• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Fotografia më e madhe e shekullit të 20-të

“Fetusi 18 javësh” ishte një nga fotografitë e shkëlqyera të shekullit të 20-të, sa emocionuese aq edhe teknikisht mbresëlënëse.

g-1-768x562.jpg


TIRANË– Në prill të vitit 1965, revista Life vendosi në kopertinën e saj një fotografi të quajtur “Fetusi 18 javësh” që ngjalli shumë debat.

Ishte mjaft kurioze dhe një titull i tillë kaq i goditur ishte një sukses spektakolar, duke shënuar numirn më të lartë të kopjeve më të shitura në të historinë e saj.
ad-1.jpg

Me ngjyra të plota dhe detaje të qarta kristalore, fotografia tregoi një fetus në mbështjelljen e tij amniotike, me kordonin e kërthizës që mbyllet drejt placentës. Fëmija i palindur, i cili lundronte në një sfond në dukje ‘kozmik’, dukej i qetë. Sytë e këtij fetusi janë të mbyllur me grushtat e imët, të formuar në mënyrë të përsosur, të cilët duket se janë të vëna mbi kraharor.

f-2.jpg

“Fetusi 18 javësh” ishte një nga fotografitë e shkëlqyera të shekullit të 20-të, sa emocionuese aq edhe teknikisht mbresëlënëse.

“Fetusi 18 javësh” u realizua nga Lennart Nilsson, fotografi dhe shkecëtari suedez. Fotografitë e tij tronditëse tani kanë arritur të rikthehen edhe në gjeneratën e re, pasi sapo janë shfaqur në panairin e artit në Paris Photo, hera e parë që janë ekspozuar ndonjëherë jashtë Suedisë. Flitet për një paraqitje të mëtejshme në Vjenë.


Teknologjia e ultrazërit u prezantua për herë të parë në Glasgow në 1956. Por portretizimi i një fëmije të palindur akoam, përmes imazheve të tilla nuk ishte i zakonshëm në spitalet deri në vitet 1970, dhe madje edhe sot cilësia është e dobët.

Në vend të kësaj, Nilsson me ndihmën e dy ekspertëve gjermanë të endoskopit, Karl Storz dhe Jungners Optiska, të cilët krijuan tuba optikë me lente makro dhe optikë me kënd të gjerë që mund të futeshin në trupin e një gruaje.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al
 
Top