Fotografi e marrë në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit

legjenda

Tetova
94381796_10157318184347759_1475729756220555264_o.jpg
Fotografi e marrë në faqen e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit (MIA)


Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë kthyer 700 qytetarë nga vende të ndryshme të botës.


Qeveria e Kosovës më 17 mars të këtij viti kishte marrë vendim që Qendrën e Studentëve ta shndërroj në karantinë, ku do të vendoseshin të gjithë qytetarët që vijnë nga shtetet e ndryshme të botës.
Ky vendim u bë si mundësi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në Kosovë ku të gjithë kosovarët e ardhur nga shtetet e ndryshme do të qëndrojnë 14 ditë në konvikte.
Alban Zogaj, shef i kabinetit të ministrit në detyrë të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur për lajmi.net se kthimi i kosovarëve nga shtetet e ndryshme është duke vazhduar.
Zogaj ka thënë se kërkesat më të mëdha për kthim janë nga Gjermania dhe Zvicra dhe se deri më tani në Kosovë nga e mbarë bota janë kthyer 700 qytetarë.
Tutje Zogaj ka bërë të ditur se këtë javë do të kthehen 120 qytetarë nga Suedia.
“Që nga fillimi janë kthyer mbi 700 qytetarë. Këtë javë do të kthehen edhe 120 nga Suedia. Nga Gjermani dhe Zvicra kemi kërkesat më të mëdha”, ka treguar Zogaj. /Lajmi.net/
 

Attachments

  • 94381796_10157318184347759_1475729756220555264_o.jpg
    94381796_10157318184347759_1475729756220555264_o.jpg
    711.2 KB · Shikime: 0
  • 94381796_10157318184347759_1475729756220555264_o.jpg
    94381796_10157318184347759_1475729756220555264_o.jpg
    711.2 KB · Shikime: 0
Top