Fjalë të urta

princesha

Warrior Princess
V.I.P

Njeriu më i mirë është ai që është më i dobishëm për miqtë e tij.

Ai që mendon për veten se është më i miri, është më i keqi.

Tri gjëra e bëjnë këtë jetë të mjerueshme: hakmarrja, xhelozia dhe karakteri i dobët.

Aliu radijall-llahu anhu
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Fjalë të urta

Musa ibën Isa El-Xhesas thotë: Ebu Sulejmani ka thënë:


Refuzo vetëpëlqimin duke e njohur vetveten,
pusho zemrën tënde duke u përzier me pak njerëz,
zbute zemrën duke ndjekur me ata që kanë frikë All-llahun,
sjelli zemrës tënde nur (dritë) duke qenë vazhdimisht i mërzitur,
mërzinë e sjell duke vazhduar meditimin,
kërkoi idetë dhe mendimet gjatë vetmisë,
ruaju nga iblisi duke kundërshtuar epshin tënd,
stolisu për All-llahun me sinqeritet dhe vërtetësi në vepra,
fitoje faljen e tij me turp nga Ai dhe vetëkontroll,
shtoji begatitë duke falënderuar dhe vazhdoi ato duke patë frikë ikjen e tyre.

Puna më e mirë është kërkimi i shpëtimit, shpëtimi më i mirë është shpëtimi i zemrës,
mendja më e mirë është ajo që kundërshton epshin,
kurse varfëria më e madhe është varfëria e zemrës, e pasuria më e madhe është pasuria e shpirtit.

Forca më e madhe është refuzimi i hidhërimit,
kurse drita më e madhe është drita e bindjes,e bindja më e madhe është zvogëlimi i dynjasë.

Asketizmi më i madh është shpresa e vogël,
kurse lakmia më e madhe është gara në arritjen e gradave të larta,
respekti më i madh është kryerja e farzeve,
kurse devotshmëria më e madhe është largimi nga haramet.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Fjalë të urta

Ka thënë Ibnu'l Kajjimi:

Katër gjëra shkatërrojnë trupin: brenga, pikëllimi, uria dhe pagjumësia.

Katër gjëra te kënaqin: Shikimi ne gjelbërim, shikimi i ujëvarës, shikimi i te dashurit dhe shikimi i frutave.

Katër gjëra dobësojnë te parit: Ecja zbathur, zbardhja (zgjimi ne mëngjes) dhe ngrysja me fytyre te mrrolur, te rende dhe fytyre armiku, te qarit e shumte dhe shikimi i tepërt ne ndonjë vije te holle.

Katër gjëra e forcojnë trupin: Veshja e rrobave te buta, pastrimi ne banjë ne këmbë, ngrënia e ushqimit te ëmbël dhe yndyrshëm si dhe nuhatja e aromave te këndshme.

Katër gjëra zbehin fytyrën: Gënjeshtra, turpi i paket, pyetja pa patur dituri fare dhe marrëzitë e shumta.

Katër gjëra shndrisin fytyrën: burrëria, përmbushja e premtimit, bujaria dhe devotshmëria.

Katër gjëra sjellin urrejtjen dhe mërinë: Mendjemadhësia, zilia, gënjeshtra dhe bartja e fjalëve.

Katër gjëra sjellin rrizkun: Falja natën, istigfari i shumte gjate mesnatës, bërja shprehi e dhënies se lëmoshës dhe përmendja e Allahut ne fillim dhe mbarim te ditës.

Katër gjëra pengojnë rrizkun: Gjumi ne mëngjes, namazi i pakte, përtacia dhe tradhtia.

Katër gjëra te pengojnë te kuptuarit dhe zgjuarsinë: Ngrënia e thartësirave dhe pemëve vazhdimisht, gjumi ne shpine, brenga dhe pikëllimi.

Katër gjëra sëmurin trupin: Te folurit e shumte, gjumi i shumte, ushqimi i shumte dhe marrëdhëniet seksuale te shumta.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Fjalë të urta

Përmirëso sjelljen tënde përpara se të kërkosh nga të tjerët të përmirësojnë të tyren.

Thuaj gjithmonë të vërtetën sepse kështu do të marrësh dhe këshillën e drejtë.

Ji i sinqertë me të gjithë ata që ke të bësh.


Ebu Bekri, Allahu qoftë i kënaqur me të
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Fjalë të urta

اuditem me atë i cili, megjithëse e di mirë se do të japë llogari për gjithçka, vazhdon të grumbullojë mall haram.

Osmani, Allahu qoftë i kënaqur me të
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Fjalë të urta

Dita më me vlerë është e premtja, muaji më me vlerë është Ramazani, puna më me vlerë është namazi i falur në kohën e caktuar.
Ibni Abasi


Përgatituni në këtë botë në bazë të vendit se ku dëshironi të shkoni në Ditën e Kiametit.
Omer ibn Abdulazizi


Kjo botë është tri ditë: dje, sot dhe nesër. E djeshmja kaloi, e nesërmja nuk dihet a do të vijë apo jo, prandaj vlerësoje ditën e sotme.
Hasan el Basri
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Fjalë të urta

Fillimi i diturisë është qëllimi, më pas ta kuptosh atë, të veprosh sipas saj, ta ruash atë dhe së fundi ta përhapësh atë.
(Abdullah bin Mubareku)

Ibën Kajimi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë:


Largoji cytjet!

Nëse nuk i largon, bëhen mendim. Largoje mendimin!

Nëse nuk e largon, bëhet epsh. Luftoje epshin!

Nëse nuk e lufton, bëhet qëllim dhe vendosmëri. Nëse nuk e lufton, bëhet vepër.

E nëse nuk e lufton, bëhet traditë dhe të bëhet vështirë të largohesh nga kjo.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Fjalë të urta

اdo popull ka regjimin që e meriton.

Historia kurrë nuk përsëritet po përvoja e saj po.

E keqja nuk është vepër vetëm e atij i cili e shkakton por edhe e atij, i cili ka pasur mundësi që ta pengojë dhe nuk e ka penguar.

Suksesi apo dështimi ynë janë përgjigje e asaj, se sa vlerë i japim kohës.
Ai që ka me vete drejtësinë, ka të drejtë të jetë krenar.

Kthehuni sa s’është bërë vonë, dikur pendimi do t’ua kall edhe shpirtin.

Mos e festo triumfin para fitores.
 

princesha

Warrior Princess
V.I.P
Titulli: Fjalë të urta

-O njerez, derisa t’u nënshtroheni lakmive trupore, nuk do ta arrini atë që dëshironi, ndërsa derisa mos të duroni sprovat nuk do t’i realizoni shpresat.

-Mos qesh shumë, sepse kjo ta dëmton zemrën dhe tërë trupin!

