• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Malsi

Anëtar i Nderuar
Ali Pashë Tepelena
Pashai i Janinës
1741-24 janar 1822

Ali pashë Tepelena, i quajtur ndryshe “Luani i Janinës”, është një nga figurat më të spikatura në historinë shqiptare. Drejtues i pjesës perëndimore të Rumelisë në Perandorinë Osmane, ai krijoi një nga pashallëqet më të mëdha nën këtë perandori dhe më të pavarura. Epërsia e tij do të krijonte përplasje me Portën e Lartë që ndihej e kërcënuar nga Ali Pasha. Për këtë arsye, sulltani Mahmudi II urdhëron vrasjen e tij. Në librin e Aleksandër Dumas, i cili ka shkruar librin “Ali Pasha”, ai përshkruan momentin e vdekjes dhe fjalët e fundit të pashait. Ndërsa i dërguari i sulltanit i thotë Ali Pashës t’i nënshtrohej fatit, t’i lutej zotit dhe profetit. Pashai i Janinës nuk e lë të mbarojë fjalën, por i thotë: “Koka ime nuk ulet si kokë skllavi”, dhe fillon e lufton. Pasi ishte dëmtuar nga plagë të shumta, duke e parë që fundin e kishte të afërt, Aliu i thotë një prej njerëzve të tij: “Vrap, shko, miku im, there Vasiliqinë, që të mos fëlliqet nga poshtërsitë e tyre”. Këto ishin fjalët e fundit të Ali Pashës. Më pas xhelatët i mbështetën kokën në një shkallare dhe e goditën dy herë me satër, duke ia ndarë nga trupi.

Sulejman Vokshi
Luftëtar, kryekomandanti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit
(1815 – 1890)

Kryekomandanti i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, një prej luftëtarëve më të mëdhenj shqiptarë, është një nga personalitetet e Rilindjes Kombëtare, i cili shkriu jo vetëm jetën, por edhe pasurinë e vetë personale për çështjen kombëtare. Në procesverbalet e gjyqit të zhvilluar pas arrestimit të tij dhe Abdyl Frashërit, gjyq, i cili u zhvillua në Kalanë e Prizrenit, dallohet papërkulshmëria e tij ndaj çështjes kombëtare. Ndonëse e dinte se do të dënohej me vdekje, ai qëndroi dinjitoz përballë trupit gjykues, i cili i dha verdiktet sipas porosive që erdhën nga Porta e Lartë. Në fjalët e tij të fundit, pas dhënies së vendimit për dënimin me vdekje, me varje në litar, vihet re një karakter i pathyeshëm dhe i padiskutueshëm. Para trupit gjykues, Sulejman Vokshi deklaroi fjalët e fundit të jetës së tij: “Sikur tri jetë të kisha, të tria do t’i shkrija për lirinë e atdheut” Kjo frazë ka qenë edhe lajtmotivi i shumë ushtarëve të UCK-së.

Naim Frashëri
1900

Si mund të kishte një vdekje ndryshe poeti i Rilindjes, Naim Frashëri? Po aq lirike, romantike dhe padyshim e lidhur me Shqipërinë. I vdekur në vitin 1900, të dhënat na tregojnë se ka vdekur me fjalë në gojë. Dhe mbetet lapidar fraza e tij e fundit përpara se të mbyllte sytë: “Jetoni dhe vdisni për Shqipëri”. Dhe poeti ynë kombëtar u shua si qiriri për Shqipërinë. Ishin poezitë, poemat dhe skicat e tij që zgjuan popullin shqiptar nga letargjia ku e kishte zhytur perandoria osmane. Por poeti rilindës gërthiti tërë jetën e tij, “zgjohu”. Dhe kjo fjalë që ishte refren i jetës së tij nuk iu nda nga goja edhe në grahmat e fundit të jetës. Naimi foli po për Shqipërinë, një këshillë që edhe sot e kësaj dite tingëllon interesante dhe mjaft patriotike. Të gjitha dëshmitë vijnë në kohën e sotme nga vëllezërit dhe familja e tij dhe janë shkruar e botuar në shqip.

Ismail Qemali
Kryeministri i parë i Shqipërisë
16 janar 1844-24 janar 1919

“Me varrosni në teqenë e Kaninës”. Ky ishte amaneti i fundit i Ismail Qemalit, që i kishte lënë të birit pak para se të vdiste, më 24 janar 1919. Ai ndodhej në Itali, ku kishte shkuar për të folur me autoritetet italiane për Konferencën e Paqes që do të zhvillohej në Paris. Por kur mbërriti në Itali e njoftuan se këto autoritete ishin nisur për Paris. I akomoduar në hotelin e përcaktuar, Qemali njoftohet për dëshirën e gazetarëve për një konferencë për shtyp. Pak kohë para se të fillonte konferenca e shtypit, Ismail Qemalit iu servir fillimisht buka, me pretekstin se duhet të hante para konferencës. Pasi hëngri, ai hyri në sallën e rekomanduar, ku e prisnin dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të ndryshëm. Sipas rrëfimeve, që djali i Ismail Qemalit, Et’hemi, i ka bërë më vonë kryetarit të bashkisë së Vlorës, Ali Asllanit, mësohet se sapo hyri në sallë, kreut shqiptar i kaloi një çehre e verdhë në fytyrë. Pas kësaj situate, ai arriti të kërkonte ta shoqëronin për në banjë. Kur arriti aty, e mbyti shkuma që nxirrte nga goja dhe të vjellët. Në pak çaste pulsi i tij pushoi së rrahuri.

