• Në 21 shkurt, 3 javë më parë, Italia kishte në total vetëm 16 raste me koronavirus,aq sa ka pak a shumë Shqipëria sot. Papërgjegjshmëria bëri që Italia të ketë afro 15 mijë të prekur, 1000 të vdekur e 2000 të tjerë në gjendje kritike dhe të shpërndajë virusin në gjithë Europën. Urojmë që të gjithë të bëhemi aq të përgjegjshëm sa mos të bëhemi pas 3 javësh, ajo që është Italia sot.

Fjale te urta popullore....

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Ska din zemra, atje shkon mendja. SHKODثR
Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. SULOVث
Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. JUG
Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. KOSOVث
Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. KORاث
Bie molla që ka krimbin. JUG
Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. ELBASAN
اika pa nder, si lulja pa erë. KOSOVث
E drejta pa forcë, s'të pi ujë. JUG
E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. JUG
Fajat janë që pjellin ligjin. JUG
Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. ELBASAN
Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. JUG
Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. TETOVث
Gabimi falet njëherë, e jo përherë. KOSOVث
Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. JUG
Hatëri të lë pa brekë. BERAT
Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. JUG
Ka të mençur për të marrë. MALLAKASTثR
Koka e falur s'pritet. JUG
Kur falet e liga, dënohet e mira. JUG
Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. JUG
Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. DEVOLL
Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? KORاث
Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. KURVELESH
Kush ha bukë, bën thërrime. JUG
Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. ELBASAN
Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. JUG
Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. GJIROKASTثR
Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. JUG
Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. JUG
Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. VLORث
 

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Titulli: Fjalë të urta nga populli

Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. KORاث
Ngarkoje tjetrin aq sa mban. GRAMSH
Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. TETOVث
S'hahet në vend të djathit. KORاث
S'hahen bashkë turp e bukë. JUG
Zoti vonon, po nuk harron. PثRMET
Vritet faji e jo njeriu. VLORث
Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". BERAT
Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". JUG
Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. BERAT
ا'bluan mendja, zbulon pija. BERAT
ا'ka barku, nxjerr bardhaku. JUG
Difton fëmija, ç'ka shtëpia. VERI
Dinaku hyn në pus e del pa lagur. TIRANث
Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. PثRMET
 

Ervin Doda

Antar Aktiv
Titulli: Fjalë të urta nga populli

lek te gith fitojm por nje fjal e urt popullore thot?

PARAJA ESHT ME LEHT TE LITOHET DHE SHUM E VESHTIR TE RUHET.
nga nje kunj shkrepseje u dogj i gjith fshati. (Fjalet qi i flasim pa vend)
kur zihen dy te zgjuar bejn sehir dyjaja.

Fjal te urta nga PoPuLlI........
 

xxl

IT Professional
Fjale te urta popullore....

Ai qe kercenohet, rrallehere hakmirret
Ai qe ngutet, cdohere vonohet
Ai qe premton shume, ben pak
Ai qe s'bindet, nuk din te komandoje
Ai qe nuk e don babane dhe nenen, ai nuk e don askend
Ai qe s'durohet si njeri, s'durohet as si shok,as si kolege,as si bashkepunetor e as si fqi
Ai qe nuk degjon miskojen, se degjon as tupanin
Ai qe s'punon si burre, rrin e qan si grua
Ai qe shpejt dashurohet, shpejt deshprohet
Ai qe shume flet, gje ne drite nuk cet
Ai qe ta ban rrafsh, ka qef me t'dale koder
Ai qe ta don te miren, te flet, ai qe s'ta don, vetem te shikon
Ai qe thote "une jam une", ai hup gjithkun
Ai qe vjedh nje veze, vjedh edhe nje buall
Ajo qe s'arrihet, duket me e embel
Ajo qe s'te pelqen ty te ta bejne, mos ua bej te tjereve
Burri te mbyte ose ta fale, i ligu as te myte as ta fale
Butesia mund te fitoje gjithcka, pervec pasurise
Pasurine mund ta vjedhin, por diturine jo
Ai qe ta ruan te fshehten te do me shpirt
E vetmja rruge qe te con te dituria eshte puna
Gjysma e punes eshte mbaruar kur ajo fillohet me deshire
Nje pune e bukur eshte me e dobishme, se nje mije fjale te bukura
Duhet te shfrytezohet mire koha, sepse jeta nga koha perbehet
Mos u prish me vellane per pune te shokut, sepse shoke zhduket, vellazeria mbeteT
Vetem puna i pengon njerezit qe te mos mendojne per gjera te keqija.
Me mire eshte te meritosh e mos te fitosh, sesa te fitosh e te mos meritosh
Trupi sherohet me te punuar, mendja me te mesuar-
Me mire eshte te luftosh dhe ta humbesh betejen , sesa te mos luftosh asnjehere
Politika s'eshte asgje tjeter, pos mjeshteri e rrenes ne castin e duhur
Budallen mos e vet se t'kallxon vet
Buka ne bark, forca ne shtat
Buka s'ka turp
Buka te mban fytyren, yndyra te shkelqen fytyren
Buke e kripe e zemer
Buke e qepe dhe shendet
Buka prej qielli s'vjen
Bukuria dhe pasuria s'jane pergjithmone
Bukuria dhe mencuria nuk shkojne bashke
Bukuria e gruas duket ne mengjes
Bukuria nje dite, veprat nje jete
Bukuria te habite, bukuria te korite
Burgu eshte varr per se gjalli
Burgu e ka deren e madhe per te hy, por te vogel per te dale
Burgu per burra eshte
Burrat besojne se bota eshte e krijuar vetem per ta
Burre i mire ne sofer te huaj mos u ben
Burri lidhet per fjalet, kau per brinjte
Burri me dy gra, kemishen pa la
Burri ne shtepi, si kercu i zi
Burri nje here ka lindur, nje here edhe do te vdese
Burri per gruan eshte si catia per shtepine
Burri s'matet me pellembe por me zemer
 