-Ruaju nga ai i cili i përcjellë fjalët e huaja, sepse edhe tuat t’ia përcjellë dikujt tjetër.

-Nuk është njerëzore që njeriu të fitojë në kurriz të vëllait të vet.

-Kush është i kënaqur, i përballon të gjitha sprovat
 

con man

Anëtar i ri
Titulli: Fjalë të urta

-Kur linde qave, por të tjerët qeshën. Jeto në mënyrë të atillë që, kur të vdesësh, ti të shkosh i qeshur, kurse të tjerët të qajnë për ty.

-Shkenca e mëson njeriun se si të fluturojë në ajër si zogjtë dhe të notojë në ujë si peshqit, por njeriu pa besim nuk di si të jetojë në tokë.

-S’ka gjë më të rëndësishme për njeriun sesa falja e namazit dhe gjendje më të rëndë sesa dhënia e llogarisë para Allahut, por shumica e njerëzve para këtyre dy gjërave janë indiferentë.

-Besimi dhe namazi janë si dy binjakë. Duhej detyrimisht që njëri të dilte më parë në jetë dhe doli besimi.

-Për të mos rënë shpesh në gabime dhe si për rrjedhim për të mos ulur prestigjin tënd, mendo shumë, flit pak dhe mos harro kurrë të dëgjosh mendimet e të tjerëve.

-Kur njerëzit nuk më kuptojnë, kjo nuk më shqetëson. Unë shqetësohem me të vërtetë nëse nuk arrij t’i kuptoj njerëzit.

-Dije se çdo gjë ka frytin e saj dhe fryti i diturisë është afërsia te Zoti

-Lapsi thotë: “Mos më lër në duart e të paditurve”.

-Ai që e sheh çdokënd në fund të pusit është vetë në fund të tij.

-Ata që në jetën e tyre nuk kanë pasur sukses, ngushëllohen duke nënvlerësuar sukseset e të tjerëve.
 

con man

Anëtar i ri
Titulli: Fjalë të urta

Mëso për të metat e tua

Ai i cili dëshiron të njihet me të metat e vetvetes, ka disa mënyra:

1. të kërkojë një shok besnik dhe mendjemprehtë, i cili e këshillon;
2. të përzihet me njerëzit, kështu që të keqen që sheh, ta urrejë;
3. të përfitojë edhe nga armiqtë, kur ata flasin për të.

Dhe në fund, mos harro se kur Allahu ia do të mirën robit të Vet, e bën të zgjuar në njohjen e të metave. E, kur ai njihet me gabimet e veta, përpiqet t’i evitojë.
 

con man

Anëtar i ri
Titulli: Fjalë të urta

Sadakaja (lëmosha)

Bamirësia (dhënia lëmoshë) karakterizohet nga dhjetë cilësi falënderuese; pesë të parat kanë të bëjnë me këtë botë, kurse të tjerat me botën tjetër:

-pastron pasurinë
-pastron njeriun nga mëkatet
-pengon sprovat dhe sëmundjet.
-mbjell gëzimin në mesin e të varfërve.
-shton bereqetin e pasurisë dhe bollëkun e riskut.
-është hije për bamirësin në Ditën e Gjykimit.
-lehtëson llogarinë.
-rëndon peshoren.
-ngre shkallët në xhenet.
-lejon (mundëson) kalimin e Siratit.
 

con man

Anëtar i ri
Titulli: Fjalë të urta

Shërimi i vetëmburrjes (vetëlavdërimit)

Ai i cili dëshiron ta ulë dhe ta mposhtë lartësimin e vetes para të tjerëve, duhet të mësojë katër gjëra. Ato janë:

1. اdo sukses dhe arritje duhet ta vlerësojë si dhuratë nga Allahu i Lartësuar. Kur rezultatet peshohen në këtë mënyrë, atëherë njeriu përpiqet ta falënderojë vazhdimisht Krijuesin dhe nuk vetëmburret.

2. Të shikojë çdo herë dhuntitë dhe begatitë e dhuruara nga Allahu i Lartësuar, se kështu ai do të jetë mirënjohës dhe nuk do të shfaqë mendjemadhësi.

3. Të ketë druajtjen e mospranimit të veprës; kur angazhohet me këtë, nuk shfaq qëndrime a sjellje prej mendjemadhi vetëlavdërues.

4. Të shikojë mëkatet e bëra më parë; nëse ekziston frika se të këqijat peshojnë më shumë se të mirat, atëherë e ka mposhtur vetëlavdërimin.

Dhe në fund, ta lusë Allahun që ta ndihmojë për realizimin e katër porosive të mësipërme.
 

con man

Anëtar i ri
Titulli: Fjalë të urta

O bir i Ademit!

O bir i Ademit!
اuditem me ty, se si i ngre sytë lart nga qielli e nuk di t’i ngresh ambiciet e tua nga pasiviteti dhe nuk e ngre shpirtin tënd nga ndyrësira. A nuk e sheh zogun, i cili, kur ngrihet lart në hapësirë, merr frymë në liri, por nëse bie në tokë ballafaqohet me pengesa dhe parazitë të ndryshëm?

O bir i Ademit!
A nuk e sheh agimin, se si largon çdo errësirë, e cila ka mbuluar dhe ka mbizotëruar çdo shpresë, kurse ambicia jote, edhe nëse zgjat, është e mbuluar nga epshi yt? Patjetër do të vijë agimi, i cili mund çdo pikëllim, çdo brengë, prandaj mos u brengos.

O bir i Ademit!
Ambiciet e tua në nxënien e kësaj botë të duken shumë të lehta, por çudi se si ambicia jote bie për sa i përket nxënies së asaj që është më e mirë për tyre. A po i jep përparësi asaj që është e shpejtë dhe kalon në dëm të asaj që është e ngadalshme, por gjithmonë e qëndrueshme?

O bir i Ademit!
Kujdes, kujdes veten tënde, ndale atë, sepse është më afër shkatërrimit. A nuk sheh se kur mendja largohet nga vetja jote, të sjell shkatërrime? Nëse nuk e ndal veten tënde, do të jesh prej të shkatërruarve.

O bir i Ademit!
Mos të të mashtrojë ecja e ditëve dhe e netëve, sepse ato janë vetëm një mjet mbartës. Mos të të mashtrojë forca dhe fuqia jote, sepse ti je duke ecur drejt dobësimit dhe pleqërisë. Mos të të mashtrojnë fëmijët dhe pasuria e shumtë, sepse pasuri e vërtetë është ajo e cila mban besën tënde me Allahun, ndërsa fëmijë i vërtetë është ai i cili është i dobishëm.

O bir i Ademit!
Këto janë veprat e tua, të cilat do të llogariten para teje. Shiko se çfarë po sjell para vetes.