Gjergj Fishta
Shkrimtar, klerik, përkthyes
23 tetor 1871- 30 dhjetor 1940

Shkrimtari i madh shqiptar i “Lahutës së Malcisë” vdiq më 30 dhjetor të vitit 1940 në spitalin civil të Shkodrës. Revista “MAPO” botoi disa vitesh detaje të rëndësishme të ditëve të fundit të jetës së tij. Në studimin e Fr. Agustin Gemelli, shkruhet: “At Gjergj Fishta, pak para se të ndahej nga kjo jetë, pasi u la porosi rinisë françeskane të provincës shqiptare, e mbyllte testamentin e tij me këto fjalë: “Po vdes i kënaqur, sepse kam punuar për fe, për Atdhe e për provincën tonë”. Ndërkohë, sipas At Viktor Volajt, bashkëpunëtor i afërt i poetit, Gjergj Fishta para se të vdiste kishte përmendur nevojën për rishikimin e “Lahutës së Malcisë” dhe kishte përsëritur fjalën “i kryqëzuemi” në latinisht. Ai kishte kërkuar t’i pikturonin në murin përballë shtratit të tij skena nga “Gjyqi i fundit”. Edhe Patër Marin Sirdani, filolog e mik i poetit, shkruan në librin e përgatitur nga Benedikt Dema, se Fishta e mbylli testamentin e vetë me këto fjalë: “Po des konden (i kënaqur) përse kam punue për Fe, Atdhe e për Provincën tonë”. Ndërkohë Lasgush Poradeci shkruante se mesazhi i fundit i poetit Gjergj Fishta janë fjalët e tij thënë një françeskani që i qëndronte te koka në çastet e fundit. “Po vdes. Ju tash keni me mendue për salikim, por edhe kombi ka të drejtë për rreth meje”. Ndërsa italiani Enriko Grasi, që e kishte njohur nga afër poetin, duke folur për popullaritetin e tij në të gjitha shtresat e popullsisë, pohon se prej një të riu shkodran kishte dëgjuar se fjalët e fundit të shenjta të Fishtës kishin qenë: “jo për tjetër, por, sepse po lë armikun mbi truallin shqiptar, mua më vjen keq që më duhet të vdes”.

u2_FaikKonicaFaik Konica
15 mars, 1875- 15 dhjetor 1942
Për shqiptarin më të veçantë në historinë tonë, edhe vdekja ashtu duhet të ishte. Nuk e prishi rregullin Faik Konica në momentet e fundit të jetës së vetë. ثshtë e shkruar nga studiuesi i njohur i tij, Nasho Jorgaqi, që një ditë më parë se t’i ndahej shpirti nga trupi, Konicës iu dogj kafeja në dhomën e tij. Dhoma iu mbush me tym dhe u deshën ca minuta të mira të vendosej normaliteti. Nuk më duket shenjë e mirë kjo, mësohet t’i ketë thënë Nolit. Por çudia nuk mbaroi këtu. Hëngri drekë të rëndë, një bërxollë shumë të madhe dhe kur mbaroi tha: Nuk do ha mish për tri ditë. Por në mbrëmje ai vdiq nga një atak në zemër. Megjithatë historia e fjalëve të fundit apo testamentit që ka lënë Konica nuk mbaron këtu. Deri më sot ekzistojnë dokumente dhe dëshmi që Konica të ketë lënë një testament, sipas të cilit nuk do ta treste dheu nëse nuk do ta varrosnin në atdhe. Këtë e ka përforcuar Fan Noli, i cili në disa letra dërguar Enver Hoxhës i ankohej se Faikun e kishte në “dollap”, domethënë në morg, dhe shteti shqiptar duhet të financonte varrimin në atdhe. Por Enveri e kishte shpallur armik me kohë Konicën dhe nuk e bëri këtë. Mbështetur në këtë dëshmi, në vitin 1995, eshtrat e Konicës rivarrosen në Shqipëri në kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Mendohet se testamenti i është lënë Sejfulla Malëshovës dhe kjo është përmendur, por për hir të vërtetës, testamenti origjinal i tij nuk është botuar asnjëherë.

Fan Noli
6 janar 1882 -13 mars 1965
Politikan, klerik (kryeministër i Shqipërisë 1924)

Një nga figurat më të mëdha të historisë së Shqipërisë, Fan Noli u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare në Fort Lauderdale, Florida, larg vendit të cilit i kushtoi jetën e tij. Më 13 mars të vitit 1965, në ditën e fundit të jetës, Noli kishte në dorë një libër me poezi të poetit francez, Alfred Devinji (Afred de Vigny) dhe po lexonte poemën “Vdekja e ujkut”. Sipas studiuesit dhe shkrimtarit Nasho Jorgaqi, Noli dha frymë në kopshtin e shtëpisë ku po lexonte poemën. Libri i Devinjit i kishte rënë nga dora, dhe ai kishte nënvizuar këto vargje:
“Rënkimi, vaji dhe lutjet janë të gjitha dobësi!
Detyrën bëj si burrë pa u epur kurrsesi
Në rrugën vetë fati që deshi të caktojë
Pastaj si unë, vuaj dhe vdis pa hapur gojë”.
Të gjithë studiuesit që janë marrë me fundin e jetës së Nolit, i mbajnë si testament këto vargje, të cilat nënvizoi Noli. Sipas Nolit, njeriu duhet të përballej në këtë mënyrë me vdekjen. Të vuante, të vdiste pa hapur gojë, gjë të cilën e dëshmoi edhe vetë në fundin e tij.

Bahri Omari
1888- 1945
Ish-ministri i Jashtëm i qeverisë së Rexhep Mitrovicës në vitin 1943, dhe një nga intelektualët më të mëdhenj të Shqipërisë, mbajti një qëndrim prej heroi në momentin kur ishte para togës së pushkatimit. “Kur të dënuarit nga Gjyqi Special u gjendën të rreshtuar me shpinë nga skuadra e pushkatimit, Bahri Omari u thirri me një ton urdhërues: “Ktheni fytyrën nga pushkët, se nga shpina vriten vetëm armiqtë. Ne s’jemi armiq, dhe këtë do ta vërtetojë historia”! Këto ishin fjalët e fundit që tha Bahri Omari para vdekjes, shkruante në kujtimet e tij ish-prokurori Bedri Spahiu, që merrte pjesë në ekzekutimin e ish-ministrit të Jashtëm. i lindur në Gjirokastër, Bahri Omari diplomohet në Stamboll në vitin 1910, në shkencat administrative. Ai është shumë aktiv në Shpalljen e Pavarësisë në vitin 1912, dhe është përkrahës i Nolit gjatë Revolucionit të Qershorit të vitit 1924. Në vitin 1943 ai emërohet ministër i Jashtëm në qeverinë shqiptare të Rexhep Mitrovicës. Pas çlirimit të vendit, me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, ai u arrestua me akuzën si bashkëpunëtor i pushtuesve dhe dënohet me vdekje nga prokurori i atëhershëm, Bedri Spahiu.