ana88

vlonjate tipike
cdo dite e jetes tende,eshte nje faqe e biografis,kujdes te shkruash mire mire,se nje fjale e keqe ndryshon gjithe librin.
ska njeri te pafajshem ne bote,i mëncuri nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon te gaboj sa me pak,
ruga e jetes eshte drejtsia mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.
Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte

dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm

nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.
 

E3

Anëtar i Nderuar
Titulli: Fjale te urta popullore....

Fjalë të urta popullore për Atdheun,
Lirinë, Trimërinë dhe Besën


*Kush s’do nënën e baban, s’ka si të dojë vatanë.
*Atdheu mbi të gjitha.
* Balta më e ëmbël se mjalta.
* Atdheu e nana nuk harrohen.
* Ara ime varri im .
* اdo vlerë t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt.
*Derë e botës s'është strehë e kokës.
* Duaje atdhenë si shqipja folenë.
* Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë.
* Dy duar për një kokë, koka për atdhenë.
* Dheu zhuritet por bari mbin përsëri
* Guri i rëndë në vend të vet
* Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit
* Gjuha bashkon kombin
* Gjuha ruhet atje ku shkruhet
* I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër
* Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj
* Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le
* Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret
* Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë
* Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë
* O shtëpi, bukë e hi, nuk gjendet varri si ti.
* Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë
* Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj.
* Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then .
* Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën.
* Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë.
* Shqiptari për mik asht tret e asht fik.
* Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep.
* Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh.
* Shqiptari s'e han trupin me bukë.
* Toskë e gegë, pemë nga një degë
* Atë që të qëllon me gur, mos e qëllo me bukë.
* Burri një herë ka lerë, nji herë do të vdesë.
* Dhelprës me dhelpëri, ujkut me trimëri.
* Guri i rrumbullkët nuk zë vend.
* S'ka qeder shqiponja, nga mushkonjat
* Trimëria e kthen plumbin mbrapsht.
* Trimi e ka me vete fatin.
* Trimin vraje, po mos e shaj.
* Besa asht ma e fortë se vdekja.
* Besa e burrit, pesha e gurit.
* Ku është besa aty është dhe shpresa.
* Mos ki frikë nga hasmi, po nga miku i rremë.
* Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak.
* Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë.
* Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi.
* Buka e botës s'të ngop.
* Buka e botës, laku i kokës.
* Dasëm pa mish nuk ka.
* Dasma do mish, lufta do gjak.
* Dele e butë në qafë të ujkut.
* Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet.
* Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja.
* Gunë e huaj s'të mban ngrohtë.
* Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet.
* Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit.
* Kur s'ka trimni, s'ka liri.
* Leku i huj, peshon rëndë në xhep.
* Liria fitohet e nuk dhurohet.
* Liria fitohet vetëm me gjak.
* Liria i ka rrënjët në gjak.
* Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë.
* Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni.
* Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë.
* Më mirë nën dhe i mbuluar, se mbi dhe i gjynjëzuar.
* Më mirë të vdesësh duke luftuar, sesa të rrosh i gjynjëzuar.
* Më mirë të vdesësh në këmbë, sesa të jetosh në gjunjë.
* Më mirë zog e në liri, sesa bilbil e në kulvi.
* Nën hije as bari nuk ngren krye.
* Nuk rron peshku pa ujë.
* Shqiponja nuk gjuan miza.
* Trimëria dhe liria janë si nana e bija.
 

Didi

C'est la vie.
Staf në FV.AL
Titulli: Fjale te urta popullore....

Nga te preferuarat e mia teper e vertet:

Ujku qimen e nderron por zakonin se harron!
 

Soulmind

Soli/Soulmendja/Soul
Titulli: Fjale te urta popullore....

Nga te preferuarat e mia teper e vertet:

Ujku qimen e nderron por zakonin se harron!
dhe mua me pelqen kjo....


Qente le te lehin karvani ec perpara, se qeni qe leh nuk te han ..(jan vec e vec po i bashkova:p)
 

Loverboy

мαи ωιтн α мιѕѕιои
Titulli: Fjale te urta popullore....

Detet formohen prej pikash dhe askush nuk ka fuqi ta rrudhë kohën kur pika shndërrohet në det!.

Gabimi është gjëja që gjendet më tepër në përbërjen e ngutjes.

Nëse ka një gjë që ta ketë fillimin të hidhur e fundin, mjaltë, ajo është durimi...
 
Top