O bir i Ademit!
A të pëlqen hapi yt me të cilin ecën përpara? A u bëre mendjemadh ndaj shokut tënd? A jeni shumuar, a jeni mburrur, a i bëni konkurrencë njëri-tjetrit?
Zëri yt ka qenë i fortë, vlera jote ka qenë e lartë, ndërsa në fund shokët e tu të mbartën mbi supet e tyre dhe të lëshuan në varrin tënd.

O bir i Ademit!
Të kanë admiruar dhe të kanë ngritur lart me lavdërime dhe falënderime, të kanë bërë mbret mbi kolltukun e lartë, tokën ta kanë shtruar me lule dhe trëndafila.
Ende nuk e di se kush je? Ende nuk e di se çka ishe më herët, nga çfarë u krijove,? Asnjëherë nuk e kujton fillimin tënd? A nuk ke qenë një lëng i dobët? A i ke harruar të gjitha këto?

O bir i Ademit
Mes fillimit dhe mbarimit është shpirti, i cili të lë lamtumirën. Ti je më afër vdekjes sesa jetës. ا’është me ty? Shoh se po ngul këmbë në iluzionet e tua tiranike, të cilat kalojnë shumë shpejt dhe të lënë me duar të zbrazëta. Kur të kthjellohesh, sheh realitetin, se ti një ditë ishe me ta, ishe prej tyre. Nuk është një ankth ky që sheh, por realitet. Ajo është dita e parë e varrit tënd, përgatitu që pyetjeve t’u japësh përgjigje. Mos harro, o bir i Ademit, se ajo natë është jeta jote!
 

con man

Anëtar i ri
Titulli: Fjalë të urta

Fjalë të arta

- Imam ibën Ujejne thotë: “Buzëqeshja është kurthi i dashurisë, kurse mirësia është gjëja më e lehtë; fytyrë e buzëqeshur dhe fjalë e mirë.”

- Ibën Ujejne thotë: “Para se të bëheshim imamë (dijetarë) qeshnim dhe luanim, por tani kur u bëmë nga ata që pasohemi nuk i shohim të lejuar për ne këto gjëra, për shkak se duhet të ruhemi (pasi janë pasqyrë për të tjerët).”

-Lukman Hakimi i thotë birit të tij: “O biri im! Zgjidhi mexhliset (tubimet) me syrin tend! Kur të shohësh një grup të njerëzve që e përkujtojnë Allahun ulu me ta , nëse ti je i dijshëm atëherë ty do të bëjë dobi dituria jote e nëse je i padijshëm, atëherë ata do të mësojnë ty. Ndoshta Allahu do t`i kaplojë ata me mëshirën e Tij dhe ajo mëshirë do të përfshij edhe ty. Kur të shohësh një grup të njerëzve që nuk e përkujtojnë Allahun ne tubim, mos u ul me ta, për shkak se nëse ti je dijetar, atëherë ty nuk do të të bëjë dobi dija jote e nëse je i padijshëm, atëherë ata do ta shtojnë injorancën tënde dhe ndoshta Allahu do t`i godasë ata me dënim, pastaj edhe ty do të godasë dënimi i tyre.”

-Thuhet për urtësinë gjatë ndalimin nga e keqja dhe urdhërimit të së mirës: “Le të jetë urdhërimi yt për të mirë me të mire, kurse ndalesa jote nga e keqja mos të jetë me të keqe.”

- Ali ibën Ebi Talibi thotë: “A dëshironi t’ju tregoj se kush është fakih (i dijshëm) me plotkuptim të fjalës?” Ata thanë po. Ai tha: “Ai njeri që nuk ua humbë shpresën njerëzve nga mëshira e Allahut, ai që nuk i mërzitë nga begatitë e Allahut dhe ai që nuk i siguron njerëzit nga dënimi i Allahut.”

- Gazaliu përmend një thënie të Sufjanit i cili i ka thënë shokëve te tij: “A e dini ju se çka është butësia?” Ata thanë: “Na thuaj, o Sufjan!” Ai tha: “Vendosja e secilës gjë në vendin e tij, ashpërsinë në vendin e tij, butësinë në vendin e tij, shpatën ne vendin e tij dhe kamxhikun në vendin e tij.”

- Sufjan ibën Ujejne thotë: “Nuk është nga dashuria e tepruar e kësaj bote kërkimi i asaj që është e domosdoshme për ty”.

-Transmetohet se një bedevi i pyet banorët e Basrës: “Kush është më i zoti te ju?” Ata i thanë: “Hasan el Basri.” Me çfarë u bë më i zoti?- pyetën sërish. Ata thanë: “Njerëzit kanë nevojë për dijen e tij, kurse ai nuk është i nevojshëm për pasurinë e tyre.” Ai tha: “Sa e mirë është kjo!”

- Seid ibën Xhubejri thotë: “Kjo botë është një pasuri mashtruese për ty, nëse të shtyn të harrosh kërkimin e ahiretit, e nëse të thërret në kërkimin e kënaqësisë së Allahut, ajo është një pasuri dhe përfitim i mirë”.

- Aliu (radijallahu anhu) thotë për zuhdin: “Nëse njeriu posedon tërë pasurinë e kësaj bote dhe me të vepron për hir të Allahut, ai është zahid; dhe në anën tjetër, nëse njeriu e lë tërë pasurinë e kësaj bote, por jo për hir të Allahut ai nuk është zahid”.

- Abdulmelik ibën Abdulhamid Mejmuni thotë për imam Ahmed ibën Hanbelin: “Nuk kam parë asnjë njeri me rroba më të pastra, e që e mbante vetën; mustaqet, flokët dhe me rroba më të bardha se Ahmed ibën Hanbeli.”

- Hasen el Basri thotë: “Kini kujdes nga humbja e kohës në këtë botë, për shkak se kjo botë është plot humbje. Nuk e hap njeriu ndonjë derë të saj e që nga ajo derë mos të hapen edhe dhjetë dyer të tjera”.

-Gjithashtu ai thotë: “Nuk ka asnjë njeri që i madhëron parat e që Allahu mos ta poshtërojë atë”.
 

con man

Anëtar i ri
Titulli: Fjalë të urta

Thënie nga 4 kalifët

"Vërtet, Iblisi qëndron përpara teje; vetja në të djathtën tënde; epshi në të majtën tënde; dynjaja pas teje; gjymtyrët rreth teje; i Plotfuqishmi sipër teje. Iblisi të fton për në epsh, dynjaja të fton në zgjedhjen e saj në dëm të ahiretit, gjymtyrët të ftojnë për në mëkate dhe i Plotfuqishmi të fton për në xhennet dhe falje."