Mehmet Shehu
Janar 1913 – dhjetor 1981
Kryeministër

Fjalët e fundit Mehmet Shehu para se të vriste veten nuk do t’ia thoshte njeriu, por do t’i linte shënim në një letër të cilën ia adresonte ish-diktatorit komunist, Enver Hoxha. “Amanet familjen time, Fiqiretin, djemtë (përfshi dhe Skënderin dhe Bashkimin), fëmijët e nuset e djemve! Po të shihni se është interesi i Partisë thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armët!” ose si të doni. Edhe armik po më quajtët, kam besim se asgjë s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vërteta s’vdes kurrë. Po vdes i pafajshëm, (më vrau Jagua i Shqipërisë!)”, këto ishin fjalët e fundit të shkuara në letrën e gjatë të ish-kryeministrit më jetëgjatë të Shqipërisë. I lindur më 10 janar 1913 në اorrush të Mallakastrës, Mehmet Shehu është cilësuar si një nga figurat kryesore të regjimit komunist. Ai ka qenë kryeministër i vendit për gati 30 vjet, nga viti 1951 deri sa vdiq në vitin 1981. Pas fejesës së djalit të tij, Bashkimit, me Silva Turdiun, ish-kryeministri u sulmua nga diktatori Hoxha si armik dhe agjent i shërbimeve të huaja. Kështu më 18 dhjetor 1981 Mehmet Shehu vrau veten në dhomën e tij.

Kadri Hazbiu
15 korrik 1922- 10 shtator 1983

“E dua jetën, kam familje, kam fëmijë, vëllazëri, dua deri në vdekje Shqipërinë, por i dua i ndershëm, besnik, se i tillë kam qenë dhe i tillë do të mbetem deri në fund…” Këto ishin fjalët e fundit të ish-ministrit të Brendshëm më jetëgjatë në historinë e shtetit shqiptar. Kadri Hazbiu ishte vetëm 23 vjeç kur u emërua shef i Sigurimit të Ushtrisë. Por, studimet pas çlirimit në Shkollën e Lartë të Sigurimit në Moskë e profilizuan në fushën e agjenturës dhe të çështjeve të policisë. Pas kthimit nga Moska ai fillon punë si nëpunës në Ministrinë e Brendshme, por shumë shpejt emërohet zëvendësministër, detyrë që e mban deri në vitin 1954. Më pas emërohet ministër i Brendshëm, një detyrë që do ta mbante për gati një çerek shekulli. Në vitin 1979 ai u emërua ministër i Mbrojtjes, post të cilin e mban deri në vitin 1982, kur pas përjashtimit me shumë bujë nga Partia në Plenumin e Komitetit Qendror të vitit 1982, ai akuzohet si armik i popullit dhe i partisë. Me akuzën e përmbysjes me dhunë të pushtetit popullor dhe si autor i një tentative për të eliminuar Enver Hoxhën, Hazbiu dënohet me vdekje dhe ekzekutohet më 10 shtator të vitit 1983.

Lasgush Poradeci
Poet, përkthyes
27 dhjetor 1899- 12 nëntor 1987

“Shtërgu i fundit” iku nga kjo jetë në orën 3 pasdite të 12 nëntorit të vitit 1987. Një nga lirikët më të mëdhenj të letërsisë shqiptare, që i dhuroi Shqipërisë “Vallen e yjeve”, “Yllin e Zemrës”, e më tej bëri të flasin shqip “Eugjen Onjegin” i Pushkinit, lirikat e Lermontovit, poemat e Hajnes, të Majakovskit e Miskieviçit, lirikat e Gëtes dhe poezi të Lanaut, Brehtit, Hygoit, Mysesë, Bajronit, Shellit, Bërnsit, të Emineskut, etj., u la në harresë dhe në mjerim të plotë pas vitit ’44. I diplomuari në Grac të Austrisë, ishte një përkthyes me normë, që po vdiste dalë e nga dalë nga indiferentizmi i shtetit. I ballafaquar çdo ditë me rrezikun e ndonjë internimi të mundshëm që kishte kapur shumë shokë të tij të letrave, ai stërmundohej për gjëra nga më të voglat. Një jetë e vështirë, që e kaloi në shtëpinë e tij me lagështirë, të papërfunduar, në Tiranë, e pjesërisht në shtëpinë e rrënuar të tij në Pogradec, i solli edhe sëmundjen që e çoi drejt vdekjes. “Kostandinë, bijë e babait, trupin tim edhe të vdekur ta shpiesh në Pogradec”, i thotë ai vajzës së tij të dashur që i qëndron tek koka. Pasi heshti pak e pyet: “Po a ke lekë ti, bijë e babkës, të më varrosësh mua atje?”. Këto janë fjalët e fundit të poetit të madh shqiptar që vdiq padrejtësisht si i vogël.

Petro Marko
Shkrimtar
25 nëntor 1915- dhjetor 1991

“Cila do të ishte fjala e fundit kur do të jepja shpirt? Tani mendoj si i gjallë dhe do të dëshiroja të isha i gjallë deri në çastin e fundit kur të thosha: Jetova kohën si një aktor që nuk e shprehu mirë pjesën e caktuar nga regjisori jetë…”, shkruan në një nga shënimet e tij të pabotuara më parë, gjeniu i Brezit të Humbur. Kjo është fjala e fundit që kishte dëshirë të thoshte ai. Një “Hasta la vista” vetëm prej Petro Markoje. E menduar deri në detaj dhe e trishtë, si subjektet e romaneve të tij. Apo ashtu si jeta e tij, që ishte e vetmja vepër e pashprehur mirë. Dhe kjo, jo për faj të tij. Një nga shkrimtarët më të vuajtur gjatë regjimit diktatorial, i mbylli sytë në dhjetor të vitit 1991, atëherë kur sapo po hapeshin perdet e një Shqipërie të lirë.

Teodor KekoTeodor Keko
Shkrimtar
Shtator 1958 – gusht 2002
Dhe në fjalët e fundit Teodor Keko do bënte letërsi. “Në këtë botë nuk ka njerëz të përjetshëm, por kalimtarë. ثshtë e vështirë ta pranosh vdekjen tënde, por ja që ajo është prezente dhe një ditë vjen, dhe atëherë pavdekësinë, pikërisht atë që lakmojmë, na e dhuron nëse e meritojmë ajo vdekje. Filozofi e komplikuar apo jo!”, këto ishin fjalët që shkrimtari njohur kishte thënë pak kohë para se të vdiste. I lindur më 2 shtator 1958, në një familje të shquar kineastësh, Teodor Keko që i vogël shquhet për humorin e hollë dhe shpirtin e rebeluar, cilësi këto që do të ridimensionoheshin me kalimin e viteve. Në vitin 1979, në moshën 19-vjeçare boton të parat poezi në gazetën letrare “Drita”, përcjellë me mjaft dashuri nga personaliteti i letrave shqipe Fatmir Gjata. Shkrimtari i njohur është shumë aktiv gjatë lëvizjeve demokratike në Shqipëri dhe zgjidhet deputet i Partisë Demokratike për dy mandate rresht. Në vitin 1996, i zhgënjyer largohet përfundimisht nga politika e drejtpërdrejtë dhe vendos të kontribuojë në demokratizimin e jetës si intelektual përmes fjalës në shtypin e shkruar. Pas një sëmundjeje të rëndë Teodor Keko vdes më 20 gusht 2002 nga një sëmundje e rëndë.

