• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Foto/Teoritë mbi evoluconin njerëzor mund të ndryshojnë nga zbulimi shkencor në Greqi

NeVertiti

Kohe & Stine
Staf në FV.AL
Foto/Teoritë mbi evoluconin njerëzor mund të ndryshojnë nga zbulimi shkencor në Greqi



Gjurmët e këmbëve të fosilizuara, të vjetra 5.7 milionë vjet, që u gjetën në Kretë mund të trondisin teoritë e pranuara gjerësisht rreth evolucionit të hershëm njerëzor, raporton Daily Mail.



Ato kanë formën e një këmbe të njeriut, me një gisht të qartë dhe tabanin (shtratin nën shputë) që nuk mund të gjenden te majmunët. Data tregon se gjurma u krijua në kohën kur mendohej se njerëzit origjinalë ishin të vendosur vetëm në Afrikë dhe kishin këmbë majmuni.

Të gjitha studimet, në dekadat e fundit, kanë treguar se të gjithë paraardhësit njerëzorë, gjurmët e fosilizuara, të të cilëve, ishin më të vjetër se 1.8 milion vjet, jetuan dhe u zhvilluan në Afrikë.



Studiuesit thonë se tani ka shanse që Hominidët e hershëm mund të jenë vendosur jo vetëm në Afrikë, por edhe në Europën Juglindore përpara se Kreta të jetë ndarë nga pjesa greke dhe para se Sahara të ketë ekzistuar.

“Ky zbulim sfidon narrativën e krijuar të evolucionit të hershëm njerëzor dhe ka të ngjarë të gjenerojë shumë debate”, thotë paleontologu suedez Per Ahlberg./360grade.al
 
Top