Ebu Bekër es Sidik



"Pashë të gjithë miqtë (të dashurit) dhe nuk pashë mik më të mirë se sa ruajtja e gjuhës; pashë të gjithë veshjet dhe nuk pashë veshje më të mirë sesa devotshmëria; pashë të gjithë pasuritë dhe nuk pashë pasuri më të çmuar sesa vetëmjaftueshmëria; Pashë të gjitha bindjet (punët e mira) dhe nuk pashë më të mirë sesa këshilla; pashë të gjitha ushqimet dhe nuk pashë ushqim më të mirë sesa durimi."

Umeri



"U çudita me atë person që e njeh vdekjen dhe vazhdon të qeshë; u çudita me atë që e diti se dynjaja do të zhduket dhe përsëri e kërkon atë (dynjanë); u çudita me atë që e njohu se çështjet janë sipas përcaktimeve dhe ai mërzitet për gjërat e kaluara; u çudita me atë që e njohu llogarinë dhe vazhdon të grumbullojë pasuri; u çudita me atë që e njohu zjarrin dhe ai bën mëkate; habitem me atë që njeh Allahun me një njohje të sigurtë, dhe përkujton dikë tjetër përveç Tij; habitem me atë që njeh xhennetin me një njohje të sigurtë dhe rehatohet me dynjanë; habitem me atë që njeh shejtanin si armik dhe përsëri e ndjek (pason atë)."

Uthmani



"Shpifja ndaj femrave të pafajshme është më e rëndë sesa qielli; e vërteta është me e gjerë sesa toka; zemra e kënaqur është më e pasur sesa deti; zemra e munafikut (hipokriti) është më e fortë sesa guri; sundimtari i padrejtë është më i nxehtë sesa zjarri; nevoja ndaj mosmirënjohësit është me e ftohtë sesa acari; durimi është më i hidhur sesa helmi."

Aliu
 

con man

Anëtar i ri
Titulli: Fjalë të urta

100 FJALث Tث URTA ARABE

Ne Emer te Allahut, Meshiruesit, Meshireberesit

1- Më mirë është të shpenzosh një qiri të vogël se sa tërë jetën ta kalosh në terr.
2- Gjithnjë derisa qëndron në këmbët e tua mos vajto nëse nuk mundesh të vraposh.
3- “ E mundshmja” pyet të “ Pamundshmen” ku jeton? U përgjigj: në ëndrrat e të paaftëve.
4- Shtëpia pa libra është shtëpi pa shpirt.
5- Nuk është i fortë ai që gjithnjë fiton luftërat, por i dobët është ai i cili gjithnjë e humb paqen.
6- Nëse do që të urrejnë të gjithë, iu thua të gjithëve se kush janë.
7- Epitetet janë shenjat e ahmakut, njerëzve të mëdhenj nuk u duhet asgjë më shumë se sa emri i tyre.
8- Kush e donë një dru, donë edhe degët e saj.
9- Mos e arrij paqen me luftë, por me marrëveshje.
10- Kur drejtësia zhduket nga faqja e dheut, njeriu bëhet i pavlefshëm.
11- Nuk është kënaqësi të punosh gjithnjë atë që dëshiron, por është kënaqësi kur e do punën që e dëshiron.
12- Më e keqja çka mund t’i ndodhë një njeriu është papunësia dhe që nuk e donë askënd.
13. Turpi është bukuria e femrës ndërsa vlerë te meshkujt.
14- Nëse digjet shtëpia e fqiut, ruaje tënden.
15- Mik e ke atë i cili ta tërheq vërejtjen nga gabimet tua e jo ai i cili ta zbukuron gabimin tënd për t’u bërë më i dashur.
16- Miqësia është pusi,sa më tepër nxjerrë nga ajo , ajo bëhet më i thellë.
17- Buzëqeshja është fjalë e bukur pa shkronja.
18- Mos përkujto shumë atë çka e ke humbur për të mos e humbur atë çka e ke.
19- Kush kënaqet me vepra të vogla të dynjasë , të gjitha vështirësitë do t’i janë të lehta.
20- Fjala e mirë është pasaportë për arritje te çdo zemër.
21- Sa më i madh të jetë mashtrimi , do të jetë më e vogël kënaqësia.
22- Nëse nuk do të keqen nga ti, ik nga e keqja.
23- Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim.
24- Kush mbjellë të mira korrë falënderime.
25- Edhe në kopsht të mirë din me qenë ndonjë gjarpër.
26- Jeta është gjëja e vetme që sa më shumë rritet aq më shumë bie.
27- Zemra është hapësira, ndërsa goja është dorëza, gjuha është çelësi për këtë arsye çdo kush le ta ruan çelësin e fshehtësisë së tij.
28- Përvoja është krahëria të cilin ta falë jeta kur të bien flokët.
29- Paraja është e mirë si shërbëtor, por i keq si pronar.
30- Madhësia e dijes sate lind xhelozi, ndërsa modestia e zemrës sate lind miq.
31- Nëse i verbëri e udhëheq të verbëtin, të dy do të bien në humnerë.
32- اasti i dhimbjes zgjatë një orë, ndërsa kënaqësia një moment.
33- Nuk duhet t’i frikësohesh krismës sepse plumbi që të qëllon nuk dëgjohet.
34- Të mjerin e tërheqin flokët e gjata të tija, ndërsa nuk e sheh se po i zgjatet gjuha.
35- Nëse do me pa realitetin femëror, shikoje atë me sy mbyllur.
36- Kush gabon është njeri,ndërsa ai që në gabime qëndron është djall.
37- Forca e zinxhirit matet me dobësinë e hallkave të tij.
38- Nëse jemi vëllezër nuk na janë qeset motra.
39- Njerëzit mund të jetojnë pa ajër disa minuta, pa ujë dy javë, pa ushqim dy muaj, ndërsa pa idetë disa vjet.
40- Gjysma e parë e jetës na kalon duke kërkuar pasuri, ndërsa gjysma tjetër duke kërkuar mjek.
41- Kush blen atë që nuk i duhet, shet atë që i duhet.
42- Kur dikush lavdëron dikë, pak kush beson në atë, ndërsa kur kritikon dikë, atë çdokush e beson.
43- Rehat flenë ai i cili nuk ka atë nga e cila ai frikësohet.
44- Martesa ndodh papritur sikurse pikë ngjyra në rrobe.
45- Nëse dikush mundë ta blej kapelën, nuk mund të blej mendjet.
46- Përgjithësisht të hollat humbin duke kërkuar të hollat.
47- Sikur njerëzit të pengohen të flasin mirë për vete dhe keq për të tjerët, pjesa dërmuese e njerëzimit do të mbeten memec.
48- Nëse fëmija luan me jetën e vet, jeta luan me të kur të rritet.
49- Zgjidhi fjalët para se t’i thuash dhe jepi zgjedhjes mjaftë kohë, sepse fjala duhet të piqet sikurse pema, i duhet pak kohë për tu pjekë.
50- Ruaju të ndershmes kur e nënçmon dhe vetmisë së keqe kur i bënë konak dhe njeriut të ndershëm kur e bjerë në situatë të keqe dhe ahmakut nëse je i mëshirshëm ndaj tij.
51- Mbret unë, mbret ti – kush bënë ujë?
52- Lehtë është kur të çmojnë të tjerët, por vështirë kur ti çmon vetveten.
53- I lumtur është ai që fytyrën e tij e poshtëron nga brengat, kokën nga zërja dhe trupin nga sëmundja.
54- Kur të arrish në maje, sillu nga mbrapa dhe shiko kush të ka ndihmuar të ngjitesh dhe kthehu nga qielli që Allahu të forcoj në atë maje.
55- Kush ka jetuar me dy fytyra ka vdekur i pafytyrë.
56- Nëse armiku nga ti kërkon këshilla jepi sepse mund të bëhet mik.
57- Ik kah të duash nga vetja nuk mund të ikësh.
58- Nëse je i pasur han kur të duash, nëse je i varfër han kur të mundesh.
59- Nëse dikush të thotë të dua si vëllain, kujtoje tregimin mbi Kabilin dhe Habilin.
60- Nëse flet me nguti do të thuash ndonjë fjalë që do të pendohesh sa të jesh gjallë.
61- Mos polemizo me oratorin as me ahmakun pasi që në atë mënyrë oratori do të mund me fjalë, ahmaku të ofendon.
62- Sjellja e mirë mbulon shumë negativitete, sikur sjella e keqe që mbulon shumë veti të mira.
63- I pasur është kush nuk ka borxh, a i ri i cili është i shëndoshë.
64- Pak dije e shumë punë
65- Disa femra mendojnë se martesa është rasti më i mirë me ju hakmarrë dikujt.
66- Kur dy gjedhe grinden pas një plaçke, ujku ndien grindjen e tyre dhe vjen me na zgjidh problemin.
67- Shëndeti është ai që të bënë ditën të duket se është më e mira e vitit.
68- Llogaria telefonike është dokumenti më i mirë që tregon se më mirë është me hesht se me fol.
69- Pasanikut është vështirë me i falë diçka, të ngopurin është vështir me qeras.
70- Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që kërkon shumë.
71- Më lehtë mund të vuash nga e vërteta se sa të kënaqesh nga rrena.
72- Nuk është dorëdhënie e mirë ajo kur më jep atë që kam nevojë më shumë se ti, por është më dhurim i mirë të japësh atë që të nevojitet më shumë se mua.
73- Nëse të varfanjakut i dhuron peshkun, e ke ushqyer për një ditë.
74- Qeni lëviz bishtin, ndërsa dyfytyrëshi me gjuhë.
75- Më e mirë është nëna më e keqe, se njerka më e mirë.
76- Kur njeriu vendos me u martuar,ajo është vendim i fundit që e ka marrë.
77- Njeri i suksesshëm është ai i cili e mbyll gojën para se të tjerët të mbyllin veshët nga ai, sikurse edhe ai i cili i hap veshët para se të tjerët të hapin gojën.
78- Të mos marrim pjesë në formulimin e të metave të huaja, sepse edhe të tjerët kanë gjuhë dhe sy sikurse ti.
79- Nëse nuk mundesh me më ndihmuar, mos më pengo.
80- Më mirë është të rrëshqet këmba se sa gjuha.
81- Kush i hip të vërtetës e ka fituar krijimin.
82- Nuk shiten drunjtë e papërgatitur, as peshku në ujë.
83- Kur shkon përtacia rrugës, i shtohet varfëria.
84- Me vdekur i përkëdhelur dhe i dashur dua më tepër, se me jetuar i rrejtur.
85- Nuk është me rëndësi a donë, por kënd e donë.
86- Më mirë çka do me ngrënë, se sa çka do me falë.
87- Që të ruash shokën më parë ti duhesh të jesh shok.
88- Që të flasësh fjalë të mira, duhet të dëgjosh mirë.
89- Birat e çorapeve nuk i dinë askush përveç këpucës.
90- Nuk ka më trim se kali qorr.
91- Ruaju derës me shumë çelësa.
92- Nëse jo të mençurit ja jep thikën, je bërë vrasës.
93- Lehtë është të bëhesh i mençur pas kohe.
94- I tërë terri i botës nuk mund ta mbuloj dritën e një qiri të vogël.
95- Më mirë e ke dy herë me pyet, se një herë me gabuar.
96- Kush gabon duke buzëqesh, do të digjet duke qarë.
97- Qenit të rrahur mjafton t’ia tregosh gurin.
98- Pendla e mirë nuk mjafton me bërë zogun e bukur.
99- Plagën e nënçmon ai që nuk e din çka është dhimbja.
100- Më mirë është të martohesh me varfanjaken se me u hangër me pasaniken.
 