Dhimitër Shuteriqi
26 korrik 1915-21 korrik 2003
Shkrimtari i madh Dhimitër Shuteriqi lindi dhe vdiq ditën e hënë. Jetoi në tri periudha mbretërinë, socializmin dhe demokracinë. Ai mbi të gjitha i ka dhënë letërsisë kombëtare duke shkruar dhe historinë e saj. Por edhe më mbresëlënëse janë momentet e fundit të jetës së vetë. Bashkëshortja e tij, Myneveri, tregon se në një moment kur po i rrinin tek koka e gjithë familja, ai u shpreh se “ç’bukuri ish, që aty ishin të gjithë”. Por edhe më kuptimplotë se kjo, ishte ajo që tha shumë më gjerë dhe me brengë. “Ti, Mynever, e di si e kam shkruar historinë e letërsisë, me një brengë për tërë jetën”. Një fjali që nënkupton se shumë poetë dhe shkrimtarë që nuk iu lejuan t’i përmendte në atë libër, do të mbetet një brengë që do ta merrte me vete në varr. Por në të njëjtën kohë edhe një thirrje për letrarët shkrimtarët e historianët për të shkruar një vepër të plotë dhe të saktë të letërsisë. Për të gjitha këto, Dhimitër Shuteriqi punoi tërë jetën. Por nuk arriti që të plotësonte atë që mbante thellë në vete. Megjithatë, ato fjalë jo vetëm për familjen, por edhe për të gjithë mbeten si një këshillë e thënë me zë të ulët në vesh.

John Kennedy
Data e vdekjes: 1963
Presidenti i 35-të amerikan më i ri në moshë konsiderohet si një prej folësve më frymëzues në histori.
Fjalët e fundit: Nëse dikush do të më vrasë, do të më vrasë.

Elvis Presley
Data e vdekjes: 16 gusht 1977
Presley ka qenë një prej yjeve të spektaklit më të famshëm të kohës së tij dhe vazhdon të mbetet një ikonë.
Fjalët e fundit: Shpresoj të mos ju kem mërzitur (duke i dhënë fund konferencës së tij të fundit për shtyp).

Marilyn-Monroe-9412123-1-402Marilyn Monroe
Data e vdekjes: 4 gusht 1962
Ajo ishte një seks-simbol dhe ikonë e Hollivudit. Thuhet se ajo kishte një marrëdhënie me presidentin Kennedy dhe vëllain e tij.
Fjalët e fundit: Thojini lamtumirë Patit, thojini lamtumirë Jack-ut dhe lamtumirë dhe ty sepse je një djalë i mirë.







Frank Sinatra
Data e vdekjes: 14 maj, 1998
Ai ishte një prej këngëtarëve më të famshëm të viteve ’40, aktor dhe gjithashtu një sipërmarrës i suksesshëm.
Fjalët e fundi: Po humbas. Burime të tjera thonë se ai ka thënë, “Po e humbas”.

Virginia Woolf
Data: 28 mars 1941
Një prej shkrimtareve më të rëndësishme të shekullit të kaluar, e cila ka revolucionarizuar letërsinë.
Fjalët e fundit: Jam e sigurt se po çmendem sërish. Besoj se nuk mund të kalojmë sërish nëpër ato kohë të tmerrshme. Dhe kësaj radhe nuk do e rimarr veten. Kam nisur të dëgjoj zëra.

Pablo Picasso
Data e vdekjes: 8 prill 1973
Disa e konsiderojnë piktorin, skulptorin dhe themeluesin e formës së tij të artit si artisti më i famshëm i shekullit të 20-të.
Fjalët e fundit: Pini për mua. Pini për shëndetin tim. Ju e dini se unë s’pi dot më.

John Lennon
Data e vdekjes: 8 dhjetor 1980
Lennon është një prej themeluesve të grupit dhe Beatles, i cili më pas u shfaq për publikun si vokalist e njëkohësisht figurë e përfolur.
Fjalët e fundit: Po, unë jam (Në një makinë policie gjatë rrugës për në spital, kur policët e pyetën nëse ishte John Lennon).

Bob Marley
Data e vdekjes: 11 maj 1981
Këngëtari dhe tekstshkruesi xhamajkan konsiderohet si babai i muzikës “reggae” dhe ambasador i kësaj lëvizjeje shpirtërore që predikonte paqen.
Fjalët e fundit: Paratë nuk e blejnë dot jetën.

Malcolm X
Data e vdekjes: 21 shkurt 1956
Malcolm X ishte një aktivist dhe një prej liderëve me ngjyrë më me influencë e gjithashtu një ndër më të diskutuarit.
Fjalët e fundit: Qetësohuni vëllezër, ju lutem! Kjo është një strehë e paqes.

Robert F. Kennedy
Data e vdekjes: 5 qershor 1968
Vëllai i presidentit John Kennedy në kohën, kur u vra ishte Prokuror i Përgjithshëm dhe po përgatitej të kandidonte për president.
Fjalët e fundit: A janë të gjithë të tjerët mirë (bashkëshortes së tij).

Nënë Tereza
Data e vdekjes: 5 shtator 1997
Nënë Tereza është një prej njerëzve më të famshëm në botë, e njohur për bamirësinë e saj në Indi, ku kaluar më shumë se 45 vjet duke ndihmuar të varfrit e jetimit.
Fjalët e fundit: Jezus të dua. Jezus të dua.

Indira Gandhi
Data e vdekjes: 31 tetor 1984
Indira Gandhi ishte kryeministra e vetme femër e Indisë dhe qëndroi në atë post për 15 vjet, duke u përpjekur t’i sjellë progresin vendit të saj.
Fjalët e fundit: Nuk më vjen keq nëse jeta ime shkon në shërbim të kombit. Nëse vdes sot, çdo pikë e gjakut tim do forcojë kombin.

