Fjalët që nuk duhet të përdorni për ta përshkruar veten

Arfenilla

Themelues i Forumit
fjalet-nuk-duhet-asnjehere-perdorni-kur-pershkruani-veten-690x380.jpg
K[I]onsideroni fjalën “karizmatik”. Nëse ndokush më quan “karizmatik”, unë do të isha tepër i kënaqur (dhe i befasuar njëkohësisht). Por, nëse unë e quaj vetveten karizmatik, ju do të mendoni se jam një budalla krenar – dhe keni të drejtë.

Po ju paraqesim 10 fjalët që janë të mrekullueshme nëse të tjerët ju përshkruajnë, por që ju nuk duhet ti përdorni për ta përshkruar veten tuaj.

Zemërgjerë

Zemërgjerësia nuk duhet të përmendet, ajo kultivohet. Lërini njerëzit tjerë të ju përshkruajnë si të tillë – kjo është forma më e lartë e lavdërimit.

Njerëzit zemërgjerë nuk bëjnë bujë duke përmendur të mirat, ata vetëm japin nga vetja pa limit. Këta nuk e konsiderojnë veten zemërmirë sepse gjithmonë mendojnë se kanë ende për të dhënë më shumë.

Modest (i thjeshtë)

Më pëlqen të mendoj se jam modest. Mirëpo personat që janë me të vërtetë të tillë nuk japin rast ta lavdërojnë veten, modestia është një virtyt që shihet, nuk ka nevojë të përshkruhet.

Vetë-disiplinuar

اdo person shumë i fokusuar pranon se lufton për të qëndruar i disiplinuar. Përse? ثshtë shumë vështirë për të qëndruar në rrugën e duhur. ثshtë vështirë të mos i tejkaloni limitet. Pra, këtë e bëni rregullisht për të përmirësuar veten dhe është vërtetë vështirë ta mbani këtë barrë mbi supe. Ju duhet ti rezistoni tundimit me ditë dhe javë të tëra deri sa të krijoni një disiplinë për veten.

Kjo është arsyeja pse njerëzit e disiplinuar nuk duhet ta përshkruajnë veten si të tillë sepse ata përpiqen shumë për të qëndruar si të tillë dhe e dinë se kjo është një sfidë që duhet të plotësohet çdo ditë.

I pasionuar

Pasioni asnjëherë nuk duhet të përmendet apo tregohet me fjalë, ai duhet të shfaqet. Ruani pasionin për personi tuaj të dashur, ky person me të vërtetë e meriton atë.

Mendjemprehtë

Edhe kjo fjalë nuk duhet të përshkruhet nga ju, mendjemprehtësia tregohet me vepra dhe nuk ka nevojë që të përmendet nga ju.

I ndjeshëm

Empatia është aftësia për të kuptuar dhe ndarë ndjenjat e të tjerëve. Kjo është gjë shumë e mirë, por pothuajse e pavlefshme nëse nuk bëni diçka për këto ndjenja të përbashkëta: të ofroni mbështetje, ndihmë, të ofroni udhëzime, të ofroni dashuri dhe mirëkuptim. Ndjenja e empatisë është shumë e mirë, por ajo që ju bëni me atë ndjenjë, paraqet ndryshim për jetën e tjetrit.

I patrembur

اdo njeri ka frikë. Guximi nuk është mungesa e frikës. Guximi bën atë që keni nevojë ta bëni edhe përkundër frikës.

Pra, mos thuani se jeni i patrembur. Nuk jeni. Trim? Ndoshta, në rrethana të caktuara. I guximshëm? Kështu ka mundësi. Por i patrembur? Ju lutem.

I ndershëm (i çiltër)

Llogaritni veten sa të duani si të ndershëm, por njerëzit do të vlerësojnë ndershmërinë apo çiltërsinë tuaj nga ajo që ju veproni dhe thuani, e jo nga fjalët si e quani veten si të tillë.