con man

Anëtar i ri
Titulli: Fjalë të urta

Aforizma

Përmirëso sjelljen tënde, përpara se të kërkosh nga të tjerët të përmirësojnë të tyren.

Një vdekje është tragjedi, një milion vdekje është
statistikë.

Një ditë një njeri më dha një gotë që ishte e mbushur për gjysmë me ujë dhe më tha: A është gjysmë e mbushur a gjysmë e zbrazët?

Ndonjëherë, disa njerëzve e vërteta u vjen tek dera dhe u troket, ndërsa ata i thonë: Ik se jam në kërkim të së vërtetës. Shumë e çuditshme!

Sharjet janë argument për ata që nuk kanë të drejtë.

Nëse jeni vërtet i dashuruar nuk do të mendoni se çfarë do të thoshin të tjerët për atë çka ju po bëni, mjafton që ju ta ndjeni dhe të arrini t'i tregoni partneres tuaj se sa e vlefshme është ajo për ju.

Kërko femrën që të pëlqen ty e jo të tjerëve.

Ai që nuk beson në femrën e vet të vërtetë, këtë e bën nga dyfytyrësia.

Shoqëria është si ajri, e nevojshme për frymëmarrjen, por e pamjaftueshme për jetën.

Dhuratë e mirë nga i dashuri është edhe një tufë bari.

Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.

Bora është e bardhë, por e ndyjnë qentë.

Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.

Këmbëngulja e qëndrimi të pamundshmen e bën të mundshme.

Të flasësh pa menduar, është si të zbrazësh pushkën pa e vënë në shenjë.

Zbavitja më e bukur për njeriun është leximi, shoku më i mirë libri.

Xhelozia është krimbi i dashurisë.

Ai që kërcënohet, rrallëherë hakmirret.

Ku ka gjyqe, ka edhe padrejtësi.

Ekzistiojnë vetëm dy lloje femrash: ato që flasin gjithmonë dhe ato që nuk heshtin kurrë.