Winston Churchill
Data e vdekjes: 24 janar 1965
Winston Churchill është konsideruar si një prej liderëve më të mëdhenj në histori pasi drejtoi Britaninë e Madhe gjatë Luftës II Botërore.
Fjalët e fundit: Më ka ardhur në majë të hundës me të gjitha.

lady-diana-princess-diana-Princesha Diana
Data e vdekjes: 31 gusht 1997
Princesha Diana është një prej figurave mbretërore që ka shkaktuar më shumë bujë në botë dhe është bërë fokus i gjithë medias globale.
Fjalët e fundit: Oh zot! اfarë ndodhi?
 

Nicktjeter

Antarë i Respektuar
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

E Migjeni?
Kush di te me thoje cf tha Migjeni...eshte aq dashuri ai.
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Sdo ket vdek Migjeni se ska mundesi mos te na i thoshte dy fjale
 

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Shume thenie me vlerë kjo: Jetoni dhe vdisni për Shqipërinë qe ka thëne Naim Frasheri... porse aq sa kam verejtur shum perdoret thenia Feja e shqiptarit eshte shqiptaria, porse nuk punohet aq per shqiptari -popull e vend... Pra separi duhet dashur, sepse pa dashur atdheun/kombin edhe smund te punosh per të.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Nejse disa mu duken te ekzagjeruar! se thuhet fjale fundit e fjal e fundit cdo here konsiderohet ne minuate e fundit te jetes.

Marilyn-Monroe-9412123-1-402Marilyn Monroe
Data e vdekjes: 4 gusht 1962
Ajo ishte një seks-simbol dhe ikonë e Hollivudit. Thuhet se ajo kishte një marrëdhënie me presidentin Kennedy dhe vëllain e tij.
Fjalët e fundit: Thojini lamtumirë Patit, thojini lamtumirë Jack-ut dhe lamtumirë dhe ty sepse je një djalë i mirë.
duke dite rrethant e vdekjes te aktores kjo mu duke e tepert.Pastaj edhe e P. Dianes
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

E Migjeni?
Kush di te me thoje cf tha Migjeni...eshte aq dashuri ai.
Qeshu rini qeshu se bota eshte jotja :lulet:
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Ali Pashë Tepelena
Pashai i Janinës
1741-24 janar 1822

Ali pashë Tepelena, i quajtur ndryshe “Luani i Janinës”, është një nga figurat më të spikatura në historinë shqiptare. Drejtues i pjesës perëndimore të Rumelisë në Perandorinë Osmane, ai krijoi një nga pashallëqet më të mëdha nën këtë perandori dhe më të pavarura. Epërsia e tij do të krijonte përplasje me Portën e Lartë që ndihej e kërcënuar nga Ali Pasha. Për këtë arsye, sulltani Mahmudi II urdhëron vrasjen e tij. Në librin e Aleksandër Dumas, i cili ka shkruar librin “Ali Pasha”, ai përshkruan momentin e vdekjes dhe fjalët e fundit të pashait. Ndërsa i dërguari i sulltanit i thotë Ali Pashës t’i nënshtrohej fatit, t’i lutej zotit dhe profetit. Pashai i Janinës nuk e lë të mbarojë fjalën, por i thotë: “Koka ime nuk ulet si kokë skllavi”, dhe fillon e lufton. Pasi ishte dëmtuar nga plagë të shumta, duke e parë që fundin e kishte të afërt, Aliu i thotë një prej njerëzve të tij: “Vrap, shko, miku im, there Vasiliqinë, që të mos fëlliqet nga poshtërsitë e tyre”. Këto ishin fjalët e fundit të Ali Pashës. Më pas xhelatët i mbështetën kokën në një shkallare dhe e goditën dy herë me satër, duke ia ndarë nga trupi.

Shtëpia në ishullin e Liqenit të Janinës ku u vra dhe ju pre koka Ali Pash Tepelenës, foto e vitit 1914.
(foto e mundesuar nga historiani Arben Llalla)

 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Sa her lexoj per fjalet e fundit te njerezve para vdekjes, me kujtohet fjalimi i fundit i Profetit Muhamed kur i ishte afruar vdekja. Sot e kesaj dite jane akoma PERLA, perla qe sa me sh ti lexosh aq me sh i vlereson..



Hutbeja(fjalimi) e lamtumirës

O njerëz, dëgjoni se ç'do t'ju them, se nuk e di a do t'ju takoj më në këtë vend pas këtij viti!

O njerëz, frikësohuni Zotit dhe respektojeni atë, bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve. Kjo është dita e flijimeve në emër të All-llahut. Vërtet gjaku juaj, nderi juaj dhe pasuria juaj janë të shenjta për ju, derisa të takoheni me Krijuesin e juaj, ashtu siç është e shenjtë kjo ditë në këtë muaj dhe në këtë vend.

Ruani, respektoni dhe nderoni vlerën e perso*nalitetit dhe të dinjitetit njerëzor.

Njeriu është vepër madhështore e All-llahut dhe mjerë për atë, që e përçmon nderin dhe dinjitetin e veprës së All-llahut.

O njerëz, ju pashmangshëm dhe pakthyer do t'i ktheheni All-llahut të Amshueshëm dhe Ai do t'ju thërret në përgjigjësi për veprat dhe punën e juaj.

O besimdrejtë, dijeni se ka përfunduar koha e mosdijes dhe e traditave të këqija, të cilat i kanë sjellë aq fatkeqësi gjinisë njerëzore. Unë jua kam treguar rrugën e shpëtimit, të cilës duhet hecur.

Sendet që u janë dhënë në amanet ruani si të juajat dhe kthejani ato besnikërisht dhe me kohë atij që i përkasin.

Gjakmarrja është e ndaluar. Të gjitha akuzat e këtilla, të cilat rrjedhin nga koha e injorancës, anu*lohen. Akuza e parë e cila anulohet është gjakmarrja e ungjit tim Ibn Abdul-mutalibit, të cilin të pafa*jshëm e vranë njerëzit nga fisi Hudhejl. Kjo gjak*marrje le të harrohet dhe të gjitha të tjerat në të ardhmen le të falen.

