhje pa fund, në të cilat diskutohen statute, ligje, procedura dhe rregullore të brendshme, duke e ditur që në fund të fundit nuk do të përfundohet gjë.
Nuk kam kohë për të duruar persona absurdë, që të mos jenë rritur në asnjë kuptim tjetër përpos se nga mosha në regjistrin e gjendjes civile.
Nuk kam kohë për të humbur me budallallëqe.
Nuk dua të marr pjesë në veprimtari ku parakalojnë “EGO” të fryra.
Tani nuk i duroj dot më manipulatorët, arrivistët, interesaxhinjtë.
Më bezdisin ziliqarët, që rreken të çkreditojnë më të aftët, për të përfituar nga talenti i tyre dhe rezultatet e tyre.
I urrej, nëse jam dëshmitar, efektet që shkakton lufta për një post të rëndësishëm.
Nuk i duroj dot personat që nuk diskutojnë për përmbajtjet, por për titujt.
Kam pak kohë për të biseduar për të mira materiale ose pozicione sociale.
Dua thelbësoren, sepse shpirti im tani ka ngut.
Dhe me kaq pak karamele në qeskë...
Tani, kaq i vetëm, dua të jetoj mes qenieve njerëzore shumë të ndjeshme.
Njerëz që të dinë të dashurojnë e të mos tallen me të patëkeqtë e me gabimet e tyre.
Njerëz shumë të sigurtë në vetvete, që të mos mburren për luksin e vet dhe për pasuritë e veta.
Njerëz që të mos e mbajnë veten “të zgjedhur” parakohe.
Njerëz që të mos u ikin përgjegjësive të veta.
Njerëz sa më të sinqertë që të mbrojnë dinjitetin njerëzor.
Njerëz me të cilët dëshiron vetëm të jetosh me ndershmëri e drejtësi.
Sepse vetëm thelbësorja është ajo që e bën jetën t’ia vlejë të jetohet.
Dua të rrethohem nga njerëz që të dinë të mbërrijnë në zemrën e njerëzve.
Njerëz të cilëve goditjet e rënda të jetës t’u kenë mësuar të rriten me përkëdhelje të ëmbla në shpirt.
Po… kam ngut… për të jetuar me intensitetin që asgjë më shumë se pjekuria mund të na e japë.
Nuk kam ndër mend të humb as edhe një karamele të vetme nga ato që tani më kanë mbetur në qeskë.
Jam i sigurt që këto karamele do të jenë më të shijshme se ato që kam ngrënë deri më tani.
Synimi im, fundja më në fund, është të iki i kënaqur dhe në paqe me të dashurit e mi dhe me ndërgjegjen time.
Të uroj që edhe synimi yt të jetë i njëjti, sepse, në njëfarë mënyre, edhe ti për të ikur ke...”


MARIO DE ANDRADE - QESKA E KARAMELEVE
 

Monique

../\../\...................................
Staf në FV.AL
“Lamtumirë”, u përgjigj ajo…


Gjatë këtyre shëtitjeve nuk më kujtoheshin asnjëherë ato që më thoshte ajo. Isha krejt i ekzaltuar, i bindur se një forcë mistike na ishte afruar dhe se bashkimi ynë ishte rezultat i një afiniteti të paracaktuar. Kisha tre mëngjese që e njihja; tre mëngjese të shkurtra, përpara të cilave pjesa tjetër e ditës nuk ekzistonte deri në mëngjesin pasardhës. Por, mëngjesin e katërt qëndrimi i saj ndryshoi. Ajo më priti ftohtë, pa entuziasëm dhe nuk pranoi të ma kapte dorën. Unë e qortova për këtë gjë dhe e akuzova me shaka se nuk më donte.


– Ju kërkokeni shumë -më tha – në fund të fundit, unë jam pesëmbëdhjetë vjeç dhe ju nuk jeni veçse katër vjet më i madh se unë. Unë nuk desha ta kuptoja domethënien e kësaj vërejtjeje. Por, nuk mund të mos e vija re mënyrën me të cilën papritur po më largonte. Vështronte drejt përpara, duke ecur me një hap elegant prej gjimnazisteje, me duart të futura në xhepat e bluzës marinare.


– Me fjalë të tjera, ju nuk më doni me të vërtetë – i thashë.
-Nuk e di – ma ktheu ajo. Unë mbeta i hutuar.
– Në qoftë se nuk e dini, atëherë nuk më doni. Në vend të përgjigjes, ajo vazhdoi të ecte pa thënë asgjë.
– E shikoni çfarë profeti jam – zura të flisja unë me një ton të lehtë. – Ju kisha thënë se do të pendohesha që u njoha me ju. Provova ta merrja në pyetje për të zbuluar ndjenjat e saj të vërteta në lidhje me mua, por të gjitha pyetjeve ajo iu përgjigj njëlloj: – Nuk e di.
-Doni të martoheni me mua? – i thashë më në fund për ta zënë ngushtë.
– Unë jam tepër e re.
-Mirë atëherë, sikur të ishit e detyruar të martoheshit, do të më merrnit mua, apo ndonjë tjetër? Por, ajo nuk donte të angazhohej dhe përsëriste pa pushim të njëjtat fjalë: – Nuk e di… unë ju dua… por…
– Por nuk më doni – i thashë unë tërë ankth. Ajo mbeti në heshtje.


Ishte një mëngjes i vrerët, rrugët kishin një pamje të përhime dhe të shëmtuar. E keqja është se kam lejuar t’i çoj gjërat shumë larg – thashë me një zë të ngjirur. Kishim arritur në hyrje të metrosë.
“Mendoj se do të bënim mirë të ndaheshim dhe të mos takoheshim më kurrë” – shtova duke pritur se si do të reagonte ajo.
Mbeti e ngrysur. – Lamtumirë – u përgjigj ajo. – Më vjen shumë keq.


Kjo ndjesë qe si një goditje që po më jepte në zemër. Kur ajo u zhduk në metro provova një ndjenjë zbrazësie të padurueshme. Ç’kisha bërë? Mos isha treguar tepër brutal? Nuk duhej ta kisha trembur. Isha sjellë si një hajvan i fryrë dhe kisha krijuar një situatë të tillë që tani nuk mund të takohesha më me Hetin pa u bërë qesharak. Ç’duhej të bëja? Më mbetej vetëm të vuaja

Nga libri autobiografik i Charlie Chaplin
 
Top