Burgu e ka derën e madhe për të hy, por të vogël për të dalë.

Gjëja më e rëndësishme që mund të bëjë një burrë për fëmijët e tij, është të dojë nënën e tyre.

Dëshironi të mendohet mirë për ju? Mos folni mirë për vetveten.

Dashuria është sikur lufta: lehtë niset,vështirë përfundon dhe është e pamundur të harrohet.

Disa intelektualë hidhërohen në paragjykimet e tjerëve, e të vetat s'i shohin fare.

Vetëm e vërteta i shporr paragjykimet, ndriçon skeletin e tyre të rrezikshëm.

Nëse nuk bën punë të vazhdueshme intelektuale, nuk mund të mbetesh në pistën e intelektualëve.

Kur nuk mendon dhe analizon vet, kot i fajëson të tjerët.

Karakteri i fortë njerëzor nuk lejon që për shkak të pasurisë së njëanshme të dhunohet, mohohet dhe të mos thuhet e vërteta, e cila është mburojë e dinjitetit, nderit dhe njerëzisë.

Shumë marrëzira rrjedhin nga mosnjohja!
 

loyalx

Muslim
Titulli: Fjalë të urta

Thënie të zgjedhura nga Imam Huseini

1. Atij që synon kënaqësinë e Allahut, megjithë pakënaqësinë e njerëzve, Ai i mjafton në punët me ta. Por atë që synon kënaqësinë e njerëzve, ndërkohë që Allahu është i pakënaqur, Ai ua lë njerëzve.

2. Për Allah, nuk ka Imam përveç atij që gjykon me Librin (e Allahut), vendos drejtësinë, beson në fenë e Allahut dhe vetëpërmbahet në rrugën e Tij.

3. Kush fillon përpjekjen në kohë pa vend, ose pa qenë i pajisur dhe i përgatitur plotësisht, ose pa patur bërë plane për këtë nuk do t’i jetë i dobishëm të vetëve dhe do vdesë më kot.

4. Ju këshilloj ta ruani devotshmërinë; s’ka dyshim se Allahu ka garantuar për ruajtësin e tekvasë që ta kalojë nga ajo që s’i pëlqen tek ajo që i pëlqen dhe t’i sigurojë furnizim nga ku s’e pret.

5. Ruajuni atyre në mesin tuaj që frikohen se njerëzit mund të dënohen për mëkatet e tyre, por ndihen të sigurtë për mëkatet e veta. Pa dyshim, Zoti i Lavdishëm nuk mund të mashtrohet dhe shpërblimi nuk fitohet ndryshe veçse nëpërmjet durimit.

6. O bir i Ademit! Mendo pak dhe pyet veten: ku janë mbretërit dhe perandorët e botës? Ku janë ata që ngritën rrënojat, gërmuan kanalet dhe hapën puset, mbollën pemët dhe ndërtuan qytetet? Ku janë ata që grumbulluan pasuri? Atyre iu ndesh të ndahen me pasurinë dhe pronat e tyre e t’jua lënë të tjerëve me mosdëshirë. Edhe ne, këtë fat do kemi.

7. O bir i Ademit! Përfytyro shtratin e vdekjes, varrin tënd, imagjino Ditën e Gjykimit, kur të gjitha pjesët e trupit tënd do të dëshmojnë kundër teje; ditën kur gjunjtë do dridhen, zemrat do ndrydhen në gjokse; ditën kur do të shpalosen të fshehtat, njerëzit do çmaskohen, disa do të jenë të fituar e dinjitozë kurse disa të poshtëruar; drejtësia hyjnore do t’i nxjerrë në shesh veprat.

8. O bir i Ademit! Kujtoje vdekjen e baballarëve dhe fëmijve të tu, ku ishin e ku shkuan. Edhe ti do t’u bashkohesh shumë shpejt duke u bërë mësim për të tjerët.

9. Vdekja i është shkruar birit të Ademit në një mënyrë aq të përshtatshme, sa edhe hijeshia e një varëseje në qafën e një vashe.

10. O njerëz, dijeni se kjo botë është vendi i vdekjes!

11. Nuk njoh shokë më besnikë se shokët e mi e as familje më të nderuar dhe të dhimbsur se e imja. Allahu jua shpërbleftë favoret tuaja ndaj meje.

12. Zoti i madhëruar i lartëson shërbëtorët e Tij për durimin dhe qëndresën e tyre para vështirësive.

13. Dijeni se, vërtet, ëmbëlsia dhe idhtësia e dynjasë janë veçse ëndrra. Ndërgjegjësimi është vetëm në ahiret. Ngadhënjyesi është ai që fiton ahiretin dhe mjerani është që bëhet mjeran në të.

14. Lavdërimi i takon Zotit, që krijo botën dhe e bëri shtëpi të shueshme, të paqëndrueshme dhe të pasigurtë, banuesit e së cilës s’reshtin së ndryshuari dhe kaluari ngritje e zbritje. Mjeranët e vërtetë janë të mashtruarit nga kënaqësitë dhe joshtjet kalimtare të kësaj bote.

15. Bëj durim o bir fisnikësh! Vdekja është veçse një urë që të çon nga mjerimi dhe humbja, në Xhenetin e gjerë dhe bekimet e përjetshme. A ka, atëherë, ndonjë ndër ju, të cilit s’i pëlqen të transferohet nga burgu në pallat? Për armiqtë tuaj vdekja është e kundërta: kalim nga pallati në burg, për t’u torturuar. Im atë më ka treguar se Pejgamberi (s.a.v.s) ka thënë: ‘Vërtet, kjo botë është burg për besimtarin e parajsë për jobesimtarin. Vdekja është urë që i shpie disa në parajsën e tyre e disa në ferrin e tyre.’ Kurrë nuk kam gënjyer e as s’më kanë gënjyer.

16. Ata që synojnë favorin dhe kënaqësinë e Zotit, edhe përkundrejt zemërimit të njerëzve, Zoti do t’i bëjë të mos ua kenë atyre nevojën. Por ata që fitojnë kënaqësinë e njerëzve duke zemëruar ndërkaq Zotin, Fuqiploti do t’i bëjë të varur nga ata.

17. Pasuria më e mirë është ajo, me të cilën njeriu mbron emrin dhe dinjitetin e vet.

18. (Meqë kjo botë është e shueshme) përfytyroni sikur ajo s’ka qenë ndonjëherë; dhe (meqë ahireti është i përjetshëm) mendojeni sikur ai ka qenë gjithmonë.

19. Pasha shpirtin tim: Imam s’mund të jetë askush përveç atij që sundon sipas Kur’anit, ngrihet për drejtësinë, i përngjitet fesë së drejtë dhe u përmbahet këtyre për hir të Zotit.

