• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Forza Inter

TIGRI

Anëtar i ri
Vendndodhja
san marino
Titulli: Forza Inter

na tregoni se si mund ta shohim neshjen sonte juventus-inter,bani q'mosen ju qe dini me u marre me internet.
faleminderit.
 

sabah

Anëtar i Respektuar
Mosha
35
Vendndodhja
Neper Shqiperi
Titulli: Forza Inter

Juve ndëshkon kampionin 2-1

Felipe Melo e Giorgio Chiellini festojnë golin e parë. Supersfida evropiane këtë fundjavë zuri vend në Stadiumin Olimpik të Torinos, ku janë ndeshur skuadra më e trofeshme në Itali- Juventus, dhe skuadra që po dominon futbollin italian në vitet e fundit- Inter.

Përballja ndërmjet dy rivalëve të përjetshëm në Serie A përfundoi me fitoren e Zonjës së Vjetër me rezultat prej 2-1.

Pjesa e parë

Fraksioni i parë i ndeshjes filloi vrullshëm, sidomos nga skuadra vendase, e cila ishte më dominuese duke kërkuar golin e avantazhit.

Bianconerët ia arritën qëllimit të tyre në minutën e 21-të, kur pas një krosimi të Diegos nga gjuajtja e lirë, më së miri u gjet braziliani tjetër, Felipe Melo, i cili e mposhti me kokë portierin Julio Cesar.

Mirëpo nuk kaloi shumë kohë, dhe zikaltrit barazuan rezultatin. Ishte sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o, lojtari i cili barazoi shifrat (27’) duke mposhtur me kokë portierin Buffon, pas krosimit të Dejan Stankovic.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, pasi që deri në fund të 45 minutëshit të parë nuk u shënua gol tjetër, duke qenë se u ngadalësua ritmi i lojës.

Pjesa e dytë

Sikurse në pjesën e parë ashtu edhe në fillimin e gjysmës së dytë, Zonja e Vjetur u tregua skuadër më kërkuese ndaj golit, me ç’rast vendasit u treguan sërish efikas.

Pas një goditje të Momo Sissokos drejt portës kundërshtare, portieri Cesar mbrojti tentativën e mesfushorit juventin, mirëpo topi u kthye te Claudio Marchisio, i cili pas një superderpërtimi shënoi golin e dytë për bardhezinjtë (58’), i cili rezultoi të ishte goli i fitores.

Kah fundi i ndeshjes (87’), pas një zënke ndërmjet lojtarëve, Felipe Melo u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë, megjithatë në minutat e mbetura mysafirët nuk ndryshuan asgjë.

Pas kësaj fitoreje, Juventusi mban vendin e tretë në tabelë, por tani ka ngushtuar diferencën në pesë pikë me liderin Inter.

Nga ana tjetër, Milani tani është vetëm katër pikë pas Nerazzurëve dhe gara për titull mbetet e hapur për të tria skuadrat e mëdha italiane.
 
Last edited:
Top