Fajdeja dhe kamata janë të ndaluara. Huadhë*nësi nga huamarrësi duhet të marrë vetëm atë që vërtet ia ka huazuar. Huatë e para që i nënshtrohen këtij vendimi janë huatë e ungjit tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.

O besimdrejtë, faljani kamatat borxhlinjve! Dëgjojeni këshillën time dhe pasuria juaj do të shtohet, sepse juve ju mbetet kryegjëja për tregëti dhe punë të ndershme. Nëse këtë nuk e bëni, dijeni se e keni zemëruar rëndë All-llahun dhe të Dërgu*arin e Tij. Nëse borxhliu juaj është në vështirësi, vazhdojani afatin e pagimit, ndërsa, nëse jeni në gjendje që t'ia falni borxhin, atëherë kjo është edhe më e mirë për ju.

O besimdrejtë! O njerëz! Frikësohuni Ditës, e cila vërtet do të vijë, kur të gjithë do të paraqiteni para All-llahut, Gjykatësit të Vetëm Suprem, (ditën) në të cilën ju pret drejtësia absolute!

Kur të obligoheni se do ta paguani borxhin, pagojeni me kohë, dhe kur ta bëni marrëveshjen bëjeni atë me shkrim, saktë dhe besnikërisht theksojeni afatin e pagesës...

O ju që do të vdisni! Duajeni dhe dëgjojeni Zotin, Krijuesin e materies dhe asaj që është shpirtërore, i Cili krijoi mashkullin dhe femrën, prej të cilëve u zhvillua e tërë gjinia njerëzore!

Frikësohuni All-llahut, nën ndihmën, prehjen dhe mëshirën e të Cilit të gjithë jemi udhëzuar! Ne jemi të vdekshëm dhe çdo moment jemi sa më afër vdekjes dhe takimit me Të, me All-llahun e Amshueshëm, Gjykatësin e Drejtë.

Respektojeni farefisninë. Besnikërisht përmbushni detyrat dhe obligimet, të cilat ekzistojnë ndërmjet burrit dhe gruas si dhe ndërmjet prindërve dhe fëmijëve!

Xhenneti është nën këmbët e nënës.

Ruajuni nga prostitucioni, tradhëtia bashkëshortore dhe xhelozia. Prostitucioni dhe tradhëtia bashkëshortore janë mëkat i rëndë, ndërsa xhelozia shpie kah përçarja në martesë.

Martohuni me ato, të cilat i doni, e kur Zoti me vullnetin e vet do t'ju bashkojë, atëherë respektohuni, duajuni dhe jetoni në dashuri dhe harmoni.

O bashkëshortë, silluni ndaj grave tuaja me shumë mirësi dhe dashuri!

O besimdrejtë, largohuni ngatërresave dhe përgojimit!

Le të jenë të mallkuar në të dy botërat ata që u bëjnë shpifje grave të ndershme! Ata që i akuzojnë gratë e ndershme për tradhëti në martesë ose për amoral, e për këtë nuk munden t'i sjellin katër dëshmitarë të besueshëm, dënoni me tetëdhjetë goditje (shkopinj) dhe më asnjëherë mos u besoni, sepse janë të poshtër dhe të këqij!

Nëse ndjeni se ndaj grave të juaja ju është dobësuar dashuria, mos nxitoni (në shkurorëzim), por mendoni mirë, sepse All-llahu nëpërmjet këtij sprovimi ju udhëzon në rrugët e fatit të ri dhe të madh, me të cilin dëshiron t'ju përgëzojë. Mos kërkoni shkurorëzim pa shkaqe të arsyeshme, sepse prej të gjitha gjërave që All-llahu i ka lejuar, më së tepërmi e urren shkurorëzimin. Gratë e juaja u janë dorëzuar në besë të Zotit, pra respektojeni o besimdrejtë, atë amanet të Zotit!

O njerëz, sot Djalli i mallkuar është i dëshpruar, sepse ka pësuar humbje dhe nuk mundet më të ndikojë në ju. Megjithatë, gjithnjë bëhuni të kujdesshëm që ai i mallkuar të mos ju lajthitë as në gjërat më të vogla!

O besimdrejtë, kur e caktoni dhe e ndani ndërmjet vetes trashëgiminë, bëhuni të drejtë dhe përmbahuni Librit të Zotit. Ruajeni pasurinë e të miturve, të paaftëve dhe të marrëve.

Zoti çdonjërit ia ka dhënë të drejtën e vet, andaj nuk ka nevojë t'u lihet trashëgimtarëve testament, ndërsa si testament nuk mund të lihet një e treta e pasurisë.

Fëmija i takon atij, në shtratin e të cilit është lindur.

Kush pohon se i takon tjetërkujt përveç prindit, atë do ta zë mallkimi i Zotit.

Nuk i lejohet gruas të jep diçka nga pasuria e burrit të vet pa lejen e tij.

Borxhin duhet paguar, ndërsa sendin e huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet kthyer me dhuratë. Kush hyn dorëzan për dikë, obligohet me përgjegjësi për dorëzani.

Me robërit dhe shërbetorët silluni njerëzisht. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t'u bëni keq e as t'i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbetorë të Zotit.

O besimdrejtë, dijeni dhe mos harroni se të gjithë muslimanët janë vëllezër. Ju jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Arabi ndaj joarabit nuk ka kurrfarë përparësie, e kjo vlen edhe për të ziun ndaj të kuqit dhe për të kuqin ndaj të ziut, përveç në devotshmëri. Të gjithë ju jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi e ka prejardhjen nga dheu.

O muslimanë, kujdesuni, duajuni dhe ndihmohuni mes veti! Nuk guxoni ta ofendoni njëri-tjetrin, e as t'i grabitni diçka njëri-tjetrit. Ky është mëkat i rëndë. Merreni vetëm atë që ju jepet me dëshirë! Respektojeni pacenu-eshmërinë e pasurive tuaja derisa janë në frymën e ligjeve të Zotit.

Islami dhe interesi i përgjithshëm le të jetë mbi ju dhe mbi interesin tuaj! Përkushtojani Islamit jetën tuaj dhe në punën për Islam jepni prej vetes gjithçka që mundeni.

Kurrë mos e shkelni të drejtën dhe nderin e dikujt! Mos i bëni dhunë vetes! Mos harroni se mëshira është një ndër bazat e Islamit.