20. Adhuruesit e sinqertë të Zotit do të shpërblehen shumë më tepër se ç’kishin dëshiruar e madje më tepër se ç’meritojnë.

21. shoqëria me njerëzit e prapë është ligësi dhe ndenja me njerëz të shthurur shkakton dyshime në vetvete.

22. Kushdo që vjen te ne do të gjejë të paktën njërën nga këto katër gjëra: arsyetim të shëndoshë, gjykim të ndershëm, një vëlla të gjindshëm dhe shoqërinë e të diturve.

23. Imam Huseini i tha një njeriu, që po përgojonte dikë në prani të tij: boll me këtë veprim të ulët, se përgojimi yt do të jetë ushqim për qentë në ferr.

24. Nganjëherë Zoti i Madhërishëm e mbulon dikë me begati e favore, duke e privuar ndërkaq nga bekimi i të qenit mirënjohës; ja se si i sprovon Ai të vdekshmit.

25. Koprracët që kursejnë edhe në selam janë më mjeranët.

26. Imam Huseini iu drejtua njëherë të birit, Ali Zejnu’l-Abidinit, me fjalët: ‘Biri im, ruaju nga të shtypurit e atij që s’ka mbrojtës tjetër veç Zotit.’

27. Shmangni kërkimin ndihmë nga kushdo tjetër, përveç këtyre tre njerëzve: fetarit, bujarit e fisnikut. Fetarit për frikën e tij nga Zoti, bujarit për bujarinë e tij dhe fisnikut për dinjitetin e tij; ata nuk do ju lënë në baltë.

28. Ndër shenjat e fitimit të miratimit dhe pranimit të Zotit të Madhërishëm është shoqërimi me të diturit. Ndër shenjat e injorancës është të luftuarit ndaj besimtarëve. Dhe ndër shenjat e të diturit është se ai mendon para se të flasë dhe i njeh mirë dijet e kohës.

29. Shmangni veprimet për të cilat mund t’ju duhet të kërkoni ndjesë më vonë! Sepse besimtari nuk lëndon e as nuk shfajësohet, ndërsa hipokriti lëndon dhe kërkon falje gjithnjë.

30. Kur një i varfër ju kërkon ndihmë, krenaria e tij lëndohet. Mos i jepni, pra një goditje tjetër, duke e lënë atë në baltë.

31. Kushdo që na do për hir të Zotit, ne do t’i bashkohemi me të Pejgamberit (s.a.v.s) si këto (dhe bashkoi dy gishtat). Dhe kushdo që na do për këtë dynja do të shpërblehet vetëm në këtë botë, që përmban edhe njerëz të mirë edhe të këqinj.

32. Në dëshpërim dhe qorrsokak mund t’ju shpëtojë vetëm arsyeja dhe maturia.

33. Bonjakët janë jetimët e Familjes së Muhammedit (s.a.v.s.). Kujtdo që merr një jetimin tonë nën mbrotje dhe e udhëzon, Zoti i Madhërishëm do t’i thotë: ‘O robi Im bjar, meritove bereqetin Tim.’ Atëherë Ai do t’i udhërojë engjëjt t’i ndërtojnë njëmijë vila, për çdo fjalë që i kamësuar.

34. Të mos ishte për përmbushjen e të drejtave të vëllezërve tuaj muslimanë, do të ishit dënuar për çdo të keqe që bëni. Por Zotii i Madhëruar: {اfarëdo e keqe t’ju vijë, është për shkak të asaj që keni fituar vetë, e (prapë) Ai fal shumë}.

35. Dikush iu drejtua Imam Huseinit: ‘O biri i Pejgamberit! Jam një shi‘a (ndjekës) i yti.’ Imami iu përgjigj: ‘Frikoju Zotit dhe mos e pretendo këtë, përndryshe Ai do të të thotë: gënjeve në çfarë pohove. S’ka dyshim se shi‘itët (ndjekësit) tanë janë ata që i kanë zemrët e pastra dhe të lira nga josinqeriteti e tradhëtia. Më mirë thuaj admirues dhe mik i yni!’

36. Ekzistojnë katër lloje vëllezërish: I pari, që ka dobi për ty dhe për vete; i dyti, që ka dobi për ty; i treti, që është në dëmin tënd dhe, i katërti, që nuk ka dobi as për ty as për vete. E pyetën për kuptimin e tyre, ai u përgjigj: “Vëllai që ka dobi për ty dhe për vete është vëllai që mundohet ta vazhdojë vëllazërinë përmes sjelljeve të mira dhe tenton që të mos përfundojë ajo. Këtu ka dobi për të dy, sepse nëse vazhdon një vëllazëri e tillë do të ëmbëlsohet jeta e të dyve; nëse prishet, të dy do të dëmtohen. Vëllai i dobishëm për ty është ai që e ka larguar veten prej koprracisë dhe tregon intereson për ty vetëm për hir të vëllazërisë dhe pa pasur ndonjë interes prej teje. I tilli është plotësisht në dobinë tënde. Vëllai që është në dëmin tënd është ai që pret rënien tënde në fatkeqësi apo brengë, që i hap sekretet tuaja, që shpif për ty gënjeshtra ndër njerëz dhe që të shikon me xhelozi. Mallkimi i Allahut qoftë mbi këtë vëlla! Vëllai që nuk ka dobi për ty dhe për vete është më i trashi, që Zoti e ka larguar prej mëshirës së Tij. Një njeri i tillë do të afrohet te ti dhe do të shikojë me syrin e koprracisë.

37. Imam Huseini i tha njërit prej ndjekësve të tij: “Kë do shpëtoje më parë - jetën e një të dobëti që po vritet nga një tiran, apo një besimtar të varfër nga ndjekësit tanë që po kequdhëzohet nga një jobesimtar dhe armik i Familjes së Pejgamberit, përmes arsyetmit të shtrembër dhe debatit?” Imami vazhdoi e u përgjigj vetë: “S’ka dyshim se besimtarin e varfër, sepse Zoti i madhërishëm thotë: ‘Ngjallja e një të kequdhëzuari duke e ndriçuar atë është njëlloj me ngjalljen e tërë njerëzve të botës.’

