FOTO/ Zbulohet skeleti i një personi që nga Mesjeta, arkeologët: Ka vdekur në vitin 1300

NeVertiti

~Kohe & Stine~
FOTO/ Zbulohet skeleti i një personi që nga Mesjeta, arkeologët: Ka vdekur në vitin 1300

1595090020018.png

Gjatë një gërmimi arkeologjik jashtë Kishës së Parishit në Edinburg janë gjetur mbetje njerëzore të periudhës mesjetare.


Sipas arkeologëve kockat thuhet se datojnë që nga viti 1300. Kërkimet filluan pasi më herë në zonë zbuluan prova të një varreze mesjetare që shtrihej përgjatë rrugës dhe po ashtu është gjetur edhe një pjesë nga muri antik i varrezës.

Zbulimi është bërë ndërsa po investohet për të zgjatur edhe më tej linjën e tramvait në qytet. Udhëheqësi i autoriteteve vendore Cammy Day tha se ishte mahnitur.

"Projekti ynë për të zgjeruar rrjetin e tramvajit në Newhaven, po hedh dritë mbi shekujt e histories. Po bëhet e pamundura që mbetjet të ruhen nga dëmtimi. Për më tepër ekzaminimet e mëtejshme do na japin edhe më shumë informacione për Leithers," tha ai.

Ekspertët që drejtojnë gërmimet besojnë se mbetjet e zhvarrosura, datojnë mes 1300 dhe 1650, dhe do analizohen për të mësuar më shumë rreth kushteve të jetesës dhe shëndetit të njerëzve në atë kohë.
 
Top