O njerëz, dëgjoni se ç'po ju them dhe mbajeni mend mirë! Po ju lë Librin e Zotit-Kur'anin, të cilit nëse i përmbaheni, gjithnjë do t'ju ruajë që të mos e humbni rrugën e drejtë, rrugën e drejtësisë dhe së Vërtetës. Kur'ani është libër i qartë dhe i shenjtë, vepër e vërtetë e All-llahut dhe fjalë e Tij, në vërtetësinë e së cilës nuk ka dyshim.

Para vehtes e keni tërë jetën time, fjalët dhe veprat e mia. Gjithçka që kam folur dhe punuar jam përpjekur të jetë në përputhshmëri të plotë me urdhërat e All-llahut.

Ju vërtet nuk do të lajthitni, përderisa i përmbaheni Kur'anit (Librit të Zotit) dhe Sunnetit (traditës sime).

O njerëz, pas meje nuk do të vijë më Lajmëtar tjetër nga Zoti dhe pas jush populli nuk do të ketë më Pejgamber! Pra, bëni ibadet (besoni dhe adhuroni) Zotin; falni pesë namazet në kohë; agjëroni muajin e Ramadanit; jepeni zekatin me plot zemër e të kënaqur dhe kryeni haxhxhin, si dhe zbatoni urdhërat e sundimta-rëve tuaj! Ashtu do të hyni në Xhennetin e Zotit tuaj![1]

O besimdrejtë, flitni gjithnjë të vërtetën e pastër. Urrejtja asnjëherë të mos ju largojë nga rruga e drejtë. Drejtësia është motra e devotshmërisë. Frikësohuni All-llahut, se Ai i sheh veprimet tuaja!

O njerëz, e dëgjuat porosinë time, pra futeni atë në zemrën tuaj dhe (praktikoheni) në jetën tuaj!

Të gjithë ata që i dëgjuan fjalët e mia le t'ua përcjellin atyre që nuk i kanë dëgjuar, se ndodh që ata (të tjerët) i kuptojnë më mirë.

O Zoti im, a e përmbusha detyrën dhe misionin e besuar?

Rreth njëqind e dyzet mijë haxhilerë brohoritën njëzëri:

O i Dërguar i Zotit, ti e përmbushe misionin tënd besnikërisht, dhe na e komuni-kove atë që të urdhëroi Zoti...

Atëherë Muhammedi u tha:

O Zot, dëshmo! O Zot, dëshmo! O Zot, dëshmo!

Atë ditë atij iu shpall ajeti nga Zoti i Lartëmadhëruar:

"Sot juve ua kam përsosur fenë tuaj, plotësova dhuntinë time ndaj jush, dhe jam i kënaqur që Islami të jetë fe e juaj." (Maide-3)
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Pallavra...!!! Soul. Fjalet e fundit ishin ne shtepi.
Ai vdiq ne dhomen e tij me koke ne kraharorin e Aishes, dhe po aty u varros.

Ajo (Aishe)degjoj fjalet e fundit: «O Zot, me shoqerine supreme ne Parrajse". Dhe koka u be me e rende ne kraharorin e gruas. Aishja vendosi lehte koken e Profetit ne nje jestek dhe filloj te qaje bashke me grate e tjera.
 

Arfenilla

Themelues i Forumit
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Sa bukur me pak fjal ka prek nje horizont te jetes ..nuk ka len asnje zbrazdi qe ti beshe kritik
.. cdo here duke ju drejtu o besimdrejt...:):)
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Pallavra...!!! Soul. Fjalet e fundit ishin ne shtepi.
Ai vdiq ne dhomen e tij me koke ne kraharorin e Aishes, dhe po aty u varros.

Ajo (Aishe)degjoj fjalet e fundit: «O Zot, me shoqerine supreme ne Parrajse". Dhe koka u be me e rende ne kraharorin e gruas. Aishja vendosi lehte koken e Profetit ne nje jestek dhe filloj te qaje bashke me grate e tjera.

Cfare jane pallavra??!!
Thash gje fjalet para vdekjes?! Thashe fjalimi i fundit para vdekjes, pra hutbeja qe u eshte drejtuar njerezve. NDersa fjalet ne prag te vdekjes kane qene: ”Zgjedh shoqerine e te Lartit, zgjedh shoqerine e te Lartit.” Pasi qe meleku i vdekjes e pyet: ”Me ka derguar Zoti qe te zgjedhesh mes perjetesise ne kete bote dhe mes takimit të Zotit.”
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Edhe une po pregatis fjalet qe do them pas 223 vjetesh . Qe tani e kam parasysh sa emocionuese do jet
 

Jetmira

Antarë i Respektuar
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Marilyn-Monroe-9412123-1-402Marilyn Monroe
Data e vdekjes: 4 gusht 1962
Ajo ishte një seks-simbol dhe ikonë e Hollivudit. Thuhet se ajo kishte një marrëdhënie me presidentin Kennedy dhe vëllain e tij.
Fjalët e fundit: Thojini lamtumirë Patit, thojini lamtumirë Jack-ut dhe lamtumirë dhe ty sepse je një djalë i mirë.
eH MArylin Monroe :D Gru zonj ka qen
 

Didi

C'est la vie.
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Qeshu rini qeshu se bota eshte jotja :lulet:

Me sa di une, kjo fjalia nuk eshte e Migjenit. Eshte fjalia qe hap librin " Spanjolli dhe Hena"
i shkruajtur nga nje shoke i Van Zhystit, emri i tij nuk eshte cituar me aq sa mbaj mend.


Saper Migjenin..



ثshtë një fletë e zverdhur e një fletoreje me viza, tipike e kohës në vitet 1938, ajo ku Migjeni ka shkruar një nga momentet e rebelimit dhe filozofisë së një... trumcaku. Në atë fletë të verdhë të shkruar nga Migjeni në Sanatoriumin italian është pikërisht trumcaku që filozofon së tepërmi, që bën ciu-ciu, por që në momentet e sëmundjes së autorit të madh kalon sipër vizave, shprehje e gjendjes së rënduar të poetit që po jetonte ditët e fundit. Dorëshkrimi gjendet në arkivin e Muzeut të Shkodrës, e ndoshta kjo fletë është edhe “quintesenca” jetësore në filozofinë e Migjenit. Ajo filozofi që ka brenda si rebelimin edhe me natyrën, por edhe me pavdekësinë, e cila në fund të shkrimit është quajtur... eternitas.