38. Për një mbret, tri janë karakteristikat më të këqija: frika karshi armiqve, shtypja e të dobtëve dhe mosbujaria.

39. Shmanguni nga marrja përsipër e detyrave që janë përtej mundësive të juaja.

40. Mos u mundo me atë që s’mund ta kesh.

41. Mos harxho më shumë sesa fiton.

42. Mos prit të shpërblehesh me më shumë se ç’meriton.

43. Mos u kënaq me tjetër, përveç asaj që ke fituar në bindje të Allahut.

44. E pyetën Imam Huseinin: “A është xhihadi sunnet (i preferuar) apo farz (detyrim)?” Imami u përgjigj: “Xhihadi përbëhet prej katër pjesëve: dy janë farz, e treta është sunnet që kryhet me farzin dhe e katërta sunnet. Njëra prej farzeve është mbrojtja e epshit prej mëkateve e ky është xhihadi më i madh. Farzi i dytë është lufta me jobesimtarët. Syneti që kryhet bashkë me farzin është ky: Xhihadi kundër armikut është farz për tërë ummetin. Nëse nuk e bëjnë këtë, do të arrijë dënimi i Allahut; sigurisht që dënimi do t’i vijë popullit dhe jo Imamit. Dhe, ky xhihad është sunnet për Imamin. Vënia e tij në praktikë bëhet kur Imami bashkë me popullin dalin në luftë me armikun.

Xhihadi sunnet është ky: mbajtja në këmbë e një tradite, zbatimi dhe ringjallja e saj. Mundi i dhënë në këtë rrugë është ndër veprat më fisnike, sepse kështu do të ringjallet një traditë e bukur. Hz. Resulullahu (s.a.v.s.) ka thënë: “Kush e ringjall një traditë të bukur, do të fitojë sevape deri në ditën e Kiametit për aq sa fitojnë sevape të tjerët që veprojnë me atë traditë. Pra, sevapin e njëjtë do ta fitojnë edhe ata që e zbatojnë edhe ai që e ka ringjallur atë traditë.”

45. Vërtet, kjo botë është ndryshuar, është bërë e panjohur dhe ia ka kthyer shpinën të gjitha të mirave. Në të është bërë aq e poshtëruar jeta e kullotës në një vend me ajër të rëndë dhe e ujit që ka mbetur në fundin e enës.

46. Njerëzit janë robërit e kësaj bote, ndërsa feja govatë për gjuhët e tyre. Përderisa e sigurojnë jetesën përmes fesë e mbrojnë atë, po kur sprovohen me vështirësi, zvogëlohet numri i njerëzve fetarë.

47. Një person i tha Imamit: “Nëse i bën bamirësi një personi që nuk e meriton, ajo do të humbasë.” Imami iu përgjigj: “Jo, nuk është ashtu. Bamirësia është si shiu që bie mbi të mirët dhe të këqijtë.”

48. Kur Allahu ia merr fuqinë dikujt, nuk do të kërkojë prej tij bindje dhe njëkohësisht do ta largojë edhe barrën e sjelljes së vendimeve prej tij.

49. Disa e adhurojnë Zotin duke shpresuar ndonjë gjë prej Tij, ky është adhurimi i tregtarëve. Disa të tjerë prej frikës, e ky është adhurimi i skllevërve. Dhe, disa të tjerë e adhurojnë për ta falënderuar, ky është adhurimi i njerëzve të lirë dhe ky është adhurimi më i virtytshëm.

50. Një person erdhi tek Imami dhe pa e përshëndetur, i tha: “Si jeni? Allahu ju bëftë mirë!” Imami iu përgjigj: “Së pari përshëndetja (selam), pastaj fjala (kelam). Edhe ty të bëftë mirë Allahu!” e shtoi: “Mos i jepni askujt leje për të folur pa ju përshëndetur”.

51. Kur Allahu dëshiron ta bëjë të pavetëdijshëm robin e vet, i jep shumë dhunti dhe pastaj robi nuk arrin ta falënderojë Atë.

52. Një njeri erdhi për të kërkuar ndihmë prej Imamit e ai i tha: “Nuk është e drejtë hapja e gojës përveç nëse ke ndonjë borxh të rëndë, ndonjë kompensim të rëndë që e tejkalon fuqinë tënde ose je nën varfërinë poshtëruese”. Ky njeri i tha: “Gjendja ime është njëra prej këtyre”. Atëherë Imami i dha njëqind dinarë.

53. Imam Huseinin e pyetën për ajetin {Por për dhuntitë e Zotit tënd prediko pareshtur}, dhe Imami iu përgjigj: “Allahu ka urdhëruar të Dërguarin që të predikojë pandërprerë për dhuntitë e Allahut që ia ka dhënë atij në lidhje me fenë”.

54. Vendstrehimi i besimtarit është Allahu, ndërsa fjalën e Tij e bën pasqyre për vete. Besimtari ndonjëherë vështron vetitë e besimtarëve dhe ndonjëherë vetitë e njerëzve të vrazhdë; i analizon vetitë e tyre dhe si rezultat i kësaj analize arrin ta njohë vetveten më mirë, arrin shkallën e bindjes së sigurt përmes inteligjencës së lartë dhe bëhet më i fuqishëm duke e pastruar epshin e tij.

55. Ruaju nga veprimi që përfundon me kërkimin e faljes, sepse, besimtari nuk kryen krime dhe nuk e bie veten në situatë për të kërkuar falje; dyfytyrëshi kryen krime çdo ditë dhe kërkon falje.

56. Përshëndetja (selami) i ka shtatëdhjetë sevape: - gjashtëdhjetë e nëntë i takojnë atij që përshëndet (që e jep selamin) dhe njëri shkon tek ai që e pranon përshëndetjen.

58. Ai që pretendon të arrijë diçka duke i bërë padrejtësi Allahut, do të largohet nga ajo që shpreson dhe do t'i afrohet asaj që i frikohet.

dielli.net
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
"Një goditje ne rrënjë,i zëvendëson një mijë goditje në gjethe"

Një nga urtësitë më të mëdha të jetës, qoftë si qasje ose si aplikim. Po të merrej kjo urtësi si formë apo mençuri e trajtimit të problemeve, nuk do të kishim pasur të ashtuquajtura probleme kronike ose trajtime të improvizuara(ad hoc).

Trajtoni problemet nga rrënjët e tyre, jo nga gjethet ose frutat e tyre!

Salah elFehdi

50294454_10214889209118709_4383026254555643904_n (1).jpg
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Sa më i madh të jetë mashtrimi , do të jetë më e vogël kënaqësia.

Shpirti i qetë është krevati më i mirë për pushim.

Zemra është hapësira, ndërsa goja është dorëza, gjuha është çelësi për këtë arsye çdo kush le ta ruan çelësin e fshehtësisë së tij.

(Fjale te urta arabe)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Jetojme te tashmen duke shpresuar te jetojme edhe te ardhmen, por midis ketyre dyjave qendron shpresa per faljen e se shkuares....!
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
I di Meta punet e veta.
 

kitrra 123

plak gjufurrak
V.I.P
Kjo dynje (bote) si pela pa fre.
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
"Sinqeriteti ka një erë që s'nuhatet me hundë, por ndihet me zemër."

( Shejh Ali Tantavi Hanefiu)
 

Yara

Njeriun,sa pak e gjej tek “Njeriu”
I Zoti e nxjerr gomarin nga balta.
 
Top