• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

FOTO/ 30 femrat më të bukura në historinë e njerëzimit

Jetmira

Antarë i Respektuar

Një pjesë prej tyre janë në moshë të thyer, por që e ruajnë ende hijeshinë. Një pjesë prej tyre janë larguar nga kjo jetë. Por bukuria e tyre do të mbetet në përjetësi.
Bëhet fjalë për ikonat e bukurisë femërore që me talentin dhe hijeshinë e tyre bënë për vete ekranet e kinemave të çdo vendi të botë.
Këto janë 30 aktore më të bukura në historinë e njerëzimit në fotografi bardhezi.

1. Grace Kelly

Grace la gjurmë në historinë e njerëzimit, si ikonë e modës , kinematografisë, por dhe e bukurisë – madje, fytyra e saj konsiderohet si një prej fytyrave më të përkryera femrërore.
Gjatë ditëve të festivalit të filmit në Kanë më 1955, ajo u njoh me princin Ranier III të Monakos dhe një vit më vonë, Princi i propozoi të martoheshin. Aktorja Kelly, i cila sapo kishte marrë një ofertë kontrate prej 28 milionë dollarësh për filma nga Hollywoodi, heq dorë nga karriera filmike, u martua dhe për 25 vjet u njoh si Princesha Grace e Monakos. Vdiq në vitin 1982 në një aksident.


2. Claudia Cardinale
Claudia përshkruhet si një prej femrave më të bukura italiane të të gjitha kohëve.


3. Brigitte Bardot
Francezja mahnitëse , dikur modele e famshme, që u shndërrua në ikonë të kinematografisë – dikur njihej si femra më e bukuri të pakrahasueshme


4. Elizabeth Taylor
Bukuroshja me sy karakteristikë që dikur kishte pushtuar Hollywoodin. Mjafton të thuhet, e martuar tetë herë me shtatë meshkuj të ndryshëm


5. Sophia Loren
Fituesja e çmimit akademik Oscar, sot njihet si një prej femrave me të bukura në historinë e njerëzimit


6. Ornella Muti
Bukuroshja italiane çdo herë është radhitur në mesin e femrave më të bukura në botë

7. Anna Karina
Danezja Anna Karina ishte seks-simboli i viteve të ’60-të, e njohur sidomos për bukurinë e syve të saj

8. Audrey Hepburn
Ikonë e modës, kinematografisë dhe filantrope, Audrey njihet edhe si ndër aktoret e rralla që ka fituar të gjitha çmimet e mundshme të kinematografisë

9. Susan Peters
Susan pati një ngritje të shpejtë në karrierë, por nuk mundi të ballafaqohej me famën e saj, kështu që vdiq e re në moshën 31 vjeçe

10. Jane Seymour
Bukuria e Janet është vërejtur që në rininë e saj, kur e angazhua në filmin James Bond, “Live and Let Die”


11. Natalie Wood
Aktore me prejardhje ruse që bëri emër në Hollywood, por që ka vdekur në rrethana të dyshimta

12. Marilyn Monroe
A kemi nevojë të shkruajmë diçka për bionden e famshme, apo për femrën që njihet si seks simboli i të gjitha kohërave?

13. Anita Ekberg
Fama e saj kishte nisi në vitin 1950, kur ishte ishte zgjedhur Miss Suedia.

14. Ava Gardner
Aktorja më e famshme brune – e ndjekur nga shumë skandale gjatë jetës së saj – të cilat thuhet se kanë lindur për shkak të bukurisë së saj.


15. Lauren Bacall
Diva e kinematografisë dhe e bukurisë që njihet për lidhjet/martesat e saj me meshkujt me të famshëm të Hollywoodit


16. Gene Tierney
Aktore e famshme e viteve të ’40-të, ’50-të që mahnitse me bukurinë e saj


17. Adriana Benetti
Në mesin e shumë përshkrimeve për bukurinë e saj, veçojmë: Duket sikur ka ardhur nga Parajsa


18. Leslie Caron
Balerinë franceze që la gjurmë në kinematografinë botërore. Ajo është paraqitur në mbi 45 filma

19. Joan Bennet
Nëse dikush ka arritur të tregonte se duhanpirja është seksi, atëherë Joan nuk kishte konkurrencë.


20. Paulette Goddard
Paulette ishte një sirenë e vërtetë – që me shikimin e saj sikur pushtonte detërat

21. Ingrid Bergman
Me pak fjalë e kanë përshkruar si femra me bukuri magjepsëse


22. Marlene Dietrich
Balerinë, aktore, bukuroshe, çka mund të kërkohej më shumë prej aktores me prejardhje gjermane Marlene– që njihet si aktorja më e paguar e kinematografisë


23. Vivien Leigh
E njihur si aktore e përkryer, por dhe për bukurinë e saj.


24. Monica Bellucci
Për ikonën e bukurisë mesdhetare komentet janë të tepërta.

25. Marيa Félix
Konsiderohet si fytyra më e bukur që ka njohur ndonjëherë në histori kinematografia meksikane.


26. Capucine
E lindur në Francë, Capucine njihet si një prej modeleve dhe aktoreve më të famshme të viteve të ’60-të.


27. Maureen O’Hara
Aktorja flokëkuqe me prejardhje nga Irlanda, O’Hara konsiderohet si një prej femrave më tërheqëse në botën e kinematografisë.


28. Barbara Brylska
Aktorja kontraverse Brylska (1941), konsiderohet si femra më e bukur polake e të gjitha kohërave.


29. Yulia Borisova
Yulia Borisova(1925), aktore e njohur ruse e Teatrit Akademik “Yevgeny Vakhtangov”.


30- Michelle Marie Pfeiffer
 
Top