“Fjalët” e Trumcakut

“I lodhun, dhe ma i pakënaqun trumcaku me fat, qëndroj mbi degë”... kështu e fillon shkrimin Migjeni. Shikohet qartë paradoksi që në fillim, ku “trumcaku është i lodhun ma i pakënaqun, por me fat” dhe patjetër që mund të kuptohet se pse kjo shkruhej në prill të 1938-ës, pak para vdekjes së poetit. Më tej Migjeni vazhdon: “Me urrejtje shikonte natyrën që s’e krijoj ma artistikisht. Me përbuzje vërente bylbylin. Tashma e kuptoj mirfilli se duhet të vuejë nga fataliteti i gjanave. Kështu tue mendue ndjen një lehtsi trumcaku. Në thellsin e ndergjegjes së tij, filloj të ndjehet fillozof. ( Kish të drejt! Se kush arrin ndër trutë e vet, të jenë i pakënaqun me fat, ai me të vërtetë filloi me bamë fillozofi – dhe një fillozofi ma të vërtetë se çdo tjetër fillozofi). Trumcaku që ka zili bylbylin, pse nuk është artistikisht si ai, ndoshta pamja, apo kënga e tij në krahësim me bylbylin, apo të dyja bashkë, dhe pikërisht mbas kësaj fillon edhe fillozofia. Mos qënia artistikisht në pamje si bylbyli e bën trumcakun të kuptonte fatalitetin e ... gjanave!!. اuditej trumcaku për madhështinë e ndjesive të tija dhe çuditej për fatalitetin e gjanavet. Pse asht trumcak, vetëm pse asht trumcak, nuk mund t’a thotë kangën e bylbylit. اuditje për padrejtsin e natyrës dhe ish gati të bajë diçka; një kryengritje kundra natyrës!... Por trumcaku fillozof e mundi trumcakun harbut. Me një indiferencë apathike fishklloj dhe flutroj nga dega, nën strehë të pullazit”. Pastaj poeti vazhdon... “dhe aty ia nisi: ciu ciu, ciu ciu, si një fillozof unik dhe faqezi”. Ndoshta ky është momenti që Migjeni rebelohet pse nuk e kuptojnë ose lejojnë, apo edhe pse nuk e lejojnë duke qenë trumcak të këndojë si bylbyl. Mbase bylbyli ka fatin dhe mbase është ai që “e ka mirë me natyrën”... Një interpretim i jashtëzakoshëm i paradoksit dhe dyzimit në fund të jetës së shkurtër, e cila tashmë po i mbaronte. Ishte fundi i historisë që kthente “trumcakun” rebel, në një filozof, sikundër thotë Migjeni.

Shkrimi pa titull me firmën e poetit

Por pjesa më e rëndësishme e dorëshkrimit të gjetur ka sipër një kryq të madh si në ato raste kur shkruajmë diçka e duam ta prishim. Lapsi që ka prishur shkrimin është në tjetër ngjyrë, por aty poeti shkruan për përjetësinë - “eternia”. Nuk dihet nëse

ka qenë dora e Migjenit që ka vendosur këtë “iks” prishës. Në paragrafin që është tentuar të fshihet shkruhet: “Ky paradoks i trumcakut, mund të ngjajë (ndodhë) edhe një miljon vjet, kur truri i trumcakut të zhvillohet aq sa asht sot i zhvilluem truri i njeriut. E na njerzit e këtij skajit të dheut për nji miljon vjetë, mund t’arrijmë që mos t’ia kemi zili njerzve që na rrethojnë (si trumcaku që ia kish zili bylbylit). Një miljon vjet – afat i bukur... Si ju duket? Jo, jo, nuk a shum. ا’janë një miljon vjet para eternitas”.

Dhe poshtë këtij paragrafi poeti ka firmosur....Migjeni.

Pikërisht këtë paragraf, nuk kanë dashur ta komentojnë apo marrin në konsideratë as në atë kohë, as në diktaturë në mënyrë të drejtpërdrejtë, apo pa e përdorur si e kanë pasur zakon... dhe as sot, kur, normalisht, duhet që dikujt t’i jetë pastruar shikimi dhe kristalizuar audio e dëgjimi në përgjithësi... Gjithsesi “Paradoksi i Trumcakut” mbetet një nga momentet e jashtëzakohshme të poetit, i cili mbas shumë pak muajsh vdiq në “sanatoriumin” ku ka shkruar edhe pjesën më të çuditshme filozofike të tijën. Kjo është ndoshta shpërthimi filozofik i fundit i tij, që është pikërisht ai shkrim pa titull, por që flet për një trumcak... E ky dorëshkrim zbulohet pikërisht në 100-vjetorin i lindjes së Millosh Gjergj Nikollës.




Mar nga: shqiperia.com
 

Malsi

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Nexhi komshija ime e famshme per shkak te numrit te madh te personave qe kishte ndare shtratin , para vdekjes tha : Ne jete bera cfare desha, vdiqa nga dicka qe se desha ,por do mbahem mend nga te gjithe meshkujt e qytetit tim :D
 

Lauri

Anunnak
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Shtëpia në ishullin e Liqenit të Janinës ku u vra dhe ju pre koka Ali Pash Tepelenës, foto e vitit 1914.
(foto e mundesuar nga historiani Arben Llalla)

Ky është Foti Rapakusi i cili dhuroj dyfekun e Ali Pashait, të prodhuar më 1804. Siç vërehet dyfeku ka të shënuar emrin e Ali Pasha me disa gërma interesante greke dhe latine të vjetra.
/Arben Llalla




 

Gerti2

Donatorë
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Nje dite pa diell ... eshte nate.

-gerti2
 

Aguero

Anëtar Aktiv
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Marilyn-Monroe-9412123-1-402Marilyn Monroe
Data e vdekjes: 4 gusht 1962
Ajo ishte një seks-simbol dhe ikonë e Hollivudit. Thuhet se ajo kishte një marrëdhënie me presidentin Kennedy dhe vëllain e tij.
Fjalët e fundit: Thojini lamtumirë Patit, thojini lamtumirë Jack-ut dhe lamtumirë dhe ty sepse je një djalë i mirë.
eH MArylin Monroe :D Gru zonj ka qen

Rruspija qe kishte qene kjo se mos ka fjetur edhe me plakun e Kenedve
 

kitrra 123

plak gjufurrak
Titulli: Fjalët e fundit të njerëzve të famshëm në shtratin e vdekjes !

Kati i dyte eshte me larte se kati i pare - nje fqinj imi
 
Private conversations
Help Users
    Top