I adaptueshëm

Asnjëherë mos e mbivlerësoni veten duke u llogaritur si adaptues apo që përshtateni me lehtësi. Secili njeri nga natyra është i bërë që ti përshtatet rrethanave që i servohen, andaj nuk ka nevojë për këtë.

I pavarur

Vetë-mbështetja është një gjë e mirë. Aftësia për tu kujdesur për veten pa ndihmën apo asistencën e të tjerëve, është një gjë e mirë. Por, shumica e njerëzve e përshkruajnë veten si të pavarur, si një mënyrë për tu mbuluar nga ekipi i tmerrshëm i lojtarëve, ose duke mos ditur si të përcjell të tjerët apo justifikime tjera./femra.net/[
 

princesha

Warrior Princess
Titulli: Fjalët që nuk duhet të përdorni për ta përshkruar veten

Sidoqe te jete, kur vet personi pershkruan veten, quhet levdron veten...pra me mire, hiq mos e pershkruaj, lere tjerit tet pershkruajn...:po:
 
Titulli: Fjalët që nuk duhet të përdorni për ta përshkruar veten

Une sperdor asnje fjale nga keto,e kam veshtire te pershkruaj veten por nese me duhet ta bej rreshtoj ter te keqiat njehere qe sjane pak :p e shume rrall te mirat ahaha
 

Zana1

Braveheart
Titulli: Fjalët që nuk duhet të përdorni për ta përshkruar veten

Ndersa une do ta kundershtoja rende k'te budallek- dhe do te thuaja qe : perdori qe te gjitha por vetem atehere kur te duhet dhe te kerkohet... dhe sigurisht gjithmone nese te perputhen me karakterin.

Ne k'te rast nuk hyjne tek lavderimi/genjeshtrat.. hyjne vetem atehere kur vertetohet e kunderta e tyre , dhe nuk perputhen me personalitetin/karakterin tend. Dhe mos harro qe te tjeret ne fund te fundit te vleresojne sipas interesit te tyre , kshuqe mos i lejo te te terheqin zvarre per hir te tyre ....Shembuj te tille , kemi sa te duash edhe k'tu ne forum.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Fjalët që nuk duhet të përdorni për ta përshkruar veten

Perpara kualiteteve te mira vijn te kqijat!
Dhe jan te parat qe nxjerr ne pah sa her me jepet mundesia... po ma thonte dhe dje nje koleg
Kush ka durim dhe gjen menyren e sakt te komunikimit me mu njeh dhe aspektet pozitive; ndonjehere.
 

Legally_Sweet

Ain’t no sunshine when she’s gone
Staf në FV.AL
Titulli: Fjalët që nuk duhet të përdorni për ta përshkruar veten

'E ndershme' jam, kishit noi problem ju? lol
 

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Titulli: Fjalët që nuk duhet të përdorni për ta përshkruar veten

Nuk vlejne te perdoren per nje arsye te thjeshte.
Sepse ata qe te njohin e kane vlersim,sdo te cojne kurre ne nje pozicion pohues te ketyre fjalve.
Ndersa kategoria e njerzve tjere,qe mund te dyshojne mbi virtytet tona ,nga pasioni i hipokrizise,apo nga natyra e tyre skeptike apo nga njemije e njeqind arsye.
Thjeshte nuk vlen te merresh , apo te shpalosesh veten tende ndaj tyre!!
 
Titulli: Fjalët që nuk duhet të përdorni për ta përshkruar veten

Mo po ketu jane permendur tera fjalet e mundshme per te pershkruar dikush veten, nese keto nuk mundemi ti perdorim cfare tjeter ka mbet.. pervec ato negativet! Sa per te lene te tjeret te na pershkruajne (varet se kush jane) ....fjalen e keqe e kane gjithmone ne goje fjalen e mire jo kshu qe perjashtohet e kjo mundesi :p
 

Ylli-1

Etnoshqiptar
Titulli: Fjalët që nuk duhet të përdorni për ta përshkruar veten

Nese presim te na lavderojne te tjeret, do te na ik jeta kot, pa lavdata!
 
Top